2018-08-09

“A po bashkohen Kosova dhe Shqipëria në mënyrë sekrete?”




Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.


Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.





Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.

Harta paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve, me titull “Shqipëria e vërtetë” në shkallën 1: 200 000. Kjo hartë shoqërohet me studimin e prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve shqiptare të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit etj., ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ. Kufijt e Shqipnis Ethnike.

1. Kufini perëndimor

Në këtë anë Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonise dhe me atë të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.

2. Kufini veri-perëndimuer

Ky kufi fillon të sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) në bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020’ gjenësi veriake dhe 37056’ gjatësi lindore prej Ferro-s) … Gjatësia e kufinit veri-perëndimuer është 170 km, me vija ajrore dhe afër 220 km, tue shkue mbas vijave të shtrembta të kufinit. Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare të humbuna më 1878 të Ulqinit, të Tivarit, të Podgoricës (Zetes-s), Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Piprit, Plavës, Gucines, Beranes, Bistricës, Pejës, Rugovës, Rozhajës, Peshterit e Pomerenikut.

3. Kufini veri-linduer

Kjo pjesë e kufinit të Shqipnisë Ethnike shtrihet prej majës së Jankovit deri në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’ gjatësi lindore prej Ferro-s). Në rast se nuk do të kërkohen tokat shqiptare të krahinave të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.

4. Kufini linduer

Kufini linduer i Shqipnisë Ethnike fillon në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’gjatësi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron në kandin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011’ gjatësi lindore prej Ferro-s edhe 4003’ gjanësi veriake), me gjatësi afër 342 km … Kjo vijë e kufinit linduer të Shqipnis ethnike përmbledh krahinat lindore shqiptare të humbuna mbas luftës së Ballkanit më 1912. Këto krahina kanë këto qytete bashkë me kazatë e tyne: Jakovën, Prizrenin, Kaçanikun, Vranjen (humbur më 1878), Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Presheven, Dibren, Kerrçoven, Strugen, Ohrin, Krusheven, Perlepin, Resnen, Manastirin, Folorinen, Kosturin, Naseliçen dhe Grebenen.

5. Kufini jug-linduer

Vija e kufinit jug-linduer nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistrices me kamben e vetv të Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit të Artës (38042’ gjatësi lindore 3901’gjanësi veriake) me një gjatësi pothuajse 180 km. Kjo vijë e kufinit prej vendit që u përmend shkon me lumin e Venetiko-s deri në majën 549, mbasandej, tue shkue drejt jugës mbas rrjedhës së një përroni që është degë e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjë nga juga mbas atij prroni deri në Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetër turko-grek të para 1912-ës, të cilin e krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces (sikundër po kërkohen krahinat e Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Vranjës etj., atëherë kufini veri-linduer ndërron trajtë … Kjo vijë e kufinit përmbledh qytetet e Kurshumlis, të Prokupjes, të Leskovces e të Vranjës, bashkë me katundet e kazavet të tyne.

6. Kufini juguer

Kjo pjesë e kufinit të Shqipërisë ethnike përbahet prej brigjeve të gjiut të Artës. Këto brigje të përthyeme tepër kanë një gjatësi pothuajse 93 km, qysh prej gojës së lumit të Artës e deri te qyteti i Prevezës. Kjo vijë përfshinë krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamëris me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëlliçit, Pargës, Lurosit, Filipiodhes e të Prevezës. Vendi gjeografik i Shqipnis Ethnike Mbrenda kufijvet që u përmenden përmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, të cilat shtrihen në anën juge-perëndimore të gadishullit të Ballkanit, mbi brigjet lindore të detnevet të Jonis e të Adriatikut, prej juge në veri, ndërmjet shkallëvet të gjanësis veriore 38057’(Prevezë) dhe 43020’ (maja e Jankovit në V.P. të Novipazarit) edhe prej perëndimit në lindje dërmjet shkallëve të gjatësisë lindore prej Ferros, 36040’ (Sqepi i Luftës së Zezë=Crnirat) mbi Spizze-n edhe 39038’ (Kumarevo në lindje të Vranjes).



“A po bashkohen Kosova dhe Shqipëria në mënyrë sekrete?”

Ideja e Shqipërisë Natyrore është sërish e pranishme, shkruan e përditshmja zvicerane Blick, duke shtuar se kundërshtarët e kësaj ideje janë duke ndjekur qasjen graduale të Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova, të cilat janë të banuara pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarët, po ecin me hapa të mëdhenj, shkruan mediumi zviceran në artikullin me titullin “A po bashkohen Kosova dhe Shqipëria në mënyrë sekrete?”

Eksperti gjerman Andreas Wildermuth thotë se Shqipëria dhe Kosova donin të "krijojnë sa më shumë unitet të jetë e mundur nën bashkimin formal".

Ai tha ai për agjencinë e lajmeve gjermane DPA se ky “është një qëllim legjitim, sepse nuk mund t'i mohohet atyre rregulla që janë standarde në BE".

Një erë shtesë në vela mori gjatë ditëve të kaluara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po kërkon "korrigjime kufitare", që do të thotë "bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën", shkruan gazeta.

Sipas vlerësimeve, deri në 100,000 shqiptarë jetojnë në këtë zonë nëpër qytetet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky korrigjim kufitar është i mundshëm dhe i domosdoshëm, sepse Serbia nuk ka arritur të garantojë të drejtat e pakicave, citon gazeta presidentin e Kosovës zt. Hashim Thaçi.

Cilat fusha do të përfshijnë një Shqipëri të Madhe, e cila refuzohet rreptë nga të BE-ja dhe SHBA-të? Pikë kryesore do të ishte Republika e Shqipërisë dhe Kosova e sotme. Përveç kësaj, gjysma e shqiptarëve ende jetojnë në Maqedoni, plus bashkatdhetarët në Serbinë jugore dhe dhjetëra mijëra në Mal të Zi, përkujton gazeta.


Image result for harta e shqiperise etnike

Në portalet greke qarkullon një hartë e Shqipërisë etnike si dhe harta e Ballkanit Perëndimor me kufij të ndryshuar, sipas ndarjeve etnike.Sipas kësaj harte, Kosova, Maqedonia Perëndimore dhe Lugina e Preshevës do t’i bashkangjiten Shqipërisë, ndërsa Mitrovica veriore do t’i jepet Serbisë.Për grekët, në Ballkan si popuj njihen vetëm rumunët, serbët, bullgarët, shqiptarët, grekët, kroatët dhe serbët. 


Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035. Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Image result for mapa albanije po  agenciji cia

Hartë sipas shërbimeve sekrete turke &serbe





Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.


Fotografia e Flori Bruqi




Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.



Image result for harta e shqiperise etnike

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Velika Albanija

Hartë e shërbimeve sekrete turo-serbe



Evropa

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.


Image

Revista e njohur në të gjithë botën “The Economist” në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka zbuluar hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

****


Kroatët publikojnë hartën e Shqipërisë Etnike, çmenden serbët (FOTO)


Mediat elektronike serbe kanë publikuar kohët e fundit një hartë të mediave kroate, ku shfaqet harta e Shqipërisë  Natyrore.Mediat e Beogradit e kanë marrë shumë seriozisht këtë postim duke shfaqur edhe urretjen e tyre të madhe ndaj shqiptarëve dhe kroatëve.


Shqiperia etnike dhe krahinat e saj

Përveçse medieve serbe, tanimë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata po e quajnë “projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Sipas medieve serbe, bëhet fjalë për një portal rus Izvestija.ru i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë pas 11 qershorit 2017, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”.

Sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. Kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

Dhe krejt në fund të këtij artikulli tim ,lirisht po them:“Kufijtë e Shqipërisë Natyrale fillojnë tek Tre Gurët e Zinj në Prevezë dhe ngjiten lartë në veri te Molla e Kuqe afër Nishit në Toplicë, kurse mbarojnë te Guri i Kuq i Malësisë së Madhe në veriperëndim. Po këtë Shqipëri, me këto troje dhe me këta kufij shtetëror e shpalli shtet të pavarur dhe sovran Kuvendi Mbarëkombëtar, me Ismail Qemalin në ballë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Shqipëria e Bashkuar, ka një sipërfaqe tokësore prej rreth 88.000 km2.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment