Petar I (1844-1921), i ashtuquajturi “Çlirimtari”, që sundon nga viti 1903 e dinte se është shqiptar.


Image result for karageorge petrovic



Gjorgje Petroviq Karagjorgje (serbisht: Ђорђе Петровић Карађорђе, turqisht: Kara Yorgi Petroviç), i njohur gjithashtu si Gjorgja i Zi ishte një udhëheqës i famshëm i kryengritjes së Parë serbe kundër Perandorisë Osmane.
Image result for karageorge petrovic

Historiani Radosh Lushiq,i cili shkroi biografinë e Karagjorgjës,beson se nuk mund të përcaktojë saktësisht origjina e Karagjorgjës, sepse ka disa mendime të ndryshme.


Image result for car lazar

Mbreti Llazar 

 Ai beson se versioni më i mundshëm sipas së cilës Karadjorgje rrjedh nga Vasojeviqët.

Sipas një versioni tjetër, Karagjorgje vjen nga fisi Klemend, i cili ka prejardhje nga gjyshi i tij i cili quhet Jovan Mrshin Klementi (Kelmendi).

 Këtë version e kanë përkrahur disa autor të vjetër serb të cilët besojnë se Karagjorgje ishte me origjinë shqiptare.

Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. 




 Petar I (1844-1921)


Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).



Millosh Obrenoviq 


Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari.


 Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke.

Shuarja e kryengritjes

Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari.


Mihajllo Obrenoviq

Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. 

Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke. 

 Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. 


Prandaj, populli serb e kanë një thënie "besnik si Naumi". Mandej, ekziston edhe një shpjegim për "Naumin grek nga Argirorokastra". Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë. 


Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe


Gjyshi nga babai i Karagjorgj Petroviqit, udhëheqësi i kryengritjes së parë serbe, ishte një Gjin Marash Klimenti, thuhet në librin "Karagjorgjeviqët - historia e fshehur". Autorë të librit janë Milorad Boshnjak, gazetar, dhe Sllobodan Jakovleviq, inxhinier i mekanikës, i cili është pasardhës i drejtpërdrejtë i Jakov Obrenoviçit, gjysmë-vëlla i princit serb Milosh Obrenoviq.







Botues i librit është shtëpia botuese "Lio" nga Gornji Milanovaci, ndërsa autorët kanë publikuar dokumente të ndryshime, dorëshkrime dhe korrespondenca që tregojnë se Karagjorgjët e kanë prejardhjen nga fisi Kelmendi i rrethinës së Shkodrës, shkruan Sandzak Vijesti, duke rikthyer në debat temën që trajton kjo vepër e botuar para disa vitesh.

Autorët e librit thirren “Zhurnalit të Muzeut Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës", të vitit 1910, Nr. 22, ku thuhet se një pjesë e fisit Kelmendi arriti rreth vitit 1737 në rrethinën e Rudnikut, gjatë tërheqjes së ushtrisë austriake nga Pazari i Ri.


Shtohet se në atë kohë kanë arritur rreth 500 familje shqiptare të cilët mezi flisnin shqip, ndërsa merreshin me blegtori dhe kishin karakter të fortë. Boshnjak dhe Jakovleviqi për këtë bazohen edhe në veprën e Andrija Luburiqit, të botuar në vitin 1937.

Ata pohojnë se mbreti Petar I (1844-1921), i ashtuquajturi “Çlirimtari”, që sundon nga viti 1903 e dinte se është shqiptar.

Telegrafi ju kujton se Petar I, që ka kryer krime mizore ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, në shtypin beogradas të kohës së ardhjes së tij në pushtet citohet të ketë thënë se ka prejardhjen nga fisi i njohur shqiptar Kelmendi. 

Po ashtu, thuhet se Kelmendët e kanë mbrojtur atë gjatë tërheqjes së Ushtrisë serbe nëpër Shqipëri më 1915, ku kryhen po ashtu krime të mëdha, ngase e konsideronin trashëgimtar të tyre.

Se Karagjorgjët kanë origjinë shqiptare, ju kujtojtojmë veprën “Serbia dhe Shqipëria”, të botuar më 1914 ku përmendet pikërisht ky fakt. Të njëjtën e ka thënë edhe profesori i njohur serb, Jovan Tomiq.

Image result for jevrem brkovic
Jevrem Bërkoviq


Akademiku dhe shkrimtari malazez, Jevrem Bërkoviq, që është nga malazezët e rrallë që pranon se ka origjinë shqiptare, thotë se Millosh Obiliqi dhe Karagjorgjët janë shqiptarë.

“Milloshi ishte shqiptar në shërbimin e mbretit serb Lazarit. Babai i Karagjorgjit ishte shqiptar nga veriu i Shqipërisë, e nëna nga fisi i Vasojeviqëve”, thotë ai. 


Ndërsa, po ashtu dihet se edhe Vasojeviqët, një fis antishqiptar, po ashtu janë me origjinë shqiptare.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri