Kishes se Shen Palit ne Detroit i akordohet nga kryeministri i Kosoves dekorata e larte “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

Fotografia e Donika Ndreja Pergega

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe shkrimtari Zef Pergega


Kishes se Shen Palit ne Detroit i akordohet nga kryeministri i Kosoves dekorata e larte “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

ZEF PERGEGA


Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj i akordoi qendres me te madhe katoike ne Amerike, asaj te Shen Palit, dekoraten “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeu” me motivacion per kontribute te larta per ceshtjen kombetare dhe ne vecanti ate kosovare. 


Ne kete qender, sidomos me bujarine e malesoreve jane mbledhur me shume se 1.3 milion dollare, per nevoja te Kosoves, Malesise dhe Shqiprise. 

Ne kete qender janesiguruar ndihma nga individe, biznezmene e shoqata direkt per luften dhe disa malesore kane vesh uniformen ushtarake dhe kane shkuar ne frontin e zjarrit.



Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj u prit me nje entuziasem te pa pare,. Ate e kishin rrethuar nje grup me te rinje dhe kryesisht femije me flamuj te kombit tone dhe atij Amerikan, nen nje sinfoni flladesh arberore kombetare te ideuar artistikisht e mjeshterisht nga Joli Paparisto. 

Flamurin kombetar te Shqiperise e mbate si gjithmone Vasel Ujkaj dhe ate te Amerikes kosovari shqiptar Gjon Pashki. Haradinaj ne fjalen e tij tha nder te tjera s ndjehet krenar se eshte shqiptar dhe me krenar qe sot ndodhet mes komunitetit katolik te kishes se Shen Palit dhe mes malesoreve qe kane lene gjurme ne histori , sidomos me kryengritjen e Malesise Madhe, si parendesja e pavaresise se Shqiperise.

 Ai permendi misionin e Shen Plalit ne Iliri, mision I fares se paqes, dashurise njerezore dhe i identitetit tone. 

Luftuan se bashku katolik dhe musliman per kete identitet shqiptar per shekuj. 

Muslimanet shqiptar kurr nuk u ndane ne ceshtje kombetare por e mbrojten token e kombin bashme me te krishteret. 

Kjo alence, kjo vlere eshte e vecante ne kombin tone ndaj duhet ta trashegojme qe te perballojme sfidat e identitetit.

 Ne do te vazhdojme te jemi bashke ne rrugen tone. Po ju them femijeve qe kane lindur ne Amerike se duhet te jeni krenar se jeni shqiptar dhe ndjehem edhe une krenar me ju qe po e deshmoni veten se e doni traditen, kombin dhe Shqiperine, Kosoven dhe trojet tona dhe se ato p o i ruani ne zemrat tuaja. Amerika eshte dhe do te mbetet lideri yne dhe ne miq te perjetshme te saj.

 Haradinaj permendi figurat me eminente te historise se Malesise se Madhe, duke filluar nga Hoti me Ded Gjon Lulin, Grudes, Trieshit, Kelmendit, Kastratit, Shales, Dukagjinit, disa katolik e disa musliman, te cilet para besimit te tyre ishte e rendesihme mbrojtja e identitetit shqiptar.

Ne emer te komuniteti dekoraten e larte e mori Dom Fred Kalaj, famullitar i kesaj kishe, i cili me perzemersi e falenderoi kryeministrin Haradinaj per kete cmim te larte. Ai tha se na ka dekoruar Shqieria dhe po na dekoron Kosova. 

Mirenjohje Shqiperise dhe Kosoves dhe te punojme qe kudo ne cdo moment dhe ne cdo dite te jemi bashke, per te miren e kombit tone, per te drejten tone dhe per dashurine e paqes mes vetes dhe te tjereve.

 Amerika eshte e madhe se ndihmon njerezit dhe kombet e vegjel. Perjete mirenjohje Amerikes dhe ta forcojme e prosperojme miqesine me Ameriken.



Duhet thene se fjalimi i Haradinajt ishte ne thelb atdhetar, perbashkues dhe me mesazhe te plota e te qarta, ashtu sic i ka hije nje pushtetari qe din te mbledhe sa me shume bashkombas rreth kauzes se bashkimit ne nje Shqiperi Unike ne trojet e te pareve.



MALESORET NDER TE PARET QE E PERKUNDEN DJEPIN E LIRISE

…Festrohet 108 vjetori i kryengitjes se Malesise se Madhe

Me 6 Prill 2019 në Kishen e “Shen Palit” Rochester Hills Michigan, perkujtohet Kryengritja e Malësise Madhe e vitit 1911 dhe ngritja e Flamuri Kombetar në Majen e Bratiles në Malësi te Madhe. Mori pjese dhe Kryeministri i Kosove Ramush Haredinaj, i cili i dorezoi Dom Fred Kalaj një “Urdherin e Skenderbeut” qe ky komunitet ka bere per çeshtjen kombetare në pergjithesi dhe ate kosovare në veçanti.

Salla ishte zbukuruar si asnjehere tjeter. Ne balle ishte nje foto e madhe e Ded Gjo, lulit dhe ne krye shqiponja e stiizuar ashtu, sic ate dite kur u ngrit flamuri ne Deciq.

 Ishin vendosur pllakata te vecanta ne nderim te fiseve dhe luftetareve te saj ne kete kryengtitje me emrat Hot, Grude, Koje, Triesh, Kelmend, Kastrat …pra e gjithe Malesia unitare e kombetare.

…Dukej se keshilli i kishes si asnjehere tjeter, i kishte thir dijes dhe bashkepunimit, me forcat profesionale, kur eshte fjala per ceshtje kombetare dhe kjo eshte nje kthese optimiste dhe nese vazhdon keshtu shume pune te mira na presin!

Ne kete pervjetor festiv mori pjese ambasadorja e Kosoves ne OKB, Vlora Citaku, e cila u prit me respekt dhe mirenjohje nga te pranishmit dhe u duk qarte se vrejtja e Haradinajt per te ishte nje cope akulli i shkrire. 

Po ashtu mori pjese Bajram Cunmulaj, nga Malesia, bajraktar i shtepise se Hotit, luftetare malesore qe shkuan ne front per lirine e Kosoves si Anton Nikolla si dhe ish ministri i brendeshem i Shqiperise, bashkeatdhetari yne qe jeton ne Detroit, Dritan Demiraj.

Folesi kryesor i kesaj mbremje Prof. Martin Berishja, ne fjalen e rastit evokoi momentet ma kryesore te kesaj ngjarje qe pati buje te madhe, jo vetem ne trevat shqipatare, por edhe ne kancelarite Europinane e deri ne Amerike.

 Malesoret e perkunden djepin e lirise. Kryengitja e Malesise tregoi shpirtin e madh te lirise se shqiptarit, por edhe te forces se tyre per te mbojtur token, djepat shtepite dhe atdheun. Ata u ngriten nga dhimbja e shtypja, per ta hequr armikun nga supet e veta nga drita e syve dhe per per lirine e vellaut e te shqiptarit.

 Ndaj gjaku i derdhur per liri e pavaresi duhet te shertheje ne lulen e dashurise dhe vizionit per te ngrit nje shtet te dinjitetshme ashtu sic e donin ata.

Festen e pershendeti edhe Bajram Cunmulja dhe kryetari i shoqates Malesia Madhe Ruzhdi Gjokaj. Aktivitetin e moderoi, Vera Ivanaj dhe Nik Sinishta.

 Ishin present mediat si ADTV, ACTV dhe TVSHA me Ruzh, Dragu, Zef Pergega, Edmond Aliko, Paulin Palushi, Rafael Floqi, Arben Spahia dhe Kol Vasili. 

Fotograf per aktivitetin nga kisha e Shen Palit studio “Malesia” me Dod Nik Prelaj. Nje shije te embel la recitimi i poezise se aktorit Cun Lajcaj qe ishte prezent mes malesoreve.



DHE NJEREZIT SI NJREZIT E MIRE…E MALESORET SI NE KOHET PER KOHEN

Tek rendnin te shterngonin duart me kryeministrin Haradijan, te bashkonin duar e ti benin shqipen, njeriu nuk ka se se te mos mrekullohet nga kjo ngjarje jo e zakonte, jo vetem ne jeten e komunietit tone per ne te gjitha trevat. 


Haradinaj u ngjante si gjysem perendine.


 Ashtu i kishte rene nje nur, ndoshta pertej imagjinates sa dukej se engjejt kane zbritur mes malesoreve te festonin bashke, ate qe eshte e bukur shqiptare qe shpesh njerezit nuk e zbulojne ate.


 Haradinaj ndodhta erdhi ne momentin e duhur te na zbulonte ato vlera qe kemi, duke mos i dhene rendesi postit qe mban njeriu.

 Ai u tregoi shpirterave te vegjel se nuk ka rol sundimtari, nuk ka rol karrikja mes shqiptarit se keshtu vaditet pema e unitetit dhe identitetit. 

Zbrittja e tij ne salle dha nje mesim te papare, sidomos per dy shteteve, per liderat politik de udheheqesat, por per cdo njeri e vecanerisht ne Amerike qe duhet te punojme bashke dhe te shmanget mungesa e mos bashkepunimit dhe frika e ndaj njerezve te dijshem dhe profesioniste. Atdheu nuk eshte prone e nje njeriu, atdheu eshte prone e shpirtit te shqiptarit me gjithe simbolet, martiret dhe heronjte. 

Atdheu nuk eshte prone politike. Atdheu nuk eshte prone e percaresve dhe i atyre politikaneve qe vazhdoje ta mbajne te percare diasporen per intresa politike te lidhur me zingjiret e tyre pas karrike. 

Duhet te shmanget sa me pare edhe shpirti i bukur i nacionalistit qe luftoi nga Amerika per lirine dhe te mos kompromentohet dhe te behet pale e pjelles se keqe, per ta organizuar diasporen mbi baza organizatash sllavokomuniste. 

Haradinaj nuk beri politike personale dhe as partiake. Partia e tij eshte Shqiperia. 

Kete mesazh te madh na e lane njerezit e Rilindjes Kombetare dhe ne kete obrelle sigel hyjnore nuk kane vend krimbat e kuq apo te zinje.

Haradinaj shkonte ne cdo tavoline, sic ben i Zoti i shtepise, kur marton djalin apo vajzen dhe troket gotat e urimit. Por Haradinjaj trokiti gotat e mbushura te zemrave.

 I perqente te bente foto me familjet malesore, me ato qe ishin te veshur me kostume kombetare. Hezitimit te femijeve, kur e shikonin ai i ftonte me nje buzeqeshje per tu fotografuar. Sigurimi amerikan u vu ne siklet, por vete Haradinja e degjova qe u tha ne anglisht ”Jam mes vellezerve!” dhe ato u cliruan pak.

 Haradinaj mbolli nje ide nje mesazh mes nesh se si duhet ta doje shqiptari shqiptarin, jo vete per ato qe e perdorin fjalen “bashkim” si sllogan, duke ia kthyer shpinen, por per te gjithe se debati, diskutimi e cliron njeriun nga pengu.

 Ai la mes nesh fjalen e burrit se ka ardh koha te mos u sherbejme me te huajve. Vlerat tona humane, atdhetare, intelektuale dhe krijuese , vellezer, nuk jane çukurina, por duhen vleresur, nderuar e promovuar, se ajo dekorate e larte “Nderi i Kombit” dhe “Urdheri i Skenderbeut” i perket se pari kesaj rrace te diturise qe po mundohen t’a perbaltin nen tingujt e zhurmshem te butaforise, e cila krijon imazhe te rrejshme dhe biografike negative per njerezit. Asnjeri nuk ka dicka mbi tjetrin nese respektohen raportet dhe radha ne nderim.

 Ne duhet te bejme tani festa te vogla te perditshme per njerezit, kontributoret.

 Asgje te keqe nuk do te ksihte sikur ne kete mbremje te behej nje prezatim me emra mbi kontributin e malesoreve per Kosoven nen siglen Fodoacioni “Vendlindja therret” 

Ne rast se do te mendohej edhe nje foto ekspozite per ngjarjet e medha te diaspores per liri te Kosoves. 

Duhet edhe art edhe muzike edhe letersi, pa keto nuk mund te kuptohet nusja e lirise. Ato jane kunora princore e saj.

Haradinaj me te gjithe shkembej nga nje fjale e ne kemi kohe qe nuk shkembejme mendime, duke e mbjelle faren tone me pragjykime.

 Hardinajt i dhane mbeshtjetje, dhe kjo duhet perkthyer si tra i forte i kulmit tone, por edhe si ure lidhje mes vetes, pa na bere pershtypje se prrenjt e zhurmshem rrjedhin dhe te terbohen nen kembet tona.

Haradinaj tregoi se sa i rendesishem eshte atdheu. Atdheu eshte per cdo njeri si zemra ne kraharor, ndaj ai respektin qe kane treguar shqiptaret per te, u mundua maksimalisht te u ktheje ne kete mbremje dhe malesoret fisnikeisht ne drite te ylberit e priten kete shpirt atdhetari me rrenje te thella ne troje si nje tra qe nuk perkulet.
(Nga gazetari special i Floripress-it dhe http://www.albdreams.net,
Zt.Zef Pegega)

Detroit 6 prill 2019

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri