Sazan Golikut ‘Aksion në shkumën e vaskës’ – tregime dhe rrëfenja


Sazan Goliku është emri letrar i Pandel Koçit. Ka kryer Fakultetin Histori – Filologji, dega e gjuhë-letërsisë shqipe, në Tiranë. Ka punuar mësues, punonjës kulture, gazetar dhe redaktor letrar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” e gjetkë. Që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qenë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1981 – 2002 ka punuar në sektorin e shtypit të Kuvendit të Republikës. Ka shkruar e botuar poezi e prozë dhe letërsi për fëmijë. Nga krijimtaria e tij janë përfshirë në disa antologji brenda dhe jashtë vendit. Në mjaft shkrime kritike i është vlerësuar pozitivisht krijimtaria artistike. Është marrë me studime e kritikë letrare, recensione dhe ese. Ka qenë përherë i pranishëm e aktiv në diskutime e debate letrare dhe në radio e televizione me biseda e intervista për probleme të letërsisë shqipe. Nga viti 2008 ka drejtuar Shoqatën e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe vendore.


* * *
Libra me prozë të autorit:

Pasqyra e thyer, 1972
Aventurat e lirisë, 1996
Komitët e Malit të Bardhë, 1999
Trekëndëshi i qiellit të zi, 2006
Zjarr e zjarr, 2015
Aksion në vaskën e banjës, 2016

Në shënimin e tij në kopertinën e kësaj përmbledhjeje të re me tregime e rëfenja, redaktori, Prof.Dr. Zyhdi Dervishi, ka shkruar: “Ky libër i Sazan Golikut përngjet me një abazhur kompleks artistiko-letrar të teknologjisë më të avancuar që me rreze valëshkurtëra rrëfenjash dhe me rreze valëmesme tregimesh rilevon profilet kryesore të shoqërisë shqiptare, mekanizmat psikokulturor të ndryshkur dhe modernizues të saj, të cilët bashkëfunksionojnë nëpërmjet ngërçeve dhe dhimbjeve të shumëfishta deri traumatizuese.
Ky vëllim me proza të shkurtra, i parashtruar me gjuhë artistike mjaft lakonike (çdo fjalë dhe figurë letrare është në vendin e vet të përllogaritur gati matematikisht me përvojën e pasur shumëvjeçare të autorit në fushë të shkrimtarisë) paraqet me logjikë simbolike artistike e shoqërizuese të tjetërsuar dhe tjetërsuese fatet e shqiptarëve të përhumbur në shtjellën e kontradiktave të shumëllojshme dhe mjaft virulente që veprojnë brenda një amplitude të gjerë: ngjarjet tragjike përthyhen në një tis ironie, e rëndomta pluskon të ngrihet në kuotat e të mbizakonshmes, realja dhe fantastikja kërleshen dhe ndërrojnë vend me njëra-tjetrën, qesharakja vërtitet rreth një boshti serioziteti disi fluid etj.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri