2018-07-23

Sot në Vërmicë është arrestuar aktivisti i LV z. Shkëlqim Morina.

Policia konfirmon arrestimin e aktivistit të VV-së

Shkelqim Morina

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar në Vërmicë një person me inicialet Sh.M., 31 vjeçar, i cili ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se është arrestuar aktivisti i tyre Shkëlqim Morina.

“Pushteti do të tregojë se nuk dorëzohet në gabimet e tij. Kështu sot, aktivisti Shkelqim Morina është arrestuar në kufirin me Republikën e Shqipërisë, derisa shkonte në pushime me gruan e tij. Arrestimi i tij është bërë për shkak të aksioneve të mëhershme politike. Shqetësimi i aktivistëve për projektet e dëmshme politike në Kosovë është treguar i drejtë, angazhimi i tyre i dobishëm, kurse instalimi përdhunshëm i atyre projekteve nga ana e Qeverisë është vërtetuar si i rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e VV-së.

Kurse Policia ka thënë se ai ka qenë person në kërkim, pa treguar se për çfarë rasti.

“Sot me 23.07.2018, para dite, në PKK Vërmicë është ndaluar shtetasi i RKS-së, Sh.M. 31 vjeçar, pasi që i njëjti ka qenë duke u kërkuar nga Gjykata Themelore ne Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

No comments:

Post a Comment