2018-07-11

Spanjë, Salvador Dali do të zhvarroset për testin e atësisë

Image result for salvador dali

Rasti ka të bëjë me Maria Pilar Abel Martinez, e cila pretendon se nëna e saj, një ndihmëse, në vitin 1955 kishte pasur marrëdhënie sekrete me artistin

MADRID – Një gjykatë e Spanjës ka urdhëruar zhvarrosjen e piktorit Salvador Dali, nga shkaku i një mosmarrëveshjeje familjare që kërkon të bëhet test i atësisë.
Image result for salvador dali
Rasti ka të bëjë me Maria Pilar Abel Martinez, e cila pretendon se nëna e saj, një ndihmëse, në vitin 1955 kishte pasur marrëdhënie sekrete me artistin.

Gjykatësi ka urdhëruar që trupi i artistit të zhvarroset pasi “nuk ka gjurmë të tjera biologjike ose objekte personale që mund të përdoren për dëshmi”, thuhet në urdhërin e gjykatës të cilin e ka siguruar agjencia spanjolle e lajmeve Efe.
Image result for salvador dali
Dali ndërroi jetë në vitin 1989, në moshën 85 vjeçare dhe pa fëmijë të njohur zyrtarisht, ndërsa trashëgiminë e tij ia kishte lënë shtetit spanjoll.
Related image
Abel Martinez është duke luftuar për të dëshmuar pohimet e saj të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme që nga viti 2007, kur nisi betejën ligjore në të cilën kërkon pasurinë e babait të saj të mundshëm, ndërkohë që ka paditur Thesarin e Shtetit dhe Fondacionin Gala-Salvador Dali.
Avokati i Abel Martinez i tha agjencisë së lajmeve Efe se “përkundër moscaktimit të një date konkrete, zhvarrosja mund të ndodhë këtë korrik”.

No comments:

Post a Comment