2018-07-06

Ramush Haradinaj: Në dialog me Serbinë duhet të jenë të përfshirë të gjithë


Image result for ramush haradinaj
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për fazën finale të dialogut me Serbinë ku tha se janë në konsulta të vazhdueshme me partitë politike, sa i përket unitetit politik, lidhur me fazën përfundimtare të bisedimeve në Bruksel. Haradinaj tha se ka sinjale të mira dhe nga LDK e PSD, por se ende nuk është takuar me Albin Kurtin, për t’i parë pikëpamjet e tij lidhur me këtë çështje. Sipas tij në dialog duhet të jenë të përfshira Parlamenti, partitë politike parlamentare, ato opozitare dhe shoqëria civile. “Ajo që është me rëndësi e kemi një pajtim institucional, presidenti, kryeparlamentari, kryeministri partitë politike në Qeveri, përfshirë edhe Nismën, jemi në konsulta të vazhdueshme të përbashkëta dhe AKR dhe kolegë të tjerë. Unë po ashtu kam bërë disa komunikime. Jam në komunikim intensiv me partitë tjera opozitare. Duhet të shkojmë me kujdes. Kjo është temë nacionale. Do të jetojmë me efektet e kësaj teme që të gjithë si në pozitë si në opozitë. Ata që sot jetojnë dhe ata që kanë me lind nesër. Është me rëndësi t’i ikim shablloneve të zakonshme. S’guxojmë të bëjmë gabime në një situatë si kjo. Besoj që do të ketë ndryshim këto ditë që po vijnë. Kam dëgju sinjale të mira dhe me LDK dhe PSD ende s’jam ul me Albinin me bisedu me të, me e pa si i ka ai pikëpamjet e tij. Por ne s’duhet të pritojmë me u ul për këtë temë që të gjithë“, tha Haradinaj. Ai ka folur dhe për mos respektimin e marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë. Ndërsa ka thënë se janë të papranueshme ndërhyrjet, shantazhet dhe kërcënimet që po bëhen ndaj qytetarëve serb, që jetojnë në Kosovë. “Është e pakuptimtë qasja e tyre në pengimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, e në të njëjtën kohë ulja në tavolinë. Ja njëra ja tjetra. Pastaj është e papranueshme ndërhyrja e tyre, kërcënimi e shantazhet dhe të gjitha ato veprime që i ndërmarrin ndaj qytetarëve serb të Kosovës, pjesëtarë të FSK-së. Lista është e gjatë e veprimeve të papranueshme, që bënë Serbia në Kosovë. Por si do të shkojmë më tutje. Shikoni dalja nga kjo gjendje është në dakordim i disa parimeve të dialogut e ne i kemi përcaktuar ato si Kosovë. Po s’ka as ndarje, as shkëmbim territoresh, as lëvizje të kufijve Kosovë-Serbi . S’ka defunksionalizim të tipit ‘Republika Srpska’. S’ka destabilizim. Si ka logjikë dialog e destabilizim. . Dialogu e normalizim që nënkupton njohja. Dialogu s’ka alternativë. Duhet ecim drejt dialogut”, tha ai.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/haradinaj-ne-dialog-me-serbine-duhet-te-jene-te-perfshire-te-gjithe/
© RTV21.tv

No comments:

Post a Comment