Udhëheqësit e vjetër e bashkuan Kosovën,kurse këta tash e copëtuan


Udhëheqësit e vjetër e bashkuan Kosovën,kurse këta tash e copëtuan


Shkruan: Ragip Mexhuani


Rrugën e Millosheviqit për formimin e komunave serbe e vazhduan ndërkombëtarët me pushtetarët e Kosovës

Kosova nuk është dashur të negocioi me Serbinë , pasi asnjë republikë jugosllave pas ndarjes, nuk negocioi me Serbinë

Kosova nën Mbretërinë e Jugosllavisë 22 vjet ka qenë e ndarë në mes 5 krahinave dhe 3 banovinave jugosllave ( 1918-1940). Banovina e Moravës përfshinte territorin e rrethit te Llapit dhe Vuçiterrnës. Banovina e Vardarit: rrethin e Prishtinës ( Graçanicës ) ,Gjilanit , Kaçanikut ,Ferizajt , Pruzrenit dhe Dragashit , kurse Banovina e Zetës : rrethin e Mitrovicës , Drenicës , Istogut , Podrimes , Gjakovës dhe Pejës, kështu ishte deri në shpartallimin e Mbretërisë së Jugosllavisë në Luftën e Prillit 1941, kur filloj LDB , edhe Kosova u pushtua nga nazifashizmi italiano-gjermano-bullgar. Italia e kishte pushtuar pjesën më të madhe të Kosovës. Gjermania e kishte pushtuar veriun e Kosovës: Mitrovicën , Vuçiternën, Podujevën , kurse Bullgaria Kamenicën, Pozharanin, Kaçanikun . Konferenca e Pestë u mbajt 19-23 tetor 1940 në Zagreb ajo aprovoj propozimin e shokëve delegatë nga Rrafshi i Dukagjinit dhe Kosova që organizata partiake e kësaj krahine të ndahet nga Mali i Zi dhe që Komiteti Krahinor i Rrafshit të Dukagjinit të Kosovës të lidhet drejtpërdrejt me Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë.


Populli kurrë nuk u pajtua me ndarjen

Udhëheqësit e vjetër e çliruan Kosovën nga fundi i vitit 1944 nga nazifashizmi.

Udhëheqësit e vjetër të Kosovës me 31 dhjetor 1943 dhe me 1 e 2 janar 1944 në Konferencën e Bujanit u bashkuan me Shqipërinë . Pas çlirimit , ka qenë ideja që Kosova të fshihej si krahinë autonome , të ishte në përbërje të Serbisë ose të ndahet në tri zona : Metohija ( Dukagjini ) t’i bashkohet Malit të Zi, Kosova Veriore e Qendrore të bashkohet me Serbinë , ndërsa Kosova Jugore nga Ferizaj në Kaçanik të bashkohet me Maqedoninë. Më 12 shkurt 1945 në Beograd Milladin Popoviqi kundërshtoj i pari mendimin e Udhëheqëseve jugosllav. Ne tha ai, i kemi premtuar popullit shqiptar të Kosovës se ai vetë do të vendosë për fatin e tij, kurse Fadil Hoxha tha: “Kjo do të thotë kthim në ndarjet e vjetra të kralëve serbë : në Zetska , Ibarska Vardaska banovina ... Populli kurrë nuk do të pajtohet me këtë ndarje... Më 24 shkurt 1954 në Prishtinë u mbajt mbledhja plenare e Komitetit Krahinor. Në këtë mbledhje do të shtrohet çështja e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi . ... Në këtë Plenum më së largu kishte shkuar Ali Shukriu , i cili atë botë kishte theksuar “ se këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve... Ali Shukriu ishte i deleguari i presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos , për kumari me familjet e nënave shqiptare që kishin lindur nëntë e më tepër fëmijë, kurse ish ministri Blerand Stavileci u deklarua që shqiptarët mos të lindin shumë fëmijë. Latinka Peroviq: tensionin e ngulfatur të marrëdhënieve politike midis funksionarëve serbë e shqiptarë edhe njëra palë edhe tjetra kanë bartur revole .

Kosova pas shkarkimit të Rankoviqit gjysma e vitit 1966-1989 ishte e barabartë me republikat jugosllave, këtë e vërtetoj Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që e njohu Pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të Kushtetutës 1974.

Veriu i Kosovës , dhe komunat serbe të administruara nga serbët

Kosova nuk është dashur të negocioi me Serbinë , pasi asnjë republikë jugosllave pas ndarjes, nuk negocoi me Serbinë. Që në ditën e parë të hyrjes së forcave ndërkombëtare më 12 qershor 1999 , si misione ushtarake dhe civile e nxitën , ndarjen e Kosovës , nga vendosja e KFOR- it përgjatë lumit Ibër në veri të Kosovës. Kosova para ardhjes së Millosheviqit në pushtet i kishte 22 komuna, vetëm komuna e Leposaviqit ishte shumicë serbe. Për ta copëtuar Kosovën Milosheviqi formoj komuna serbe si : Zubin Potokon, Zveqanin , Shterpcën etj . Rrugën e Millosheviqit për formimin e komunave serbe e vazhduan ndërkombëtarët me pushtetarët e Kosovës.

Serbët kanë kërkuar që të formohen komuna serbe edhe aty ku janë vetëm disa qindra serbë. Për qudi edhe Grupi Negociator shqiptar është pajtuar që të jenë 5-6 komuna të reja serbe ! Serbia kërkon që komunat serbe të kenë lidhje direkte mes veti dhe ti financoj Serbia . Serbia në realitet e ka pushtuar pjesën veriore të Mitrovicës . Trabjorn Solstrom , u garantoj serbëve se dencetralizimi do t’u mundosoj komunave serbe të kenë lidhje me njëra- tjetrën dhe më autoritetet e Beogradit . Si mini shtete serbe do të jenë edhe : Komuna e Parteshit , Cërnica fshat i kësaj komune ka

me shumë banorë shqiptarë se sa komuna e Parteshit. Në kuadër të komunave serbe përfshihen edhe vendbanime shqiptare si në komunën e Novbërdës , të Graçanicis dhe të Ranillukut. Nga gjithsej 4 temat e paketës së Ahtisarit , në të gjitha bëhet fjalë vetëm për serbët dhe privilegjet e tyre në Kosovë ( decentralizimi , trashëgimia kulturore , kishat dhe manastiret , minoritetet edhe ekonomia , çështja e pronave të serbëve të Kosovës dhe bashkëpunimi i tyre ne fushën ekonomike me Serbinë . Serbia kërkon 39 zona mbrojtëse , me nga 5 . 500 ha secila . Uzurpimi i tokës së pronave të shqiptarëve ( rreth 800 ha ) rreth Manastirit të Deçanit . Në kohën e monizmit kishat - manastiret quheshin ortodokse e jo serbe si tash .

Këto kisha - manastire në Kosovë pas LDB i kishin vetëm 184 ha , kurse para LDB i kishin 1447 ha. Kishat ortodokse mesjetare Graçanica afër Prishtinës , Levishka në Prizren , Patrikana në Pejë dhe Kisha e Deviqit ne Drenicë , nuk janë dhëshmi e kulturës serbe , sepse ato janë ndërtuar para ardhjes së tyre në këto treva. Kisha e Deçanit është ndërtuar mbi themelet e kishës së vjetër katolike shqiptare. Kishën e Deçanit e ka projektuar prifti katolik shqiptarë fra Vita Kuçi . Dëbëllden , M. E Zahirajve a e mori Maqedonia ? A i mori Mali i Zi 8200 ha tokë Kosove përgjatë kufirit ? Veriu i Kosovës , dhe komunat serbe të administruara nga serbët . Kosova dhe shqiptarët këndej kufiri nga gjysma e vitit 1966-1989 ishim shumë më mirë , ashtu Shqipëria 1945 -1990 ishte shumë më mirë .

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri