2018-07-04

“Shqiptarët, racë e zgjedhur superiore, kanë kafkën më të bukur në botë”


E tepron Sazan Guri: “Shqiptarët, racë e zgjedhur superiore, kanë kafkën më të bukur në botë”
Jemi mësuar ta shohim në ekrane e rrugë ku proteston përgjithësisht për mjedisin dhe mbrojtjen e këtij të fundit kryesisht nga papërgjegjshmëria e vendimeve politike.

Por ambientalisti Sazan Guri, përpos profesionit, ka bërë një deklaratë disi të çuditshme lidhur me shqiptarët.

Guri shkruan se raca shqiptare është e zgjedhur dhe ka kafkën më të bukur në botë.

Gjithashtu Guri shton se shqiptarët janë racë superiore në Ballkan.

POSTIMET E PLOTA:



12 arsye pse raca shqiptare është racë e zgjedhur dhe ka kafkën më të bukur në botë.
Për ata që nuk dinë dhe nuk besojnë te kjo racë, lexoni pakëz nga pakëz 12 çështje që të bëjnë krenar për racën shqiptare. Po flas për enën që nxë trurin në kohëra gjeologjike dhe jo për sekondat rrokopujë e rrëmujë në kohërat elektronike.
Lexoni më poshtë të dashur lexues dhe mos u merrni me mua, por me të tjerët, unë thjesht i kam mbledhur dhe interpretuar në syrin e inxhinierit.
Lexim të këndshëm!
Me respekt, madje të madh për ata që s’lodhen së lexuari dhe mendjen së ndriçuari,
Sazan Guri.

11-Gjithsesi, sa për ta ditur dhe për t’u ngulitur fort se:

Shqiptarët janë raca më superiore në Ballkan. Në të ardhmen ata do të luajnë në këtë vend rolin që luajnë skocezët në Angli.

Kjo foto ilustron origjinën e gjenit E-V13. Ky gjen është gjurmuar mbrapa mbi 10,000 vite para Krishtit. Siç tregohet edhe nga studimet gjenetike të ilustruara në foto, origjina e këtij gjeni në Europë vjen nga Shqipëria, ndaj ka marrë emrin gjeni shqiptar. Shikoni të dashur lexues se si në të gjitha analizat e grupeve apo formulave të gjakut duket që fillon nga bërthama e Arbënisë – zona Albanopolis që ndryshe i thonë qytet me plot njerëz.



10 MËSIME PËR TË MËSUAR

• Mbledhjen e kësaj lënde, lëndës së racës, ne nuk duhet ta kërkojmë prej të huajve, por prej vetë shqiptarëve.
• Për të zbuluar origjinën tonë dhe për të njohur vetveten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës, që do të kishte për rëndësi të barabartë, në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë (Jakov Milaj1911-1997).
• Kontributin që kjo racë i ka sjellë botës, në përpjesëtim me numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar, nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon, përkundrazi, se paja shpirtërore e saj është e madhe dhe e shumanshme.
• Gjithsesi, çudia qëndron ndër ne shqiptarët. Duke qenë të pajisur me këtë pajë nga e kaluara, sa shpirtërore e aq antropologjike, pra enë që nxë e që mban, madje të shumanshme, si mundemi të luftojmë, sikurse thotë studiuesi antropolog shqiptar Jakov Mile, aq shumë me vetveten saqë veçse shëmtojmë vetveten.
• Është për t’u vënë re politika demografike që ka ndjekur Turqia e Mustafa Kemalit: për të shtuar popullsinë e Anadollit, ajo mblodhi jo vetëm turq prej race që jetonin ne Greqi, Jugosllavi e gjetkë, por edhe shumë shqiptarë myslimanë. Një ndërlikim i qëllimshëm në mes të koncepteve racë e fe.
• Mendohet se Ataturku, i cili ishte edhe vetë prej origjine shqiptare me racën tonë kërkonte gjakun e ri që do të ngjallte shpirtin oriental të Anadollakut, duke i dhënë një fizionomi më tepër europiane.

9-Si përfundim:

Shqiptarët e sotëm paraqesin veçorinë e treguesit cefalik (85-90) më të lartë në Europë (Hiperbrakicefalik/kokë rrumbullake).

Rilei në sistemin e tij e trajtonte formën e kokës si treguesin më të vlefshëm në shqyrtimin e racave.

Migrimi i kolonëve u bë gjatë mijëvjeçarit të katërt para erës sonë, duke ardhur nga Europa kontinentale.

Gjenden “biondë-trupmëdhenj” të shumtë në numër, njëherazi te shqiptarët dhe boshnjakët, karakteristika etnike që nuk gjenden te turqit, të cilët janë trupvegjël dhe zeshkanë.

Në të vërtetë shqiptarët në planin etnik janë të “tipit dinarik” dhe një numër më të vogël janë të “tipit alpin” ose alpino-dinarik.

Raca shqiptare është kombinimi i ADN-së më antike që ekziston në botë: Këto janë disa nga haplogrupet e shqiptarëve: kromozomi-Y (Y-DNA)E1b1b1a; E1b1b1a2; E3b; E3b1a (E-M78); E-V13; I; I1; I1b2 (M-26); I2; I2a; I2a1; I2b; J2; J2a; J2b (J-M12); J2e (M-102); J1; 1a; R1b; G; G2a…ADN-ja Mitokondriale (mtDNA):H; (H1+H3); V; J; T; U; (U4); (U5); K; I; Ë.

Shqiptarët kanë origjinë ilire. Ilirët janë të një interesi të veçantë. Pavarësisht nga origjina e tyre, ilirët dhe trakët janë një ndër popullsitë më të vjetra që u vendosën në Europën Jugore.

Shumëllojshmëria antropologjike e Europës së jugut dhe gadishullit Ilirik është një rezultat i përzierjes dhe emigrimit masiv.

Prania dhe ardhja e grekëve apo romanëve përcaktohet mirë në materiale arkeologjike.

Historianët, “katër shekujt e errësirës” që nga 1200 e deri 800 para Krishtit, kanë gjetur nyjën e duhur për të lidhur këtë boshllëk në mënyrë që ta ngjisin historinë greke katër shekuj më sipër.

Popujt që kanë pasur të bëjnë me ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë, pushtues ushtarakë ose imigrantë endacakë. Këta nuk kanë pasur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe. Por, ndërsa, ndrydhja e tyre ka qenë më e fortë, për disa fise e vise, ka qenë shumë më e dobët ose nuk është ndier aspak ndër fise e vise të tjera.

Disa nga këta popuj, nuk kanë lënë gjurmë, veçse në qytetërim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara.

Vetëm ai grup i ilirëve që më vonë u quajt me emrin shqiptar, qëndroi më i pastërti dhe megjithëse e ndjeu mjaft ndikimin e qytetërimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca. Kështu na e shpjegon Jakov Milaj racën shqiptare.

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj.

Numrit të njerëzve të dëgjuar që njihen si shqiptarë duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë më i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

8-Duke iu referuar përsëri studiuesit antropolog Semino-s, kupton se Gjurma e J2e1 (M102) në hartën europiane tregon një lloj lidhjeje ndërmjet Ilirisë dhe Italisë Veriore-Qendrore. Një shpjegim i mundshëm është që J2e1 mund të jetë shpërndarë në Europë nga Ballkani. Disa nga frekuencat më të larta që Semino vërejti për J2e1 ishte Shqipëria (14.3% e popullsisë totale), Italia Veriore-Qendrore (9.6%), Greqia (6.5%) Kroacia etj. Semino e përllogariti datën e mutacionit M102, si rreth 8000 vjet më parë. Mbi të gjitha, shqiptarët dhe kosovarët janë të njëjtët njerëz. Te studimi “Enciklopedia dhe atlasi i gjeografisë ndërkombëtare” mëson se frekuencat maksimale të J2e janë ndërmjet shqiptarëve, disa për E3b1. Këto dy haplogrupe besohet se kanë jetuar atje para se të vinin romakët. (J2e% + E3b1a% = 16 + 45 = 61%). Që të dy këto haplogrupe kanë frekuenca maksimale ndër shqiptarë, dhe kjo është një shenjë e dallimit nga sllavët. Në vitin 2000 p.l.k, ka pasur ndikime të ndryshme në trevën e Ballkanit sot dhe askush nuk mund të thotë se ka qenë vetëm një haplogrup. Nga studiuesi tjetër David Levinson te studimi i tij ‘GRUPET ETNIKE…….” mëson se: “Shqipëria përfaqëson një shoqëri etnikisht homogjene. Shqiptarët për shekuj kanë qenë grupi etnik mbizotërues dhe sot përbëjnë më se 95% të popullsisë… Shqiptarët janë parë si një grup i përveçëm etnik. Shqiptarët mund të rrjedhin prej ilirëve që janë vendosur në këtë truall së paku diku katërmijë vjet më parë.

A nuk të ngjason ky krahasim edhe me kohët e mesjetës apo të sundimit otoman, kur ky popull nuk u përzje, veçse me gjak e ADN shqiptare. Ju kujtojmë këtu, jo vetëm mirditorët dhe himariotët, që njihen botërisht, por edhe atë pjesë shqiptare e bashkësisë katolike, por edhe atë pjesë shqiptare me jetesë në kodra e bashkësisë bektashiane, por edhe atë pjesë ‘kaure’ e quajtur nga regjimi sundues, më saktë ortodokse e shpërndarë nëpër qytete, por gjithë trevën e popullsisë me banim nëpër fshatra.
Studimet antropologjike vërtetojnë qartazi se në trajtim racor të popullit sllav të jugës ka shumë gjak ilir. Madje mund të thuhet se e gjithë pjesa perëndimore e gadishullit ilirik që përmbledh kroatët, dalmatinët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët dhe gjysmën e grekëve është e populluar prej fisesh që kanë të gjitha tiparet e racës ilirike. Prandaj përbëjnë së bashku një unitet etnik të shquar mirë. Dhe e kundërta që në gjakun e shqiptarit të vlojë gjak turku, serbi, greku, sllavi bullgari, etj., nuk gjendet. Letrat e botuara prej Pittard-it në studimin “Les Peuples des Balkans” flasin qartas për këtë të vërtetë. Si p.sh., legjionet e Romës nuk patën kontakte të shumta me popullsinë vendase. Vetëm në Dacie u themelua një koloni romane e shumtë në numër, por edhe kjo duhet të jetë larguar që andej më 271 pas Krishtit, në kohën e Aureljanit, atëherë kur kërcënimi i gotëve e kishte bërë të vështirë qëndrimin e saj. Po kështu shpjegohen edhe ato të bizantit apo të otomanëve apo të sllavëve, që siç na thotë Edit Durhami se: pushtuesit kanë kaluar në Shqipëri si uji në shpinë të rosës.
Ndaj edhe raca brahicefale, ADN-ja pellazge vazhdoi vertikalisht njësoj drejt ditëve të sotme, si në agimet e racës njerëzore 25,000 vjet më parë. Këtë e vërteton edhe antropologjia amerikane sot, që kur morën një kafkë dardane (kosovare, sot) një kafkë arvanitase sot dhe një kafkë fosile e 25,000 vjetëve më parë, vunë re se nuk kishte ndryshim, pra vazhdonte po ajo gjenetikë. Ndaj, Nikolae Jorga, ky mik i zgjedhur i kombit shqiptar, shprehej me bindje se: “Rumunët e shqiptarët janë kushërinj të një gjaku”, se e dinte fare mirë se sa vuajtje kishin këta dy popuj. Ky erudit dhe politikan aktiv në periudhën midis dy luftërave e pat këqyrur Ballkanin si rajonin ku u lind, u përkund dhe u poq “fëmijëria”, i cili me kalimin e kohës do të bëhej “Kontinenti Plak”, ndërsa ballkanasit i cilësonte banorë autentikë të gadishullit tonë. Por, ndërmjet popullit rumun e shqiptar dhe shteteve të krijuara nga pasardhësit e grekëve dhe të sllavëve, ekzistojnë dallime të mëdha, ndaj thoshte se: “Këta dy popuj janë popuj të lindur nën një “zodiak të pafat”.

7-Megjithatë, 14 lloje lidhjesh ndërmjet shqiptarëve dhe popullsive europiane tregojnë një nivel të lartë të ngjashmërisë. (Kjo është për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për kosovarët). Ky është një funksion korrelacioni dhe jo shuma e haplogrupeve. Dhe nga ky funksion, ne arrijmë në përfundimin se: Shqiptarët dhe kosovarët kanë një nga AND-të më të forta në Ballkan nga një korrelacion prej 14 vlerash. Nuk është e njëjta gjë me grekët (grekët kanë një identitet SE, por jo një grek). Një studim tjetër quhet “STUDIMI I TIPAREVE ANTROPOLOGJIKE TË ILIRËVE”. Qëllimi i këtij studimi është evidentimi i tipareve fizike të banorëve të lashtë të Shqipërisë, ilirëve, nëpërmjet një studimi antropologjik të 93 skeleteve të periudhave të ndryshme. Bazuar në të dhënat tipologjike të disponueshme, autori arrin në përfundimin se: “Ilirët e territorit shqiptar përbënin një popullsi adriatiko-mesdhetare me minoritete nordike dhe alpine. Rezultatet e këtij studimi hedhin dritë mbi fenomene të caktuara historike, të cilat lidhen me origjinën dhe formimin e ilirëve”. Ky studim ka treguar që shqiptarët e sotëm janë pasardhës të drejtpërdrejtë të racës thrako-ilire”.

Një studim tjetër, si ai i studiuesit Cruciani arriti në konkluzionin se: “Shpërndarja e grupit Alpha E3b1 në Europë tregon për një zgjerim neolitik ose post-neolitik nga Ballkani (treva e Egjeut pellazgjik) në Europë, e cila u përhap deri në perëndim të gadishullit iberik dhe në juglindje të Turqisë. Analiza e diversitetit (STR) jep një vlerësim të rreth 8 mijë vjetëve më parë për këtë zgjerim. Është interesante të theksohet sesi një studim tjetër i fundit (Semino) arriti në përfundimin se një nën-grup J, J2e1 (J-M102), gjithashtu u zgjerua në Europë nga Iliria gjatë periudhës neolitike. Me shumë gjasa, për shkak të drejtimit gjenetik, shqiptarët e Kosovës ushqejnë një kulm të frekuencave J2e, ndërsa maksimumi i variancës bie nga skaji juglindor i rajonit të studiuar. Ndërkohë që sipas Dr. M. E. Pittard mëson se: “Shqiptari i përket një grupi etnik të karakterizuar nga “hyperbrahy – cefalia” dhe nga shtati i hedhur, si një racë shumë e bukur malësorësh, me flokë dhe sy të zinj, me hundë pak të hedhur si të shkabës… raca shqiptare është ilire… Shqiptarët si racë dhe si ushtarë janë më të mirët në Europë”.

6-ANTROPOLOGJIA PELLAZGO-ILIRE-THRAKE-ARVANITE-SHQIPTARE

Shqyrtimit statistikor
Pas shqyrtimit statistikor mbi analizat e 95,200 kampione gjaku të shqiptarëve, mikrobiologu Benusi i përpunoi ato sipas kërkesave të shkencës bashkëkohore dhe arriti në rezultatet e mëposhtme, të cilat vërtetojnë shkencërisht shpërndarjen e grupeve të gjakut shqiptar, krejt të ndryshëm nga mbarë popujt e Ballkanit, përfshi këtu edhe Greqinë.

GRUPI 0 GRUPI A GRUPI B GRUPI AB

% % % %

Shqipëri 40.95 37.61 15.95 5.49

Greqi 35.5-36 35-36 14-15.5 13-14.5

Sipas studimeve, gjenetistët kanë arritur në përfundimin se shqiptarët kanë një identitet gjenetik. Vetëm në trojet e sotme, ku banojnë shqiptarët, pra, vetëm në Ballkan (duke mos hyrë të shpjegojmë tkurrjen e mëparshme të tyre përreth gjithë Mesdheut), identifikohen gjenetikisht me +12,000 vjet, e më tej. Një statistikë tjetër vjen nga Universiteti Kroat, më 1981, i cili ndërmori studimin “HLA Class I, Polimorfizmi në popullsinë shqiptare” me 20,543 raste në të 26 kryeqendrat e rretheve të vendit dhe iu nënshtruan një analize të një shenje dalluese hematologjike, si ajo e faktorit RhO (D), që i fal kombit shqiptar veçantinë e një primati europian: 91.53% (Greqia – 84.6%). Ndërkohë që 22% është racë tipikisht e pastër shqiptare, si Suli, Dukagjini, Himara, Mirdita, bregu i Drinit.

Ky studim ka treguar qartë se shqiptarët janë autoktonë apo levendas në Ballkan e në Europë. Qëllimi i këtij studimi ishte të përftonte informacion në lidhje me shpërndarjen e antigjenëve HLA të Klasës-I në popullatën shqiptare të Kosovës dhe të krahasonte rezultatet me popullata të tjera nga Europa e jugut. 93 shqiptarë të shëndetshëm dhe pa lidhje farefisnore nga Prishtina u studiuan si pjesë e Komponentit Antropologjik i Workshopit të Njëmbëdhjetë Ndërkombëtar të Histokompatibilitetit (Anthropology Component of XI-th International Histocompatibility Workshop). Kjo popullatë duhet të mendohet si përfaqësuese për pjesën më të madhe të Kosovës, meqenëse Prishtina u bë një qendër e rëndësishme e emigrimit pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u bë qendra industriale, politike dhe kulturore në Kosovë. Ata raportuan një frekuencë prej 10.4% për antigjenin HLA-A32 në dy fshatra italiane të populluar ekskluzivisht nga shqiptarë. Shqiptarë të jugut që u arratisën nga pushtimi turk në Europë themeluan këto fshatra në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe kjo popullatë nuk u përzje gjenetikisht me italianët. Me pak fjalë, ato teori që thuhen për lashtësinë dhe gjuhën tonë, atë “thotë” edhe gjenetika. Për këtë flet dhe paraqet edhe profesori e antropologu i njohur sllav Virçov: “Shqiptarët janë më luftarakët në botë dhe raca më superiore në Ballkan”.

5-Ishin këta studiues që Peonet i thirrën herë ilirë, herë thrakas, për të cilët s’kishte shumë rëndësi kjo ndarje, sepse thoshin ata se: “Thrakët dhe ilirët përfaqësojnë dy emra të një etnosi të vetëm, të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht”. Në Koman, p.sh. vazhdojnë po këta e na mësojnë neve të pamësuarve se materiali i mbledhur tregon hapat se populli ilir ka pasur një vazhdim të qytetërimit halstatjan. Nekropoli, prandaj, provon evolucionin e qytetërimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit etnik. Megjithëse ky material kur kemi të bëjmë me kafka, në të shumtën e rasteve flaken. Ndaj edhe antropologët, shpesh i akuzojnë pandërprerë arkeologët pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbetura të skeleteve të njerëzve që zbulojnë. Si përfundim mund të thuhet se shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur e Turqisë… do të gjesh mes tyre tipa të denjë për t’u marrë si model për Afërditën e Apollonin…13 Është një racë që as feja e as edukimi nuk mund ta korruptojë.
Pamje e një vajze shkodrane e vitit 1943, me tipare tipikisht shqiptare, ku zor se gjen kaq harmonishëm treguesit e kafkës e fytyrës deri në linjat plot hire të trupit.

Shumë udhëtarë të tjerë janë të një mendje me d’Ami Bone-në14 dhe para tij, një dijetar gjerman që ka udhëtuar në Greqi, flet kështu për shqiptarët: “Në Athinë, ku i gëzohen një qielli kaq të kulluar, gratë e të gjitha kohërave janë pas për nga bukuria ndaj pothuaj gjithë të tjerave. Akoma edhe sot, ato janë më të shëmtuarat e gjithë Greqisë. Nuk mund të krahasojmë me to shqiptaret e bukura që banojnë në vilat e Athinës, pasi ato janë një racë krejtësisht e huaj. “Physiccally a splendid race of men, the Albanian can claim to be one the purest and oldest races in Europe”. As konsulli i Francës nuk heziton të thotë se: “…natyra e ka pajisur shqiptarin me një inteligjencë të rrallë”.
Së fundmi, shqiptarët dallohen përgjithësisht nga finesa, shprehjet, qartësia e mendimeve dhe forca e karakterit.

4- Hulumtimet vazhdojnë me studiuesin Tomsoni, kur përfundon në studimet e veta se: “Ata (pellazgët) banonin në krahun verior të vendit, nga anët e Maqedonisë, dhe në ishujt Samotrakë, Lemnos, Imbros…Ekzistojnë artifakte të shumta si pllaka e Lemnosit etj., të cilat vërtetojnë që pellazgët dhe ilirët të kenë pasur stërgjyshër të përbashkët. Është ky element tepër i veçantë që eruditi shqiptar Faik bej Konica e vendos si bazament për të ngritur zërin për padrejtësitë e radhës që po u bëheshin shqiptarëve dhe më 12 nëntor 1915, në Lozanë, i dërgon një letër të hapur zotit Hans Delbruck (këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit), ku ndër të tjera i referohet edhe Virchov-it, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç thotë i madhi të mëdhenjve Faik bej Konica: “…Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte në mënyrë të veçantë mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Momseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? Në këtë vit, ekzistonte një traktat bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, i miratuar e vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Dhe Konica po aty vazhdon: A nuk a ka quajtur shpesh Virchov-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që “Shqiptari dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?” “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”
Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (profesori Virchow) u ngrit papritur: “Shikoni, – tha ai. – Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!” Përpara vuri tri kafka me një pozicion vendosjeje të barabartë. “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura? A s’janë madhështore?”

Ai gjithnjë u kthehej kafkave të veta shqiptare dhe kur fliste, ulej për t’i prekur me gishta, ndërkohë që të tjerat i konsideronte të padenja. Madje, në kabinetin e tij, më 1878, gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit, duke folur për racat e ndryshme të Ballkanit, kishte marrë tri kafka prej njeriu dhe para të pranishmëve, tha: “Janë kafka shqiptarësh të vrarë prej turqve… a nuk janë të bukura? A nuk janë madhështore? Ja pra, raca superiore mbi të gjitha të tjerët!”. Dhe siç thuhet në literaturën historike, ky antropolog me famë botërore e përkëdhelte me një ëmbëlsi entuziaste kafkën shqiptare që mbante në prehër. Ai pastaj tregonte modele kafkash malazeze, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze, etj., të cilat i tregonte me majën e këmbës, kurse ato të shqiptarëve, me kujdesin të madh. Këtë episod na e sjell në vëmendje profesori Stillman (antropolog i njohur gjerman), i cili në kujtimet e tij për takimet me z. Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare përmend një bisedë që ka bërë me të në lidhje me pellazgët dhe nisur nga kjo i tregon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi,- thotë një studiues shqiptar për të kuptuar se raca pellazgjike, për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt, përse do përmendte këtë gjë kur synonte e tregonte kafkën e shqiptarit? Këtyre krahasimeve nuk iu shmang dot as poeti më i madh kombëtar rumun, Mihail Eminesku: “Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes”.
As Pittard-i kur shprehej në një nga librat më me zë të tij, kushtuar shqiptarëve se: “Shqiptarët më duket të jenë stërnipat më autentike t’ilirëve të vjetër. As Max Mueller-i që shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri-tjetrit. Traditat e bukura e besëtytnitë janë mbeturina në kuptimin e mirë të fjalës të një qytetërimi që nuk na ndan nga popujt ariane. As Georg Stadtmueller, kur në studimet e veta djepin e fisit ilir e vendos afër Greqisë, afër Dalmacisë, në bjeshkët e Shqipërisë së veriut, e pikërisht në malet e në luginat e krahinës së Matit. As përkrahësi më i madh i origjinës ilirike si Francesco Tobezzo që përshkrimet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri i përgjasonte me ato, megjithëse të rralla ilirike.

3-Studiuesit antropologë mbi kafkat e shqiptarëve

Nëse studion popujt e botës nga pikëpamja antropologjike, por sidomos të Europës, pa një, pa dy, do të kuptosh se: “Kafkat e shqiptarëve duket se të tregojnë racën më superiore të njerëzimit”. Prej elementeve të ndryshme që ka një popullsi e caktuar, le të marrim Europën fillimisht, ku asnjë prej tyre nuk tregon tipare kaq unike sesa shqiptarët. Ndaj dhe jo rastësisht, përfaqëson atë racë që shfaq kapacitetin më të madh kafkor në Europë, duke na treguar kështu racën më superiore të Europës. Aq sa baroni Nopçe në Nikaj-Mërturë, kur punonte për perandorinë austro-hungareze, i vështronte banorët e kësaj zone si i habitur dhe me ca prej tyre shushatej deri në 10 minuta, duke iu vështruar pikërisht kafkat. Po aq i habitur ka pas vështruar edhe një ndër antropologët më të mëdhenj europianë në vitet pas lufte, si për të vërtetuar ato çka pohonte studiuesi më i madh i shek. XIX, diku rreth viteve para e pas ngjarjes së Konferencës së Berlinit, antropologu serb Rudolf Virchow që në referatin e mbajtur në lidhje me racën shqiptare, ai kumtonte se: “…Pellazgët ishin në pjesën më të madhe brakicefalë, ndërsa grekët e vjetër ishin dolikocefalë, sikundër janë shqiptarët, jo rastësisht, sot”. Por edhe Epiri na përgjigjej në librin e vet, antropologu i madh shqiptar Jakov Mile banohej nga njerëz me kokë të shkurtër e të gjerë, çka është një nga shenjat specifike të “racës” shqiptare.
Nga studimet që antropologët me famë botërore kanë bërë mbi popujt e Europës dhe veçanërisht për tipin adriatik shqiptar kanë përfunduar se është e vështirë të gjendet një popullsi, tiparet kafkore të së cilës të jenë kaq të kulluara. Ndaj, Eugene Pittard-i ka pasur shumë të drejtë, kur ka thënë se: “Shqipëria, më fort se njëmendësi gjeografike, është kuptim (koncepsion) antropologjik”.
Pittard-i që ka matur në Dobruxhe, edhe toskë, edhe gegë, thotë se banorët e jugut të Shqipërisë e kanë treguesit qefalik mesatar 87.03, ndërsa ata të veriut e kanë më të ulët, 84.66. “Tregonjësi i toskëve”, sipas Pittard-it, 63.4% e shqiptarëve kanë përgjithësisht hundë të drejtë ose të përkulur, si sqepi i shqipes dhe 21.6% e kanë të ngushtë në rrëzë. Nga të gjitha racat e Ballkanit, diametrin e tërthortë të kokës, serbët, bullgarët, romët dhe egjiptianët e kanë më të vogël, ndërkohë që shqiptarët e kanë diametrin më të madh. Në fakt, ndryshimi ndërmjet kafkës së një shqiptari dhe të një greku është aq i madh, sa mjafton të shohësh një epiriot ndërmjet njëmijë grekësh, për ta dalluar menjëherë. Mbas bullgarëve, vijnë serbet që tregojnë në tabelë numrin më të math të njerëzve më kafka dolikoqefale. Janë gjithashtu, ata që kanë numrin më të vogël të individëve brakiqefale.
Madje, antropologët e njohur në bashkëpunim me kronikanët e vjetër nuk ngurrojnë të japin mendim, në bazë të tregonjësit qefalonik, ngjyrës së syve, tiparit të hundës mbi nëntë nga perandorët e Romës dhe të Bizantit, siç janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Konstandini, Gali etj. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zinj, të tetë të tjerët kishin flokë të artë. Por ja që nuk qenkan vetëm një grup i caktuar antropologë, ndoshta tifozë të racës shqiptare, por na qenkërkan edhe shumë të tjerë, si studiuesi antropolog grek Ari N.Pulianosi, që në botimin e tretë të veprës së vetë “Prejardhja e grekëve” pohon se: “Popullsia më e vjetër e Greqisë, siç thonë veprat më të lashta, ishin pellazgët, një popull që nuk fliste greqisht. Emri i tyre u ruajt në faltoren e moçme të Zeusit pellazg të Dodonës dhe në fushën e Thesalisë ose Pellazgjisë. Për këtë tipar specifik kanë pasë folur qysh në lashtësi edhe të tjerë historianë e dramaturg si Sofokliu që e quan Dodonën ndërtim pellazg…, prej nga rrjedhin pellazgët, që studiuesi tjetër atropolog Klon Stefani i mendon: këta pellazgë me trung trakë, ilirë e epirotë si brakicefalë prej zanafille indoeuropiane. Të gjitha elementet antropologjike që paraqiten nga i madhi antropolog shqiptar Jakov Mile vërtetojnë pikëpamjen se: pellazgët ishin brakicefalë.

2-RACA NË KUPTIMIN ANTROPOLOGJIK
Treguesi qefalonik – Në dhjetor të vitit 1918, në një shkrim të gjatë për Racat e Evropës, raca shqiptare zinte një vend mjaft të rëndësishëm, ku përshkruhej plot me ngjyra interesante dhe në mënyrë mjaft shkencore. Me interes janë të gjitha fotografitë e paraqitura me këtë rast. Por ka prej tyre që ilustrojnë edhe shkrime për racën njerëzore. E tillë është fotografia “Një burrë dhe një grua nga Shkodra” në shkrimin “The Races of Europe”, i cili ka për qëllim të ilustrojë bukurinë njerëzore në Europë nëpërmjet kësaj race kaq të pashme, siç janë shqiptarët. Profesor Ripley besonte se ata (shqiptarët) i kanë rrënjët në vendin e tyre.
Më tej është Dr. Deniker që i quan ata si: një racë e veçantë adriatikase ose dinarike, duke thënë po aty se: “Është e pranueshme që t’i shohin ata si popullin më të vjetër të Eiropës Juglindore, pasardhës të pellazgëve. Në po këtë vit, gjenerali i ushtrisë amerikane George P. Scriven shkruan për revistën “National Geografic”: “Shqiptarët mendohet të jenë pasardhësit e të shpërngulurve më të hershëm arianë dhe me këmbënguljen e tyre të lavdërueshme, ia kanë dalë që të vijnë deri në ditët tona dhe se Shqipëria është vendi më romantik në Europë, ndoshta edhe në botë.
Ata ndoshta janë pasardhësit e ilirëve të lashtë, të cilët, në fakt, rrjedhin nga pellazgët, rrënjët e të cilëve i gjejmë në letërsinë greke. Gjithsesi dhe me të vërtetë, studimet antropologjike të racës shqiptare e tregojnë si një nga racat më të pastra e më të bukura të Europës, me fizionomi somatike e shpirtërore që na përmbledh në gjirin e racës ariane. Këtë kuptim të matur e shkencor sipas të madhit antropolog shqiptar Jakov Mile ia jep antropologu tjetër i madh Biasutti, që nuk përton e thotë se ata (shqiptarët) e kanë në shpirt hierarkinë racore.
Hierarkia racore për racën kaukaziane dhe/ose europiane fillon me atë ariane. Kësisoj, shprehja raca ariane duhet marrë në këtë kuptim: zbritja nga një grup trajtash racore që janë formuar dhe harmonizuar mbi tokën europiane të trungut të madh europoid dhe kanë fituar për këtë gjë një fizionomi somatike e shpirtërore që i dallon shumë mirë nga trungje të tjera, përfaqësuesit e të cilëve kanë qenë dhe janë edhe sot të huaj për europianët. Vetë raca në kuptimin antropologjik nuk ka ndonjë lidhje specifike me kombin. Një popull me origjinë të njëjtë, me një histori të vetme, me gjuhë të përbashkët dhe me doke e zakone të përngjashme, shkon për bukuri me një komb të vetëm, si me kombin italian, me kombin gjerman, me kombin grek, me kombin serb. Vetëm për kombin shqiptar kemi një farë përjashtimi, sepse përpos atyre më sipër në krijimin e ndërgjegjes së racës e të ndërgjegjes kombëtare të përbashkët në një popull, rëndësinë më të madhe e ka gjuha. Pikërisht, një gjuhë si ajo shqipe, e cila e ka luajtur këtë rol qysh në zanafillë, ka bashkuar dhe mbajtur gjallë si mjet i vetëm kombin shqiptar. Ndaj shumë studiues të huaj bazohen te kjo përshpirtje e popullit shqiptar, kur thonë si Franz Bopp-i se: Gjuha shqipe ka vërtetuar prerasi karakterin arian të gjuhës, pra të popullit tonë.
Po edhe një tjetër albanalog po aq i shenjtë për ne shqiptarët si Norbert Jolk është i po këtij mendimi se shqipja është një gjuhe thrako-ilire. Ndërsa, një albanalog tjetër Agust Schleicher me çdo kusht: e vë shqipen në një degë indo-europiane, bashkë me latinishten e greqishten dhe i përmbledh që të tria nën emrin‚ grupi pellazgjik. Ai thotë se shqipja është një gjuhë iliro-pellazgjike para-indo-europiane. Tashmë thotë i pavdekshmi Jakov Mile: “As glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pellazgjik para-indo-europiane, por për një popull proto-ilir arian”.
Gjithsesi, jo vetëm nga gjuha, por edhe nga shumë tipare të tjera që lidhen direkt me klasën e parë të gjakut si njeri parak me grup zero negativ pothuajse i tëri dhe me treguesit e kafkës shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. Nuk i përngjan, as grekut të ri e as sllavit. Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët dhe me boshnjakët. Ndaj, edhe Ami Boue, i përkufizon ata (shqiptarët), sikur të kujtojnë: tipat më të bukur të malësorëve zvicerane me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se sa të trashë e me trajtat e hedhura.
Për sa më sipër na vjen në ndihmë realisht antropologia iliriane, ku treguesi qefalik mesatar i gjashtë kafkave që mund të jenë gjetur në Shkodër arrin në 90.1, çka tregon për një brakiqefali të fortë . E fort, në kuptimin e lart, sepse treguesi qefalik (T.Q.) që del nga diametri tranversal x 100/diametrin gjatësor rezulton shumë i lartë. Meqë ra fjala, një kafkë klasifikohet dolikoqefale, kur ky raport është më i vogël se 75: mesoqefale kur ky raport ndryshon prej 75 në 80 dhe brakiqefale, kur kalon numrin 80. Dy dimensionet e sipërme nga lartësia e kafkës kanë rëndësi të madhe, sepse mesatarja e tyre e marrë me katër shifra modelon krenë (kokën) dhe i përgjigjet afërsisht kapacitetit të kafkës në centimetra kub. Cikli i trajtave primare të europoidevet apo të pre-europoideve përfshin racat ainuide-nordide (veriake), mediterranide (mesdhetare), adriatide ose dinarike ose ilirike, baltide, alpide.

1-Gjeni shqiptar – E-V13
Por është edhe një studim tjetër i pavarur nga ai kroat si “Analiza e rezolutës së lartë filogjenetike e Europës Juglindore”, i cili dokumenton episode të mëdha të Gjeneve Atërore që Rrjedhin Midis Popullatave Sllave kur: “Pothuajse, 93% e kromozomeve SEE E3b1 janë klasifikuar në grupin ALPHA”.

Kjo foto ilustron origjinën e gjenit E-V13. Ky gjen është gjurmuar mbrapa mbi 10’000 vite para Krishtit. Siç tregohet dhe nga studimet gjenetike të ilustruara në foto, origjina e këtij gjeni në Europë vjen nga SHQIPËRIA dhe ndaj ka marrë emrin GJENI SHQIPTAR! Përveçse fakteve historike që fqinjët tanë i përthyejnë sipas dëshirave, ekzistojnë faktet gjenetike që nuk gënjejnë. Ne jemi popullatë e hershme kryesisht HOMOGJENE dhe jo popullatë e para 1000 viteve.


Në Europë, varianca më e lartë E3b1a është ndërmjet apulianëve (zona e Barit), grekëve dhe maqedonasve dhe frekuenca më e lartë e grupit është ndërmjet e shqiptarëve, shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni dhe grekëve. Nëse bëni një përqindje totale të shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarët kanë frekuencën maksimale Erb1-a. Pas tyre janë arumunët (pjesa e latinizuar e Ballkanit) dhe më pas grekët dhe apulianët. Një studim tjetër i Cavalli-Sforza na dëften po këto rezultate, i cili shtyhet të tërheqë konkluzionin se: Shqiptarët tregojnë distancë gjenetike të konsiderueshme me të gjitha popullsitë.

No comments:

Post a Comment