2018-07-11

Serbia do të kuptojë të vërtetën më të gjerë – se iluzionet e saj rreth Kosovës i kanë lënë serbët e veriut në duart e njerëzve të vrarë.


Shkruan Flori Bruqi 


Oliver Ivanoviqit diku në muajin korrik të vitit 2017  i ishte djegur vetura në Veri të Mitrovicës. Për këtë ai kishte kontaktuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të cilit mediat serbe thonë se i ka dërguar një sms porosi.


Në konferencën për media të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në lidhje me rastin, ai është pyetur edhe për këtë sms ku ka folur për të dyshuarit.

“Jo. Nuk është e vërtetë, të gjitha i kemi të ruajtura” ka thënë Vuçiq.

Por, Vuçiq ka thënë se Ivanoviq i kishte dërguar një porosi me të cilën i kishte kërkuar që ta mbështes politikisht, për cka ai thotë se nuk ka mundur ta bëjë.

Presidenti serb ka thënë se Ivanovic i kishte shkuar për vizitë, por pa treguar nëse në shtëpi apo në kabinet.

“Jemi takuar edhe kemi folur në katër sy, për fat i ruaj mesazhet i ruajnë edhe autoritetet dhe këtu nuk ka kurrëfarë filozofie” ka thënë ai.




screenshot


Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq që pretendon se po merret me hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se lidhjet për këtë rast çojnë te e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Serbi.

Ai pretendon se vrarësit e Ivanoviqit kishte kontakte të ngushta me disa indvidë nga zyra për Kosovën në Beograd.


“Ivanoviq është ekzekutuar. Hetimi tregon për ekzistencën e bazuar të dyshimeve se organizatorët e vrasjes së Ivanoviqit kishin kotankte të ngushta me individë nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”, tha Cvetkoviq.

Në një konferencë për media gazetari serb bëri të ditur se ka qenë disa herë në Kosovë, ku ka pasur edhe kontakte me prokurorin special në Kosovë.

Në konferencë për media gazetari serb doli me fashë në kokë, pasi dy netë më parë ai u sulmua brutalisht në një kafene.



Cvetkoviq theksoi se emri e personi që e sulmoi tentoi ta vrasë, por për të më e rëndësishme është të dijë se kush e dha urdhërin.

Ai bëri të ditur se u godit me një shufër metalike.

Nga fotografitë që qarkullonin në rrjete sociale shihej se Cvetkoviq kishte një të çarë në sy.

Gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviqt ishte zhdukur më 13 qershor 2018. Për këtë rast u hap procdura në Serbi për rrëmbim.



Në mars të vitit 2003, një snajper i thjeshtë nga një grup i fuqishëm kriminal ka qëlluar kryeministrin reformist të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Në një çast premtimi për të pushuar në paqe, Serbia dhe regjioni nga era e Sllobodan Millosheviqit ishte thyer.

Pasardhësit e Gjingjiqit e kthyen Serbinë në të kaluarën, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

Kohë më parë , një lider i komunitetit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje, me shumë gjasa nga elemente të grupeve të fuqishme kriminale në veri të Kosovës.

Kjo tragjedi, nga një contrast, mund të jetë shkëndija për një paqe të qëndrueshme në Kosovë.

Udhëtimi fillon në kryeqytetin serb, Beograd, i cili me kokëfortësi e mban iluzionin se ai mund të nxjerrë ende territorin nga provincat e saj të shkëputura.

Iluzioni hap dyert për Rusinë që ta tërheq Serbinë nga puna e vështirë e nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Dhe ky iluzion mbi Kosovën në fund të fundit shpuri në vrasjen e Ivanoviqit. E vërteta është se Serbia nuk e ka qeverisur me të vërtetë territorin e Kosovës që nga viti 1999, kur një fushatë ajrore dy-mujore e NATO-s ka larguar forcat serbe nga Kosova. Në mungesë të tyre, shqiptarët hakmarrës shkaktuan kërdi për banorët pakicë serbë.

Vuçiq ka kërkuar që Serbisë t’i lejohet të marrë pjesë haptazi në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.

Pyetja është nëse Serbia do të kuptojë të vërtetën më të gjerë – se iluzionet e saj rreth Kosovës i kanë lënë serbët e veriut në duart e njerëzve të vrarë.


Oliver Ivanoviq,  kishte raportuar një numër të kërcënimeve dhe kishte kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet e Serbisë edhe nga ato të Kosovës, por ishte injoruar.

Ai dhe familja e tij kishin marrë disa herë kërcënime për jetë, por kërkesat e tij për ndihmë përfunduan pa rezultate.

“Ata bënë gjithçka që kanë mundur të bëjnë ndaj meje, përveç të më vrasin- por edhe kjo nuk përjashtohet”, tha Ivanoviq për televizionin rajonal N1 në nëntor të vitit të kaluar.

Vetura e Ivanoviqit ishte djegur më 28 qershor, disa muaj para zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai drejtonte Iniciativën Qytetare të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP) dhe veproi si kundërshtare e partisë kryesore të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, e cila tani është pjesë e qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq tha për N1 se qëllimi i kërcënimeve është frikësimi i kundërshtarëve përreth tij.

Sipas një raporti nga një konferencë për shtyp e Ivanoviqit, e mbajtur pas incidentit të vitit të kaluar, ai tha se është një gjë e tij që dikujt nuk i pëlqen. “Politika ime”, theksoi ai.

Pas incidentit ai i tha RTK-së që e ka informuar lidershipin e Serbisë, të Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, EULEX-in, prokurorët dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për kërcënimet dhe presionet ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë që vetura e Ivanoviqit ishte djegur.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2005, kur një bombë ishte vendosur nën veturën e tij, e cila ishte parkuar para ndërtesës ku jetonte.

“Nuk pres asgjë nga policia, sepse deri tani asgjë nuk është bërë në situata të ngjashme. Ose është një çështje e mungesës së kompetencës, që e dyshoj, ose një mungesë e kurajës për të hyrë në konflikt me kriminelët dhe për t’i zgjidhur rastet e tilla”, ai i tha Beta News në korrik.

Në shtator të vitit 2013 para zgjedhjeve të atëhershme lokale, një person i panjohur hyri në apartamentin e Ivanoviqit dhe e sulmoi gruan e tij, sipas raportimit të mediave serbe.

Ivanoviqi atëherë ishte kandidat për Kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Në të njëjtin vit, dikush ndezi një zjarr në selinë e partisë së tij. Edhe këtë herë Ivanoviqi i tregoi mediave se ishte i sigurtë se motivi ishte politika e tij.

Zëdhënësja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq, i tha BIRN-it :” Askush nuk mund të thotë se nuk e kanë ditur”.

“Ç’farë tjetër do duhej t’i ndodhte në mënyrë që dikush të reagojë?”, pyeti ajo.

Bozhoviq shtoi se kryesit nuk u gjetën në asnjërin prej rasteve.

“Ai ishte i frikësuar për jetën e tij, për sigurinë e familjes së tij dhe i informoi të gjithë për këtë- Serbinë, Kosovën, komunitetin ndërkombëtar.

“Të gjithë e dinin”, tha ajo.

Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk u përgjigjën në pyetjet e BIRN-it për kërcënimet që Ivanoviqi kishte raportuar më herët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha të martën se shërbimet e sigurisë së Serbisë, nuk kishin asnjë dijeni për ekzistencën e kërcënimeve direkte ndaj Ivanoviqit.

Ivanoviqi u qëllua për vdekje në mëngjesin e hershëm të së martës para zyrës së tij dhe vdiq pak më vonë në spital.

Vrasja e tij u dënua gjerësisht nga BE dhe zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë.







Profesori amerikan me një analizë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në një artikull të botuar  kohë më parë në një faqe interneti të revistës amerikane për Politikë të Jashtme, profesori i njohur, Edward P.Joseph sugjeron se vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mund të jetë “një nxitje për paqe të qëndrueshme”.


Profesori në Universitetin e Uashingtonit “Johns Hopkins” ka analizuar vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovë në një artikull të titulluar “Vrasja mund të jetë ajo çka është e nevojshme në Kosovë”.

Ai sqaron se kjo tragjedi do të jetë “një shtysë për paqen e përhershme të Kosovës”.

Beogradi, sipas Joseph, me kokëfortësi vazhdon të ketë iluzion se Kosova mund të ndahet në veri nga Kosova.

“Serbia po jeton në iluzione pasi në të njëjtën kohë i hap dyert Rusisë, e në anën tjetër synon në afrimin me Bashkimin Evropian. “Ky iluzion për Kosovën i çoi në vrasjen e Ivanoviqit”, ka thënë Joseph.

Megjithëse kjo gjendje mund të gjejë një zgjidhje për paqe në Kosovë, ai nuk mendon se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të jenë në gjendje të arrijnë një kompromis të tyre pa ndihmen e SHBA-së.

“Vetëm SHBA ka fuqinë për t’i mbledhur në Bruksel, Beogradin dhe Prishtinën për marrëveshjen që Kosovës do ia hapte dyert në Kombet e Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa në të njëjtën kohë i lejon Serbisë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë ai.

Uashingtoni nuk mund të rrezikojë që t’ia lë çështjen e Kosovës evropianëve, duke pasur parasysh “kërcënimin rus”.

Ndryshe, Joseph është një ligjërues i politikës së jashtme, autor dhe praktikues në terren.

Ai është një ekspert i Ballkanit, dhe ai shkon në çdo vend që ka konflikt nëpër Ballkan, duke përfshirë këtu edhe detyra e rënda në Bosnje gjatë luftës. Në biografinë e Edward, gjithashtu shkruan se ai ishte angazhuar për të shmangur një konflikt të dhunshëm mes Serbisë dhe Kosovës në prill të vitit 2012, për shkak të aftësisë dhe përvojës së tij negociuese.


gjuriq.jpg


Ndërsa më dt.16 janar 2018, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviq është akt terrorist që duhet dënuar.

“Kjo është një përpjekje për t’i shtyrë serbët e Kosovës dhe Metohisë në një kaos”, ka thënë Gjuriq, shkruan B92.

“Ky është një sulm mbi gjithë serbët, është përpjekje për t’i shtyrë ata në konflikt”.

Gjuriq ka thënë më tej se kushdo që e ka kryer vrasjen e Ivanoviq – qoftë serb, qoftë shqiptar duhet të dënohet.

No comments:

Post a Comment