Studim gjenetik: Shqiptarët më të afërt me maqedonasit, grekët, bullgarët




Një studim gjenetik i kryer nga Shërbimi Laboratorik Universitar i Imunologjisë dhe Pajtueshmërisë Indore në QSUT “Nënë Tereza”, i mundësuar nga projekti INTERREG 3 (financuar nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Kombëtare e Teknologjisë dhe Inovacionit), ka arritur në përfundimin se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08). Sipas studimit, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare. Ky studim tregon se grupi i popullsive shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare, të cilat paraqesin një afërsi gjenetike më të madhe me njera-tjetrën, mund të përfaqësojë një bazë të lashtë gjenetike të përbashkët që u ka rezistuar dyndjeve dhe migrimeve të njëpasnjëshme historike. Kjo, pavarësisht nga shtresëzimet e shumta gjuhësore, kulturore apo fetare që kanë lënë si pasojë këto migrime.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri