2018-07-11

Pacolli: Daçiçit ia thashë në sy, se e ka humbur betejën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambisëm Adama Barrow ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kosova.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pacolli ka treguar se si i kishte thënë në sy Ivica Daçiçit në Sarajevë që të mos e ndiqte pas betejën e kishin të humbur.



Postimi i plotë:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daçiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”.

E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti.

No comments:

Post a Comment