2018-07-06

Nga Flori Bruqi : Pro et contra Fahri Xharrës ?

fahri_xharra_kombi_dhe_shkaterruesit_e_tij



Me vemendjen dhe kuriozitetin e njohur të një emigranti ose mërgimtari shqiptarë, i përcjelli, vështroj dhe analizoj me kujdes shkrimet, vështrimet, studimet dhe analizat e holla dhe aq të thella të patriotit, intelektualit, studiuesit, kulturologut dhe publicistit të shquar gjakovarë, z.Fahri Xharra. Kjo në radhë të parë falë qasjeve ose reflektimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative (përmes botës virtuale) në internetin shqiptarë si dhe në gazeta ose agjensi të ndryshme të lajmëve t´vendit tonë. Ku pos tjerash, si të thuash menjëherë të bien në sy luciditetit dhe akribitetit i shquar subtil dhe tepër sublim së bashku me dellin (damarin) dhe gjakun e njohur krijues dhe patriotikë të një patrioti, studiuesi, intelektuali, kulturologu dhe publicistit të rangut ose nivelit të lartë siç është pikërishtë Fahri Xharra.
Se këndejmi, duke i parë, lëxuar dhe analizuar me kujdes shkrimet, studimet, vështrimet ose analizat e thella kulturore, historike dhe publicistike të z.Xharra, edhe njëherë bindësh dhe mrekullohësh me një mendim të njohur shkencorë ose filozofikë të Fojerbahut dhe Popperit mbi Njeriun e diturë dhe intelektual si prodhuesin ose arkitektin me të rëndësishëm ose kryesor të edukatës, kulturës, vetëdijes, emancipimit, zhvillimit, moralit dhe karakterit të përgjithëshëm shtetëror, nacional, qytetar, politik, historik, gjeografik dhe kështu me radhë. Ndonëse, gjithënjë duke menduar dhe reflektuar këtu në etosin dhe erosin e shquar krijues, intelektual dhe patriotik të z.Fahri Xharra. Respektivisht, në narrativin, substratin, substitutin dhe simbiozen e njohur etike dhe metaetetike në mes jetës si art, artit si filozofi dhe njeriut krijues, intelektual dhe patriotikë si instancë morale dhe një sintezë interferuese dhe tepër sublime ose relavante në mes botës shpirtërore ose materiale, botës fizike dhe botës së njohur krijuese, intelektuale ose patriotike në sfond.

Kjo gjithëmonë duke iu referuar bërthamës (nukleusit), thelbit (substancës) ose subjektit të studimëve ose analizave kulturore dhe historike të studiuesit ose publicistit të lartëpërmendur shqiptarë nga Gjakova, z.Fahri Xharra që kanë për qëllim detektimin, deshifrimin, enkodimin, identifikimin, ravijezimin, konturimin, unifikimin (konvencionalizimin), eksplorimin, florifikimin, shquarjen, artikulimin dhe në fund paraqitjen ose prezantimin e vlerave të shquara dhe aq të shkëlqyera nga kopshti ose thesari i madh shpirtërorë, fetarë, kulturorë, intelektual dhe historiko-patriotikë i popullit (kombit) dhe atdheut tonë.


Dhe, pse (përse) jo edhe paraqtjen, prezantimin ose interpretimin e njohur linear dhe multidisiplinar të vlerave dhe traditave të shquara intelektuale, kulturore, historike dhe patriotike të qytetit të njohur të Gjakovës-të paramenduar dhe mbiquajtur shpesh edhe si “kryqyteti kulturorë i Kosovës”, ose ” Vajmari i Kosovës” etj.;

Ndaj, pa valorizime, glorifikime, ekzegjeza ose ekzagjerime të ndryshme objektive dhe subjektive, do shtuar në vazhdim se intelektuali, studiuesi dhe publicisti Xharra, në stilin dhe manirin e njohur të shumë intelektualëve dhe patriotëve tjerë gjakovarë, mbi krihet ose shpatullat e tij studiuese, intelektuale dhe patriotike e ka marur thesarin e përgjithëshëm shpirtërorë, fetarë, kulturorë, historikë dhe patriotikë të popullit (kombit) dhe atdheut tonë për t´a bartur dhe shpërndarë gjithëkah dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe vlerat e njohura europerëndimore.

Në Gjakovë thonë se intelektualët dhe patriotët e atjeshëm shqiptarë, gjithëmonë lindin me diell në sy dhe me flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në shpirtë.

Në këtë frymë të përgjithshme krijuese, intelektuale dhe patriotike, të vetmët gjëra që bien ndeshë ose në kundërshtim të thellë me me të tjerët, janë edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, morali, karakteri, idealet dhe vizionet e njohura integrale, liridashëse dhe patriotike të z.Fahri Xharra. Këtu zatën ndodhën të ruajtur ose të fshehur edhe sekreti i fitorës ose triumfit së bashku me çelësin ose formulën e lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive të një patrioti, studiuesi dhe intelektuali të lartë dhe ekselent si Fahri Xharra. Në celebrimin dhe brilancën e tyre krijuese, intelektuale dhe patriotike.

Aty janë edhe fati, shëndeti, familja, profesioni, kariera, qyteti i lindjes, kualiteti jetësorë, kulti i njohur i personalitetit, modeli pesëfaktorial etj. Që u përkasin ose takojnë predikatorëve dhe indikatorëve me të rëndësishëm ose kryesorë të lumturisë dhe vetëkënaqësisë temporale, kognitive, profesionale dhe funksionale në kontekstin e përgjithshëm të psikologjisë dhe filozofisë integrale dhe pozitiviste të personit ose individit. Gjegjësisht, atributit dhe variabilitetit të njohur sociopsikologjik, sociokulturorë, sociohistorik, socidemogratikë, sociopolitikë etj.

Pse fshihet historia shqiptare ? E si mos të fshihet , kur ajo i shpalosë “ mrekullitë” shkatërrimtare të ardhacakëve. Sikur ajo t`ishte drejt e pasqyruar shumë e shumë gjëra në botë kishin ndryshur: në të mirën tonë …..
Johan Tunman, (1774, Leipzig) shkruante: ” Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë, ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. “ (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)
Ku ishim te Selaniku i vitit 1912, ajo ishte vetëm një vazhdimësi greke e asaj që e kanë bëre jo me vite por me shekuj e mileniume. Pausanias (Παυσανίας ) ishte një udhëpërshkrues dhe gjeograf “grek” i shek.të II-të prK , që ishte bashkëkohanik i Hadrianit , Antonius Pius-it dhe Marcus Aurelius-it. Mbeti historikisht i pavdekshëm me “Përshkrimin e Greqisë (Ἑλλάδος περιήγησις) një punë e mirë që mbeti kruciale u bë mes të literatures klasike dhe arkelogjisë moderne.( (Akujärvi, Johanna 2005, Researcher, Traveller, Narrator: Studies in Pausanias’ Periegesis Stockholm). Pausanias shkruante: “Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm”. (Pausania lib.VIII. 1.4). Sa kohë na është mëshefur kjo? Sa kohë nuk kemi guxuar ta themi këtë?
“Kur një popull nuk i mbron më lirinë dhe drejtat e tij ai bëhet i pjekur për riskallavërim”,thuhej këto ditë në një shoqatë të rinjsh në Francë. E na sot , a po e çmojmë dha a po e ruajmë lirinë tonë? a po lejojmë që të na ndërhyhet në rrjedhat tona? Nëse i huaji na shkruan historinë ,sado pak që e ndërron . dhe sa do pak na e futë vetëm majën ; a pat suvereniteti arsimor . Të tjerat vijnë më vonë, heshtas dhe sigurt.“Sikur druri që i ka rrënjët në tokë, e njëjtë është edhe me shpirtin e njeriut. Rrënjët e forta na mbajnë për tokë kurse njohuria për origjinën tonë na jep një mbështetje të forte, nëpërmjet së cilës ne mund të shkojmë shumë larg në jetë tonë të kaluar dhe përgatitjen tonë për të ardhmën. Profesori Pott-i mendon se shqiptarët janë ilirët, dhe se kjo është përgjigjja më e mirë për emrin e Pellazg. Ai thotë se ilirët nuk ishin as gotikë, as sllavë, finik apo turq, e asgjë tjetër, në fakt, veçse autoktonë.
Ne nuk duhet t`i frikohemi të kaluarës sonë dhe duhet ta pasqyrojmë ashtu si ç`ishte me të mirat dhe të metat e saja.
Po kush është Fahri Xharra?

