2018-07-10

Pikellimi i Pikellimes


Fotografia e Vera Istrefaj

Vera Istrefaj



Rrembimit te Lumes hapat e jetes tende Havzi Nela. Gremisjeve ia dole karshi Gjalices per te sjelle vrullin e lirise.

Pashtriku kundron me krenari per Ty.

Pikellima ka mbetur ne pikellim per Ty. Nuk po gjen qetesi.

Kush u var Havzi, fjala apo Ti?

Fjala jote mbetet ne lulezim, e ti Havzi ende frymezim Grykes se Vanave vjen vjen fllad bjeshkor per te freskuar shume koka te nxehta, shume çeshtje te prushta.

Ende ne rendje jane njerezit te flasin per Ty, te shkruajne per Ty, te perfitojne nga Ti.

A nuk eshte gjallimi ky? Ti je i gjalle Havzi!

Aty ne vendin e varjes tende, ka mbetur ne lekundje sot e asaj dite integriteti i vrasesve,i te heshturve.
Po aty ka mbetur edhe krenaria per qendresen tende. 

Madje, ka mbetur ne mendje e ne sy te minatoreve te minieres se Gjegjanit dhe punetoreve te ish-uzines ne Rexhepaj.

Ende e kam te gjalle fytyren e babait tim te ndjere kur u kthye nga turni i trete i punes. 

Ishte bere fytyre e mermerte. Biseda peshperitese qe pati me nenen time ende me ushton ne veshe.
-Mos i ler femijet te shkojne andej sot. 

Mbaji nen kujdes! Kane varur Havzi Nelen, kusheririn e Bajramit qe kemi ketu ne kat te pare!

Fundi i kesaj bisede u shoqerua me syte e shqyer te nenes time dhe kercellitjen e dhembeve te babait.

 Kaq, vetem kaq!



Fotografia e Vera Istrefaj


Une nuk te njihja atehere Havzi. Nuk kisha lexuar asgje nga Ti, por kisha nje respekt maksimal per kusheririn tend artist, i cili ne raste te vecanta te komshinjve, i binte firzamonikes aq bukur!
Nje dite tjeter, tek ndihmoja nenen time ne palosjen e letrave (i mblidhnim ne femijet per t’i shitur) , e degjova tek i thoshte babait:

- Kam pare Lavdien, gruan e Havzi Neles! Ishte sosur!

Asgje tjeter nuk mbaj mend nga ato vite deri ne vitin 1991, kur rastesisht, ne biblioteken e qytetit degjoj dy burra tek bisedonin:

-Do te takoj nipin e Havzi Neles. Kam shprese te gjej ndonje shkrim te tij.

Ende sot e kesaj dite nuk e di cilet ishin keta dy njerez, ama e kam nder sy imazhin e njerit me syze, plot rrudha mbi balle, kemishen e kalter te tij dhe tonin plot respekt per figuren e Havzi Neles.

Me pas, filluan bisedat e zakonshme neper qytet, ku mbizoteronte misteri, kurioziteti per veprimtarine e Havzi Neles. Ne qarqe letrare e politike perdorej shpesh Havzi Nela.


Related image
Nje dite, krejt rastesisht, ne vitin 1996 kur punonja ne Kukes Televizion , vjen nje zonje dhe me prezantohet: -Jam gruaja e Havzi Neles!

Nje atmosfere e pazakonte me perfshiu. Kurioziteti, respekti, interesimi me erdhen kaq natyrshem.
U ulem ne nje kend e po degjoja historikun e saj, aq sa u hutova dhe gati-gati harrova punen per te cilen isha aty.

Dhimbja jote, Havzi Nela, ishte e gjalle, e kishte Lavdija nder sy!

Me pas lexova shume artikuj apo shkrime te ndryshme per Ty. Madje dolen edhe libra, por ishin “gjera” shume te vogla krahasuar me Ty!

E une mbeta gjithmone “ e etur” per te lexuar rreth teje.

Kohet e fundit u ngrit busti Yt. Isha ne ceremoni dhe kuptova se jo vetem une isha kaq e vogel para teje, por gjithkush qe ishte aty.

Ishim te vegjel para bustit tend, edhe me te vegjel para veprimeve te tua.

Prezences se figurave te shquara u shtohej prarimi I rrezeve te diellit ate dite, por asgje nuk ndrinte sa ti.

Ti dritoje neper terr Havzi! Dikur dritoje territ te qelive, sot territ te “ rendjes per te te pervetesuar”.
Por ti mbetesh i yni, biri I Lumes .

Mbetesh i gjalle, sepse ne litar nuk u var as fjala, as Ti!

Je ende kalvarit te vuatjeve “per te dale ne drite” .

E Pikellima, ka mbetur ne pikellime per Ty!

******
Floripress(Flori Bruqi) 





Kush ishte Havzi Nela ?


Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme.

 Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. 


Related image

Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. 



Image result for poeti nela

Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë - u lexonte nxënësve poemat e tij. 

Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. 

Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.

Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte.

 Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën "Shko dallëndyshe" shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. 

Fjalët e fundit të Havzi Nelës para ekzekutimit,  botohen foto e rralla
Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, "Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun ..." dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.

Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.

Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje.
Image result for poeti nela
Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. 

Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën.

 Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje.

Related image
Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.[3]

Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri.


Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.

 Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. 

Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli "Dëshmor i Demokracisë."

Në përkujtimin e 75 vjetorit të lindjes së Havzi Nelës shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: "Poeti Havzi Nela është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë".

Krijimtaria letrare

Në qelitë e burgut
Nuse më dhanë robninë
Eni të vajtojmë Shqipërinë
Nusja e flamurit


KUR TË VDES

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”,
A e dini se çfarë kam hjekë,
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”,
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urreu mizorin”,
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi”,
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritën ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”,
Thoni: “Për njerëzinë këndoi
E për vete mbajti zi!”.

Thoni se e qorroi terri,
Thoni: “Dielli nuk e ngrohu”,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: “Çohu!”.

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue,
Mbi vorr tim me gur’e ferra
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur ta ngushlloni
Thoni: “Gjallë kërkush s’ka mbetë!”

(Qafë-Bar, me 5 shkurt 1983)


NË QELIT’ E BURGUT


Në qelit’ e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m’janë terrue sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m’u randue, dëshirë nuk kam të vdes.

Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t’afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t’më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.

Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s’i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t’jesh lypsar s’ke kujt t’ia shtrish dorën.

Dit’ e net i mbyllun si zogu n’kuvli,
Për shtrojë e mbulojë me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trashë se letra.

Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikë më le mue t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robninë.

Sa n’nji krah në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligshtue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.

Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!



FRYMA E HELSINKIT

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë!


Image result for poeti nela


Lexoni :

 https://www.blogger.com/blogger.gblogID=8422905568708046283#editor/target=post;postID=2536647033413176132

1 comment:

  1. Respekte Vera ! Komplimente per shkrimin tuaj ne promovimin e vepres dhe jetes se poetit disident Havzi Nela !Ka akoma shume pune per ndricimin e te vertetes.Krimi moral i partise pushtet shkaterroi berthamen e shoqerise (familjen shqiptare).Ne emer te idealeve u mohua gjaku.Pastaj merret me mend katrahura.Deshmite jane tronditese......??? Ju pershendes !

    ReplyDelete