2018-07-27

Uashingtoni, të hedhë poshtë formulën serbe dhe proserbe për “këmbimin territorial” Kosovë – Serbi !



Image result for mehdi hyseni

Akedimik Prof.dr.Mehdi Hyseni,Ph.D



***(

Akademik Prof.Dr. Mehdi Hyseni , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare , Bashkëpunëtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Boston të SHBA-së dhe anëtar i Akademisë së Skencave  dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York.).Redaksia "Floripress".

Mbase as historikisht, as de fakto e as de jure nuk është fjala për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, por për rindarjen dhe për ricopëtimin e territorit shqiptar-shqiptar të SHQIPËRISË ETNIKE në favorin e territorit dhe të shtetit të Serbisë së Madhe kolonialiste dhe neokolonialiste (1878-2018). (Shih: www.abaniapress.com/23 gusht 2009).


-Eufemizmi “këmbim bilateral” nënkupton rindarjen dhe ricopëtimin e territorit indigjen dhe gjeopolitik të Shqipërisë Etnike. Logjikisht dhe realisht, ky do të ishte edhe një problem më shumë dhe, shumë i ndërlikuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mbarë Ballkanin.



Marrëveshja e Lozanës (1923)

Kjo Marrëveshje e përfunduar për këmbimin e territoreve dhe të popullatës gerko-turke, në asnjë formë të saj, nuk mund të merret si “model” për “këmbimin” e territorit të Kosovës Veriore me territorin shqiptar të aneksuar dhe të kolonizuar nga Serbia hegjemoniste dhe gjenocidale (1876-2018), sepse në rastin konkret, historikisht dhe juridikisht, fjala është vetëm për ndarjen e NJË territori etnik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, jo edhe të territorit etnik të Serbisë, në asnjë mënyrë! Ky është mashtrim! Ky është shpërfytyrim i së vërtetës historike, juridike dhe gjeopolitke të Shqipërisë Etnike. Prandaj, këtë nuk duhet ta pranojnë as Uashingtoni, as BE-ja, as NATO-ja, as Prishtina, as Tirana e as shqiptarët, sepse është në dëm të përbashkët të rrudhjes së territorit historic dhe gjeopolitik të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Duke qenë se e drejta historike dhe e drejta ndërkombëtare janë në anën e shqiptarëve, nuk duhet të bëjmë panik, të shqetësohemi dhe të befasohemi nga deklaratat e papeshuara dhe irracionale të politikanëve dhe të diplomatëve të ndryshëm vendorë, evropianë dhe botërorë, të cilat sugjerojnë ndarjen apo “këmbimin” e territoreve shqiptare me “ato të Serbisë”, sepse këtu nuk bëhet fjalë për këmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, por vetëm për rindarjen-ricopëtimin e territorit indigjen të Shqipërisë Etnike ngase Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndodhen në territorin e saj, e nën sundimin kolonial shtetëror të Serbisë (1912-2018).

Tanimë, qe 20 vjet rresht na “janë regjur” veshët, duke dëgjuar opcione dhe alternativa të ndryshme “POLITIKO-DIPLOMATIKE” të pakapshme për zgjidhjen përfundimtare të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, si shkak dhe pasojë direkte dhe indirekte e mungesës së strategjisë së politikës kombëtare shqiptare të Tiranës dhe të Kosovës, që deri tash nuk kanë treguar kurrfarë “SHENJA JETE”, asnjë dozë minimale të interesimit të gjallë dhe aktiv për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, që nënkupton shkolonizimin dhe ribashkimin përfundimtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

NJë politikë dhe diplomaci e tillë inferiore dhe absurde shqiptare (Tiranë, Prishtinë, Shkup e Tetovë), u provua si shumë e dëmshme dhe e papranueshme si për vetë shqiptarët, ashtu edhe për partnerizmin e tyre evro-ndërkombëtar, ngase për shkak të krijimit të një vakuumi të tillë negativ brendashqiptar, si duket, tash ka ardhur koha, që të huajt, të na i “çelin sytë me gisht”, duke na apostrofuar se, përfundimisht nuk është zgjidhur as statusi politik dhe territorial i Kosovës e as nuk është vën në “rend dite” shqyrtimi dhe zgjidhja e problemit kolonial shqiptar në Ballkan.


Vetëm Amerika munda ta shpëtojë Kosovën nga copëtimi territorial i saj

Me gjithë deklaratën shqetësuese dhe sensacionale të kongresmenit republican Dana Rohrabacher (dhënë Zërit të Amerikës, më 1 gusht 2009), se “Është e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë.”(//www.voanews.com/albanian/2009-08-01), Amerika duhet të hedhë poshtë çdo formulë për “këmbimin e territorit” Kosovë-Serbi, sepse nuk është kurrfarë zgjidhjeje e pranueshme për asnjërën palë në konflikt, sidomos për serbët minoritarë në Kosovë, statusi i të cilëve është zgjidhur në favorin e tyre me njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe me Kushtetutën e saj (15.06.2008), u garantohen të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre. Kjo do të thotë se, statusi politik i minoritetit kolon serb, tanimë është zgjidhur ligjërisht, me kushtetutë dhe, sipas të gjitha konventave dhe traktateve ndërkombëtare, si dhe sipas të gjitha kritereve dhe standardeve të BE-së, që kanë të bëjnë me krijimin dhe me bashkoekzistencën e shteteve multietnike dhe multipluraliste. Kjo është çështje e kryer për minoritetin kolon serb në Kosovë.

Mirëpo, me shtytjen e Beogradit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, minoriteti kolon serb nuk e njeh Republikën e Kosovës, ashtu sikurse Serbia dhe vetë Kisha Ortodokse Serbe, sepse po shpresojnë që me “liberalizimin” e politikës së tyre kolonialiste, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, sërish Kosovën “do ta kthejnë” nën ambrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë, edhe përkundër faktit historiko-juridik dhe etnik se nuk kanë asnjë pëllëmbë hise toke në Kosovë, as në Kosovën Lindore, edhe pse fizikisht janë qytetarë dhe shtetasë të tyre, por jo edhe titullarë legalë dhe legjitimë të tyre, ashtu siç janë shqiptarët indigjenë si në Kosovë, ashtu edhe në Kosovën Lindore.

Kosova Lindore ose nën OKB, ose t’i bashkohet Kosovës së pavarur-Shqipërisë Etnike!

Ndryshe nga statusi i zgjidhur politik, kushtetues dhe shtetëror i minoritetit serb në Kosovën e pavarur, statusi kolonial i shqiptarëve në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), historikisht, juridikisht, politikisht dhe faktikisht, është i hapur për debat dhe, me urgjencë pret zgjidhje si nga politika zyrtare e Prishtinës dhe e Tiranës, ashtu edhe nga politika, nga diplomacia dhe nga drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-n.

Kërkesa e disa deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, që të rajonizohet Kosova Lindore, është në frymën e agjendës dhe të standardeve të Evropës interguese. Mirëpo, nuk është në favorin e së dretës së vetëvendosjes së shqiptarëve e as të Kosovës Lindore.

Përkohësisht, në kuptimin ekonomik tregtar, kulturor dhe të standardit të jetesës, do të kishte kuptim kjo zgjidhje e statusit politik të Kosovës Lindore. Mirëpo, në afat të gjatë, assesi jo, sepse, sado të përfitonin nga një autonomi e tillë ekonomike, politike, kuluturore dhe shoqërore, territorialisht, administrativisht dhe juridikisht, do të ngelnin përgjithmonë pjesë integrale e Serbisë. Kjo, as tash, as nesër nuk quhet zgjidhje e drejtë, as e pranueshme e statusit kolonial të shqiptarëve të Kosovës Lindore, sepse Beogradi kurrë nuk do të lejonte, që kjo të shkëputet nga jurisdiksioni dhe sovraniteti i saj kolonial. Duke mbajtur parasysh një rrezik të tillë permanent, që Kosova Lindore, të mos mbetet përgjithmonë nën Serbinë kolonialiste, shqiptarët e atjeshëm kanë vetëm një alternative të mundshme, o nën OKB (pa prezencën e ligjive, të kushtetutës, të policive, të ushtrive e paraushtrive serbe) ose bashkim me Kosovën. Rajonizimi nuk është kurrfarë zgjidhjeje nën Serbinë kolonialiste! Më mirë sot, derisa nuk është bërë krejtësisht vonë, Tirana, Prishtina dhe Presheva, të hartojnë platformën e tyre të përbashkët strategjike kombëtare dhe shtetërore afatgjatë për ribashkimin e Kosovës Lindore dhe të Kosovës në Shqipërinë Etnike, sesa nesër në uniforma të ndryshme ushtarake për çlirimin e Kosovës Lindore, ku nuk do të vendosin vetëm shqiptarët për statusin dhe fatin e tyre, por edhe fuqitë e mëdha evropiane në emër të tyre, sikurse dikur në historinë e hidhur, jo fort të largët 100-vjeçare.

Sipas së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëtare nuk mund të ndahet e as të këmbehet territori i asnjë vendi në botë midis popullatës abrogjene dhe asaj koloniste, siç është rasti konkret i përfaqësuesve të minoritetit serb në Kosovë, të cilët që nga viti 1912, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, me dhunë, me terror dhe me gjenocid janë ngulitur dhe kanë pacifikuar jo vetëm Kosovën, Novi Pazarin (Jeni Pazarin-Tregun e Ri), Maqedoninë e sotme, por edhe tërë Anamoravën e Shqipërisë Etnike (Kurshumlinë, Bllacën, Leskovikun, Toplicën, Vranjën, Nishin, si dhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, të vetmet territore të sotme shqiptare, që i përkasin Shqipërisë Etnike, jo kurrfarë “Juzhna Srbije”, e cila është produkt i historiografisë dhe i politikës falsifikatore të të gjitha regjimeve të derisotme të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe (1872-2009).

Ky është shkaku kryesor pse shqiptarët nuk duhet të pranojnë kurrfarë plani rajonal, as evropian e as ndërkombëtar as për ndarjen e as për këmbimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, sepse vetëm shqiptarët autoktonë janë titullarë të ligjshëm edhe të territorit të Kosovës, të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), përkatësisht të Anamoravës së Shqipërisë Etnike.
Në rastin konkret, nuk është fjala për ndarjen ose këmbimin e dy territoreve midis Serbisë (edhe pse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndodhen nën Serbi) dhe Shqipërisë Etnike, por vetëm për ndarjen dhe këmbimin e territorit etnik dhe gjeopolitik indigjen të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Dallimi kryesor midis statusit politik të minoritetit serb në Kosovë dhe të minoritetit shqiptar nën Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë), është se serbët në Kosovë janë kolonë, domethënë në truallin e huaj të Shqipërisë Etnike, kurse shqiptarët në Kosovën Lindore janë autoktonë në shtëpinë dhe në truallin e tyre historik, që quhet Shqipëria Etnike, e grabitur dhe e pushtuar me gjenocid nga Serbia, përfundimisht më 1912-2009).

Ora historike për ribashkimin e Tiranës me Prishtinën!

Derisa të tjerët së bashku me Beogradin, të thurin plane dhe gracka për rindarjen, ricopëtimin dhe ripushtimin e territoreve etnike shqiptare, politika dhe diplomacia e Tiranës dhe e Prishtinës, në mënyrë imediate “brenda natës”, duhet të dalin para opinionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar me Platformën e njësuar strategjike afatgjatë për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, gjë që kjo Platformë, pa dyshim do të zgjonte nga gjumi diplomacinë ndërkombëtare dhe evropiane, që nolens volens, të merren me zgjidhjen e problemit kolonial dhe kombëtar shqiptar në Ballkan.
Ndryshe, çdo hezitim, çdo heshtje, çdo oportunizëm, çdo indiferencë, çdo margjinalizim dhe çdo shtyrje për më vonë (në shekullin XXII) të zgjidhjes së çështjes së ngutshme të shkolonizimit-çlirimit dhe të ribashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar-Shqiperinë Etnike, (ashtu sikurse që mbi këtë parim dhe të drejtë, janë formuar dhe ekzistojnë, edhe të gjitha shtetet e tjera kombëtare në Ballkan), do të jetë me pasoja katastrofike për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Kosova Lindore do të mbetej nën Serbi, Ilirida nën “Maqedoni”, Çamëria nën Greqi dhe Malësia e Madhe shqiptare nën Mal të Zi.
Fundja, të gjithë faktorët e involvuar (vendorë dhe ndërkombëtarë) në problemin e Kosovës Lindore, duhet të kenë parasysh faktin se çdo këmbim-ndarje-copëtim i territorit të Shqipërisë Etnike, do të ringjallte strategjinë dhe planet e kasapit të Ballkanit dhe të shqiptarëve, Slobodan Milosheviqit për rindarjen, rikolonizimin dhe ripushtimin e territoreve etnike shqiptare në Ballkan.



Po të vinte në shprehje repriza e një skenari të tillë të këmbimit-ndarjes së territoreve të Shqipërisë Etnike, kjo do të ishte një lojë tejet me përmasa të rrezikshme jo vetëm për Ballkanin, por për mbarë Evropën.

Mirëpo, për të dalë nga një krizë e tillë politiko-propagandistike dhe diplomatike në disfavor të këmbimit-rindarjes së territorit të Kosovës si Prishtina, ashtu edhe Tirana, duhet të përshpejtojnë gjetjen e gjuhës së përbashkët të ndërtimit dhe të njësimit të strategjisë kombëtare për ribashkim sa më të shpejt mes tyre. Për më tepër, as sot e as nesër nuk duhet të pranojnë kurrfarë formule të imponuar ndërkombëtare për “këmbimin territorial” të Kosovës Veriore me territorin autokton shqiptar të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sepse ky do të ishte vetëm RICOPËTIM I SHQIPËRISË ETNIKE, jo KËMBIM territori territory faktik midis Serbisë dhe Kosovës.

Vetëm rindërkombëtarizimi i Platformës së ribashkimit kombëtar dhe shtetëror, shqiptar, do t’i përjashtonte të gjitha “formulat” e ndarjes dhe të “këmbimit” të territorit të Kosovës në favor të Serbisë kolonialiste.

Ndryshe, do të vampirizohen skenarët e Slobodan Milosheviqit për rindrajen, rikolonizimin dhe për ripushtimin e territoreve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në llogari të Serbisë së Madhe.

No comments:

Post a Comment