20 vjet nga deklarata historike e Grupit të Kontaktit në Londër


Rezultate imazhesh për medlin olbrajt

 Fryma e Deklaratës së Grupit të Kontaktit nuk la vend dyshimi në vendosmërinë për të gjetur një zgjidhje  për masakren e dt.15 janarit 199 e njohur si  "Masakra e Reçakut" që  përfundimisht kishte përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje për paqe në bisedime të drejtpërdrejta shqiptaro-serbe, siç ishte propozuar për disa vite me radhë. 

Pas kësaj masakre, ishte rritur aktiviteti diplomatik në relacionin Uashington-NATO-Bruksel-Grup i Kontaktit, ku dhe të gjithë kishin arritur pajtimin se ideja për organizimin e një Konference duhej të kishte prioritet ndaj politikës së ultimatumeve. 

Më 29 janar 1999 Grupi i Kontaktit, i takuar në Londër në Pallatin Lancaster House, në afërsi të Pallatit Mbretëror St.James kishte dalë me 

Deklaratën historike për mbajtjen e Konferencës në Rambuje dhe kishte miratuar parimet e panegociueshme, mbi të cilat duhej të ndërtohej Marrëveshja Kalimtare për Kosovën.

 Më 30 janar Këshilli i NATO-s kishte ripërtërirë vendimin e marrë në tetorin e vitit të kaluar, duke vendosur kështu kornizë diplomatike për Konferencën.

 Fryma e Deklaratës së Grupit të Kontaktit nuk kishte lënë vend dyshimi në vendosmërinë për të gjetur një zgjidhje e për të negociuar para pranverës.

 Në Beograd natyrshëm deklarata e Grupit të Kontaktit nuk ishte pritur mirë. 

Shqipëria zyrtare nëpërmjet ambasadorit të saj në Francë, Luan Rama kishte kërkuar nga këshilltari i posaçëm i Vedrinit, i ngarkuari për Kosovën, që Shqipërisë t’i jepej statusi i vëzhguesit, gjë që nuk ishte pranuar. 

Vendosmëria për ndërhyrje ushtarake Grupi i Kontaktit i përkrahur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, bashkë me NATO-n kishin qenë pjesë e lojës. 

Qeveria amerikane në veçanti kishte filluar të bënte trysni për aksion të mundshëm ushtarak për ta ndalur represionin në Kosovë. 

Kërcënimi i përdorimit të forcës në raport me Kosovën nga SHBA-ja ishte bërë që nga viti 1992. ‘’Në rast të konfliktit në Kosovë, i cili do të shkaktohej nga veprimi i Serbisë, SHBA-ja do të ishte e gatshme të përdorte forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë’’, i kishte shkruar kryetari i atëhershëm, George Bush, Sllobodan Millosheviqit, kërcënim ky që ishte përsëritur nga administrata e Bill Clintonit.

 Kurse, Javier Solana, sekretari i përgjithshëm i NATO-s kishte deklaruar se Aleanca në përpjekjet e veta për ta përkrahur bashkësinë ndërkombëtare që të arrihej një marrëveshje e negociuar, kishte ‘’….rishikuar planifikimin ushtarak për një vistër mundësish që të ndalej dhuna dhe të krijoheshin kushtet për negociata. 

Këto e përfshijnë edhe përdorimin e forcave tokësore e ajrore, e posaçërisht një vistër të gjerë opsionesh për përdorimin vetëm të forcës ajrore. 

Këto sigurojnë që NATO-ja të mund të vepronte me shpejtësi dhe në formë efikase po të shfaqej nevoja’’.

Lexoni këtë : 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri