Meri Lalaj: Historia e ambasadorit që nuk mori provimet

meria lalaj (3)

Nga Jola Alimemaj

Shkrimtarja dhe përthyesja Meri Lalaj ka dëshirë që herë pas here t’i mbledhë bashkë kolegët dhe miqtë. Ditën e sotme, ora 10.00 ajo do ta kalojë mes tyre, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, aty ku do të promovojë librin me tregime “Duke u kthyer në shtëpi”. Gjatë një bisede me të, teksa ndalet tek tematikat që ka trajtuar në libër, nuk harron të veçojë dëshirën që ka për të nxjerrë në pah vlerat e femrës shqiptare. Jo, se i përket ndonjë shoqate feministe, por, sepse dëshira e saj që të njihet pozicioni dhe kontributi i femrës shqiptare në shoqërinë tonë. Dashur, padashur në këtë botim ka ironizuar meshkujt, babanë, i cili duhet të punojë në kuzhinë, te “Kur rriten vajzat”, nipin e paftë, por të kamur në të mira materiale, nëpërmjet tregimit “Ambasadori i Nonës” etj. Ajo na tregon se hera-herës tregimet e saj janë mbështetur në histori reale, hera-herës kanë brenda dhe trill. Por megjithatë tematikat që trajton mbeten aktuale, ashtu sikurse është “Mos u bëfsh për skaner”, ngjarje e përjetuar nga vet autorja në spitalet tona. Lalaj përpos librit ndalet dhe në disa problematika që i has përditë, si autore dhe përkthyese shqiptare.

Zonja Lalaj, riktheheni te lexuesi me librin me tregim “Duke u kthyer në shtëpi”. Përse ky titull?

Është një nga tregimet në libër, i cili bën fjalë për një femër që merret me studimin e folklorit të zonës. Mirëpo këtë femër e vë përballë meshkujve të zonës, si një femër të zonjën në punën e saj. Duke parë brezin e vajzave studente, ka më tepër vajza që po arsimohen, sesa djemtë. Kjo gjë më pëlqen, pavarësisht se mund të ketë dhe raste të veçanta, që nuk dua t’i përmend. Por unë mendoj, se femrat shqiptare janë shumë të zonjat në krahasim me burrat. Në libër ka tregime me elemente autobiografikë, por ka edhe trillime.

Sërisht me tematikën së femrës. Përse kjo këmbëngulje?

Po, po, sepse femër jam. Nuk bëj pjesë në asnjë shoqatë feministe, por dua t’i mbrojë të drejtat tona.

Së fundmi, ka dalë nga burgu edhe Nazime Visha… Keni kontribuar dhe ju në daljen e saj?

E kam uruar Nazimen, sepse kam qenë në burg disa herë, edhe për 20-vjetorin e saj. Nazime ishte gati 20 vjeçe në burg, sa mbesa ime. Ne si shoqëri duhet ta shikojmë më thellësi problemin e saj, te familja. Atë e takonte vetëm gjyshja, pasi e ëma nuk dinte që të thoshte asgjë. Ndërsa, tani ngihet pala tjetër edhe thotë, që do të bëjmë vetëgjyqësi. Kaq e kollajtë qenka kjo?!

Çfarë ndodh “kur rriten vajzat”?

Ndodhin shumë gjëra kur rriten vajzat (qesh). Një baba, i cili ka menduar që të dashurin e vajzës ta shkelmojë një dritarja, por në të vërtetë ai urtësohet aq shumë, saqë kur të rinjtë kthehen nga plazhi, ai u gatuan, derisa u skuq në tigan edhe patate.

Përse nënat nuk mund të flenë kur fëmijët janë të uritur?

Nuk i shoh emisionet investigative, por rastësisht njëherë pashë sesi një vajzë 9 vjeçe, e cila kishte tre vjet që i kishte vdekur e mamaja. Ndërsa shteti nuk u jepte as ndihmën ekonomike, prej 20 mijë lekë të vjetra. Kjo vajzë me duart e saj gatuante lante rrobat e babait, nuk e di sesi u vajti filli. Por ai 20 mijë lekësh, që i duhej asaj familjeje, një i pasur i harxhon duke ngrënë fast food me shoqen e bankës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri