Beteja e Dytë e Kosovës, e vitit 1448,



Beteja e Dytë e Kosovës, e vitit 1448, fillimisht shihet që trajtohet nga historiografia serbe, por është interesant të theksojmë se, siç do të shohim dhe konstatojmë, kësaj ngjarjeje me përmasa të madhe historike për Ballkanin e më gjerë nuk i jep rëndësi trajtimi a hapësirë studimi, krahasuar me ngjarje të tjera historike të kohës dhe më gjerë.

Historiografia serbe kryesisht e paraqet Betejën e Dytë të Kosovës në pak punime e studime. Edhe kur trajtohen të dhënat kalohen me dy-tre rreshta. Punime të veçanta ka shumë pak të botuara në revista shkencore, derisa botim të veçantë për trajtimin e çështjes nuk ka. Ç’është me rëndësi duhet të theksohet se, në shumë punime-studime historike përgjithësisht kur studiohet mesjeta, as që përmendet fare kjo betejë (“Istorija srpskog naroda II”, Beograd, 1994, f. 263-264; “Kosovo, nekad i danas”, Beograd, 1978 f. 122; “Kosovo i Metohija u Srpskoj Istoriji”, Beograd, 1989 f. 45; D. Bogdanoviq, Knjiga o Kosovu”, Beograd, 1985 etj.).

Këto i theksuam qëllimisht vetëm sa për të ditur se, krahasuar me ngjarjen tjetër po ashtu me rëndësi historike pothuajse të kohës, kur flasim për Betejën e Parë të Kosovës (1389), dihet se janë shkruar qindra punime, studime shkencore dhe botime të veçanta. Sigurisht që interesimi për studime të ngjarjeve historike nga historiografia serbe është e drejtë e tyre, veçimi i ngjarjeve si më pak e më shumë rëndësi medoemos duhet të ketë një qëllim prapa.

Turqit (osmanët, E. R.) në territorin e Kosovës edhe një herë do të tregojnë epërsinë e tyre, gjë që e kishin treguar tash një kohë në këtë trevë, me fitoren e tyre që do ta mundnin ushtrinë hungareze (Koalicionin e popujve të krishterë), së cilës i printe Gjon Huniadi në tetor të vitit 1448, që në histori hyri si, Beteja e Dytë e Kosovës.(Enver Rexha)

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri