2018-07-22

Pas Hashim Thaçit edhe Aleksandar Vucic flet për gjetjen e vrasësit të Oliver Ivanovicit



Pas Thaçit edhe Vucic flet për gjetjen e vrasësit të Ivanovicit

Hashim Thaçi dhe Aleksander Vucic po flasin, përpos si Presidentë shtetesh, edhe si hetues e prokurorë, kur po aludojnë se janë zbuluar vrasësit e një politikani serb të Veriut të Kosovës. Para katër ditësh, Thaçi tha se zbulimi i vrasësve do të shkaktojë kokdhëmbje në Kosovë e Serbi. Ndërsa, sot, Aleksander Vucic tha se kanë informacione te sakta se kush ka vrarë Ivanovicin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se organet shtetërore serbe “për herë të parë kanë disa informata operative” për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, dhe ka shtuar se është i sigurt se do të zbulohet ai që e ka kryer këtë krim.

“Ne për herë të parë kemi informata të sigurta, ndoshta jemi në një shteg të vogël të diçkaje serioze, e jo lojëra. Për herë të parë kemi disa informata operative, edhe pse s’na lejohet të kryejmë hetime në asnjë mënyrë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve serbë.

“Këtë që e kemi pranuar për herë të parë ka njëfarë logjike dhe njëfarë kuptimi. Është hera e parë që diçka nuk është e palogjikshme, dhe se a është kështu apo jo do ta verifikojmë”, shtoi ai.

Vuçiq më tej tha se më parë kanë pranuar mbi 50 informata por që nuk kanë pasur asnjë logjikë e kuptim.

Në anën tjetër, President i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten e kaluar, kishte paralajmëruar që shumë shpejtë autorietet e Kosovës do të zbardhin auotërt e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se po punohet në ktë drejtim, dhe se rezultatet e hetimit do shkaktojnë kokëdhimbje edhe për dikënd në Serbi dhe në Kosovës.

“Kanë pasur kontakt edhe me autorietet serbe. Pushtetet janë të ndara. Institucionet e Kosovës në të ardhmen e afërt do të dalim me rezultate të prekshme, të cilat do të rezultojnë me kokëdhimje për shumkë, në Kosovë dhe Beograd”, kishte thënë

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e 16 janarit në fillim të këtij viti në veri të Mitrovicës.

Kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

No comments:

Post a Comment