Fahri Xharra , lindi më 4 prill 1951, jeton në Gjakovë. Fahri Xharra është inxhinier i diplomuar ne Universitetin e Ljubjanës në degën e Shkencave Natyrore Teknologjike. Me përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare, Xharra punoi në ndërmarrjen zvicerane “Bezema” si drejtor i shitjes ne Azinë Qendrore nga viti 2004, në Zvicër.
Më herët punoi si drejtor i shitjes për Evropën Juglindore në ndërmarrjen zvicerane CIBA, në Selanik dhe drejtori i shitjes për Afrikën Veriore, në Marok. Në Kosovë ka punuar si shef laboratori dhe drejtor prodhimi në ndërmarrjen “Emin Dukaru” në Gjakovë. Ka drejtuar edhe ndërmarrjet Përpunimi dhe Tjerrtorja në Gjakovë. Zotëron shumë gjuhë të huaja përfshirë këtu gjuhët frënge, angleze, serbo-kroate, sllovene, gjermane, italiane, rumune, arabe, ruse, greke, e bullgare.
Fahri Xharra ësht duke punuar për historinë e populli shqipëtar. Por kërkimet e tij kan kaluar ne nivel fantastikoshkencore aq paradoksala sa ka kaluar ne schizofreni. Paranojat e tij dhe mnifestimi i tij ne familje kan len pasoja edhe tek vajza e tij gazetare e cila shpesh ik nga realiteti dhe flet per gjera te pa qena , por e rriturr ne kushte ekstreme dhe me njerz te semur mentalisht kto gjera kuptohen, Vepra
• E vërteta historike - Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë, 2013, ISBN 978-9951-641-59-3
Ky libër flet për trashëgemin prej historis e më hershëm deri te dita e sodit Botim Filozofia Urbane, Prishtinë
• Antika e mohuar, 2013, ISBN 978-9951-641-38-8
Në keto shkrime Fahri Xharra e forcon punën e thënjes, Antika historike shqipëtare ësht e mohuar.
• Unë dhe O.J. Schmitti, 2014, ISBN 978-9951-641-75-3
Ne kët libër mund të gjejm përgjegje për të gjitha thenjat e Oliver Schmitt, i cili e shtërmbëron historin e popullit shqipëtar

Sa për dijeni Fahri Xharrën askush nuk mund të quajë tradhëtar shqiptar!
Kontributi I tij për publicistikën shqiptare është i njohur në blogosferën shqiptare.
Argumentet lexuesi mund ti gjejë këtu :






Në kohë të fundit disa bastardh po e sulmojnë më të madhe figurën e lavdishme të Skënderbeut,duke e quajtur sllavë,ndërsa nënën tone Tereze maqedone.

Po kush po e bënë një gjë të tillë në trojet shqiptare ? Anmiqët e përbetuar të shqiptarizmit : disa hoxhallarë dhe intrigantë të djallit që në vazhdimësi trumbetojnë që janë islamikë në trollin tone ilirik.


Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”. Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”. Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

***
Njerëzit që nuk i zotërojnë konceptet teorike për ta analizuar realitetin në dimensionin politik, kanë tendenca prirje ta personalizojnë politikën. Për këtë arsye, një nga shtyllat e orientimit metodologjik të politologëve konsiston në shmangien e kësaj qasjeje, që ka për prioritet sjelljen e njerëzve. Përkundër rëndësisë që ka edhe ky aspekt i problematikës, asnjëherë nuk jam ndalur në këtë çështje, sepse jam përpjekur t’i shqyrtoj ngjarjet në kontekstin global.

Në qindra shkrime të ndryshme nga qindra autorë është bërë denoncimi publik, se një numër hoxhallarësh kishin hyrë në shërbim të politikës së sllavëve të jugut që kishin pushtuar territoret shqiptare. Meqenëse po më shtrohet pyetja që të përmend emra konkretë të teologëve që u kanë shërbyer politikave antishqiptare, po sjell për lexuesin argumentet që kërkojnë teologët e llojit të Mustafa Bajramit.

Për të shmangur çdo lloj manipulimi lidhur me burimet e informatave, do të citoj pjesë nga memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit aktual të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni. Sa i përket problematikës që po trajtoj, memoaret e këtij teologu islam janë më me peshë se të gjitha fjalët dhe argumentet që janë thënë deri tani. Është imami i parë shqiptar, që tregon haptazi se ka qenë spiun i Shërbimeve Sekrete Sllav, motivet që e kanë shtyrë të bashkëpunojë me UDB-në, kontekstet e bashkëpunimit, avancimin e tij deri në funksionin më të rëndësishëm në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe përfshirjen e Filialeve të UDB-së në gjirin e Bashkësisë Fetare Islame.
Pjesët që do të citoj nga këto kujtime të Sulejman Rexhepi,t do të tronditin të gjithë besimtarët myslimanë që nuk kanë pasur njohuri për këtë realitet të hidhur. Përkundër mendimeve personale që kam për këtë kategori teologësh myslimanë, memoaret e Sulejman Rexhepit janë ndër memoaret më interesante që kam lexuar ndonjëherë. Mendoj se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa i lexuar këto memoare, sepse janë dëshmi që sqarojnë shumë hamendësime.

Po sqaroj lexuesin, se citatet që do të nxirren nga këto memoare do të renditen në përputhje me problematikën që po trajtoj e jo në bazë të numrave rendorë të kujtimeve të tij.
Fjalën e ka Sulejman Rexhepi:

“Miq të dashur! Vëllezër e motra!

Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për t’i lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike…

Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalistë dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar”.(Memoari nr.1)
Në memoarin nr. 3 Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha kur ishte nxënës në Medresenë e Prishtinës.

“Jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë. Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav”.

Nga edukimi që kishte marrë nga “hoxhallarët komunistë”, Sulejman Rexhepi veçon Mulla Rashitin, i cili e krahasonte me Gjorçe Petrovin (revolucionarin sllavo-maqedonas).

“Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?! E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep!” (Memoari nr. 2)

Nga kujtimet që i kanë mbetur nga sjellja e Mulla Rashitit, Sulejman Rexhepi përmend edhe rastin kur ky imam i kishte zënë me femra në një lokal të Prishtinës, atë së bashku me Adnan Eminovin dhe Vesel Dautin. Nuk është me interes për temën tonë se si ua shau nënën ky teolog. Ajo që është e domosdoshme të përmendet, se Sulejman Rexhepi pohon se “të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqarë të UDB-së” (Memoari nr. 3).

Në memoarin nr. 28 Sulejman Rexhepi evokon shpërthimin e revoltës së vitit 1981 dhe mobilizimin e të gjitha strukturave politike dhe fetare për shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar.

Ai pohon se “pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë speciale po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organizuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi. Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër separatizmit shqitar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën. Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre”. (Memoari nr. 28).

Në memoarin nr. 32 të titulluar “Unë dija ta luftoja nacionalizmin shqiptar”, spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, nxjerr në dritë disa të dhëna interesante që lidhen me ngjarjet e vitit 1981.
“Demonstratat e studentëve në Kosovë, në vitit 1981, i dhanë leje të plotë policisë jugosllave për të vepruar lirshëm mbi shqiptarët që shquheshin qoftë edhe me më të voglën shenjë të nacionalizmit dhe irredentizmit. Shqiptarët u shndërruan si në lepujt e egër të Zhedenit të cilët duhej mbytur sapo të dalin në shënjestër. Me qindra orë ligjerata u zhvilluan në trajnimin e njerëzve specialë që do ta luftonin këtë murtajë e cila po i kanosej shoqërisë jugosllave dhe po i tundte vetë themelet e ish-Jugosllavisë. Shoku Tito kishte vdekur kurse gjithnjë e më fuqishëm këndohej kënga “DruzheTito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” (Për ata që nuk e dinë gjuhën serbe teksti i kësaj kënge do të thotë: «Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi»- Sqarimi BM)! Ne, pro jugosllavët, këtë këngë e kishim moto të jetës, e kishim lutje të ditës, e kishim parim dhe përcaktim jetësor.

Në KQ të LKM-së (Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë-sqarimi BM) u soll vendimi që në këtë aksion të gjërë të përfshiheshin edhe hoxhallarët, sepse ndikimi ynë ishte i madh. U ftuan disa hoxhallarë me ndikim në trajnim por, nuk kaloi asnjëri, madje të gjithë u bënë me nishan, u bënë të dyshimtë, sepse në ligjeratat e tyre ishin tepër të butë, tepër anemik, si ato melaqet që i hapin dyert e xhenetit dhe që i thonë xhenetlinjëve, hajde, urdhëroi, urdhëroni në xhenet! Para xhematit, sidomos para shqiptarëve në xhami, karshi egërsirës së tyre duhej të flitej me egërsinë edhe më të ashpër, karshi tyre duhej demonstruar tërë fuqia e pushtetit jugosllav, me zë të lartë e me gjeste duhej mbjellë frikë e jo butësi. Unë u përzgjodha si njeri më i ashpër, si njeri i përshtatshëm, sepse derisa në orë kursi mbaja prova si të luftohet nacionalizmi dhe seperatizmi shqiptar, më bëhej sikur nxirrja flakë nga goja, fjalët më dilnin si të zjarrta, sikur nuk nxirrja fjalë por gaca, prush. Kurse Kire Fuzofski bërtiste: “Taka “zharko”, taka, davajzhar… zhar… zhar…”

Shoqata ‘Ilmije’ që funksiononte në kuadër të BFI-së dhe e themeluar nga KQ i LKM-së, u caktua që të jetë bartëse e organizimit të mbajtjes së ligjeratave nëpër organet e BFI-së si dhe nëpër xhamitë e vendit. Nuk ishte aksion i letë. Intervenimet policoro-ushtarake jugosllave në Kosovë, pamjet trishtuese që erdhën nga atje, por edhe proceset gjyqësore që vazhdun pastaj kundë udhëheqësve të demonstratave të Prishtinë e gjetiu, kishin pezmatuar mbarë shqiptarët, prandaj edhe nuk ishte e lehtë të dilje para xhematit shqiptar e të flisje kundër asaj lëvizje që në fakt ishte projekt i imerializmit amerikan për ta shkatërruar Jugosllavinë. Prandaj, kërkova dhe ma mundësuan që të paisesha me armë dhe me leje, m’u dha liria e plotë që, nëse vetëm më shikon shtrembër ndonjë irredentist shqiptar ta vrisja në vend, si derrin e egër. Arma në brez më jepte siguri, më jepte forcë, ma shtonte flakën dhe prushin kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Çuditërisht, në të gjitha organet e BFI-së kam hasur në kolegë e hoxhallarë që ma përkrahnin programin, askush nuk e thoshte më të voglën fjalë. Bashkë futeshim nëpër xhami, ku xhemati i hapte sytë katër kurse unë shpërtheja vrullshëm kundër të gjithë atyre avanturierëve që po ëndërronin për prishjen e Jugosllavisë. Nuk kishte bërë vaki më herët që nëpër xhami të dëgjoheshin duartrokitjet frenetike të xhematit. Në fund të ligjeratave, sikur ishte bërë traditë që tashmë të bërtisnin “Ju-go-sllavia, ju-go-sllavia… Sulo, Sulo…” Edhe pse nuk e kishin atë motivacion të thirrjeve “zharko… zharko”, me të cilat shpërthente Kiro Fuzofski kur më dëgjonte, megjithatë, edhe thirrjet “Sulo… Sulo”, seç më bënin krenar dhe të pathyeshëm në rrugën e Titos.

Natyrisht, përveç revoles, me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të më shihnin dikush se po ndaj pare, sepse e dija që në mesin e xhemateve kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën time dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…” (Memoari nr. 32) pohon kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

“Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfundoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memorja ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqinj të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe”. (Memoari nr. 1)

“Kujtimet vijojnë me përgatitjen për të shkuar në studime ku duhej «ta spastronte trurin nga infektimi me nacionalizëm shqiptar». Në Memoarin nr.6 të emëruar «Vëllazërim-Bashkimi më i suksesshëm se Islami»Sulejman Rexhepi shkruan: «ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS-it. (Akronim serb për Shërbimin e Kundërzbulimit jugosllav- sqarim BM).

Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportoshë ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. ‘Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgoshë këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminoshë nga pozicioni i gjyetarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt
Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëhere krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar. Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozjës së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës”. (Memoari nr. 6)

Sulejman Rexhepi evokon kujtimet kur ishte konfrontuar me profesorët në Kuvajt në mbrojtje të komunizmit jugosllav, si i kishte denoncuar te përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë në këtë shtet…

“Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. ‘Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin’ !”- ishte betuar Sulejman Rexhepi (Memoari nr. 7).
Këtë betim e realizoi që në raportin e parë me shkrim që i bëri UDB-së.

“Kur Subashiqi mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhëri “ikre”! (Memoari nr. 8)

Për ata që nuk e dinë, fjala “ikre”, që varësisht nga përkthimet e ndryshme, ka kuptimin e fjalëve “lexo”, “shkruaj”, “këndo” (në kuptimin “recito”) është porosi e Allahut, të cilën, sipas besimit islam, engjëlli me emrin Xhibril ia tha Muhamedit kur filloi t’i zbriste Kuranin. Përmendja e kësaj fjale nga ana e një teologu në kontekstin e relacioneve brenda Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit të Jugosllavisë, tregon se si i ka konsideruar Sulejman Rexhepi urdhrat e UDB-së: si urdhra të Allahut!
Memoari nr. 8 e përfundon me raportin e parë me shkrim, që ky teolog kishte bërë për “shokun” e vet: “Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin: 1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët, të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të hiqnin dorë edhe prej fesë islame…”.

Sulejman Rexhepi, ky teolog që deklaron publikisht se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “komunist”, lëshohet në krahasimin me nacionalistët shqiptarë, që e donin Enver Hoxhën në raport me Titon.

Ai shtron pyetjen me një pikëçuditje në fund: “A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist!Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja.

 I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave”. (Memoari nr. 8)
“Kurë nuk arrita ta kuptoj se prej nga buronte tek unë tërë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoja, me të gjithë që e kaloja ditën dhe natën, ma mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentisët. Kjo ma shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo m’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorja në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoj të kenë fshehur nga unë ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishim të sinqertë, të gjithë angazhoheshim për ruajtjen e shtetit të përbashkët të vëllazërim-bashkimit tonë. Se nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për Shqipërinë e Madhe këtë kurrë nuk arrita ta kuptoj.

Menjëherë pas demonstratave të para në Kosovë, po ndjeheshin lëvizje edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët po ngacmoheshin sidomos nga studentët e kësaj ane që po studionin në Prishtinë. Dy persona u përzgjodhëm dhe na i ndanë detyrat të cilat duhej kryer me besnikëri, me devotshmëri dhe me përkushtim. Unë u angazhova që të ndikoja tek shtresa e teologëve por edhe ta kontrolloja këtë komunitet, ndërsa profesor Sefedin Sulejmani u angazhua të ndikonte dhe të ushtronte kontroll mbi stafin akademik dhe mbi studentët shqiptarë të kësaj ane. Profesori Sefedin e pati më të lehtë, sepse edhe ishte i gojës por edhe i kalemit. Dinte të shprehje por edhe të shkruante. Në vitet ’80 ai tashmë kishte mbi 50 vepra të shkruara, nga sfera e filozofisë dhe marksizmit, ndërsa unë isha tamam tokmak! Çuditërisht nisën të botohen deklarata të mia por edhe shkrime në emrin tim. Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm kur gjeja ndonjë shkrim të botuar me emrin tim. E merrja gazetën, e fusja nën sqetull dhe i bija poshtë e lartë rrugëve të Bit Pazarit. Nisa të shikohem si një person mjaft atraktiv, vizionar dhe marksist i përkushtuar. Edhe hoxhë edhe marksist – kjo e bënte madhështor qëndrimin tim prej komunisti të përkushtuar. Më vitin 1983, në Takvimin e BFI-së që e përgatiste për botim Shoqata ‘Ilmije’, e cila historikisht më tepër ka qenë organ i Lidhjes Komuniste se sa i BFI-së, botova shkrimin tim mbi irredentizmin dhe seperatizmin shqiptar si dhe për përcaktimet imediate të të gjithë teologëve në rreshtimin e tyre për kalitjen e mëtejmë të vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vetëm ky shkrim u mbajt mend nga ana e shqiptarëve, kurse unë kisha botuar edhe dhjetra të tjerë që po botoheshin nëpër biltenet policore dhe ushtarake nëpër republikat e vendit dhe zonat ushtarake të Jugosllavisë”. Memoari nr. 35

Për shkak të besnikërisë dhe provave që kishte treguar, se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “hoxhë komunist”, Sulejman Rexhepi filloi të ngjitej në grada: iu dhanë edhe informatorë të tjerë, që do t’i përcillnin spiunimet e tyre përmes tij.

“Kiro Fozufski, inspektori më i përgatitur në radhët e UDB-së për përndjekjen e seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë, tashmë kishte krijuar një besim të fuqishëm në mua. Po ndjehej i habitur por edhe pak i lodhur nga gatishmëria e aq shumë shqiptarëve për të raportuar vullnetarisht tek ai. Një herë ma shprehu dyshimin, duke menduar se, mos irredentistët shqiptarë po dilnin më të aftë se UDB-a dhe se qëllimisht po u dërgonin sa më shumë shqiptarë të raportojnë, me qëllim që t’ua tollovisin trutë ! Prandaj, më luti që t’ia eliminoja nja dy si më të besdishëm, dy shqiptarë që natë e ditë ishin në gjendje t’ia mbajnë bolet në duar. Njëri ishte nga Kondova, me nofkën ‘Teglla’, për shkak të xhamit të syzave të tij që dukeshin si fundi i kaVanozit (ZejnullahFazliu), e tjetri ishte nga Morana, me nofkën ‘Mandolina’, sepse kur e raportonte ndonjë informatë e nxirte si tingujt e telave të çakorduara të mandolinës (Azem Morana)!

‘Teglla’ do të dëshmoheshte si më i zellshëm dhe më bashkëpunëtorë, nuk do të ndjehet i ofenduar që të më raportojë mua çdo ditë e unë një herë në javë te Kiro Fuzofski, kurse ‘Mandolina’ do të jetë më kryeneç, më i poshtër, ai kurrë nuk do të pranojë të bashkëpunojë me mua, por, drejt e me shkijet e Draçevës e të Autokomandës. Pisi kishte nisur të më konsideronte si rival të tij, më shihte si konkurrent, e jo si epror të vetin. Prandaj edhe kurrë nuk arrita t’ia jap ndonjë deyrë por as të marr ndonjë informacion prej tij. Kjo më pat shtyrë që të betohem në vete që tan jetës të merrem me të, ta poshtroj ku të mundem e t’ia nxi fytyrën në çdo mexhlis ku do ta takoj». Sulejman Rexhepi sjell detaje se si kishin spiuniuar veprimtarinë e një atdhetari: «Në Kondovëjetote njëfarë Haxhi Enveri, i ardhur nga rrethi i Gjilanit, i burgosu politik dhe, irredentist i papërmirësueshëm. Pa dyshim, nga rrahja e tepërt që e kishte hëngër nëpër stacionet policore, kishte luajtur pak mendësh, nuk ishte sagllam”.(Memoari nr. 36)

Në memoaret e veta Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha e mbledhjeve të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, gjatë së cilave ky “hoxhë komunist” fitoi pushtet në raport me komunistët e tjerë, sepse kishte mbështetjen e Shërbimi Sekret të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Jugosllavisë. “Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste. Pastaj, ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me hoxhallarë e me xhemate. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e më shumë. Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej parameje. Për mua nëpër mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt karrierës sime. Duhej të arrija majen e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në demokraci. Si sistemi, si xhemati – Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN” (Memoari nr. 17).
Nuk do t’i përmend të gjithë emrat, të cilët Sulejman Rexhepi i cilëson si njerëz të UDB-së. A ka ndonjë emër që e ka futur për shkaqe të rivaliteteve brenda Bashkësisë Fetare Islame, këtë e di ai vetë.

“Rezultatet për të notuar në mes valëve të komunizmit jugosllav dhe besimtarëve islam ia atribuon eprorit të vet të sigurimit sekret: “ndoshta ‘faji’ për këtë ishte krejt te Kiro Fuzofski, mësuesi im më i dashur përgjatë tërë karrierës sime. Asnjëherë nuk shkoja në vizitë të ndonjë xhemati paraprakisht pa u përgatitur nga Kiroja. Më mësonte mirë se çka të flas, si të flas dhe ku të godas. E unë flisja vetëm për Titon dhe për sistemin komunist, flisja rrjedhshëm e guximshëm, qetë dhe me maturi, herë-herë duke e dridhur buzën përvajshëm e duke u përlotur dhe, më së shumti godisja në vëllazërim-bashkimin tonë (…) Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon, që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr! Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët, atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër. E çuam “çuturicën”(fjalë serbe për ‘bucelë’, ‘shishe’ alkoholi-sqarim BM) e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re. “Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më nënshtrohet, nëse jo në p.s.” (Memoari nr. 40).

Në memoarin nr. 42, të titulluar “Unë, Mulla Sula, kryetar i BFI-së”, deklaron në mënyrë triumfale: “Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajtjen e vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet. U bëra kryetar i BI-së! Paraprakisht, me të gjithë drejtusit e këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendt të BI-së kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të më votojnë mua. Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk dija asgjë, thjesht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë lojën që e kishin luajtur. Kjo më irritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me kryeneçësi, u bë me rrebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani, për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin. Unë isha kryetar i të gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin. Atyre u dola ndorësh ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkes sime prej kodoshi (“Zharko” ) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet e mia deri sa bashkëpunoja me ta.

Ja, për herë të parë, publikisht, përmes këtij memoari po e pranoj që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyreve që i kam lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve”. (Memoarin nr. 42).

Megjithatë Sulejman Rexhepi nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga kthetrat e Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit. “Ma bënë krejt vrer postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortuar se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër. U takuam te restorani i Hotel Belvit. Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rrebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me ‘çakejt’ që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhe të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time. Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! ‘Jo’, më tha Kiroja! ‘Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh’! Ky shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij. Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantojë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme”. Listën e parë të emrave të propozuar nuk i pranoi dhe madje sipas fjalëve të tij u kërcënua se do të shndërrohej në armik të madh.“Disa ditë më vonë, KiroFuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, ‘bozhe mili’ (shprehje në gjuhën serbe që do të thotë ‘zot i dashur-sqarim BM)jemi njerëz dhe,sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyetarë, të na kap ndonjë “plumb bredhës’. Më frikësoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet. Sa të jeshë në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!?(Shërbimi Sekret në gjuhën serbe-sqarim BM). Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.

Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka adhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpeshë, si më parë, në gjyeti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem…” (Memoari nr. 43).

Sulejman Rexhepi tregon se bashkëpunimin e vazhdoi edhe në rrafshin politik. “Unë dhe Kiroja jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së. Duhej të rrija në krye të këtij Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion as dy minuta. Shërbimeve sekrete nuk ju duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe, po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar” (Memoari nr. 47).

Lexuesit i kujtohet se me paratë që merrte nga Shërbimi Sekret për të korruptuar njerëzit e varfër, Sulejman Rexhepi “një dinar ua jepte atyre e dhjetë i mbante për vete”. Lidhur me raportin e tij ndaj parasë, Sulejman Rexhepi përshkruan rrethanat kur njerëzit e Shërbimit Sekret i zunë pritën kur ky kishte dalë në gjueti. “Kisha dalur për gjyeti kur që të tre më dolën në rrugën malore dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetëm e vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja! Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete…(Memoari nr. 50).

Memoaret e publikuara të Sulejman Rexhepit, që edhe sot e kësaj dite është kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, janë të mbushura me emra dhe mbiemra të atyre teologëve që kanë punuar për Shërbimin Sekrete Jugosllav. Siç pohon edhe vetë Sulejman Rexhepi, këta “hoxhallarë komunistë, marksistë-leninistë jugosllavë kanë urryer marksizëm-leninizmin e enveristëve, për arsye se kanë dashur ta prishin Jugosllavinë”.

Nëse dikush nga teologët shqiptarë nga viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, që ka punuar për Shërbimet Sekrete Jugosllave, merr guximin e Sulejman Rexhepit, besimtarët myslimanë shqiptarë do të tronditeshin shumë. Kjo tronditje do t’i ndihmonte teologët e rinj që bënin ndarjen e besimit nga shërbimet antishqiptare.

Kërkesa e teologëve që t’u sjell emra të njerëzve që punojnë kundër interesave kombëtarë shqiptarë dhe memoaret e Sulejman Rexhepit më kujtuan një situatë, të cilën ma ka treguar një shok i UÇK-së. Një bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Serb, bashkëfshatar i tij, kishte ardhur me qëllim që të infiltrohej në radhët e UÇK-së. Pasi u zbulua, nga frika filloi të tregonte gjithçka.

Kur filloi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret të Serbisë që vinin nga fshati i tij, shoku im më tha: “Bardhyl, dola nga dhoma, se kisha frikë mos po del edhe babai im. Sa u lehtësova kur mora vesh se në mesin e spiunëve serbë nuk kishte qenë im atë”.

Po i drejtohem drejtpërdrejti Mustafa Bajramit. Pse kërkon emra nga unë, kur ke mundur të pyesësh babanë tënd, teologun Mulla Jetish Bajramin? Ndoshta do të të kishte informuar se cilët teologë të Kosovës mbanin lidhje me Serbinë, cilët prej tyre villnin vrer kundër demonstratave të vitit 1981 me të njëjtin fjalor që përdor Sulejman Rexhepi, cilët bënin propagandë gjatë viteve ’90 për të dalë në zgjedhje në kuadër të zgjedhjeve që organizonte pushteti i Millosheviqit? Sikur të kisha qenë në vendin tënd, unë do ta bëja një pyetje të tillë. Meqenëse ke nevojë të sqarohen publikisht këto gjëra, unë do ta bëj për të kënaqur kureshtjen tënde.

Babai im, profesor i logjikës, i filozofisë dhe i sociologjisë në gjimnazin e Tetovës, dhe këshilltar i Arsimit për Tetovën dhe Gostivarin, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i asnjë strukture të komunistëve jugosllavë e as i ndonjë partie politike. Në shkurt të vitit 1969, si nacionalist shqiptar u dënuar nga “komunistët marksistë leninistë jugosllavë”. Pas vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës, ai nuk mundi të gjente punë në vendlindje. Erdhi dhe gjeti punë në Kosovë, në vendin ku “kuvendohej shqiptarçe dhe prej nga Sulejman Rexhepi kishte ikur në Arabi, që ta spastronte trurin nga ai infektim nacionalist”. Erdhi nga Tetova, qytet i Kosovës historike të cilin komunistët jugosllavë ia kishin falur republikës sllavo maqedonase, në Prishtinë, qytet që komunistët jugosllavë ia kishin falur Serbisë pas ndarjes si plaçkë të territoreve shqiptare.

Kur i botoi memoaret e veta, Nafi Çegrani, të cilin Sulejman Rexhepi e cilëson si “udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar”, ai publikoi emrat e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, që ishin bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete jugosllave. Unë nuk pata nevojë ta pyes babanë tim, sepse Nafi Çegrani tregon me emër dhe mbiemër personat që ishin ngarkuar nga sigurimi sekret që të përcillte veprimtarinë e babait tim.

Sa u përket teologëve shqiptarë, të cilitdo besim fetar qofshin, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh të tyre gjatë historisë si në aspektin e ruajtjes dhe të kultivimit të tolerancës fetare, ashtu dhe në aspektin e çështjes kombëtare shqiptare. Atyre që u intereson të njihen me veprimtarinë e një numri të madh të personaliteteve të shquara shqiptare nga gjiri i teologëve, ju sugjeroj të lexojnë veprën e Faton Mehmetajt, të titulluar “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e një numri teologësh me Shërbimet Sekrete Jugosllave, unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjë teolog shqiptar. As për ata teologë që polemizojnë me mua. Kam bindjen se shumica dërmuese e teologëve shqiptarë nuk kanë bashkëpunuar me këto shërbime sekrete. Së paku kjo është dëshira ime.

Qëndrimet e mia janë kundër atyre teologëve myslimanë shqiptarë me shpirt shkau, që kishin hyrë në shërbim të Shërbimeve Sekrete Jugosllave. Janë ajo kategori e njerëzve të ulët, që, siç pohon vetë spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, me ndihmën e “marksistë-leninistëve jugosllavë ishin shndërruar në ekspertë për tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore, ndërkohë që ua mbanin bolet në duar udbashëve”.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se akuzat e teologëve Mustafa Bajrami dhe Muhamed Kajolli janë gjuhë dhe terminologji e sajuar në kuzhinat e shërbimeve sekrete. Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, apo edhe vetëm këtë pjesë të cituar nga “dromcat e memoareve” të tij, mund të bindet se këta teologë nuk sjellin asgjë origjinale në shpifjet kundër “Bardhyl Mahmutit”.
Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë” të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”. Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”. Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

P.S.
PO E PËRSËRIS: Memoaret e Sulejman Rexhepit janë memoaret më interesante të shkruara për raportet e teologëve me shërbimet sekrete. U sugjeroj të gjithë shqiptarëve t’i lexojnë këto dromca memoaresh, se kanë çfarë të mësojnë.
Të gjitha citatet nga këto memoare janë përshkruar besnikërisht, duke ruajtur edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.(B.Mahmuti)

Sulejman Rexhepi, i reagoi Bardhyl Mahmutit! I reagoi jo se ky foli kundër hoxhallarëve ish-bashkëpunëtorë të UDB-së por, sepse Bardhyl Mahmuti ia përmend memoaret dhe thërret në pranimin e këtyre memoareve si literaturë bazë që flasin për bashkësitë fetare si filiale të UDB-së, sidomos BFI-ja e Mulla Sulës, i cili, ka qenë aq i afërt me UDB-në sa kjo strukturë antishqiptar ia mundësoi që hoxha Mulla Sula të punojë edhe në policinë maqedonase, në sektorin e pasaportave për të huaj. Çfarë faji ka këtu Bardhyl Mahmuti

***
Me mijëra e mijëra qytetarë të Maqedonisë por edhe anekënd botës shqiptare, që nga maji i vitit 2015 kanë filluar një fushatë të paparë kundër Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së! Deri më sot, nuk pati zuzë me iu kundërvënë asnjërit, nuk polimizoi me askend dhe, sapo doli intelektuali i nderuar gjithëkombëtar, Bardhyl Mahmuti, me një shkrim tepër korrekt, me një recension mbi veprën e Sulejman Rexhepit DROMCA MEMOARSH: KUSH MA SHANË KOMBIN MA KA PREKUR FENË, uzurpatori të BFI-së, Mulla Sulës, i dogji rrota dhe u përpoq të reagojë në stilin e një diletanti të paparë.

Po pse i reagoi patriotit të pakontestueshëm, veprimtarit të grupit të shokëve që e sollën pavarësinë e Kosovës, pse pikërisht u ngrit kundër Bardhyl Mahmutit? Sepse, Sulejman Rexhepi është i brumosur me urrejtjen kundër “nacionalistëve dhe seperatistëve shqiptarë”, siç ishte dikur Bardhyl Mahmuti në sytë e policisë serbo-sllave. Shumë spiunë e bashkëpunëtorë të UDB-së (mbase në mesin e tyre edhe Sulejman Rexhepi) kanë qenë të stërvitur për t’i ndjekur deri në likuidim Bardhyl Mahmutin me shokët e tij. Bardhyl Mahmuti, falë kontributit të tij kombëtar në prishjen e ëndërrallave serbo-maqedonse, ai edhe sot e kësaj dite urrehet si nga shërbimet intelegjente maqedonase ashtu edhe nga ato serbe, si dhe nga shqiptarët që janë vegla të këtyre shërbimeve. Prandaj reagon Sulejman Rexhepi, kundër Bardhyl Mahmutit i cili, asgjë të keqe nuk bën përveçse bazohet në memoaret e Sulejman Rexhepit për të treguar se çfarë roli idiotik kishin disa Sulejman Rexhepa (teologë në radhët e bashkësive islame) derisa Bardhyl Mahmuti me shokë po sakrifikonin për ta sendërtuar ëndërrën e shqiptarëve: për ta shpallur Kosovën Republikë dhe shtet të pavarur.

Bardhyl Mahmuti në faqet e historisë kombëtare do të ngelë si personalitet kombëtar jashtëzakonisht i çmuar, me merita kombëtare të padiskutueshme, një patriot vetëmohues, një intelektual i kalibrit të lartë, një politikan me një diplomaci aktive, shumë intensive, duke korrur simpati dhe dashuri të shteteve që po i bombardonin serbët deri në çlirim të Kosovës. Kjo figurë markante gjithëkombëtare do të mund t’i pengonte vetëm Serbisë, Maqedonisë dhe Sulejman Rexhepit.

Sulejman Rexhepi nuk dëshiron që të kërkohen spiunë në mesin e BFI-së dhe hoxhallarëve. Spiunët mund të kërkohen te mësuesit, te mjekët, te berberët, te gazetarët, te punëtorët nëpër fabrika por jo edhe në BFI. Sepse, autoimatikisth, sinonim i spiunimit të hoxhallarëve të BFI-së do të dilte Sulejman Rexhepi. Sulejman Rexhepi ishte i vetmi klerik në Maqedoni që nuk pranonte të lustrohet, sepse, automatikisht do të dilte me dy këmbë brenda recidivëve të UDB-së.

Sulejman Rexhepi reagimin e vet e nisë duke e quajtur Bardhyl Mahmutin si “pjesë e shërbimeve serbo-sllave”! Dakord! Pse Sulejman Rexhepi nuk ngrit iniciativë për themelimin e një komisioni shtetëror ad hoc për t’u lustruar vetëm dy persona: Bardhyl Mahmuti i “shërbimeve serbo-sllave” dhe Sulejman Rexhepi “Reis i BFI-së”? Pikërisht për shkakun se BFI-ja e Sulejman Rexhepit do të na dilte si bastion i udbashëve dhe si filiale e UDB-së! Kurse Bardhyl Mahmuti do të vlerësohej si “nacionalis dhe seperatist shqiptar”, pikërisht i atillë të cilët Mulla Sula i luftonte me pasion duke mbajtur seminare nëpër xhami e duke folur me plotë “zhar”! Shkrimin kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar të cilin e botoi në Takvim më vitin 1987 nuk ia shkroi Bardhyl Mahmuti “i shërbimeve serbo-sllave”!

Sulejman Rexhepi i drejtohet “kombit shqiptar”, tamam si një manjak, duke menduar se është prijës i mbarë kombit! I ankohet se paska filluar një fushatë kundër tij, ndërkohë që këtë fushatë kundër Sulejman Rexhepit e drejton mbarë KOMBI SHQIPTAR. Pra, nuk ka shqiptar nga gjiri i këtij kombi që nuk e urrenë Sulejman Rexhepin, pikërisht për shkak të vlerave të tij antishqiptare.

Sulejman Rexhepi sillet si ajo plaka e përdalë, e cila, pasi e hëngër, i thotë jaranit “ta mbylli derën me shul se po na zë dikush”! Tash e tri vjet ka nisur t’i publikojë memoaret e veta, kurse, tani, me gjasë pas shumë kritikave nga fëmijët e vet, nga punëdhënësit e tij, bën përpjekje që t’i mohojë se janë të tijat. Këtë vepër mundohet t’ia ngjesë atyreve që në maj të 2015 paskan synuar që “përmes puçit ta marrin BFI-në në duart e veta”!

Memoaret janë revokim i kujtimeve personale, në të cilat askush nuk mund të depërtojë e as të ketë autorësi! Memoaret janë nxjerrje e rrëfimeve nga kujtesa dhe palosja e tyre me mjeshtri nëpër faqet e librit. Është më se e qart që Sulejman Rexhepi është injoranti i vetëm në mesin e kombit shqiptar i cili kurrë në jetën e vet nuk ka shkruar qoftë një fjali, kurse ka plotë vepra në emër të tij! Si injorant, Sulejman Rexhepi mund t’ia ketë rrëfyer dikujt rrëfimet nga kujtesa e vet dhe ta ket lutur që t’i shkruajë, sepse, asnjë kriminel në botë nuk mund të vdesë i qetë pa i rrëfyer të bëmat e tij gjatë jetës. Pas rrëfimit mendon se vdekjen do ta presë i paqtë dhe i qetë. Ky është motivi që i nxitë kriminelët të rrëfehen, në formë memoaresh. Është edhe kategoria tjetër e memoarëshkruesve të cilët në fund të jetës së veti lënë memoaret vetëm sa për ta hequr qafe tërë atë bagazh akuzash e ankesash ndaj tij deri sa ka qenë faktor në këtë jetë. Le të trgojë Sulejman Rexhepi se çfarë faktori ishte jasht rolit të “ZHARKO”-s?! Ishte vetë konstatues sekret! Në VOA do ta deklarojë konstatimin se FRI-ja është struktur e shërbimeve sekrete maqedonase, ndërsa sot, të njëjtën strukturë e ka futur ne BFI-në e tij duke ia dhënë Myftininë më të madhe në vend, atë të Shkupit, e cila gjithnjë ka qenë cak i shërbimeve sekrete maqednase, qe nga paslufta e dytë botërore e këndej!

Memoaret e Mulla Sulës, 114 të tillët, në vete ngërthejnë hiç më pak se 562 rrëfime në të cilët ka marrur pjesë vetë Mulla Sula! Nëpër këto rrëfime ka momente, ka ngjarj, ka raste dhe personazhe akoma të gjallë. Asnjë nga këta personazhë nuk i mohojnë apo nuk reagojnë kundër atyre rrëfimeve, sepse, pa dyshim, që të gjitha janë të vërteta. Pak rëndësi ka se kush i ka shkruar ato rrëfime, me rëndësi është që janë të rrëfyera nga Sulejman Rexhepi dhe, ato rrëfime i kanë të njohur të paktën nja 20-30 persona në Maqedoni. Mulla Sula gjatë sefasë në sofrën e KONAK-ut nuk bën gjë tjetër prveç që i evokon këto kujtim me plotë ngjarje, storie e personazhe!

Me tej, për të larë mut me shurrë, Mulla Sula thotë se memoaret qenkan pjesë e atyreve që e shkaktuan “puçin” në maj të 2015. Po pse Sulejman Rexhepi nuk e thotë të vërtetën: ai me një puç klasik edhi në BFI, me përkrahjen e Menduh Thaçit, Agim Krsniqit dhe Afrim Tahirit. Dhe, ashtu si erdhi, ashtu siç e sollën, ashtu edhe do të ikë pikërisht nga ata që e sollën. Kjo është e vërtetë si Zoti që është Një!

Maji i viti 2015 në fakt shënon fillimin e çlirimit të BFI-së nga kthetrat e pista të Sulejman Rexhepit; shënon fillimin e zbërthimit të munafikllëkut të Sulejman Rexhepit dhe të klikës së tij; shënon fillimin e përplasjes së të vërtetës për dhjetra fytyra të Sulejman Rexhepit, prej hoxhës injorant e cirkusant deri te rrënuesi dhe shkatërruesi i BFI-së; shënon fillimin e zbërthimit të Sulejman Rexhepit si hajn, si zhvatës, si kriminel, si i korruptuar, si nepotist, si bashkëpunëtor aktiv i shërbimeve sekete serbo-maqedonase; shënon zbërthimin e familjes së Sulejman Rexhepit si bixhozxhinjë, zinaxhinjë, rakixhinjë, keqpërdorues të vakëfit, të fitrit, zeqatit, si bashkëpunëtorë e miq të kriminelëve dhe spiunëve. Pra, fillimi i majit të 2015 në faqet e historisë së BFI-së por edhe të historisë kombëtare do të ngelë si datë e fillimit të luftës më të paepur dhe më të paparë kundër kuisilingëve të strukturave antishqiptare e antiislame në Maqedoni. Kjo datë shëno epokën e një nisme për një zhvillim ndryshe, binareve të fesë e të kombit, të BFI-së.

Sulejman Rexhepi i këcënohet Bardhyl Mahmutit se me të do të merret drejtësia e Maqedonisë! Pra, gjyq do t’i bëjë shteti! Më mirë gjyqin të ta bëjë shteti se sa të ta bëjë kombi, siç po ia bënë Sulejman Rexhepit. Fundja, Bardhyl Mahmuti është mësuar me gjyqe të montuara politike serbo-maqedonase, ndaj të cilave ka dalër ngadhnjimtarë dhe kokëlartë. Bardhyl Mahmutin e ka paditur vetëm policia serbe, policia maqedonase dhe Sulejman Rexhepi. Sido qoftë, më mirë është t’i bëhesh jaraneshë gomarit, apo kurban gjarpërit, se sa të të gjykojë populli! Këtë situatë për momentin është duke e përjetuar Sulejman Rexhepi.

p.s.

Në inboxin e facebuk-ut tim kanë deponuar deklarata 16 persona, bashkëpunëtorë aktual të tij por edhe persona dikur miq të ngushtë të Sulejman Rexhepit, të cilët në çdo moment janë në gjendje që publikisht të dëshmojnë se, të gjitha ato memoare, me ato rrëfime brenda tyre, i kanë të dëgjuar nga vetë Sulejman Rexhepi dhe se, 90 përqind prej tyre janë më se të vërteta. Pak rëndësi ka se kush i ka shkruar, rëndësi ka që memoaret dhe rrëfimet brenda tyre janë autentike të Sulejman Rexhepit. Pikë!

****

Në ceremoninë e ndarjes së 192 diplomave të medresantëve të Medresesë së Isa Beut, sërish ia dhanë mikrofonin uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit. Afrim Tahiri, oponenti i tij, edhe më tej ka lutje humane: “Mos ia jepni mikrofonin se e morët më qafë”! Na turpuroi aman…



Sulejman Rexhepi tashmë ka humbur sensin edhe të kohës! Sidomos kur del në foltore, para mikrofonit, ai është i bindur se të gjithë duhet ta dëgjojnë, kurse ai të flasë sa t’i doj qejfi dhe të pallamudë si një sklerotip simpatik! Por, a ka kuptim që kështu të sillet në një ambient akademij, para 192 akademikëve të ardhshëm dhe, mbi të gjitha, a ka kuptim që, në rastin konkret, të gjithë këta akademikë të ardhshëm të ofendohen aq keq! Kohëve të fundit, nxënësit dhe studentët shqiptarë e kanë bërë trend, në shenjë revolte kundër përpjekjeve për t’u mveshur me antivlera, e kanë bërë trend shkoqjen publikisht të diplomave. Të paktën, këta 192 maturantë duhet që publikisht t’i grisin ato diploma, sepse u tallën dhe u fyen shumë keq nga Mulla Sula dhe nga tërë stafi i tij prej lakejve të shpifur. Mbi të gjitha, i morën diplomat nga një ushtar i djallit, siç e pohoi vetë Sulejman Rexhepi, duke thënë se në islam nuk ka as parti dhe as ideologji por ka ushtri të Zotit dhe ushtarë të djallit të mallkuar. Literatura islame përkatëse këtë ushtarë djalli e përshkruan me të gjitha tiparet e Sulejman Rexhepit, me të gjitha veprat dhe tërë jetën e Sulejman Rexhepit. Është mëkat që të “dekorohesh” prej dekoratomanit që vdes për një dekoratë, madje e shterrë tërë kasën e BFI-së! Është ofendim që të merret diploma nga njeriu i cili ua nxjerr mishin e kurbanëve nga gabzherri nxënësve të Medresesë dhe ua jep zagarëve të tij…

Nostalgjiku i përjetshëm i komunizmit

Deri sa flet për të kaluarën, Sulejman Rexhepi, nuk përton që me tërë shpirt të shpreh nostalgjinë për të kaluarën, për komunizmin, i cili, sipas tij, ka qenë shum më i mirë se demokracia e sotshme. Në këtë pjesë, Sulejman Rexhepi, futet në filmin e tij, në të cilin ai nuk ka kurrfarë roli përveçse të palaços. I kompleksuar nga fushata e hatashme mediale kundër tij, i frikësuar deri në palcë nga pasojat që do të mund t’ia shkaktojë kjo fushatë, i ndjerë skajshmërisht inferior karshi tërë asaj ushtrie të Zotit që po i kundërvihen këtij farë ushtari të djallit, ai, si me gjysëm zëri thotë se, sikur edhe tërë bota të ngritet për ta ndihmuar një njeri kjo nuk mund të bëhet, ashtu siç nuk mund të ndodhë edhe shkarkimi i një njeriu në pozitë madje edhe sikur krejt bota të ngritet në këmbë. Madje kjo mund të të shpie në vetëvasje, por, sipas Sulejman Rexhpit, kjo nuk mund të ndodhë me këtë njeri, sepse ky e paska Zotin me vete, në anën e tij qenka Zoti!
Po si ia zë goja këtë fjalë kur tërë bota e di se ai e ka bekuar armikun më të madh të shqiptarëve dhe të myslimanëve të Maqedonisë. Po si mundet të jetë Zoti me Sulejman Rexhepin kur edhe zogjtë e malit e dinë se i vodhi qindra mijëra euro të tubuara nga myslimanët e vendit për vëllezërit që e pësuan nga vërshimat tragjike në Hasnabeg dhe Vlorë? A mund të jetë me Sulejman Rexhepin Zoti, kur tashmë edhe milingonat e dinë se ai bashkë me “lavatriçen e parave të pista” të tij, Mustafa Dautin, vodhën me mijëra tonelata ndihma humantare, e vodhën BFI-në dhe vakufin? Këto veprime Sulejman Rexhepit ia japin epitetin “ushtari i djallit”, prandaj nuk mund të jetë Zoti me të. Sulejman Rexhepi rrenë, vjedhë, zhvatë, korrupton, shantazhon, uzurpon, shkatërron… prandaj është “ushtari i djallit”!

Mulla Sula thotë: “Nuk pajtohemi me atë që na garanton Allahu fuqiplotë!!!” Kështu flet vetëm ai që paranë e ka din

Mulla Sula thotë se Islami kërkon të ruhet morali, ndërsa për vetëveten thotë se shpesh herë i është dashur që të zhvishet nga morali dhe etika islame. Po pse? Çka e detyronte Mula Sulës që të zhvishet nga morali islam dhe, çfarë bënte në ato situata. Çka mund të bëjë një mysliman kur zhvishet nga morali islam! Natryrish, vetëm vepra amorale! Dhe ky i pamoralshëm t’ua bëjë pis diplomat 192 medresatëve të pastër e të sinqertë! Duhet grisur deri më një ato diploma dhe duhet pritur njeriun e devotshëm që duhet të vie dhe t’i bekojë ato diplima me pastërtinë e vet islame.

Sulejman Rexhepi preferon drejtësi por i ik drejtësisë

Më tej Sulejman Rexhepi nis e flet për fenomenin e narcisoizmit (vetëpëlqimit, siç thotë ai)! Do me thënë, ai mendon se është më i dijshmi, se nuk ka nevojë më tej për dituri, se është i pazëvendësueshëm, se duhet të jetë i përjetshëm, ai është me cilësi të iblisit, djallit, sepse, Zoti i ka dëbuar të vetëpëlqyeshmit, narcisët! Po a ka narcis më të madh se vetë Sulejman Rexhepi, i cili, i ka ngulur në kurriz të BFI-së thonjtë e pista duke bërtitur deri në kupë të qiellit “nuk e lëshoj bre nuk e lëshoj, se pas meje merr fund gjithçka…”! Me të tilla pikëpamje djalli bëhet me një ushtar të vetin të disiplinuar!
Shkon dhe flet për Allahun Fuqiplotë i cili nuk e do padrejtësinë, nuk e do mizorinë, nuk e do zullumin. Zullumqarët i ka dëbuar nga vetja dhe ua ka falur iblisit! Nuk ka mysliman në Maqedoni dhe më gjërë në rajon që është kaq shumë antimysliman dhe zullumqarë mbi ta se sa Sulejman Rexhepi. Biografia e tij, karriera e tij, hipokrizia e tij, të gjitha këto flasin për një profil iblisi, i cili shembëllen në shpirtin e Sulejman Rexhepit. Dëgjojeni matufin: “Allahu asnjëherë nuk paska preferu që të pabarabartit t’i barabarsoj!!! (do të thotë që i padrejti dhe i drejti nuk mund të jenë të barabartë në kantarin e drejtësisë)! Sulejman Rexhepi në praktikë shpesh herë po vërejka se nuk trajtohen njerëzit njësoj kur është në pyetje e drejta. A ka njeri në botë që i frikohet të drejtës më shumë se Sulejman Rexhepi? Pse nuk u përgjigjet ftesave të prokurorëve dhe gjykatësve e të vizatohet para tyre për të dhënë shpjegime mbi tërë ato vepra penale me të cilat ngarkohet dhe është paditur? Nuk shkon se pastaj mund të “përhapen të pavërteta se këtu ka zullum! Jo vallahi nuk ka zullum”, thotë Mulla Sula. Turp i qoftë! Në Maqedoni nuk paska pasur zullum mbi shqiptarët dhe mysmanët?!?

Mulla Sula zhvillon propagandë për memoaret e tij

Mulla Sula në këtë fjalim ishte shumë i fragmentarizuar, i pa koncentruar, si një i përhanë! Sakaq i kthehet kohës kur ai ka qenë medresant dhe se si ka kujtime të mrekullueshme nga ajo kohë. Ai edhe sot e kësaj dite i kujton ato ambiente të Medresesë Alaudin të Prishtinës, i kujton profesorët e tij, ngjarjet e asaj kohe. Ja ku e nxjerr blof BFI-në, e cila, ngjashëm si Rijaseti “demantojnë” se Mulla Sula kurrë nuk ka shkruar memoare, kurse vetë ky asnjëherë nuk shpreh guximin që t’i mohojë se janë vepra të tij ato memoare! Se janë memoaret e tij, këtë e dëshmoi edhe vetë në momentin kur nënvzoi se ka plotë kujtime nga ajo kohë, kujtime këto që i ka përshkruar besnikërisht edhe në veprën “Kush ma shanë fenë më ka prekur kombin”!

Mulla Sula: kemi një kategori shumë të madhe që janë të manipulueshëm

Kah fundi i fjalimit të vet qesharak Sulejman Rexhepi nis dhe i ofendon akademikët e ardhshëm! Ua tërheq vërejtjen që mos të dezertojnë, si shumë të tjerë, e të vihen në shërbime të strukturave intelegjente, me një fjalë të mos bëhen udbashë. Këto shërbime gjithmonë e paskan synuar shtimin e spiunëve në mesin e hoxhallarëve dhe se paska mjaft prej hoxhallarëve që paskan dezertuar! Ja edhe një herë se si publikisht Sulejman Rexhepi i ofendon hoxhallarët, duke pranuar se BFI-ja gjithmonë ka qenë dhe mbetet çerdhe e spiunëve! Pse a mendon Sulejman Rexhepi se kjo këshillë duhet të jepet në aktin ceremonial të dhënies së diplomës së pjekurisë? A nuk duhet që kjo dukuri të luftohet përgjatë katër viteve arsimimi dhe edukimi në Medrese? Pse a Medresja jonë po prodhuka udbashë?
Është një gjë e vërtetë: Në medresenë e ngritur sipas logjikës së mbrapshtë dhe policor të Sulejman Rexhepit, që në ditët e para nis e zhvillohet sensi për spiunim! Nxënësit fillestarë këshillën e parë që e marrin është se, patjetër i duhet të jenë ose spiun i profesor Shabiut, ose spiun i Profesor Shafiut, ose i drejtorit, ose i Elezit, ose i Sadriut, ose i Islamit etj, sepse do ta kalojnë më lehtë! Pra, mësohen që, nëse donë të prosperojnë në jetë patjetër ju duhet të jenë spiun i dikujt! Këtë dukuri është dashur ta çrrënjosë Mulla Sula e jo të ofendojë nxënës e nxënëse në çastin e pranimit të diplomave të kryerjes së Medresesë. Mulla Sula ju thotë: “Ta dini që të gjithë jeni të përcjellur, dhe gjithmonë do të jeni para tendencave të tyre për t’ju përvetësuar. Nëse shtëpinë ua rrënon zjarri, kjo është një fatkeqësi, nëse shtëpinë e rrënoni me duart e juaja kjo është katastrofë…” E pyesim Mulla Sulën, pse me duart e veta po e shkatërron Shtëpinë e Myslimanëve, Bashkësinë Fetare Islame? A nuk është kjo një katastrofë më e rëndë në historinë e njerëzimit? Sulejman Rexhepi përfundon: “Dhashtë Zoti që askush mos t’i mashtron, por, kemi një kategori shumë të madhe që janë të manipulueshëm…” Kush i ofendon hoxhallarët më shumë se sa Sulejman Rexhepi? Kush mund ta nxjerrë një konstatim të tillë përveçse atij, si Mulla Sula, që janë mjeshtër për manipulim! Është e tmerrshme frika e Sulejman Rexhepit si dhe bindja e tij se ka shumë nga hoxhallarët dhe medesantët që tërhiqen kah profesioni i spiunimit. Ofendim shumë i rëndë.

Nuk ka më rëndë se të të turpërojë Zoti “në ditën e pazarit”

Megjithatë, Allahu Fuqiplotë nuk ia la këtë tallje pa kundërshpërblim. Aty për aty Sulejman Rexhepi u gjend para një tallje antologjike! I thanë që të bëhet gati, t’i rrëqethet mishi nga një suprizë të cilën ia kishin përgatitur 192 maturantët e Medresesë. I thanë se do t’ia japin një shpërblim!!! Mulla Sula po priste ose ndonjë dorë parashë ose ndonjë “dekoratë” nga ato prej gjipsi e që lyhen me bojë bronzi të qymkave! Pa pritur e pa kujtuar, Sulejman Rexhepi nga drejtoria e Medresesë, nga stafi akademik i Medresesë, në prezencë të bashkëpunëtorëve të tij sahanpirës, u degradua deri në arkivist i thjështë, sepse, nxënësit ia dhuruan një kopje të disertacionit të doktoraturës të profesor Islam Islamit, me një temë që fare nuk i hy në xhep jo vetëm Sulejman Rexhepit por as vetë egjiptasëve.

Kopje e disertacionit jepet në arkiv dhe nuk i jepet as dekanit, as drejtorit, as “kryetarit”, por, kjo të gjenë vetëm nëse Allahu Fuqiplotë ka vedosur që të të turpërojë “në ditën e pazarit”!


Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane nuk do merrët me shkrimin e zt.Fahri Xharra, ngase njeri prej anëtarëve të ASHASHA ,shumë i  nderuari Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,PhD .ka  shkruar për  këtë çështje: dhe se  asnjë popull në botë nuk është pleh.Ky është edhe qëndrimi i ASHASHA.




Dhe krejt në fund nuk pajtohemi me konstatimin se Fahri Xharra është tradhtar dhe se ai mbanë qendrime antishqiptare, antiballkanike ,antieuropiane ,anti turke etj.

TË GJITHË AKADEMIKËT NË ASHASHA  PUNOJNË DHE VEPROJNË VETËM PËR MBROJTJEN E INTERESAVE VITALE TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE,ÇKA EDHE  MUND  SHIFËT NGA ARTIKUJT  SHKENCOR  TË  BOTUAR  KËTO DITË NË FLORIPRESS:






























No comments:

Post a Comment