Zi në familjen e Ben Blushit/ Ndahet nga jeta Kiço Blushi







Lamtumirë miku im  Kiço Blushi!


Lamtumirë Kiço Blushi!


Arti dhe publicistika shqiptare ka pësuar një humbje të madhe me ndarjen nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi. Ai u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare, mbrëmjen e së premtes.



Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi, ka shprehur edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha. Përmes një postimi në facebook .
Profesor Sali Berisha shkruan se letrat e vendit humbën njërin prej personaliteteve më  të shquara të tyre.

“Në  veprimtarinë e tij krijuese gjatë diktaturës komuniste ai bëri përpjekje serioze për t’u shkëputur nga rryma e antivlerave të realizmit socialist. Kiço Blushi ishte gjithashtu që në fillimet e pluralizmit një personalitet në jetën politike, i angazhuar në radhet e të majtës së vendit si deputet i saj në disa legjislatura por edhe në detyra të tjera.” -shkruan Berisha ndërsa shpreh ngushëllimet e tij familjes Blushi.


Ndahet nga jeta shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi!

Te dashur miq, letrat e vendit humben njerin prej personaliteteve te shquara te tyre, shkrimtarin, publicistin, skenaristin e njohur Kiço Blushi.

Ne veprimtarine e tij krijuese gjate diktatures komuniste ai beri perpjekje serioze per tu shkeputur nga rryma e antivlerave te realizmit socialist.

Kiço Blushi ishte gjithashtu qe ne fillimet e pluralizmit nje personalitet ne jeten politike, i angazhuar ne radhet e te majtes se vendit si deputet i saj ne disa legjislatura por edhe ne detyra te tjera.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve dhe lutem Zotit qe shpirti i tij te gjej paqen e merituar! sb




Rezultate imazhesh për pandeli koçi

Pandeli Koçi(Sazan Goliku): Kemi qenë bashkëstudent në Fakultet. Unë njoh pozitë e para të tij. Publicistika shqiptare ka humbur shumë me humbjen e Kiço Blushit.


Rezultate imazhesh për Namik Dokle

Namik Dokle: Është trishtim kur largohen njerëz kaq të mirë si Kiço Blushi, mbi të gjitha njeri i kulutrës dhe i artit.


Rezultate imazhesh për Rajmonda Bulku
Rajmonda Bulku: Humbën një mik shumë të mirë dhe nja arsit që e ka lënë gjurmën e tij.

Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues dhe skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare. Në total ai ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Kiço Blushi ka qenë një ndër personalitetet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual. Nga viti 1991 deri në vitin 2001 ai ka qenë deputet i PS duke shërbyer me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.

Kiço Blushi ishte kryeredaktor i gazetës së njohur ‘Koha Jonë’ e më pas anëtar i bordit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. 

Edhe pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSh, ai mbeti aktiv në politikë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.


Kryeministri Rama shkroi në rrjete sociale se Blushi dinte të qëndronte drejt edhe para erërave të forta. Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti veprimtarinë e tij krijuese gjatë diktaturës komuniste, ndërsa kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Blushi ëshë shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri