Televizionet, imazhi, gazetaria sot dhe dikur

13390944_807856276025031_1496058851_n.jpg

Liridona Kuçi

Hap televizorin, shoh kanalin e parë nuk kishte diçka interesante, kaloj dhe disa kanale tjera, njejtë. 

Papritur me kap syri një emision showbizi. Ok, hap zërin dhe hedh pultin mënjanë. Prezantuesja e emisionit flet për të rejat e javës, projektet e artistëve tanë, etj..

 Diku te 45 minuta zgjati emisioni dhe rreth 50% i informacionit kishte doza seksiste. 

Thash “po hajt më, edhe ti sa mendje perverse ke ndonjëherë, pastaj sheh vetëm anën negative të gjërave, mbase redaktori i emisionit duhet të jetë ndonjë burrë dhe ç’faj ka prezantuesja në këtë rast”. 

E lash me kaq, nisën të më neveritin reklamat që filluan “Bleje këtë produkt, e bën burrin tuaj të lumtur”, “Do ta bësh për vete atë? 

Aroma këtij parfumi do ta çmend” dhe reklama të tjera të këtij lloji. Ndërroj kanalin, kishte filluar diku një emision sporti, megjithëse vetëm i tillë s’mu duk. 

Një vajzë e bukur, me një fizik poashtu të bukur, një djalë i pashëm dhe një burrë në moshë udhëhiqnin emisionin.

 Desha të them, këta dy të fundit udhëhiqnin emisionin.

 Vajza ishte një suvenir në atë studio televizive, ku herë-herë ndërhynte me ndonjë batutë, ndonjë pyetje.

 Dukej qartë që produksioni kishte vendosur të kishte një femër e pashme në atë emision, politika e tyre ishte e tillë, megjithëse kishte prezantuese më të zonjat në atë fushë, por ndoshta nuk hynin në shijet e produksionit, redaktorit.

 Po i njëjti avaz! Reklama, emisione që vetëm ulin vajzën dhe gruan. 

Përse përmes gazetarisë përcillen mesazhe seksiste?

 Shpesh dalin flasin për vlera dhe antivlera nëpër mediume, moral, moral, moral. 

Kush është ai apo ajo që përcakton moralin e një femre që del në tv, bën punën e vet? 

Jam rritur nga një nënë që ka qënë pjesë e ekranit mbi një dekadë, kam dëgjuar shumë teksa flitej për të edhe familjarët e mi kanë marrë shpesh komente me ironi, por ne ishim mësuar.

 Në një vend ku akoma profesionet janë të ndara për burra apo gra, në nje vend ku ke frikë t’ja zgjasësh mikrofonin për një anketë një gruaje apo një vajze sepse mund të të bëjnë rezil po doli në televizor, mund të presësh gjithçka. 

Fëmijët e gazetarëve janë mësuar me këto gjëra, janë ballafaquar shpesh me lloj-lloj njeriu, me komente të ndryshme. 

Duke u rritur mendoja se gjërat do të ndryshojnë. Në atë kohë nuk kishte shitje imazhi në televizion, kishte gazetari të mirëfilltë. Sot gjërat kanë ndryshuar, për të qënë pjesë e një mediumi (po flas në përgjithësi, por ka edhe përjashtime) duhet ta shesësh imazhin, duhet të jesh e pashme, nuk ka lidhje a ke shkollë, por mbi të gjitha a ke talent. 

Padyshim një prej faktorëve kyç është edhe bukuria, por ç’të duhet ta dëgjosh një prezantuese e cila ka dështuar në botën e modës, muzikës dhe i qaset ekranit, por nga ana tjetër s’di dy fjalë të bëj bashkë?

Edhe gazetaria është art, art i fjalës që nuk mund ta bëjë çdo njeri. Dua t’ia hedh fajin të gjithëve, edhe unë vet jam fajtore që mbase po bëhem kaq paragjykuese, por ja, ç’të bëj! 

Përditë shohim programe televizive pa koncept, pa informacione bazë, projekte shkel e shko ku kanë për qëllim të tërheqin teleshikues, të fitojnë emër, fonde si televizione me shikueshmëri të madhe. 

Formula më e lehtë është të marrësh një vazjë, t’i japësh privilegjin e famës, të bëhet produkt i atij mediumi dhe nën trysninë e këtyre elementeve ta komandosh si do ti. 

Më pas ta paragjykosh, mandej të thotë i madh e vogël “Ej shihe këtë që del në tv, ç’është kjo”. Nuk e di edhe çfarë të mendoj ndonjëherë, ç’po ndodh vërtëtë, ç’është ky kaos mediatik?

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri