Shkrimtari dhe mediat në Shqipëri.

Fotografia e profilit të Agim Xheka

Agim Xheka

Me keqardhje konstatoj se shkrimtarët në Shqipëri kanë mbetur në mjegullnajën e tranzicionit si çdo lëvrues në fusha të ndryshme të jetës sociale,politike kulturore dhe më gjerë.

 Tematika e krijimtarisë së tyre,duke qënë të pa mësuar me sistemin e ri, i drejtohet të kaluarës,por tashmë jo duke i bërë jehonë shëmbullit pozitiv me të cilin visheshin "heronjtë" e realizmit socialist dhe edukimit të tyre komunist.

Në qendër të krijimtarisë së dyre është vendosur "personazhi pozitiv" luftëtar i paepur,kundërshtar deri në vetmohim i ideologjisë së kohës.

Pavarsishtë egzagjerimeve që herë-herë e tejkalojnë masën dhe ngjallin pabesueshmëri,një fenomen i tillë (me ndërrimin e sistemeve) ishte i pritshëm.

 Ajo që dua të theksoj është tendenca e revanshit. Duke dashur ta paraqesin sa më të errët atë kohë po bëhet i njëjti gabim që u bë në letërsinë e realizmit,duke mohuar gjithçka të mirë të së shkuarës.

Ajo që është për të ardhur keq dhe për tu vënë në qendër të vemendjes, është mungesa e pasqyrimit të realitetit të sotëm. 

Edhe në rastet e pakta të këti pasqyrimi dallohen dy anë të kundërta të së vërtetës duke iu kundërvënë njëra-tjetrës,sipas dasive partiake.

Ky fenomen që përmëndëm më sipër është mëse i dukshëm edhe në media. 

Një sy i jashtëm,po ti referohet asaj çka pasqyron ajo,do të shohi një shoqëri shqiptare primitive,të mbushur me kronika të zeza,vrasje,vjedhje e krime të ndryshme.

Dhe kjo ndodh vazhdimisht sa herë që shkëmbehen pushtetet partike. 

 Shëmbulli negativ mbizotëron në media duke ushqyer disfatizëm dhe stres deri në atë masë sa vret shpresën për ditë më të mira dhe ironikisht rrit nostalgjinë për për sistemin që lam pas,ose sheh dritë jeshile vetëm duke braktisur Shqipërinë.

Gazetarët kanë braktisur profesionin e tyre të nderuar dhe janë kthyer në tellallë partiak ose shërbetorë të bindur të padronëve të tyre që janë thjesht leva partish e pushtetarësh.

Përfundimisht,mund të them me bindje se nuk shoh asnjë shenjë drite në fund të tunelit ku na futi kjo kohë e stërzgjatur tranzicioni.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri