Ritualet ditore të shkrimtarëve të njohur


Rezultate imazhesh për Elona Qose


Elone Qose 



Kafeja është gjëja e parë që dua kur hap sytë në mëngjes. Dhe jo vetëm unë, mëngjeset përgjithësisht janë të vështira. Megjithatë, siç do ta lexoni më poshtë, disa shkrimtarë të njohur kanë pasur rituale jo edhe aq të zakonta për të nisur ditën.



XHEJN OSTIN

Ngrihej shumë herët, para gjithë të tjerëve dhe luante në piano. Më vonë, në orën 9.00, shtronte mëngjesin për familjen. Më pas ulej të shkruante, në të njëjtën dhomë ku e ëma dhe e motra qëndisnin. Në mbrëmje, Xhejn u lexonte familjarëve të saj ato çfarë kishte shkruar gjatë ditës.



VIKTOR HYGO

Hygo ngrihej që në agim dhe merrte kafe të freskët dhe një letër nga e dashura e tij, Juliette Drouet. Pasi lexonte fjalët pasionante të saj, mbyllej në dhomë dhe shkruante.

MARK TUEIN

Rutina e tij ishte shumë e thjeshtë: pas një mëngjesi të bollshëm ai mbyllej në studio ku shkruante deri në kohën e darkës. Meqenëse nuk dilte për drekë dhe familjes nuk i lejohej të afrohej në studio, familjarët e tij i binin një briri sa herë kishin nevojë për të.

STEFEN KING

King shkruan çdo ditë të vitit, përfshirë ditën e lindjes së tij dhe pushimet. Zakonisht punon paradite, rreth orës 8.00 dhe nuk e ndërpret punën pa arritur normën e tij ditore prej 2 mijë fjalësh.

LEO TOLSTOI

“Duhet të shkruaj çdo ditë, në mënyrë që të mos prish rutinën”- shkruante Tolstoi në një nga ditaret e tij. Sipas të birit, kur Tolstoi punonte askujt nuk i lejohej të hynte në studio.

HARUKI MURAKAMI

Kur shkruan një roman, Murakami zgjohet në orën 4:00 të mëngjesit dhe shkruan për pesë ose gjashtë orë rresht. Pasdite, ai vrapon ose bën not dhe bie për të fjetur në orën 21.00.

SIMONE DE BEAUVOIR

Dita e Simonës nuk rrotullohej vetëm rreth punës, por edhe të dashurit të saj, Sartrit. Zakonisht, Simonë niste të punonte herët në mëngjes, pastaj takohej me Sartrin për drekë dhe pasdite shkruanin të dy në apartamentin e Sartrit. Në mbrëmje ndiqnin evenimentet politike apo sociale që kishin në axhendë.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri