2018-07-23

“Një tregim Prishtine” takon dramën familjare me atë kolektive


Aurora dhe Beni janë një çift relativisht i ri që ka nisur ta ndërtojë jetën familjare. Të ardhurat u kanë mundësuar të marrin një kredi për të pasur një banesë në Prishtinë. Ata bëjnë jetë mesatare së bashku me vajzën e tyre Fionen.

“Një tregim Prishtine” takon dramën familjare me atë kolektive

Jeta e tyre duket të jetë tejet normale dhe goxha e hareshme. Por gjërat nisin ta marrin tatëpjetën kur dyshja zbulon se e bija përballet me leukemi. Kushtet e spitaleve vendore dalin të jenë të mangëta për trajtim. E kurimi që duhet bërë jashtë vendit kushton 85 mijë euro.

Këtu edhe fillon drama e një familjeje kosovare në filmin “Një tregim Prishtine” me regji të Burbuqe Berishës, që u dha premierë të premten mbrëma në kuadër të edicionit të dhjetë të festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, “Pri Fest”.

Gjendja emocionale e Aurorçs (Teuta Krasniqi) dhe Benit (Donat Qosja) shpërfaqet fort vetëm në çehre e doza të rënda u shtohen mimikës së tyre gjatë dialogjeve. Drama e tyre pçrçohet direkt tek spektatorët.

Regjisorja, Burbuqe Berisha ka thënë se gjatë rrugëtimit të saj nga shtëpia në zyrë e anasjelltas shoqërohej nga zërat që kërkonin mjete për fëmijë të sëmurë. Rastet e tilla për të ishin motiv që ta trajtojë një temë të tillë në film. Këtë e ka bërë pikërisht në filmin me skenar të Getoarbë Mulliqi-Bojajt...

No comments:

Post a Comment

Letër publike e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, drejtuar Kryeministrit,zt.Ramush Haradinaj

Ndalo punimet e paligjshme që degrafojnë rrjedhën e lumit “Ereniku i vogël”! I Nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ram...