POST FESTUM I TRIBUNES SHKRIMTARI DHE MEDIAT

Fotografia e profilit të Bedri Halimi

Nga Bedri Halimi 


Në jetën kulturore, letrare e shkencore në Kosovë, ka përparime, por edhe anomali nga më të ndryshmet. As për sukseset, e as për të metat, nuk janë thënë e nuk thuhet sa duhet. 

Në Kosovë ka institucione nga më të ndryshmet, por tribuna, emisione, debate nuk janë organizuar. 

Një të tillë e bëri Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, në lokalet e Institutit Albanologjik, ku u lexuan 3 kumtesa, e pastaj pati edhe debate nga të pranishmit tjerë.

Qëllimi nuk ishte as të luftohej kush, as të lavdrohej kush, as të shiste mend kush.

Qëllimi ishte senzibilizimi i një të mete që kultura e veçanërisht prezantimi i botimit të veprave letrare të bëhej në mediat e ndryshme vizuele e të shkruara.

 Natyrisht jo për tu thurur lavde e himne, as librave e as autorëve të veçantë. 

As të mohohej krijimtaria e asnjë emri të përveçëm.

Nuk ishte qëllimi as të kërkohej nga gazetarët e shumtë të mediave të caktuara që të bëheshin kritikë letrarë. 

Jo. Por forma të prezantimeve në media të veprave të arrira ka sa të duash. Ka pasur edhe në të kaluarën. 

Ka edhe sot në gjithë botën.

Në këtë tribunë, që urojmë të mos jetë e fundit nuk u pretendua se janë thënë të gjitha, siç nuk u pretendua se janë të qëndrueshme të gjitha ato që janë thënë.

Prandaj ishte tribunë, dhe pas prezantimit të kumtesave u hap debati. Në debat mund të fliste secili nga këndi i vet, për ta thënë mendimin e tij.


Po pra, në këtë tribunë, as nuk pretendohej që ti bënte dikush reklamë as vetës e as dikujt për ta shpallë dikë shkrimtarë ose jo shkrimtarë. 

Për secilin flasin librat e botuar, vlerësimet e recenzentëve dhe redaktorëve. 

Librat janë public ashtu siç ishte publik edhe njoftimi për tribunën. Pjesëmarrja e lirë. Me mundësi për të debatuar secili.

 Por në mesin e atyre që paskan qenë në sallë, paskësh qënë edhe një intelektual që nuk paska folur fare. 

Arsyet i din ai. Ose s’ka pasur ç’të flasë, ose ska ditur ç’të flasë. Por nga ajo që shihet, dihet vetëm se qenka “fanepsur” fort. 

Dhe kur është liruar nga “fanepsja” ishte bërë vonë.

Se si mund të bëhesh antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve, janë dokumentet që e përcaktojnë këtë. 

Por të qenët antarë i LSHK në kuptimin formal, nuk dmth se je edhe shkrimtarë në kuptimin esencial. 

Prandaj edhe është i nevojshëm debati në jetën tonë kulturore. Njeriu nuk lind as shkrimtar, as mjek, as inzhinjer. 

As patriot, as kriminel. Rrjedhimisht as kultura, as arti e as shkenca nuk janë monopol i një kategorie apo njerëzve të caktuar, qofshin këta edhe emra të përveçëm. 

As patriotizmi e tradhetia.

Për të qenë dikush patriot, pak ka rendësi se si e quan vetën ai, rëndësi ka si e quajnë të tjerët. 

Dhe të tjerët nuk mund ta quajnë ndryshe nga veprimet e tij nga sjelljet e tij praktike në shoqëri. 

Pra jo nga deklarimet verbale. Po kështu ndodh edhe me të qenët artist, këngëtar, kompozitor, piktor, skulptor, poet, prozator, dramaturg, historian, gjuhëtar, etnolog, folklorist etj. 

Të flasësh se a është dikush shkrimtar dhe sa është shkrimtar, së pari duhet ti lexosh librat e tij dhe pastaj të japësh gjykimin.

 Në tribunë u fol për një fenomen kulturor negativ që duhet ndrequr. 

E këtë mund ta bëjnë “ustallarët”. Dhe “ustallarë” zor se mund të bëhet ndonjë i “fanepsur”. 

Arsyeja: gjërat i shohin vetëm përmes “një penxhereje të ngushtë” e para, dhe dyta, dikujt mund tu jetë ndalur ora që moti.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri