Të dënuar për krime lufte në Kosovë, 34 shqiptarë dhe 4 serbë

Drenushë Ramadani është 24-vjeçare. Fëmijërinë e saj ajo e kaloi në fshatin Krushë e Vogël, në Komunën e Prizrenit, ku në vitin 1999, forcat paramilitare ia vranë babanë.

Deri më sot për këtë vrasje nuk është dënuar askush.


“Unë vij prej fshatit Krushë e Vogël dhe dihet se masakra ka qenë shumë e madhe dhe prej 113 të vrarëve janë gjetur shumë pak persona. Ka ende të pagjetur. Institucionet e Kosovës gjatë kësaj periudhe kanë bërë shumë pak".


"Krejt çka mund të bëjnë institucionet është që të kujdesën për fshatin që të mos harrohet ajo, qoftë me u kujtesë që t’i gjejnë të pagjeturit, qoftë për fëmijët e atyre të vrarëve që shumë pak janë kujdesur, si në kohën e pasluftës kur ata kanë qenë vegjël, si tash”, thotë Drenusha .


Ditën kur u vra babai i Drenushës, në këtë fshat u vranë 113 persona. Drenusha beson pak tek institucionet, mirëpo mbetet me shpresë se ato do të jenë në gjendje t’i gjykojnë vrasësit një ditë.


“Nuk e di. Institucionet e Kosovës edhe 19 vjet pas luftës nuk kanë bërë gati asgjë, por besoj se dikur do të vendoset drejtësia dhe se do të përmirësohen shumë, si në hetime, si në gjithçka tjetër edhe do të zgjidhen shumë raste të të vrarëve në luftë”, thotë ajo.


Derisa Drenusha mbetet me shpresë se një ditë do të ndëshkohen vrasësit e babait të saj, vetë zbulimi i krimeve të luftës po vështirësohet çdo ditë e më shumë.


Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se me kalimin e kohës po zbehen dëshmitë dhe po vdesin dëshmitarët.


“Gjasat secilën herë janë më të vogla që t’iu ofrohet drejtësi viktimave për shkaqe ndër më të ndryshmet, por një ndër shkaqet janë që edhe dëshmitarët, mosha e bënë të vetën. Ne i kemi qysh tani disa dëshmitarë, pra të mbijetuar që tani nuk janë në jetë, kanë vdekur dhe provat e tjera zbehen pra. Është shumë më e vështirë që të procedohen lëndët për krimet lufte, njëzetë vjet pas këtyre krimeve”, thotë Blakaj.


Blakaj thotë se me vet faktin pse ka kaluar kaq shumë kohë, vet dëshmitë e dëshmitarëve mund të ndryshojnë nga ato që ishin dhënë më parë.


Sipas tij, dëshmitarët “pa vetëdije i inkorporojnë në kujtesën e vet rrëfimet e dhëna nga të tjerët dhe pastaj provat e tyre para një gjykate nuk janë shumë kredibile”.


“Është në shpërputhje me një deklaratë që kanë dhënë shumë vite më parë ose me deklaratat e të tjerëve (dëshmitarëve të tjerë)”, thotë Blakaj.


Krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga mekanizma të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, mirëpo pati shumë pak aktvendime dënuese.


Mijëra vrasje, masakra dhe dhunime mbesin të pazbuluara edhe sot.


Përveç numrit të madh të të vrarëve, të zhdukur mbesin ende mbi 1600 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë.




Sipas këtij publikimi, që nga përfundimi i luftës e deri në tetor të këtij viti, janë proceduar 48 lëndë. Prej tyre 25 lëndë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe 1 ndaj komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian .
“Gjithsej janë të akuzuar 111 persona, 44 serbë, 61 shqiptarë, 5 malazezë dhe 1 RAE. Këta malazezë dhe RAE u përkasin forcave serbe”, tha Amer Alija, bashkëpunëtor në këtë projekt.
Ai rikujtoi se pas përfundimit të luftës, me këto krime për një periudhë të shkurtër kohore janë marrë prokurorët vendor, kurse nga viti 2000, ky proces ka kaluar në kompetencë të misionit të UNMIK-ut. Ndërkaq nga viti 2009, aktakuzat për krimet e luftës kanë kaluar tek misioni i EULEX-it, për t’u rikthyer në kompetencë tek prokurorët vendorë këto vitet e fundit.
Video: Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?
Nga të gjitha aktakuzat e ngritura, 34 shqiptarë dhe 4 serbë janë dënuar, tha Alija.
“Në 19 lëndë ndaj shqiptarëve kemi 61 të akuzuar, prej tyre 23 të liruar, 34 shqiptarë të dënuar, 2 janë në arrati dhe 2 janë momentalisht në proces”, tha Alija.
“Tek 25 lëndë ndaj serbëve, kemi 44 të akuzuar, 13 persona të liruar, 4 të dënuar dhe 24 në arrati.Kjo arratisje e madhe ka ndodhur në vitet 2000-2001 nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovica dhe nga Spitalet e Mitrovicës dhe i kemi 3 serbë në proces. Kemi tri lëndë ndaj pjesëtarëve malazias, ku në total janë të akuzuar pesë malazias, 2 janë të liruar, 1 është dënuar dhe 2 janë të arratisur. Ndërsa ndaj të akuzuarit RAE, sot ka qenë shpallja, ku është dënuar me 10 vite burgim në shkallën e parë”, tha Alija.
Ai tha se prokurorët vendorë në total i kanë ngritur 16 aktakuza, prokurorët e UNMIK-ut 10 aktakuza dhe prokurorët e EULEX-it, 22 aktakuza.
Sipas publikimit, të gjithë të dënuarit për krime lufte janë dënuar nga 5 deri në 15 vjet.
Video: Faktografi e krimeve të luftës në Kosovë
Në anën tjetër Anka Kurteshi - Hajdari nga Fondi për të Drejtën Humanitare, vlerëson se autoritetet përgjegjëse kanë mundur të bëjnë më shumë në këtë drejtim, por që sipas saj, mosbashkëpunimi Kosovë – Serbi ka qenë një ndër shkaqet që ka ngadalësuar këtë proces.
“Shumica dërmuese e kryesve të krimeve të luftës janë në Serbi. Kryesitë e veprave nuk i ekstradon as Serbia, por as Kosova”, tha Kurteshi – Hajdari.
Edhe më herët autoritetet në Kosovë kanë pohuar se kanë të dhëna të besueshme se vendstrehimet e personave të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në Kosovë gjatë kohës së luftës janë kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në vendet tjera të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.
Gjatë luftës se fundit në Kosovë janë vrarë 13.518 persona  10.794 shqiptarë 2,197 serbë kurse të tjerët u përkasin etnive të tjera. Prej tyre, 239 kanë qenë fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.
Kurse edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, 1,658 persona konsiderohën të pagjetur. 



Nga 111 personat e akuzuar për krime lufte për periudhën 1999-2018, vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur, përderisa të tjerët janë ende në proces të gjykimit. Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë.
Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se personat që dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë ndodhen kryesisht në shtetet e rajonit.

"Ata që kanë kryer krime lufte zakonisht gjinden jashtë Kosovës, kryesisht në Serbi, por edhe në vendet e tjera dyshohet se strehohen në Bosnje, në Mal të Zi apo edhe në vende të tjera të rajonit", tha Hoxha.

Por, me gjithë dyshimet se këta persona ndodhen në këto vende, organet në Kosovë nuk kanë informacione të sakta edhe për vendbanimet e këtyre personave, për shkak të mungesës së bashkëpunimit, sidomos me Serbinë.

Zyrtarët nga Prokuroria thanë se "Kosova mund të kërkojë edhe ekstradimin e tyre nëse do t’u diheshin vendbanimet e sakta".

Ditë më parë, Policia e Malit të Zi, pas katër vjetësh në kërkim, kishte arrestuar Predrag Vukoviqin, një pjesëtar i ish-ushtrisë serbe i akuzuar për krime lufte më 1999, në Kosovë në fshatin Lubeniq.

Për këtë rast, organet në Kosovë nuk kishin njohuri, ndërkaq ato në Serbi kërkojnë ekstradimin e tij nga Mali i Zi.

Në Kosovë, çështja e hetimeve dhe gjykimeve për rastet e krimeve të luftës, nga qershori i vitit 1999 ka qenë kompetencë e administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK, kurse pas qershorit të vitit 2008, kjo kompetencë i ishte kaluar misionit të Bashkimit Evropian- EULEX.

Prokurori Hoxha, tha po ashtu se sistemi i drejtësisë në Kosovës, ka të dhëna për persona të caktuar të cilët kanë bërë krime në Kosovë, por ato nuk janë të mjaftueshme për veprime ndaj tyre.

"Ka diçka të dhëna, por ato për ne janë të paarritshme", tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se me kalimin e kohës po zbehen dëshmitë dhe po vdesin dëshmitarët. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se për shumicën e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovës, nuk ka të dhëna apo identifikim të personave.

"Në bazë të asaj sa kemi hulumtuar në terren shumë krime janë kryer prej personave që nuk janë nga Kosova dhe nuk kanë mundur të identifikohen nga dëshmitaret e mundshëm nga të mbijetuarit edhe nuk e besoj se Kosova do të ketë të dhëna të sakta ose dokumente që dëshmojnë se cili njësit nën komandën e kujt në cilin vend ka kryer krime. Pra, për disa krime që kanë ndodhur ekzistojnë të dhëna që në rend të parë janë hetuar nga fondi, janë krijuar dosje për brigada të ndryshme por në shumicën e rasteve për fat të keq nuk kemi të dhëna të sakta se cilat njësite kanë vepruar", tha Blakaj.

Sipas Blakajt, ende nuk ekzistojnë të dhëna konkrete apo emra konkret të kryerësve të krimeve.

"Autoritetet në Kosovë, duhet ta gjejnë një zgjidhje se si të procedohet me tutje. Unë dyshoj se Serbia do t'i ekstradojë ata nëse janë në Serbi”, tha Blakaj.

Kosova dhe Serbia deri tash nuk kanë marrëveshje bashkëpunimi për ekstradimin e personave të kërkuar nga autoritetet e rendit dhe drejtësisë. Blakaj konsideron se edhe për ketë çështje duhet të bisedohet në dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

"Shumë vjet më parë kemi kërkuar nga autoritetet në Kosovës që ketë temë të bashkëpunimit juridik mes Serbisë dhe Kosovës ta imponojnë në dialog. Nëse Serbia nuk i ekstradon ata kryerës, atëherë duhet t'i dënojë vet dhe provat të cilat i ka prokurori në Kosovë t'i dorëzojë te organet e drejtësisë në Serbi", tha Blakaj.

Krimet e luftës në Kosovë në shumicën e rasteve janë hetuan nga mekanizma të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, mijëra vrasje, masakra dhe dhunime kanë mbetur pa marrë gjykimin nga organet e drejtësisë.

Përveç numrit të madh të të vrarëve, rreth 19 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 650 personave, të cilët konsiderohen të pagjetur.

F.B.dhe REL

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri