“Ditët Letrare të Razmës“, të organizuara nga Instituti Europian “Pashko”, kanë kulmuar me dhënien e “Çmimit Kadare 2019”, në Letërsi. Për këtë vit fitues i këtij çmimi është shpallur Loer Kume.



'Çmimi Kadare 2019', kush është fituesi i 10 mijë eurove

Këtë çmim, Kume, si përfaqësuesi i një brezi të ri shkrimtarësh, e fitoi me një përmbledhje me tregime.

“Loer Kume, përfaqësues i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare, larg komercializmit dhe të zakonshmes ne  letërsi”.

kume.png

Ky ishte motivacioni, me  të cilin juria e “Çmimit Kadare 2019”, e kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati, vlerësoi shkrimtarin Loer Kume.
Pesë finalistët që garuan dhe mbërritën deri në finale për çmimin e madh të letërsisë ishin, Fate Velaj, Mimoza Hysa, Roland Gjoza, Ylljet Aliçka dhe Loer Kume.
Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Ky është viti i pestë i krijimit të “Çmimit Kadare”. Në pesë vite më se 120 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar edhe vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe, vepra që kanë qenë fituese të këtij çmimi.
Vitin e shkuar me këtë çmim u nderua shkrimtari Virgjil Muçi, ndërsa më herët janë vlerësuar autorët Musa Ramadani, Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.
Projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen: Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe Ditët Letrare të Razmës.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri