nga Flori Bruqi : A duhet apo jo të festohet Viti i Ri ?!



Rezultate imazhesh për urime viti i ri 2019

Komuna e Prishtinës edhe këtë vit e vazhdoi traditën e organizimit të pritjes së vitit të ri në sheshin “Zahir Pajaziti”, traditë kjo e cila do të tubojë edhe 6 orë  shumë qytetarë.




Shkrimtari i mirënjohur Naim Kelmendi  i uroi Vitin e ri 2019  të gjithëve dhe tha se pret që të ketë më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzimit.


“Së pari urime gjithë njerëzimit, kudo anembanë botës urimi viti i ri 2019 dhe pres çdo të mirë në jetë, uroj që të ketë paqe, harmoni, dashuri, mirëqenie sociale, të prosperojë njerëzimi dhe çdo të mirë në jetë i dëshiroj gjithkujt”, tha Naim Kelmendi për Floripress.

Ndërsa, avokati i njohur Prishtinas Nusret Mjeku , tha se pret që të ketë më shumë shëndet, barazi dhe paqe mes njerëzve, si dhe vend punime dhe humanitet.

Nusret Mjeku : Shëndet, barazi, paqe

“Shëndet, barazi, paqe. Punësim më shumë, të varfërve me ju ndihmuar, drejtësi”, tha Mjeku.

Ari Bruqi, tha për "Floripress"  se gjëja e vetme që dëshiron për vitin e ri 2019, është që të ketë më shumë shëndet, më pas të gjitha arrihen.

Bruqi: Shëndeti mbi të gjitha

“Ishalla veç e kena shëndetin, e tjerat vijnë krejt”, tha Bruqi.

Qytetari nga Peja Afrim Haxhnikaj , tha se gjatë vitit të ri pret më shumë gjëra të mira, si dhe tejkalimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët.

Haxhnikaj : Presim gjëra më të mira

“Presim gjana ma të mira se viti i shkuar. Problemet që janë tash për tash me rininë edhe me krejt, problemet që janë t’u ndodh në shtetin tonë, po shpresojmë që kanë me ndryshuar edhe që kanë me qenë shumë ma mirë”, tha Haxhnikaj.

Mr.sc.Prof.Ekrem Rudari edhe pse skeptikë, tha që pret diçka më të mirë ndoshta, të bëhet më shumë për rininë dhe popullin në përgjithësi.

Rudari: Diçka ma mirë

“Diçka ma mirë ndoshta. Diçka ma mirë për Kosovën mu bë për popull, për rininë”, tha Prof.Rudari  për Floripress.

Ndërsa, B.N i pyetur se çka pret nga viti 2019 u shpreh duke thënë se, pret që të bëhet më mirë, mirëpo sipas sajë gjithçka varet nga zyrtarët, andaj edhe duhet të punojnë më shumë që të bëhet liberalizimi i vizave, sepse jemi në mjerim të madh.

B.N: Presim mu bo ma mirë

“Presim më u  bërë  më mirë. Varet prej zyrtarëve tonë atje, me pas populli punë. Pres zyrtarët tanë me punuar më shumë, mu bërë liberalizimi i vizave për këtë popull edhe tjetër nuk di çka me thënë unë, se jena me një mjerim shumë të madh, por populli e rinia e jonë nuk është t’u e pa atë, kaq tjetër s’po di”, tha B.N.

Fillon Viti 2019 në Kosovë

Ka filluar Viti 2019 në Kosovë, ku për dallim nga vitet tjera, këtë vit në Prishtinë fishekzjarrët u ndezën në minutat e fundit të Vitit 20186.

Shumë qytetarë edhe kësaj here kanë ndalur për ta pritur Vitin e Ri 2019 në sheshet e Prishtinës.




Viti i Ri është festa më supersticioze që ekziston, lihet pas krahëve viti i vjetër, dhe shihet me pozitivitet drejt të ardhmes, duke shpresuar për më të mirën. 


Kjo ndjenjë përkthehet në veprime që kërkojnë tërheqjen e një fati të mirë. Por si kalohet kjo festë në vende të ndryshme të botës?

Belgjikë: Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjikë është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre.

Brazil: Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës.

Kinë: Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, dhe që varion nga 21 janari deri në 19 shkurt. Sipas traditës gjatë festimeve vishesh me të kuqe, dhe kjo do të trembte Nian, monstrën mitologjike që në legjendë dilte nga vrima e saj çdo 12 muaj për të ngrënë njerëz, që përfaqësohen nga maskat e luanëve për të sfiluar në qytet.

Gjermani: Gjatë Vitit të ri gjermanët përdorin maska, pinë verë të kuqe dhe hanë shumë lajthi, arra etj. Ata më tradicionalët pinë Feuerzangenbowie, pija e vëllazërisë me bazë verë, kanellë dhe rum, shkruan tch. Në fund të mbrëmjes lihet mbi tavolinë një pjatë plot me ushqim, për të pasur një vit të ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni: Viti i ri është periudha që shfrytëzohet për të bërë punët e shtëpisë që zgjasin tre ditë, deri më 3 janar. Në këto ditë festohet duke falenderuar zotat për të ardhurat dhe për të mirëpritur shpirtrat e të parëve shtëpia dekorohet me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien për 108 herë, për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi: Në Rusi viti i ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij julian, dhe që quhet dhe si Viti i ri, i vjetër. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer e për të ngrënë ëmbëlsirën tipike, të mbushur me arra dhe salcë kosi. Në goditjen e 12-të të këmbanës hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë: Viti i ri tajlandez festohet mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Tradita e do që të bëhen larjet e tempullit dhe fotove të Budës me ujë dhe duke pastruar me themel shtëpitë. Kjo përkthehet në një luftë uji që hidhet ndaj kalimtarëve, që sipas traditës largon fatin e keq. Për ta bërë këtë përdoret çdo gjë, që nga kallamishtet e madje deri tek elefantët.



*****

Lidhur me festimin e festës së Vitit të Ri, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Podujevë, dhe dy imamët e Poujevës, Imri Llugaliu dhe Idriz Bilalli, kanë dhënë mendime të ndryshime.

 Derisa kryetari i BIK-ut në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se gjithçka që lejohet gjatë vitit, lejohet edhe në fund të vitit, Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu, ka thënë se festa e Vitit të Ri nuk është festë e muslimanëve dhe s’kemi pse t’i festojmë festat e të tjerëve. Ndërsa, Imami i xhamisë “Met Podujeva”, Idriz Bilalli, ka thënë se nuk mund të themi që është haram, sepse harami është diçka e ndaluar rreptësisht.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë për Llapi.info se në Kur’an nuk ka asnjë argument që e ndalon festimin e Vitit të Ri.

“Nuk kemi asnjë argument nga Kur’ani që e ndalon një gjë të tillë. Kemi vetëm mendime të disa të ashtuquajturëve përfaqësues të Islamit që po duan të bëjnë emër. Të thuash diçka haram me mendimin tëndë duke mos pasur për bazë asnjë ajet Kuranor apo thënie profetike është ahmaki”, ka thënë Bekim Jashari.

Ai ka shtuar se gjithçka që lejohet gjatë vitit, lejohet edhe në fund të vitit dhe se nuk ka njeri, qoftë edhe hoxhë që ka të drejtë të përzihet në çështjet e qytetarëve.

“Çdo ndjenjë që shoqërohet me alkool është e ndaluar, kurse çdo ndenjë që ka shpenzime të tepërta është e qortuar. Njeriu e ka të drejtën e përzgjedhjes dhe veprimit të tij në familje ashtu si ai dëshiron. Nuk ka njeri, qoftë edhe hoxhë që ka të drejtë të përzihet në çështje të qytetarëve”, ka shtuar Jashari.

Se nuk ka ndonjë ajet në Kur’an ka thënë edhe Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu. Por, sipas tij, jo gjithçka është e përfshirë në Kur’an dhe nuk kemi nevojë të i festojmë festat e të tjerëve.

“Çka me festue, me festu Lindjen e Krishtit që është festë krishtere..Nuk kemi nevojë dhe as nuk duhet me i festu festat e feve tjera. Festat sipas islamit janë të përcaktuara. Ne sipas Kur’anit dhe synetit i kemi festat tona, e kemi Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin. Pasi festa e Vitit të Ri nuk është festë islame, ne nuk duhet ta festojmë, sepse asnjë besimtarë i feve tjera nuk po na i feston festat tona, pse me i festu na festat e tyne”, ka thënë Imri Llugaliu .

“Nuk përfshihet çdo gjë në Kur’an. As droga, as duhani as shumë gjëra nuk përmenden në Kur’an. Është një hadith që transmeton Davudi, se kush i përngjanë një populli është prej tyre, thotë Muhamedi a.s . Është çështja në bindje dhe në tradita fetare. Ne nuk guzojmë më i përngja popujve tjerë as në tradita as në besime”, ka shtuar Llugaliu.

Ai ka thënë se ndalesa dhe urdhërsa është ekskluzivitet i Zotit dhe se prijësit fetar nuk guxojnë me ja ba haram ose hallall, sepse mes haramit dhe hallallit ka dispozita tjera.

Llugaliu ka përmendur faktin se elementet e festës së Vitit të Ri nuk janë elemente të fesë islame.

“Babadimri është importuar nga grekët e vjetër dhe bredhi nga paganizimi. Nuk kanë të bëjnë aspak me fenë islame. Do ta kenë përgjegjesinë ata prindër që fusin bredha dhe elemente tjera të feve të tjera në shtëpi, sepse e fusin ndjenjën tek fëmijët e tyre që edhe ata të fusin këto elemente në shtëpi dikur”, ka thënë Llugaliu.

Ndërsa, Imami i xhamisë “Met Podjeva”, Idriz Bilalli, ka thënë se Viti i Ri nuk ka të bëjë me vlera fetare dhe është një e drejtë e individëve për të festuar edhe nëse ata janë muslimanë.

“Nuk mund të them që është haram nëse sante në familjet tona nuk përdoret alkooli, sepse për me than diçka haram është e ndaluar rreptsisht dhe në Kur’an nuk kemi diçka që e ndalon”, ka thënë Bilalli për Llapi.info, duke e konsideruar festën e Vitit të Ri se një përmbyllje e vitit kalendarik.

“Nuk e mendoj se ka diçka të keqe, sepse dikush mund të ketë arritur ndonjë sukses gjatë vitit dhe ka arsye për me e festue. Ne e kemi vitin e ri të muslimanëve dhe e festojmë. Vitin e Ri e kanë edhe kinezët. Mirëpo, në këtë pjesë të globit neve po na imponohet”, ka shtuar Bilalli.

Ai ka thënë se nuk ka gjë të keqe nëse një familje sante shikon televizor dhe blen diçka.

Sipas tij, fëmijëve duhet me u ble diçka, pasi edhe të tjerët blejnë.


*****

Në jetë të gjithë ne kemi dëshira dhe ëndrra … Shpresoj që të gjitha dëshirat tuaja të realizohen në një udhëtim plot surpriza në rrugën e jetës. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2019. 


Të uroj të presësh Vitin e Ri 2019 me të gjitha ëndrrat e tua dhe gjërat e bukura që të kanë shoqëruar deri sot, të hapesh zemrën tënde të gjithë atyre qe do të vijnë dhe do dinë të të bëjnë të lumtur. Gëzuar Vitin e Ri nga zemra.

Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi. Gëzuar Vitin e Ri 2019!

Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2019 me fat dhe të mrekullueshme!

Urime këtë festë të Vitit të Ri 2019, le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja, zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri…paqja dhe harmoia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar 2019!

Hej, hej, shiko pak oren. Jemi ne 2019. Nuk doja të limitohesha në të zakonshmen ” Gëzuar Vitin e Ri 2019, shumë urime”për një njeri të rëndesishem si ty, keshtuqë të them faleminderit për çdo moment të 2019 që më ka bërë të ndjehem fantastike, dhe për të gjitha heret qe me ke bërë të qesh.

Duke pritur Vitin e Ri 2019, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkurtër, mos ju frikëso askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë po aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri 2019!

E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri 2019.

Nëse sheh një njeri me të kuqe i cili do të të fusë në thes – mos u frikëso. Është ai Babagjyshi, i cili vetëm po plotëson dëshirën time të Vitit të Ri. Gëzuar 2019-ta!

31.12.2018 ora  18:00:00

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri