2018-07-11

Mësoni të lexoni rezultatet e analizave të gjakut


 Vetëm një analizë e gjakut mund të sugjerojë në sëmundje të caktuar apo gjendjen e mirë shëndetësore të pacientit. Edhe pse mjeku duhet të japë mendimin përfundimtar për parametrat e shumtë të pasqyrës së gjakut, edhe ju vet, me sqarimet që vijojnë, mund të mësoni se a ekziston shenjë për alarm apo jo

– Pasqyra e gjakut është shumë e rëndësishme, posaçërisht në shikimin e parë. Ajo zbulon sasinë e përgjithshme të elementeve të gjakut dhe marrëdhëniet reciproke të tyre, gjegjësisht flet për stabilitetin e organizmit në tërësi – thonë mjekët.



PARAMETRAT DHE KUPTIMET E TYRE

Parametrat kryesorë në analizën e gjakut janë eritrocitet, leukocitet, hemoglobini dhe hamatokritet, si dy parametra të eritrociteve.

ERITROCITET

– Niveli i ulët i eritrociteve tregon për anemi akute, e cila ndodhë gjatë humbjes së shpejtë të gjakut, i cili tek femrat mund të paraqitet edhe gjatë ciklit menstrual, apo anemisë kronike e cila mund të jetë shenjë e sëmundjeve të traktit digjestiv te të cilat humbja e gjakut bëhet përmes zorrëve – shpjegon mjeku.

Vlerat normale janë prej 3,86 x 1012/l deri 5,08 x 1012/l për femra dhe prej 4,34 x 1012/l deri 5,72 x 1012/l për meshkuj.

– Niveli i shtuar i eritrociteve flet për policitemi, sëmundje e rrallë, e cila shpie në bllokimin (kongjestion) e gjakut dhe embolisë në organizëm.

LEUKOCITET

Vlerat normale të leukociteve janë 3,9 – 10 x 109/l.

– Ekzistojnë tri lloje dhe shumë nënlloje të leukociteve, pasqyra e gjakut zbulon sasinë e përgjithshme dhe marrëdhëniet e tyre. Niveli i shtuar tregon për proçese të ndryshme të ndezjeve në organizëm, kurse niveli i ulët mund të jetë indikator i infeksioneve apo të sëmundjeve më të rënda, si leukemia – shton mjeku.

SEDIMENTIMI

Sedimentimi është shpërbërja e eritrociteve të vdekura që është proçes normal pas 120 ditëve, sa është edhe jetëzgjatja e tyre. Kur në organizëm paraqitet ndonjë sëmundje, jetëzgjatja e eritrociteve zvogëlohet. Sedimentimi normal është më pak se 12 mm në orë.

HEMOGLOBINI DHE HEMATOKRITET

– Mungesa e këtyre dy proteinave, të cilët shpërndajnë hekurin dhe oksigjenin nëpër organizëm, është e lidhur me aneminë, pas ngritjes së nivelit nuk vërehet, por ajo vërehet në bazë të nivelit të eritrociteve – thekson mjeku.

KOHA E GJAKDERDHJES

Koha e gjakderdhjes shënon periudhën nga fillimi e deri te ndalimi i gjakderdhjes dhe është 240 – 600 sekonda. Te çrregullime të ndryshme të koagulimit mund të zgjasë edhe më gjatë.

RËNDËSIA E ANALIZAVE BIOKIMIKE

Këto lloje të analizave përcaktojnë elemente, enzime, produktet e metabolizmit, hormone, marker të tumoreve, koncentrimin e barërave të cilët ndodhen në organizëm apo përmes të cilëve dijagnostifikojmë sëmundje të caktuara.

SHEQERI (GLUKOZA)

Vlerat normale të sheqerit janë 3,5 – 6,1 mm për litër, kurse vlerat e larta paraqiten te sëmundja e sheqerit.

UREA

Ky produkt mbeturinë i metabolizmit, kur është në normale, ka vlerat 1,7 – 8,3 mm për litër, vlerë e lartë është prezente te sëmundjet e veshkëve.

ACIDI I URINËS

Vlera normale e acidit të urinës është 140 – 340 tek femrat dhe 200 – 420 mol për litër tek meshkujt, është e lartë tek sëmundjet e veshkëve dhe ato të metabolizmit.

BILIRUBINI

Ky produkt i metabolizës më së shpeshti haset në sasinë e përgjithshme me vlera normale prej 1,1 – 18,8 mol për litër. Është i lartë kur personi ka gurë në idhzë (vrer), sëmundje të mëlçisë, vlera e tij rritet edhe te disa gjendje fiziologjike, gjatë konsumimit të ushqimit të yndyrshëm dhe me erëza, lëngjeve të gazuar dhe alkoolit.

KREATININA

Niveli i lartë i kreatininës tregon sëmundjet e veshkëve, kurse vlerat e tij normale janë 44 – 80 (te femrat) dhe 6 – 106 (te meshkujt).
Ky enzim rritet kur personi vuan nga ndonjë lloj kanceri, çrregullimi të metabolizmit, pankreasit … Vlerat normale janë 0 – 270 për të rritur dhe 250 – 800 U për litër tek fëmijët.

KOLESTEROLI

Vlera të preferueshme janë nën 5,1 , kur vlerat janë mbi 6,2 mmol/l, flitet për kolesterol të lartë. E provokon trashja (obeziteti), çrregullimet e matabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare.

JONI TRIGLICERID

Vlerat normale janë prej 1,5, kurse të larta mbi 2,3 mmol/l, i lartë është tek personat me sëmundje kardiovaskulare.

ALT(GTP)

Ky enzim i mëlçisë, i cili është i lartë tek hepatitis, ciroza e mëlçisë, alkoolizmi, ka vlerë normale prej 8 deri 41 U për litër.

AST (GOT)

Edhe një enzim i mëlçisë, i cili rritet në situata të njejta sikurse ALT, ka vlera normale prej 7 deri 38 U për litër.

No comments:

Post a Comment