Bashkim Saliasi: Zjarri ngroh trupin, libri ngroh shpirtin



Fillimi vjeshtës së tretë!

– Kohë zjarri për të ngrohur trupin dhe për ta mbrojtur nga të ftohtit. Pasi ndeza zjarrin i drejtohem bibliotekës dhe dora më zuri librin: “Kur lexoj një libër” të autorit Kadri Tarelli.

Në krah të kësaj vepre qëndron botimi i parë i z Kadri “Misionarët e dijes”, një libër me vlera artistike për të cilin kanë shkruar jo pak lexues në mediet elektronike dhe shtypin periodik.

Porsa e merr në dorë librin të tërheq si me magji që nga ballina e bukur dhe e punuar me finesë nga Fabia Osmani, e ilustruar me thënie të kolosëve të letërsisë Sami Frashëri, Ullmar Qvick, Leon Tolstoi, Honore De Balzak, Dritëro Agolli, Gjergj Fishta, Frederik Shileri dhe në ballinën e pasme me një thënie kuptimplotë të mikut të madh të shqiptarëve, suedezit Ullmar Qvick, ku shkruan:

-Z. Kadri!

“-E mora recesionin tuaj kushtuar librit “Më shumë heroizma se grurë”. E lexova me kënaqësi të jashtëzakonshme. Ju keni kuptuar drejt, synimin e librit tim. Ju keni bërë një nga analizat më të mira në shkrimet tuaj dhe, vetëm ju keni vënë në dukje formën, (konstruksionin teknik), të librit tim dokumentar. Ju keni kuptuar, se qëllimi im ka qenë, jo vetëm të jap fakte, por edhe të jap emocione”.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri