Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë

“Të lutem më ndihmo”, “Zoti ta ndihmoftë familjen”, “ A kini për bukë”, këto janë klithmat që i dëgjojmë çdo mëngjes dhe mbrëmje në sheshet dhe rrugët e Prishtinës, thirrje këto që lëndojnë shpirtin e çdo kalimtari pa pasur mundësi mbase edhe për t’i ndihmuar.

Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe
Edhe pse ekonomia e Kosovës dhe gjendja sociale e qytetarëve nuk është për lavdatë, pamjet e tilla nuk përkojnë me kulturën shqiptare për të shtrirë dorën për të kërkuar lëmoshë.


Video e huazuar nga Kosova Post : 






 

Për një gjendje të tillë, qytetarët akuzojnë institucionet për anashkalimin e kësaj problematike. Duke supozuar se lypsarët në kryeqytet janë grupe të organizuara që dirigjohen nga boset e tyre.

Por fatkeqësisht kjo është një dukuri e cila ka lëshuar rrënjë, dhe këta ‘lypsar’, janë të ‘punësuarit’ e dikujt që pa mëshirë i shfrytëzon ata për përfitimet e veta personale.

Pamjet e tilla të lypsarëve, jo vetëm që krijojnë një imazh të keq për Kosovën, por njëkohësisht është pamje prekëse për qytetarët në përgjithësi, derisa shumica e tyre e kuptojnë se ata janë të manipuluar, ata prapë ndjejnë keqardhje për shfrytëzimin e tyre.

Trajtimi i kësaj dukurie është edhe në domenin e Policisë së Kosovës e cila duhet të kujdeset dhe të mbykqyrë se si është organizuar ky rrjet.

Në Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore nuk kanë dhënë detaje nëse kanë në programin e tyre mbykqyrje të përhershme të ‘organizimit të lypsarëve’ , por kanë bërë të ditur se kanë vepruar në momente të caktuar për identifikimin e tyre duke hapur kallëzime penale ndaj personave të dyshuar se mund të jenë pre e rrjetit të trafikimit.


Gjatë vitit 2018 me qëllim të verifikimit dhe hetimit të gjitha veprave penale që ndërlidhen me trafikimin me njerëz, Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka identifikuar edhe raste kur persona apo vetë prindërit kanë qëndruar prapa tyre, apo detyruar fëmijët për të kërkuar lëmoshë apo kryer punë tjera të cilat nuk janë të përshtatshme apo edhe të ndaluara për t’i kryer fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastet e identifikuara si keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve janë ngritur kallëzime penale për 30 raste gjatë vitit që lamë pas, të identifikuar si viktima kanë qenë 60 fëmijë.





Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka identifikuar 29 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë, 13 persona të dyshuar dhe ka iniciuar 10 raste për “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës” në zbatim të planit operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshë-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit” që ka zgjatur nga 3 deri më 7 dhjetor në gjithë territorin e Kosovës.


No media source currently available
0:000:00:370:22



Në realizim të këtij plani, pos të gjitha Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga stacionet policore përkatëse, ka njoftuar policia.


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Gjate zbatimit të këtij plani operativ janë hasur këto dukuri dhe kryer këto veprime:


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe


Janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë),
Janë identifikuar 13 persona të dyshuar,
Janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’,
Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre,
Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktime e trafikimit,
Shtetasit e huaj janë dorëzuar Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të Huaj,
Për shtetasit kosovarë, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz”, thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.


Imazh i ngjashëm

Trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të jetë një sfidë për institucionet e Kosovës. 



Imazh i ngjashëm

Autoritetet e rendit në Kosovë raportojnë se gratë që shfrytëzohen për prostitucion dhe fëmijët që detyrohen të punojnë, janë dy profilet më të shfrytëzuara. Sipas tyre, gjatë një viti, raportohen më shumë se 30 viktima të trafikimit.


Imazh i ngjashëm


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se në nëntëmujorin e këtij viti, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka ngritur kallëzim penal në prokuroritë përkatëse për 16 raste të trafikimit me njerëz.



Imazh i ngjashëm

"Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, vërehet një rënie e lehtë e rasteve të trafikimit me njerëz. Numri i personave të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore është 31, ndërsa numri i viktimave zyrtarisht të identifikuara është 22. 


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe


Njëra nga format më të shpeshta apo më të theksuara të shfrytëzimit të viktimave të trafikimit, është ajo e shfrytëzimit seksual, e në disa raste edhe kërkim-lëmosha dhe puna e detyruar", bëri të ditur Hoxha.


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Tutje, zëdhënësi Hoxha tha po ashtu se kategoria më e prekur që lidhet me trafikimin, janë femrat e moshës së re, duke përfshire edhe raste kur viktimat janë edhe fëmijë.


Rezultate imazhesh për kerkim lemoshe

Trafikimi me njerëz që konsiderohet si dukuri kriminale e ndërlidhur me krimin e organizuar trans-kufitar, ka shtyrë autoritetet e rendit që të nënshkruajnë marrëveshje të shumta me shtetet e rajonit e më gjerë.


Imazh i ngjashëm

Policia e Kosovës, lidhur me këtë çështje ka nënshkruar 74 marrëveshje bilaterale në angazhimin për parandalimin e kësaj dukurie. 



Po ashtu, Policia e Kosovës në kuadër të vlerësimeve strategjike, të rreziqeve dhe kërcënimeve nga krimi i organizuar dhe krimet e rënda, ka radhitur dukurinë e trafikimit me njerëz si një nga kërcënimet kryesore.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit