2018-07-11

Shqiptarët, ne jemi të Perëndimit ! ( Pse mos të ndezim një qiri për Historinë tonë , që t`a ndriçojmë atë)

Nga Fahri Xharra

Pse Bashkësitë Islame të Kosovës dhe Shqipërisë mos të ndezin qirinj për historinë tonë të përbashkët? Pse mos të jenë edhe ato pjesëmarrëse në ndriçimin e saj?
O burrani, po na kthehet 1878-ta, 1908-ta, 1924-ta !
Historia njerëzore në Shqipëri, fillon në periudhën paleolitike, afërsisht nga 100,000 në 10,000 p.e.s. Mjetet e punës të gjetura bashkë me ato të detit Jon, tregojnë se një qytetërimi i lashtë ka ekzistuar pranë Tiranës, në këmbët e malit të Dajtit. Në kohë më të vona, rreth 5000 p.e.s, një vendbanim në zonën bregdetare jugore, ka lënë mbetje kasollesh, enë prej argjile dhe mjete pune. Qytetërimi i njohur si Vendbanimi i Cakranit ka lënë gjithashtu vazo të zbukuruara me motive të pikturuara me qenie njerëzore. Këta njerëz ishin ilirët e lashtë, një grup i lirë fisesh të Mesdheut, të cilët janë paraardhësit të popujve të Romës dhe Greqisë klasike. (Marylee Knowlton: Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lashtë)
Kurse këtë studim në vazhdën e studimeve për ne dhe paraardhësit tonë ilirët nga Manja Raduloviç (1936-), Kryetare e Keshillit Muzikor te ASHA Malit të Zi, si dhe anëtare e Amzës së Malit të Zi , e cila në librin e saj ”Instrumentet Muzikore Ilire” shkruan: “Fiset Ilire, në hapësirën e sotme të Malit të Zi – Labeatet, Dokleatet, Enhelejt, Ardejt, Autariatet se bashku me fiset tjera Dalmate në veri dhe të ato të Shqipërisë në Jug, ia arrijnë që në fund të shek.V (pr.k ) të formojnë deri më atëherë organizimin më të zvilluar shtetror Ilir. Mbretëria Ilire (Illyricum Regnum), bëhet faktori politik më i madh i kohës në këto anë, e posqerisht në gjysmën e shekullit të 3-të (pr.k.) ku në fron hypi Mbreti Agroni, fytyra më e rëndësishme në mesin e 15 mbretërve Ilir. Mbretëresha Teuta, gruaje e dytë e Mbretit Agron, ruhet si emri më i shënuar i historisë së Ilirëve. Të gjitha këto i vërtetojnë varret Ilire ne vendin Gostilje. Por posaçërisht nekropoli i Budvës me një vazhdimësi të gjatë të një mijë vjecçari-gjetja e përkrenares Ilire të shek. VI ose V (pr.k.) deri te stolitë e luksit të arit që e shpjegojnë civilizimin Ilir. »
Ne, shqiptarët a jemi krenar që jemi trashëgimtarë të një kultura të gjatë historike e të lashtë ?
Historikja e jone e meshefur e bastardhuar dhe e harruar përditë e më tepër po ndriçohet. Duhen përgëzuar të gjithë ata që po e japin kontributin e tyre në dokumentimin e saj të drejt. Nga “Thënje për shqiptarët” i shkëputa këto: William Power: Shqipëria, streha e një prej racave më të vjetra, më të pastra e më të hershme të racave europiane, mund të bëhet një shtet i vërtetë menjëherë sa ajo ta dëshirojë ta vërë në jetë këtë gjë. Nga William Power (1926) Nga autori Henry Neville Hutchinson (1900), në librin: ”Living races of mankind” shkruhet: ”Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.” Në: ”The history of the manners and customs of ancient Greece, Volume 1 Autori: James Augustus St. John Botues: R. Bentley, 1842” thuhet: “Nuk duhet të mohohet se një pjesë e mirë e teorisë së mësipërme është e ngritur mbi konkluzione e hamendësime. Megjithatë, ajo mbështet pjesërisht në fakte, të cilat një historian nuk duhet t’i refuzojë.
Fisi pellazgjik i cili u shfaq më së pari dhe u bë i fuqishëm në Epir, një vend që nuk ndahet nga Greqia, ishte ai i Kaonëve, vendbanimi kryesor i të cilëve ishte Himara, 2 në këmbët e maleve Keraune. Një studiues i panjohur, për hir të së vërtetës, i quan ata barbarë,3 por duke qenë se nëpërmjet studiuesve më autoritarë, dimë se ata ishin Pellazgë, kjo tregon vlerën e shprehjes së shkrimtarëve të më vonshëm…..Fise të tjera të njohura si të vjetra në Epir, dhe të gjithë pellazgjikë,5 ishin Tesprotët, Molosët, Perrhebejt dhe Dolopët, malësorët më të ashpër që banonin të dy shpatet, lindor dhe perëndimor, të Pindit.6”
“Epiri, vendi më i madh pas Thesalisë, kishte formën e një drejtkëndëshi, me një gjatësi shtatëdhjetë milje nga veriu në jug, dhe rreth pesëdhjetë e pesë për mesi. Ai përbëhej nga një varg malesh të larta, degëzuar e spërdredhur prej Pindit, me lugina të ngushta mes tyre, përgjatë rrjedhave të krojeve të shumta. Ndarjet kryesore ishin në lindje, Molosët; qytete kryesore, Dodona, Ambrakia; në veri-perëndim, Kaonia; qytetet, Finiq, Butrint, Kestria; në jug-perëndim, Tesproti, qytetet, Pandosia, Kasope, dhe në kohë më të vona, Nikopoli. Epiri, gjatë periudhës së vërtetë historike, ishte ilir dhe jo grek. (George Rawlinson, ne vitin 1880 ,ne librine tij “Një doracak i historisë së vjetër” )
Karakteristikat e Periudhës Pellazgjike apo para-Helene:1. Koha e paqes, epoka e artë e poetëve. 2. Përdorim kryesor i agrikulturës.3. Arkitekturë e madhe dhe ornamente të imëta. 4. Religjion i thjeshtë, pa emra për Perënditë e veçanta. 5. Faltore/Hijerore kombëtare në Dodonë.”
Pra, nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.”
Vitet kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të mëshefurit të së vërtetës për ne. Ne duhet historinë tonë ta qesim në pozita më të favorshme, dhe ndriçimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga bota e civilizuar, dhe në të njëjtën kohë do t`i thyenim hundët e fqinjëve të cilët na kanë pruar në këtë gjendje të alivanosjës kolektive shqiptare. Si t`ia bëjmë?
Një pallat, apo muze , apo kështjellë, apo vend – të rikujtimit historik për Ilirët të ndërtohej në Tiranë, me emrin e mbretit Agron; ndërsa një tjetër në Prishtinë me emrin e Mbretëreshës Teuta. Me këto dy fortifikata, do të forconim pozitën tonë të trashëguar historike. Me këto do ta bindim Europën dhe Botën e civilizuar se me të vërtetë e pranojmë të kaluarën tonë, rrënjët tona.
Bashkësitë Islame si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, udhëhiqen nga shqiptarët e vendit. Të gjithë ata, dhe i tërë “xhemati” i tyre është shqiptarë. Duke u nisur nga vetvetja të gjithë janë shqiptarë, përveç disave që vetëm flasin shqip. Por edhe ata në fund të fundit janë shqiptarë. S`kanë ku shkojnë, të gjithë janë shqiptarë. Të gjithë jetojmë në shtetet tona shqiptare, të udhëhequr nga shqiptarët.
Me të madhe është duke u kërkuar e premtuar për një xhami “të madhe” në Prishtinë, dhe po ashtu një xhami ”të madhe” në Tiranë. Sa janë të mëdha ato? Çfarë emri do bartin ato.?
Zakonisht, xhamitë janë ndërtuar nga turqit në emër të ndonjë pushtuesi apo në emër të ndonjë pasaniku, i cili ka dashur të bëj emrin e tij të pavdekshëm me një objekt fetar. Po këto dy objekte në Prishtinë dhe në Tiranë kujt do t`i dedikohen? Nuk e besoj që nga fetarët tanë e meriton ndonjëri që xhamitë të mbajnë emrin e tyre. As nga ata të Shqipërisë e as nga ata të Kosovës.
Paramendoni, sikur Bashkësitë Islame të Kosovës dhe të Shqipërisë, të vendosnin që parat e këtyre objekteve të planifikuara të shpenzohen për ndërtimin e një diçkaje të madhe në Tiranë me të gjitha karakteristikat e Mbretërisë së Mbretit Agron dhe një diçkaje të madhe të Mbretëreshës Teuta në Prishtinë.
Së pari pjekuria shqiptare do të vërtetohej, pastaj do ia kalonin historikisht të gjitha institucioneve shtetërore në të dy shtetet shqiptare dhe së treti do i kopnin të gjithë ndjellakëqijtë e kombit si dhe të gjithë armiqtë e hapur dhe të mëshefur të Shqipërisë dhe të Kosovës së re. Me këtë, komuniteti musliman shqiptarë do ta kalonte provimin historik duke paraqitur veten se janë një pjesë e pandarë e këtij kombi, dhe se do të dokumentonin se edhe ata mendojnë dhe veprojnë shqip.
Nga që pamë më lartë, të huajt e ndershëm, shkenca e vërtetë na e sqaron historinë tonë, rrënjët tona.
Por , pse Bashkësitë Islame të Kosovës dhe Shqipërisë mos të ndezin qirinj për historinë tonë të përbashkët? Pse mos të jenë edhe ato pjesëmarrëse në ndriçimin e saj?
Fahri Xharra, Enjte, 10.11.2011

No comments:

Post a Comment