Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Serbia kreu gjenocid në Kosovë....

Nga Flori Bruqi 

Vitet e luftës 1998-1999, në Kosovë, janë regjistruar me një numër ta madh viktimash. Mijëra shqiptarë të Kosovës, mbetën të vrarë dhe të masakruar nga trupat paramilitare por dhe ato të rregullta të ushtrisë serbe.



Nga kjo luftë u dëbuan mbi 1 milion  shqiptarë dhe u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por ende shumë prej tyre vijojnë të kërkohen nga të afërmit.

Por, edhe pse ka me qindra dëshmi që vërtetojnë gjenocidin serb në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap për paditjen e Serbisë, e nga ana tjetër po trumbetohet Gjykata Speciale, kinse për krimet që ka ktyer UÇK –ja.
Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove Është fakt, se njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, biznese, punishte zejtarie, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. Faktet për gjenocid në Kosovë, çdo ditë e më shumë po shtohen.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove Kështu, Fondi për të Drejtën Humanitare e ka publikuar një dosje të titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë.“Dëshmitë e pohojnë se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë prej marsit të vitit 1999 në nivelet më të larta të qeverisë, dhe lë të kupton se pjesëtarë të‘MUP-it’ serb (Departamenteve të Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe departamenteve të Ushtrisë Jugosllave që kanë qenë në krye të ‘pastrimit të terrenit’, kanë qenë të përfshirë në të”, thuhet në kuadër të përmbledhjes së publikuar nga FDH.





Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë mirë që ka miratuar Rezolutën e dialogut me Serbinë si dhe ekipin negociator.

Ka thënë se me këtë ekip do të përmbyllin kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë.



“Andaj, edhe në këtë fazë kam besim se vendimi i Kuvendit do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi, në një konferencë në aeroport, para nisjes për New York.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
“Dje ka qenë edhe votimi në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e pozitës dhe opoizitës të një rezoluta për një ekip gjithëpërfshirës, duke i krijuar hapësirë edhe shoqërisë civile. Ky dialog do të jetë final me mundësi të një marrëveshjeje të përhershme, me njohje reciproke”, ka shtuar ai.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
Terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë, i janë faktuar OKB-së


Kriminelët serbë gjatë masakrave në KosovëSerbia duhet të nxirret para përgjegjësisë për krimet makabre.

Të shikohen të gjitha mundësitë për të paditur Serbinë

“Fjala është për vrasje dhe zhdukjet e mbi 13 mijë shqiptarëve brenda një kohe disa muajshe. Po ashtu vrasjen e 1500 fëmijëve nën moshën 14 vjet, përdhunime seksuale të 20 mijë femrave shqiptare.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
 Shkatërrimin e mbi 120 mijë objektëve dhe dëbimi me masa gjenodiciale të 70 për qind të popullit. Dhe tani mbi këto fakte paraqitet padia dhe fare nuk mund ti ndalojë shteti serb. 

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove
Pavarësisht deklaratave të autoriteteve serbe, të cilat e kanë cilësuar si të pamundur padinë e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid, njohës të çështjeve juridike dhe politike në vend, thonë se ka disa mundësi të cilat Kosova mund t`i shfrytëzojë për ta paditur Serbinë për gjenocid.
Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove


Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë, se po i shqyrtojnë mundësitë që Kosova të ushtroj padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe. Ndërsa, njohës të çështjeve kushtetuese, e politike kanë vlerësuar se pa legjitimacion nuk ka reparacion, megjithatë sipas tyre, Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi.

Rezultate imazhesh për gjenocidi serb ne kosove

Sipas tyre, Kosova ka mundësi të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ja njohin ligjet ndërkombëtare dhe të ngrij padinë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e bërë. 


Ata kanë vlerësuar se koha që Kosova, më në fund duhet ti përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm dhe ta padisë Serbinë për krimet njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri