Trejsi Sejdini, bashkëbisedim i ngrohtë me fansat


Modelja Trejsi Sejdini është një nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar. Ajo u bë e njohur fillimisht me videot e sherreve dhe më vonë u shpall fituese e një ndër kompeticioneve më të mëdha në Shqipëri atë të Miss Universe Albania 2018. Trejsi Sejdini si rrallëherë i është përgjigjur komenteve të fansave në rrjetet sociale.

Këtë herë mollë sherri është bërë një foto e postuar vetë nga modelja ku tregon portretin e saj dhe një nga ndjekësit shkruan: ‘Si ka mundesi qe je kaq e shemtuar edhe e grimuar plus fotoshop’. Përgjigjja e saj ka qenë menjëhershme: ‘Hahah neqoftese nuk te pelqen mund dhe te mos shfaqesh interes. E para kjo, e dyta i nderuar zoti injorant, makeup e kam bere vete dhe fotot jane te paprekura fare sepse dje jane bere dhe ska dal seti akoma. Kjo foto me la mbresa dhe e postova te pamodifikuar. Puc fansi’.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri