2018-07-09

SI NUK E KANË TURP?!?!


Sa ishte Visho Lika Drejtor kurrë ndikim rus nuk ka pasur në Shqipëri dhe në trevat shqiptare! Çdo pohim tjetër është dashakeq dhe antikombëtar.

Luan Hamiti

Në faqen e Internetit "Tellalli.com", gjithashtu në faqen Pamfleti është botuar një shkrim, i cili arrin kulmi i paturpësisë!



Shkrimi pohon se dy ish Drejtorët e fundit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri dhe Visho Ajazi Likën i kanë lehtësuar presidentit aktual Ilir Meta që një këshilltar i tij, me lidhje me shërbimin rus, të vazhdojë funksionet e tij dhe e kanë shantazhuar me këtë.


Image result for Visho Ajazi Lika.

Nuk e njoh karakterin e Bahri Shaqirit, edhe pse besoj se për të është po ashtu të padrejtë të akuzohet për këto gjëra.

dekreti

Por besoj fortësisht, duke njohur karakterin dhe personalitetin e ish Drejtorit Visho Ajazi Lika se këto pohime për të janë absolutisht të pavërteta! Ai është jo vetëm një njeri i karakterit dhe shumë i moralshëm, por edhe i mëson të tjerët të jenë ashtu dhe të duan Atdheun me gjithë shpirtin e tyre.

Në këtë kontekst, shtrohet pyetja: Si nuk e kanë turp gazetarucët e bulevardit të shpikin monstruozitete të tilla?



E dija se niveli i gazetarucëve është nivel i baltës, nivel i derrave që notojnë në këto baltë, por në këtë mënyrë nuk do të konceptojnë të veprojnë duke hedhur baltë ndaj një njeri i moralshëm dhe shumë atdhetar si Visho Ajazi Lika.

Jam shumë e bindur se, nëse SHISH do të zbulonte se një këshilltar i Ilir Metës është i lidhur me shërbimin rus FSB, jo vetëm se ish Drejtori i Shërbimit Informativ i Shtetit nuk do të toleronte këtë gjë, por edhe do ta procedonte atë para drejtësisë.

Sepse sa ishte Visho Lika Drejtor kurrë ndikim rus nuk ka pasur në Shqipëri dhe në trevat shqiptare! Çdo pohim tjetër është dashakeq dhe antikombëtar.

Tiranë, 7 korrik 2018


****


FLORIPRESS




Dy javë pasi dha dorëheqjen nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror pa dhënë asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika propozohet nga Kryeministri Edi Rama për ambasador të Shqipërisë në NATO.

Lajmin e konfirmojnë burime pranë Qeverisë, që tregojnë se ky propozim i Kryeministrit është nisur drejt Presidencës dhe pritet tashmë dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta.

Ky zhvillim qartëson edhe dilemat mbi dakordësinë e Ramës me Ajazi Likën para se ai të jepte dorëheqjen nga kreu i shërbimit sekret shqiptar në fund të tetorit, edhe pse në media u hodhën shumë variante.

E ndërsa emri i Visho Ajazi Likës mbërrin në tryezën e kreut të shtetit për herë të dytë brenda dy javësh, një herë për shkarkimin si kreu i SHISH dhe një herë për emërimin si ambasador pranë Aleancë s se Atlantikut të Veriut në Bruksel, Ilir Meta nuk ka firmosur ende propozimin e Kryeministrit për emrin e ri në krye të shërbimit sekret, Helidon Bendon.

Ndërkohë, ambasadori aktual i Shqipërisë në NATO është Leonard Demi. Edhe Demi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një nga njohësit e çështjeve euro-atlantike u dekretua 4 vjet më parë si ambasador i Shqipërisë në selinë e Aleancës në Bruksel.

Edhe emërimi i tij nga ish-rivalët e majtë ngjalli shumë bujë dhe hamëndje. Ai është në fund të mandatit dhe pas dekretit të Metës pritet të pasohet nga Visho Ajazi Lika, një tjetër propozim ky i Ramës, përtej gardhit të tij politik, por që ndryshe nga Demi, prek shumë linja, duke bërë që të pritet me interes momenti i shqyrtimit të tij, nga Presidenti Ilir Meta.


“Ndaj kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika u bë presion nga Edi Rama për tu dorëhequr”. Kështu deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

“Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e narkoshtetit. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik.

Mendoj se po bëhet gjithçka për të fshehur aferën e Tahirit. Bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim”, u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

****

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e tre ambasadorëve të rinj, mes tyre edhe Visho Ajazi Lika.
Presidenti dekretoi zonjën Albana Dautllari, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, Visho Ajazi Likën, ambasador në NATO dhe Igli Hasani, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Pak ditë më parë Meta liroi nga kjo detyra e ambasadorit të NATO-s, Leonard Demin. Kujtojmë se ky pozicion i ri për ish-kreun e SHISH u proozua nga kryeministri Edi Rama.








Por cili është Visho Ajazi-Lika?

Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive.

Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.

Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

Z. Visho Ajazi Lika ishte drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.

EDUKIMI DHE KUALIFIKIMET

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 - MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984

No comments:

Post a Comment