2019-12-31

Agjencioni "Floripress"nga Prishtina : Gëzuar Vitin e Ri 2020!




Rezultate imazhesh për urimet per 2020

Gjelin e detit e hëngrëm, bakllavanë e provuam, u mblodhëm me familjën, miqtë dhe njerëzit më të dashur për të festuar atë që presim të na sjellë Viti i Ri 2020-të.

Në të vëtetë askush nuk e di se çfarë ka rezervuar ky vit i ri për ne, por redaksia e Agjencionit "Floripress"nga Prishtina , ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e ri 2020, qoftë sa më i mbarë dhe i paqtë për të gjithë ju.

Ky vit sjelltë për të gjithë ju mbarësi, lumturi, shëndet, dashuri, para dhe momente të bukura pranë njerëzve që doni më shumë.

Ne do të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti të sjellim për ju raportime cilësore, dhe ju urojmë sa më shumë suksese e rrugëtim së bashku.

Gëzuar Vitin e Ri 2020!

Flori Bruqi

Editor dhe Kryeredktor përgjegjës

Flori Bruqi : Babain e Nënë Terezës e vranë pabesisht pushtuesit serb: Sot tre vjetori i shenjtërimit të saj

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Bota kujton sot shenjtoren shqiptare. “Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” është thënia epike e Nënë Terezës, e cila sot mbush tre vjet nga shenjtërimi, grua kjo bujare shqiptare që u përkul para njerëzve të varfër pa dallim race, etnie dhe ҫfarëdo dallimi tjetër, për t’ju ndihmuar me aq sa kishte mundësi, por duke e bërë të pamundurën duke e angazhuar tërë qenien e saj humane që t’u mundëspjë ndihmën e duhur.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, kur në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj.

Gonxhe Bojaxhiu, e cila në të gjithë botën njihet me emrin Nënë Tereza, u lind në Shkup më 1910, nga prindër shqiptarë.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Që në moshën 12 vjeçe kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”.


 Në moshën 18 vjeçe hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, pas dëshpërimit të thellë për vrasjen e babait të saj nga pushtuesit serb që sapo kishin pushtuar tokat shqiptare, përfshi Shkupin ku jetonte deri atëherë e lumtur Gonxhe Bojaxhiu me familjen e saj.

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Babai i Gonxhes si një njeri me kulturë të thellë dhe me autoritet në popull kishte shkuar në Beograd me një grup të shquar të banorëve lokalë për të kërkuar nga autoritetet serbe tashmë të instaluar si pushtues që t’i lejonin të jetonin të qetë në vatrat e tyre autoktone. 



Por babai i Gonxhes nuk u kthye i gjallë nga ai udhëtim gjë që e dëshpëroi rëndë vajzën e re shqiptare e cila ishte tejet e lidhur me babain e saj. Ky akt thuhet të jetë determinues që ajo të marrë rrugëtimin e saj që do ta bënte të pavdekshme.



Për një kohë të gjatë ajo iu përkushtua njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, ndërsa në vitin 1950, në Kalkuta të Indisë, themeloi urdhrin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. 

Rezultate imazhesh për familja e nene terezes

Krahas kësaj, misioni i saj punonte në ndihmë të strehimit të fëmijëve të braktisur në gjithë botën, kurimit të leprozëve, në ndihmë të viktimave të Sidës dhe kishte hapur një qendër për ta në Shtetet e Bashkuara.
Rezultate imazhesh për familja e nene terezes
Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.


Në përkujtim të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një foto të saj me presidentin Ronald Reagan, në 21 qershor 1985, që e kanë cilësuar si “Foto e ditës e Ambasadës amerikane në Tiranë”.

“Foto e Ditës | 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë .

Analisti dhe eksperti amerikan për çështjet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Evropës Lindore dhe të Ballkanit, Janusz Bugajski mendon se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, ndryshe ajo do të mund të mashtrohet.


I pyetur nëse ekziston ndonjë dokument ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Bugajski theksoi se nuk është në dijeni se ndonjë dokument i tillë ekziston.

“Shpresoj se tani kur dialogu të intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi i negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë”.

I pyetur se a ofrohen garanci se Kosova mund të fitojë ulëse në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e marrëveshjes së tillë ofrojnë garanci SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik.

“Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dimë se aty është Rusia dhe Kina”, tha Bugajski.

Ai shtoi se SHBA -të duhet të përfshihet më shumë në proceset për dhe rreth Kosovës, por këtë mund ta bëjë atëherë kur marrëveshja është afër.

Bugajski sqaroi se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin për objektivin primar në raport me Prishtinën, atë se Kosova duhet të jetë shtet stabil.

“Ky është objektiv i SHBA-së. Ajo çka ka ndryshuar është vetëm strategjia për të arritur stabilitetin afatgjatë”, vuri në dukje Janusz Bugajski.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një zgjidhje afatgjate për Kosovën.

“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentim për ndarje të territorit apo ndryshimit të kufijve në Ballka, do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, ka thënë mes tjerash Bugajski.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq: Kujdes, bisedimet për kufij, me efekt domino për rajonin



Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se “nervozizëm të veçantë” krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me idenё absurde pёr ndryshim tё kufijve.

 Gjukanoviqi thotë se shkëmbimi eventual i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një risi e plotë, andaj, shton ai, duhet pasur kujdes që të mos krijohet ndonjë precedent që do të nxiste efektin domino në rajon, shkruan televizioni publik i Malit të Zi.

“Kjo temë për kohë të gjatë ka qenë tabu, sepse na i ka kujtuar përvojat e këqija nga vitet ‘90. Pas përfundimit të luftërave, në rajon është folur më shumë për multikulturalizmin dhe demokracinë multientike. Është e vërtetë që disa kryeqytete perëndimore e kanë ndryshuar mendjen e tyre”, thotë Gjukanoviqi.

Ai e sheh si kërcënim për Ballkanin edhe përkeqësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti malazez tha po ashtu se marrëdhëniet e shtetit të tij me Rusinë aktualisht janë më të këqijat ndonjëherë.

“Gjithmonë kemi qenë të afërt me Rusinë, si historikisht, ashtu edhe kulturalisht. Megjithatë, marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dukshëm viteve të fundit. Mund të them madje se janë në nivelin më të keq ndonjëherë”, ka thënë Gjukanoviqi.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq porosit: Nuk ka pajtim me Serbinë pa pranim të së vërtetës pёr krimet e bёra



Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar në Zagreb se nuk ka pajtim me Serbinë pa u pranuar e vërteta se Serbia ka kryer krime e agresion në Kroaci. 

A do të duhej edhe Kosova të ndjek shembullin kroat, shtron pyetjen Kabllogrami, apo do vazhdojmë të sillemi si pula pa kokë.

Plenkoviq ka deklaruar gjatë një pritjeje për Krishtlindjet ortodokse në Zagreb se e vërteta është çelës për pajtimin në Kroaci dhe se ajo ka të bëjë me faktin se Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit serbomadh të Milosheviqit, raportojnë mediet kroate.

Kryeministri kroat ka theksuar se është me rëndësi të bëhen hapa drejt përballjes me të kaluarën.

“Jemi duke punuar në integrimin e pakicës serbe në Kroaci”, ka thënë Plenkoviq, duke shtuar se procesi i riintegrimit paqësor paraqet një prej trashëgimive më të mëdha të kryetarit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Ai ka vlerësuar se pjesëtarët e pakicës serbe në Kroaci janë të vetëdijshëm për të gjitha rrethanat dhe se ata janë duke e dhënë kontributin e tyre për një Kroaci bashkëkohore...

Daut Demaku(1944-)


Rezultate imazhesh për daut demaku


Dokumentet thonë se Daut Demaku  lindi më 13 tetor të vjetit të zorshëm 1944, në katundin më të mirë në botë, që shkurt quhet: Abri, të tjerët i thoshin edhe Abri e Epërme. Arsimin formal e ka përfunduar në Abri dhe Likovc, të mesmin e të lartin në Prishtinë, kurse arsimin joformal, të vërtetin, e ka përfunduar në Anwerpen të Belgjikës, në Qendrën Kulturore Hebreite, kurset kulturulogjike “Për freskimin e dijes”
 Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës "Bota e Re", kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.Është shkrimtar  i njohur Shqiptar i cili  ligjeron i lëndën"Arti i mendimit pozitiv"


Fotografia e Daut Demaku

Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja.



Fotografia e Daut Demaku

Librat e shkrimtarit Daut Demaku janë  përkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht.





Veprimtaria letrare dhe publicistike e Daut Demakut :




Brigjet e Thata - 1967

Plisat e Kuq - 1969
Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) - 1971
Kapituj jete - 1977
Shi e Puhi - 1979
Buka - 1981
Bletaja - 1976
Në mjaltishtë - 1978
Mote të thata - 1983
Trëndafila pa gjëmba - 1986
Guralec në këpucë -1989
Tregime Shqiptare -1996
Mendimi dhe Suksesi - 1997
Magjia e Urtisë - 2000
Shenjat para kthesave - 2002
Thuaji jetes miremengjes - 2003
Rina Dhe Gjyshi - 2004
Aforizma - 2005
Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv



Radiodramat:




Trenat e mesnatës - 1972

Selgjishtja është dëshmitare - 1978
Ndryshoe vehten o njeri - 2004
Komeditë e luajtura në teatër :



Servisi i shpirtit - 1997

Ulërima - 2004



Proze




Tregime të sotme shqiptare - 1968

Toka e përgjakur - 1972
Djepi i lashtë - 1984
Lumturia - 2016




Shkrimtari Daut Demaku tregon për mësimet hebraike që ia ka përcjell Ibrahim Rugovës

Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.

Daut Demaku në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka rrëfyer disa biseda që kishte pasur me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Demaku ka thënë se tregimi i këtyre bisedave nuk i bën nder atij, por Rugova nuk e akceptonte përsëritjen.

“Ibrahim Rugovën e kam pas shokë, kemi qenë bashkë në studime, bashkë në gazetë për tri vite. Por, shpirti im e di sa takime i kam pasur me të në vitet e ’90, për t’i shtirë në kokën e tij këto këshilla”.

“…Njeri më të moderuar se Rugova nuk ka pasur, njeri më pranues se ai nuk ka pasur, por nuk e akceptonte përsëritjen. O Ibro në politikë ka shumë rëndësi se çfarë thua”, thotë shkrimtari Daut Demaku.

Publicisti thotë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.

“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”, dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. 

Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, ka thënë ndër të tjera Daut Demaku.

Flori Bruqi

2019-12-30

Agjencioni Floripress : Urimet më të mira që na kanë ardhur me SMS për Vitin e Ri 2020!

Nga Flori  Bruqi 

Image result for urimet me te mira per vitin e ri


Është koha për urimet e Vitit të Ri, qoftë edhe në formë elektronike, SMS. 


Nëse doni që një numri të madh miqsh e të njohurisht t’ua uroni Vitin e Ri me anëtë të porosisë e nuk keni insportim të krijoni nga një për secilin, ja disa propozime tjetër lloj për dëshira festive në formë SMS -i.



Dikur kemi dërguar kartolina të zgjedhura me kujdes dhe kemi menduar për porosinë, tash së paku mendojeni një SMS më përmbajtje të bukur e origjinale!




1. Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë.

 Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkyrër, mos ju frigo askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë mu aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri 2020!



2. Të dëshiroj një oqean shëndet, dete lumturie e dashurie, liqene suksesi, lumej parash dhe – asnjë pikë pikëllimi e dhimbjeje.Gëzuar 2020!



3. Nëse e sheh një njeri me të kuqe dhe don të të fusë në thes – mos u frigo. Është ai Babadimri, i cili vetëm po ma plotëson dëshirën e Vitit të Ri 2020!


4. Për asnjë stazë të jetës nuk ka udhërrëfyes, secila është e pahulumtuar dhe e papërsëritshme. Prandaj në jetë aventura është rregull, e jo përjashtim. Gëzuar Viti i Ri 2020!


5. Të kesh shëndet e të kesh fat, të të plotësohen dëshirat të vogla e të mëdha, të rrezatosh kthjelltësi, ta hedhësh pikëllimin, ta kesh të gjatë vijën e jetës… 

Të të realizohen ëndërrat në zgjëndërr, Të kesh mendime të mira në kokë, të të jenë personat e dashur pjesë e ëndërrës dhe të të fillojë Viti i ri 2020 me PO! Gëzuar,pra Viti i Ri 2020!


6. Të dëshiroj nga e mira më të mirën, nga e bukura më të bukurën, shumë shëndet, sukses e dashuri. Le të fillojë çdo ditë me buzëqeshje, të zgjasë me luturi e të përfundojë me ëndërra të bukura. Gezuar 2020-ta!


7. Bukuria… Freskia…. Ëndërrat… E vërteta, Ndjenjat… Besimi… Ky është fillimi i Vitit të Ri 2020!



8. GËZUAR VITI I RI! Për dhuratë të dërgoj dashuri, të paqetuar në Ssinqeritet, me fjongo prej dëshirash të mira . Ke të jep ky vit lumturi e siguri  tërë jetën. 

GËZUAR VITI I RI!


9. Tom Cruise, Angelina Jolie, Madonna, Arnold Schëarzenegger, Jennifer Lopez, George Clooney dhe unë… Të gjitha yjet e famshme të botës të dëshirojnë Gëzuar vitin e ri  2020!


10. E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri 2020.


11. Qofsh në luftë të përhershme me veset e tua, kurse në paqe më fqinjtë dhe do të jesh njeri më i mirë në Vitin e Ri 2020.


12. Secila ditë e vitit e ka vlerën e saj. Mëngjesi sjell SHPRESËN, pasditja BESIMIN, mbrëmja DASHURINË, kurse nata PUSHIMIN. Shpresoj që në çdo çast të kënaqesh kështu gjatë 2020-ës! GËZUAR VITI RI!



13. Me aromën e të gjithë trëndafilave, me të gjitha dritat e botës dhe të gjitha buzëqeshjet e fëmijëve Të dëshiroj të të realizohen të gjitha dëshirat… GËZUAR VITI RI 2020!


14. Të dëshiroj: bukur i në janar, dashuri në shkurt, paqe në mars, pabrenga në prill, argëtim në maj, të kënaqesh nga qershori deri në nëntor, fat në dhjetor… Shkurt, të dëshuroj vit të ri me fat e të bukur!


15.Uroj vitin e ri te gjitha familjareve dhe te afermeve. Ju deshiroj nje vit sa ma te kendeshem dhe u uroj qe ne vitin 2020 te perkujdesen vetem nga te mira dhe te kene lumturi e dashuri ne jete.


16.Në muzikën e natës, në terr të zi, në ora 24 ta uroj vitin e ri 2020!....



17.Vitet kalojn shpejt, gjërat ngelin me kujtime, me rastin e kësaj feste pranoni shumë urime 2020-ta....



18.Të krahasoj me yjet por vetëm me një ndryshim, ato jan të qiellit ndërsa ti je ylli im.. urime viti i ri 2020.


19.Te uroj nje vite te mrekullueshem per ty dhe te dashurit e tu, me te mire se ai i shkuari, plot me gezim, dashuri, paqe dhe qetesi. Pse jo edhe pak fat. Urime nga zemra 2020-ta!

20.Nje vite tjeter iku duke i lene vendin 2020-tes, por asnje nuk do te zer vendin tend ne zemren time. Urime zemra ime.

21.Gezuar viti i ri 2020-ta ju uroj shume fat lumturi dashuri dhe plotsim te te gjitha deshiravetuaja shpresoj qe do jet nje vit i kalur shpejt dhe me shume kujtime te bukura per te gjith ne shume shume urimeeeeee shpresoj te kaloni me mire se vitin 2020…


22.Gezuar 2020-ta  zoti te dhurofte per çdo furtun nje ylber, per çdo lot nje buzeqeshje dhe per çdo problem nje zgjidhje!

23.Te uroj qe te presesh Vitin e Ri me te gjitha enderrat e tua dhe gjerat e bukura qe te kane shoqeruar deri sot, dhe te hapesh zemren tende te gjithe atyre qe do te vijne dhe do te dine te bejne te lumtur. Urime Vitin e Ri 20120 nga zemra.


24.Urime te gjithve kete fest te vitit te ri 2020 ,le tju sjell ky vite gjen me te bukur te jetes dhe njekohesisht le te jete vit i realizimeve te enderrave tuaja, zoti le tju dhuroj at qe me se shumti deshironi dhe le tu ruaj at qe ju posedoni,le tju mbush zemrat me gezime dhe me plote dashuri,paqja dhe harmoija le tju perqafojn ne qdo faqe dhe hap te jetes.



25.2020-ta urime per 365 dite, 8760 ore, 525600 minuta e 31536000 seconda, te pasura me jete, qetesi, gezim , dashuri dhe pak çmenduri :p !


26.Ja na erdhi viti ri sa jam i gezuar me kallash e hashash kam per ta festuar, bombat zbardhen tej per tej ne fusha e male viti ri do te na gjej shtrire neper spitale, te vrar sakatuar ska doktor ce na fut ne duar. GEZUAR VITIN 2020 TE GJITHE SHQIPAREVE NE CDO SKAJ TE BOTES.


27.Nje yll ne qiell sa bukur shendrit, kjo hene e bukur po na fal pak drit, qielli i kalter diqka po tregon, se ke nje shoqe qe asnjeher nuk te harron, dhe me dashuri vitin e ri ta uron. Urime 2020 shoqja ime e dashur!


28.Kete dedikim ia kushtoj personit me te dashur ne bote motres time te dua dhe te adhuroj gezuar vitin e ri 2020. fat e lumturite shkojne Per ty princeshe.

29.Pershendes gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen; qofte viti i mbare ne te gjitha fushat e jetes.


30.Ju uroj gjithve vitin e ri 2020 ju uroj qe ky vit tju sjell shendet dashuri dhe lumturi .


31.Nje yll ne qiell sa bukur shendrit,kjo hena e bukur na fal kete drit, ky qielli kalter diqka te tregon se ke nje MOTER dhe asnjeher ste harron….Happy New Year My Sister And I LoV YoU…


32.Një pëllumb i shkruar në dritare troket, hape mos nguro se diçka e mir të pret, në krahët e tij ka një porosi urime viti i ri 2020.


33.Një vit i ri oh zot sa kënaqësi, një kapitull i jetës po vazhdon, një vit i ri po na fton, një zemër troket, një telefon cingëron.”URIME VITI I RI 2020”

34. Gëzuar festën e vitit të ri e ju uroj çdo të mirë në jetë lumturi,dashuri dhe të gjitha të mirat në jetë.


35.Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi.URIME VITI I RI 2020!!!


36. Si flladi i leht ju ardht dashuria, si e ëndërroni paqi lumturi në jet urime viti i ri 2017 sot e 100 vjet .

37.Tash ështe një terr i zi dhe mbretëron një qetësi, un kam dëshirë ta uroj vitin e ri me gjithe dashurinë që kam për ta. URIME VITI I RI 2020!

Prishtinë,31.12.2019.

Beqir Kastrati(1911-1989)



Beqir Kastrati lindi në Pejë(1911) , ku kreu edhe dy klasë të fillorës në gjuhën shqipe.

Për shkaqe politike,bashkë me familjen ,emigroi në Shqipëri.

Vazhdoi gjimnazin në Shkodër,ndërsa diplomoi në degën e Normales.

Në vitin shkollor 1932-1933 emërohet mësues në shkollën fillore në Krumë të Hasit.



Deri në vitin 1941, në Krymë të Hasit do të jetë mësues ,
kryemësues , edukator , drejtor i shkollës dhe i konviktit “Kosova”.

Në pranverën e vitit 1941 ishte ndër mësuesit e parë të kualifikuar që erdhën në Kosovë për të hapur sshkolla shqipe.

Së pari ishte në Plavë, ku hapi kursin e shqipës, pastaj mësues dhe kryemësues në Deçan.

Më 1942 ishte drejtor i shkollës fillore”Lidhja e Prizrenit” në Pejë,ndërsa më pas përgjegjës i arsimit, nënkryetar dhe kryetar i Këshillit Popullor të Pejës,instruktor i shkollave shqipe për Pejë.Gjakovë dhe Istog.

Më 1946 ishte drejtor i Shkollës Normale Shqipe në Gjakovë, si dhe mësimdhënës për lëndët histori, pedagogji, matematikë dhe muzikë. në po këtë shkollë.

Nga viti 1953, po në Gjakovë. ushtron detyra të ndryshme në arsim: drejtor i Gimnazit ”Hajdar Dushi”, themelues i Shkollës së Amvisnisë, mësimdhënës në Shkollën Ekonomike, drejtor i kovikteve për shkolla të mesme. 



Ishte  themeleues i Teatrit amator “Emin Duraku” si  dhe i Universitetit të Punëtorëve në Gjakovë.

Nga viti 1958 është mësimdhënës i gjuhës frënge në Normalën dhe Gjimnazin e Prishtinës, drejtor i konviktit të Normalës dhe këshilltar pedagogjik në Prishtinë.

Ishte pjesëmarrës në Kongresin e Drejtëshkrimit më 1972 në Tiranë.

Beqir Kastrti ,ishte Kryetari i parë i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës.




Është autor, bashkautor dhe përkthyes i disa teksteve shkollore, të matematikës,gjeometrisë,algjebrës,kimisë etj.

U morr edhe me poezi.Për punë të suksesshme pedagogjike mori shumë mirënjohje dhe dekorata të larta.

Vdiq në Prishtinë më 1989.

Libër  për  pedagogun dhe veteranin e arsimit shqip në Kosovë  kanë shkruar Ali Llunji dhe Abdullah Vokrri , me titull :
”Beqir Kastrati- legjendë e arsimit kosovar “ (Botues  “Libri shkollor”,  Prishtinë ,  2001).

2019-12-29

Flori Bruqi : Ahmet Kelmendi si misionar i arsimit shqip dhe i gjuhës sonë standarde, mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kombit tonë.

Rezultate imazhesh për ahmet kelmendi


Ahmet Kelmendi është i lindur në Pejë(1928-) .Pas mbarimit të kursit pedagogjik, në Prizren në vitin 1946, Ahmet Kelmendi ,djalosh 16-17 vjeçar kërkoi vullnetarisht të emërohet mësues në Drenicë.

Sips profesor Mehemet Gjevorit, Ahmeti ishte shumë e veçantë, sepse Drenica ende "digjej flakë"..."rrjedhte gjak" nga Lufta Çlirimtare e Drenicës në krye me Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën kundër forcave agresive jugosllave.

Si i tillë Ahmet Kalmendi me ndjenjën e zjarrtë rinore të misionarit të arsimit shqip, doli para fëmijve të Drenicës, para prindërve të tyre afër 100% analfabet, të prapambetur, të varfër nga pushteti diskriminues jugosllav.

 Nxënësit, prindërit e pritën mësuesin e ri pejan me ngazëllim të madh. Në fillim të detyrës, në fshatin Klinë e Epërme. Me ndihmën e fshtatarëve adaptuan si mësojtore, si shkollë një ndërtesë të vjetër, e cila nuk kishte as derë.

Këtij djaloshi me dashuri të flakët kombëtare herë-herë në mënyrë të ndërdijshme, i kujtohej shkolla e mëparshme në gjuhën serbishte e regjimit pushtues sllav. I kujtohej po ashtu një ngjarje tronditëse që kishte përjetuar në shkollë që në klasën e parë në gjuhën serbishte:

Nikolla Haxhiq, një mësues kriminel e kishte torturuar fizikisht në mënyrë barbare kur e ka parë duke e lexuar revistën e ilustruar për fëmijë (serbisht), "Robin Hud", i cili ka qenë një trim luftëtar kryengritës anglosakson.

Duke e parë Ahmet Kelmendin që lexonte këtë revistë, mësuesi barbar serb e ka përfyturuar si luftëtar i ardhshëm kundër regjimit pushtues ku ai ishte mësues.

Në Klinën e Epërme zhvilloi krijimtarinë në dy fusha të arsimit: mësim me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, duke i përfshirë të gjithë fëmijët e pesë fshatrave. Aktiviteti i tij i dytë vetmohues u shfaq nëpërmjet kurseve kundër analfabetizmit duke mbajtur mësim në këto fshatra.

Në këtë fshat në detyrën e tij ka përjetuar presion shpirtëror të jashtëzakonshëm, po ashtu edhe tortura mizore fizike me mjete dhe mënyra të ndryshme çnjerëzore. Ka qenë i kërcënuar se do të vritet, se do të jetë i ndjekur gjatë gjithë jetës. Ky presion dhe kjo torturë barbare është bërë nga UDB-a (sigurimi shtetëror) me qëllim që Ahmeti të organizonte vrasjen e Halit Sinanit, i cili ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të dalluar të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Përkundër këtyre presioneve dhe torturave mizore, Ahmet Kelmendi i qëndroi besnik luftës së Drenicës.

Në vendshërbimin e dytë, në fshatin Turiçevc, pas rindërtimit dhe meremetimin të shkollës të shkatërruar nga Lufta e Drenicës, filloi veprimtarinë e palodhshme, qw përfshiu të gjithë fëmijët e moshës shkollore. Si në Klinën e Epërme, po ashtu edhe në Turiçevc, luftoi me vendosmëri kundër padijes, kundër prapambeturisë që e lanë trashëgim pushtuesit e trevave tona. 

Me kurset kundër analfabetizmit u dallua jo vetëm në Drenicë, por edhe më gjerë. Si misionar i arsimit shqip, i diturisë dhe kulturës kombëtare, me dëshirë dhe vullnet të madh në Turiçevc ka hapur kursin e Kulturës së përgjithshme duke përfshirë të rinjtë me shkollë fillore dhe ata me dy - tri klasë të mbaruara.

 Në një kurs të tillë i vetmi në gjithë Kosovën, ka ligjeruar të gjitha lëndët.

Në bazë të kësaj veprimtarie që Ahmet Kelmendi e konsideronte të shenjtë, organet kompetente e shpërblyen si mësuesin më të mirë të Kosovës.

Sipas studimeve te Fazli Kajtazit dhe Dr.Mehmet Rukiqit për përhapjen e arsimit dhe diturisë në Drenicë, prej pesë mësuesve të shpallur doajenë, Ahmet Kelmendi ka qenë i pari.

Pas veprimtarisë së suksesshme në Drenicë i kërcënuar dhe i ndjekur, ai duke pritur disa muaj pa punë, i diplomuar në Katedrën e Albanologjisë në Beograd, pranohet në Gjimnazin e Pejës.

Edhe ne këtë institucion të vendlindjes (1954 - 1959) vazhdoi veprimtarinë me përkushtim të jashtëzakonshëm, si misionar i arsimit dhe i edukimit të brezit të ri në frymën e kulturës kombëtare shqiptare.

Kjo veprmitari e këtij arsimdashësit dhe aktivitetet me Grupin Letrar "Çajupi" të cilin e formoi, e kanë shqetësuar drejtorin e Gjimnazit, Firga Jovoviq, cili në zyrën e tij e ka urdhëruar profesorin Ahmet Kelmendi të mos i pranojë në provimin pranues në klasën e parë fëmijët: Enver dhe Mediha Hadri, Skënder Ukella dhe Ahmet Geca, prindërit e të cilëve janë vrarë në Burgun e Pejës më 1949, si armiq të përbetuar të Jugosllavisë Socialiste.
Përkundër urdhërit të drejtorit shovinist Jovoviq, Ahmet Kelmendi fëmijët e përmendur i pranoi si nxënës të rregulltë. I gëzuar dhe krenar për qëndrimin e guximshëm të Ahmet Kelmendit, Mehmet Gjevori shkruan:" Ja ky është rezultat i mosdëgjimit dhe i moszbatimit të urdhërit të UBD-së. Ky është ai fryt, si në shumë raste tw tjera, i protogonistit tim të veçantë Ahmet Kelmendit, he i lumtë!."

Profesor Ahmet Gashi, themelues i Shkencës së Gjeografisë Shqiptare në Shqipëri, i ikur që moti në Shqipëri nga Kosova, nxënësve të Ahmet Kelmendit, po ashtu të larguar nga Kosova në Shqipëri, u ka thënë: "Po ai Ahmet Kelmendi me punën e tij prej pedagogu e paska bërë Gjimnazin e Pejës Normale të Elbasanit"
I guximshëm dhe ithtar i flakët në mbrojtje të origjinës tonë ilire dhe të gjuhës së njësuar

Para nxënësve, studentëve, intelektualëvë të profileve të ndryshme, qytetarëve si dhe në tubime shkencore - në trojet tona dhe jashtë tyre - Ahmet Kelmendi e ka theksuar dhe e ka mbrojtur me argumente shkencore origjinën tonë nga ilirët dhe gjuhën shqipe nga ilirishtja. 

Të përmendim në këtë rast, ai ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë në vitin 1972.
Me hapjen e Shtëpisë së Kulturës në Pejë më 1952, i angazhuar nga njerëzit kompetentë të qytetit, Ahmet Kelmendi paraqitet me kumtesën: "Prejardhja e Gjuhës Shqipe dhe e popullit shqiptar nga Ilirët dhe Ilirishtja". Në këtë solemnitet ka marrë pjesë edhe Dushan Mugosha, funksionar i lartw jugosllav, i cili bashkë me funksionarë të tjerë, ka qenë kundër pikëpamjeve të kësaj kumtese.
Pas dy mbledhjeve të mbajtura (1952 - 1957) me gjuhëtarët e dëgjueshëm, u vendos që gjuha letrare shqipe të jetë kosovarishtja. Siç me tregonte i shqetësuar profesori Ahmet, në planin diskriminues të Jugosllavisë ishtë paraparë që të formohen dy gjuhë: a) šiptarski za šiptare u Jugoslaviji (gjuha shqipe për shqiptarët në Jugosllavi), dhe b) albanski za albance u Albaniji (gjuha shqipe për shqiptarët në Shqipëri).

Si pasojë e kësaj politike ka qenë në plan të Jugosllav të formohen dy popuj dhe dy kombe: šiptari dhe albanci.

Në një plan të tillë shfaqet ndjenja shqiptarofobe, frika nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve në viset e tyre, synimi reaksionar për të kthyer të kaluarën e errët. Edhe sot e kësaj dite, pas Pavarësisë së Kosovës me të drejtë të Gjyqit Ndërkomëtar, Serbia nuk heq dorë nga Kosova duke e konsideruar krahinë të Sërbisë. Përkundër qëndrimeve reaksionare, në Kosovë, më 1968, u pranua njëzëri Projekti i "Rregullave të drejtshkrimit të shqipes", botuar në Tiranë më 1967, ku Ahmeti ka qenë pjesëmarrës më aktiv me shkrime.

Origjinën e kombit tonë nga ilirët dhe gjuhën shqipe nga ilirishtja vazhdoi ta mbronte edhe atëherë kur u punësua në Redaksinë e Gazetës Rilindja (1960 - 1964), pas presioneve dhe para përjashtimit në Pejë si nacionalist. Në këtë gazetë filloi të shkruante kundër kosovarishtes, gjuhës të vendosur në dy mbledhjet e përmendura të dirigjuara me dhunë të regjimit jugosllav, në krye me Dushan Mugoshën.

Në "Rilindje" së pari si lektor, gazetar dhe redaktor, ka luajtur një rol të rëndësishëm. Në këtë shtëpi botuese ka pasur përkrahje nga drejtori i saj Ymer Pula, i cili e ka njohur veprimtarinë atdhetare të Ahmet Kelmendit në Drenicë.

Gjuhën standarde shqipe e kultivoi edhe në TMK ku themeloi Qendrën e Kulturës së Gjuhës Ushtarake Shqipe. Në Universitetin Ushtarak të TMK-së, ky pedagod i palodhshëm, ligjwroi lëndën: "Kulturë e Gjuhës Ushtarake Shqipe", me gradën ushtarake major, që nga fillimi i vitit 2004.

Pas veprimtarisë së suksesshme në arsimin fillor dhe të mesëm, misioni i profesor Ahmetit vazhdoi me përkushtim të madh edhe në Universitetin e Prishtinës: Në Shkollën e Lartw Pedagogjike, në Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit. Duhet përmendur angazhimin e madh të këtij arsimdashësi për hapjen e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe më parë në Gjilan, në vitet 1967 - 1970, dhe më vonë edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Me përvojën e tij të madhe e të gjatë, prej arsimit fillor deri në atë universitar, në ligjeratat dhe konsultat me studentët, rëndësi të posaçme i kushtonte gjithmonë gjuhës standarde shqipe, si në të shkruar ashtu edhe në të folur si dhe potenconte vazhdimisht leximin sa më shumë të librave. Para nxënësve dhe studentëve ishte edhe edukator. Atyre u fliste se pa arsim, edukatë kulturë, nuk mund të përparoj një popull. I lexonte para studentëve vargjet e poetit të madh botëror, poetit indian, nobelistit, Rabindranat Tagora, i cili në poezinë e tij e madhëron arsimin, shkollën:

"O Arsim, o Hyjneshë e Njerëzimit
O Shkollë o Faltore e Njerëzimit!"

Siç thotë Profesor Mehmet Gjevori " në tërë jetën dhe veprën e tij kemi një zbatim më të plotë e më rigoroz të Porosisë të Shenjtorëve të Rilindjes sonë Kombëtare...të etnoshqiptarizmës, gjithnjë me një moto e me një program: 

TË BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR.

Nëntë ish nxënësit e tij të Gjimnazit të Pejës, në veprën e përmendur të Mehmet Gjevorit shprehin respekt të thellë ndaj profesorit të tyre Ahmet Kelmendi, të cilët ndër të tjera theksojnë: " Me përkushtim më të madh na mësonte për rilindwsit shqiptarë. 

Duke shprehur konsideratë të thellë për dijen dhe njohuritw që kanw marrw në bankat e shkollës, ata e konsiderojnë profesor Ahmetin, mbi të gjitha, si udhërrëfyes për zhvillimin intelektual e sidomos kombëtar. Me ndjenjë krenarie thonë se e tërë gjenerata e tyre vazhdoi studimet e gati dhjetë nga ata u bënw profesor Universiteti.

Edhe ish nxënësit, ish studentët e gjeneratave tjera nuk e harrojnë profesorin e tyre. Ekrem Kryeziu, profesor i Fakultetit të Arteve, regjisor, dramaturg, i falemnderohet në këtë mënyrë: " Profesor Ahmet Kelmendi ishte sa hijerëndë, aq edhe i dashur; sa qortues, aq edhe nxitës i energjive tona krijuese.

Përveç veprimtarisë që përmendëm Ahmet Kelmendi është edhe autor i teksteve Shkollore nga Gjuhësia. Ai, ndër të tjera, me kolegët e tij prof. dr. Latif Mulaku dhe prof. Mazllum Hasimja ka publikuar katër gramatika të gjuhës shqipe, dy për shkolla fillore dhe dy për shkolla tw mesme.

Profesor dr. Eqrem Çabej ia ka pas besuar profesorit Ahmet Kelmendi të bëj përgaditjen për botimin e kompletit të veprave të tij. Kësaj pune ai iu përvesh me ndjenjën e admirimit dhe dashurisë ndaj shkencëtarit tonë. Gjashtë vëllimet e para të kompletit janë përgaditur me përkushtim të madh dhe i ka redaktuar me gjuhëtarët tanë të njohur: Sylejman Drini dhe Mehmet Gjevori. 

Mirëpo punën më të madhe, siç shkruan profesori Gjevori, e ka bërë Ahmet Kelmendi. Sipas porosive të profesor Çabejt u angazhua të bëj edhe një punë tejet të mundimshme: përgaditjen për botim të vëllimit të shtatë të kompletit që ishte cikli i ligjëratave të profesorit Çabej të mbajtura në Kursin për studentët të Shkallës sw Tretë të Fakultetit Filologjik në Prishtinë 1972 -1973. 

Dispensën të këtyre ligjeratave, botuar nga ky fakultet, profesori Ahmet e ngriti në vëllim shkencor me burimet e nevojshme të veprave dhe studimeve që i mblodhi nëpër bibloteka dhe institucione tona dhe në ato ndërkombëtare, që albanologu ynë i madh vetëm i kishte përmendur.

Profesor Ahmeti mblodhi dhe botoi një vepër tejet të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare: "Histori e Gramatologjisë Shqiptare I" (1635 - 1944) të profesor Jup Kastratit (1980). 

Në këtë vepër janë përmbledhur 99 gramatika të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Profesori i Zagrebit, akademik Radoslav Katiçiq ka thënë se popujt të tjerë, edhe më të zhvilluar, nuk kanë një vepër të këtillë të historisë së gramatologjisë.

Pas një veprimtarie ta gjatë gati shtatëdhjetëvjeçare profesori Ahmet Kelmendi si misionar i arsimit shqip dhe i gjuhës sonë standarde, mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kombit tonë.

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Rezultate imazhesh për Boris Kálnoky
Boris Kálnoky

Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ka jo vetëm aksi gjermano-francez, Gjermania duhet t'i përkushtohet Europës Lindore e Qendrore, për të ruajtur influencën e saj në BE, mendon Boris Kálnoky.

 Featured image of article: A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?
Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në BE. Po konturohet gradualisht një distancim prej aksit gjermano-francez si qendër vendimtare pushteti dhe një kthim tek strukturat historike. Ndër to bën pjesë edhe krijimi i një blloku europiano lindor-qendror, pikërisht në pjesën ku dikur qeverisnin Habsburgasit: grupi i Vishegradit me Hungarinë, Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë si dhe me vendet e tjera të rajonit të lidhura gjithnjë e më ngushtë me të.

Vendi i Gjermanisë në BE?

Gjermania duhet t’i shtrojë pyetjen vetes, se ku e ka vendin në Europë? Konfigurimi i ardhshëm i unionit varet prej këtij vendimi. Politikanët gjermanë shpesh hiqen sikur nuk janë ata drejtuesit e qendrës së pushtetit në kontinent. Por vendet e tjera e dinë këtë fare mirë. Kjo është një ndër arsyet, se përse britanikët po i lenë lamtumirën BE-së: sepse ata e ndjejnë dominancën gjermane dhe nuk duan që të jenë të lidhur pas strukturave të tilla.

2019 ishte një vit i fërkimeve të vazdhueshme mes Parisit dhe Berlinit: fillimi i përballjeve për dominancë në një BE të re kontinentale. Edhe francezët e ndjejnë, që Gjermania në të ardhmen mund ta dominojë politikisht kontinentin më qartë se çdo herë tjetër më parë që pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj përpiqen të mbrohen prej kësaj. Me receta, që janë përdorur edhe prej de Gaulle, Mitterrand e të tjerëve presidentë francezë: ta kushtëzojnë Gjermaninë në struktura, që nuk lejojnë rrugë të mëvetsishme. E në këto struktura duan që mundësisht të zenë vet pozicione kyçe. Thitrrja e Macron-it për një ushtri europiane ishte një hap i tillë. Franca si një fuqi e vetme atomike në perëndim të kontinentit dhe si i vetmi vend me vullnet të qartë për të ndërhyrë edhe ushtarakisht jashtë vendit, do ta dominonte një ushtri të tillë.

Gjermania ndërkohë e sheh veten në lindje përballë një realiteti të ri e të vjetër: vendet e Europës Qendrore, ku dikur shtrihej Perandoria e Habsburgasve, ofrohen si aleate. Zhvillimi vendimtar i viteve të fundit në Lindje nuk ishte debati verbal me Berlinin për tema si migracioni, shteti ligjor dhe integrimi europian, por insistimi i europiano lindorëve e qendrorëve, që Gjermania t’i pranojë si partnerë strategjikë. E bashkë me ta t’i kthehet parimeve të një politike realiste e pragmatike të influencës dhe interesave, në vend të predikimit të vazhdueshëm të moralit. Këto vende ofrohen për të forcuar pushtetin e Gjermanisë në Europë, në rast se Gjermania u ofron diçka në këmbim atyre.


Grupi i Vishegradit

Ky insistim po përforcohet pas kuintave që në vitet 2014/15. Po shtohen shenjat, që ky opcion ka nisur të merret në konsideratë në Berlin. Ministri i Jashtëm Heiko Maas ende vazhdon të predikojë moral, por pas kësaj fasade ai synon një “politikë të re ndaj lindjes”. Ai u referohet shteteve të Vishegradit. Edhe një kërkesë e liberalëve në Bundestag kërkonte në vjeshtë një bashkëpunim strategjik të institucionalizuar me këto vende. Ndonëse kjo zyrtarisht nuk ka shans të trajtohet, sepse liberalët janënë opozitë, një numër politikanësh të partive në pushtet kanë sinjalizuar, se një gjë e tillë është e domosdoshme. Ato duan të përpiqen që kjo kërkesë mundësisht të trajtohet në komisionet parlamentare. Gjermania pas Brexitit duhet t’i përkushtohet Europës Qendrore dhe Lindore – si një kundërpeshë ndaj Francës, por edhe për t’i afruar vendet e Vsihegradit dhe për t’i mbajtur ata larg prej lëvizjeve të djathta në Itali dhe në Francë. Por në këtë drejtim pengesën më të madhe e ka krijuar vet politika gjermane: Debati ligjor dhe neni 7 i proceseve të BE-së ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Si mund të mbyllen procese të tilla? Askush nuk e di – të falen “mëkatarët” – këtë askush nuk ka guxim ta bëjë – nga frika, se me këtë mund të vihen edhe vet në shënjeshtër. Por as dënim nuk do të ketë – sepse vendimi kërkon unanimitet.

Shpresë ndaj mekanizmit të shtetit ligjor

Zgjidhja do të ishte mekanizmi i shtetit ligjor i menduar prej Komisionit të ri të BE-së, që do të vlente për të gjitha vendet. Ky do të ishte një shans, për t’i kaluar proceset ekzistuese në mekanizmin e ri. Por një hap i tillë duhej bërë me shumë kujdes. Sepse shtrohet pyetja se si qendron puna me Gjykatën Kushtetuese franceze të politizuar dhe pavarësinë e saj? Apo me politikën tradicionalisht me pështjellime korruptive në Austri? Ose me praktikën e diskutueshme të tenderave me paratë e BE-së në Greqi? Lista është shumë e gjatë.

2020 kësisoj mund të jetë çasti i lindjres së një BE-jë kontinentale, politika e së cilës sërish të kujton më shumë politikën pragmatike se sa predikimin biblik në mal. Boris Kálnoky, i lindur më 1961, është korrespondent nga Budapesti i gazetës “Die Welt” dhe medieve të tjera gjermane.

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...