Andon Zako Çajupi (Sheper, 27 mars 1866 - Heliopolis, 11 korrik 1930)

Shqipetar  


Shqiperin' e mori turku,

                        i vu zjarr!


Shqipetar, mos rri, po duku,

                        shqipetar!


Mjaft punove per te tjere,

                        o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
                    dhe tek heq.


Te ka bere perendia

                    luftetar,
si s'te lodhi roberia,
                shqipetar!


Erdhi dita te ngresh koke,

                        te kerkosh
lirine, bashke me shoke
                    te leftosh!


Mos beni si keni bere

                gjer me dje,
por te leftoni te tere
                per Atdhe.


Peseqind vjet kemi rruar

                        me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
                    me zinxhir!...


Myslyman' e te krishtere

                        jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
                    djem e pleq!


Te ngrihemi te deftojme

                       trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
                       per liri!


O moj Shqiperiz' e dashur,

                      memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
                      si me sheh.


U shkretove anembane,

                     Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
                    dashuri.


Gjithe djemte qe ke qare

                    dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
                    per Turqi!


Zhvish rrobat e roberise,

                    memedhe,
vish armet e trimerise
                    se ke ne!



Varferia dhe liria

Jam i varfėr, po i lire,
ndaj mė pėlqen varfėria;
kush do tė rrojė mė mirė,
s'urdhėron dot veten e tia.
Mbreti, sikur tė mė thotė:
«Hajde nė pallat me mua,
tė gėzosh dhe ti nė botė^,
do t'i them: «Zot, nukė dua;
pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė
nukė mund tė shes lirinė;
i varferi rron mė mirė
s'ai qė do madhėrinė.
S'mė duhet ergjėndi mua,
dua lirine dhe ndere,
dua te bej si te dua,
jo si te duan te tjere.
Kush mund e ben si do vete,
ben si thote Perendia,
nuke ka ne kete jete
gje m'e vyer se liria.





Baba Tomori

Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c’urdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
te msoj q’thot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s’jane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, s’qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
s’e s’kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh’ e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s’ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit q’eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
c’kane ngjare, gjithe c’kane shkuar,
i di vete, s’dubet te t’i themi;
C’do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, c’thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
cfaj ka bere, c’gjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
cthote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c’nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:

0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s’vete mbare
se beset u kane ndare.

Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?

Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s’ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se c’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.

Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot’ i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin’ e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat’ e trimerise.



Trim i Shqiperise

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandr’ i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe m’i zoti, –
Skenderbeu Kastrioti.
0 mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditdné, qé 'na le,
vendi yn’ u be raje’)...
Te lutemi dit’ e nate,
n’ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojeme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.



Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!
..................................

Vdiq Naimi, gjithè thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte nami kurre!


Memedheu

Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.


Korbi dhe dhelpra

Tek njė lis sipėr nė majė
korbi qendroi te haje
nje cope djathe qe mbante
ne qeft. Kur nisi te hante,
shkon nje dhelper' e mallekuar,
se i ra ere djathe i vjeshtuar.
Deshiron ta haje vete;
«Mirėdita mik i vjetre,
bukurinė tėnde nuk e ha zog tjetre
me pende te bardhe; ne di te kendosh
permbi zogjte e tjere do te mbreterrosh"
Te tregoje zene zoti korb gerrhiti
dhe leshoi djathne po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
«Ndėgjo, budalla:
ata qė lėvdojnė,
me gje te botės duan te rrojne.
Zot, kjo kėshillė qė tė rrefeva,
sot vlen me teper
se kjo cope e djathit qe te rrembeva"
Tha zonja dhelper
dhe iku me bisht perpjete.
Korb' i shkretė,
korb' i mjerė,
u turpėrua
dhe u betua
tė mos gėnjenet dhe tjeter here.


Andon Z. Çajupi

Andon Zako Çajupi, lindi në Sheper të Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.


Veprat

"Baba Tomori" - (Kajro 1902)
"Dhjata e vjetër e shfaqur" - satirë ose "Baba Musa lakuriqë"
"Burri i dheut" - tragjedi (1908)
"Pas vdekjes" - komedi
"Katërmëbdhjetë vjeç dhëndër" - komedi

Krijimtaria

Krijimtaria e Çajupit si poet është e gjerë, por vepra e tij kryesore është "Baba Tomorri", një nga përmbledhjet poetike më të rëndësishme botuar gjatë Rilindjes. Interesi i gjallë që zgjoi ajo, pritja që iu bë nga lexuesit e kritika e kohës, lidhet me forcën e fjalës poetike të Çajupit me rininë e frymëzimit të tij si poet që do të shprehte aspiratat, ëndrrat dhe idealet e një faze të re të lëvizjes kombëtare, e cila në fillim të shekullit tonë njohu një ngritje të përgjithshme që shpuri në kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 dhe në fitoren e pavarësisë.
"Baba Tomorri" shënonte një nga kulmet e poezisë së Rilindjes, pra me "Baba Tomorrin" i hapeshin shtigje të reja poezisë shqiptare, frynte në të një flladi ri dhe hynte në të një notë e re, më e fortë dhe më konkrete nga fryma sociale. Prandaj "Baba Tomorri" si vepër qëndron në kapërcyell të dy epokave, me rrënjë të forta në traditën romantike të Rilindjes, si vazhdim i saj, dhe me vështrim nga horizontet e një poezie të ardhshme realiste dhe sociale. Fryma popullore, me të cilën janë gatuar vjershat e "Baba Tomorrit", u dha atyre një vulë origjinaliteti të veçantë, një tingëllim aq magjepsë për veshin e lexuesve, sa ato u bënë shpejt popullore dhe pushtuan zemrat e tyre.
Përmbledhja poetike "Baba Tomorri" përbëhet nga tri pjesë që autori i titullon: "Atdheu", "Dashuria" dhe "Përralla të vërteta e të rreme".
Motivi atdhetar, dashuria për baltën dhe gurët e mëmëdheut dhe malli për ta, kujtimi i së kaluarës heroike dhe krenaria për traditat e të parëve, dëshira për ta parë atdheun të lirë dhe thirrja për të rrokur armët kundër pushtuesit, i japin poezisë së Çajupit atë tharm frymëzimi dhe atë patos luftarak që e bën të hyjë thellë në shpirtin e shqiptarit dhe ta tronditë atë.
Tema atdhetare fiton në poemën e Çajupit një përmbajtje konkrete e të prekshme, sepse ai shprehu ndjenjat dhe mendimet e njeriut të thjeshtë, të bujkut e të bariut, lidhur me baltën e mëmëdheut dhe me varret e stërgjyshërve. Mëmëdheu është si toka ku njeriu lind, mëson gjuhën e nënës, njeh prindërit, ku rron me ëndrra dhe me shpresa, ku dëshiron të ketë varrin. Ky vend për shqiptarin është Shqipëria.

Ku i duket balta
Më e ëmblël se mjalta,

Shkruan poeti. Atdheu i jep njeriut nder, i jep kuptim dhe vlera morale jetës së tij. Poezia e Çajupit këto ide të Rilindjes i shprehu me një gjuhë të thjeshtë, me një varg që rrjedh i çlirët, si në këngët e popullit, me një fjalor poetik konkret dhe me një ndjenjë aq të sinqertë e aq të çiltër, sa e bën aty për aty për vete lexuesin dhe i ngulitet në mendje e në zemër.
Jeta është e bukur në atdhe kur njeriu gëzon lirinë, liria është gjëja më e shtrenjtë për njeriun, do të shkruante poeti, por shqiptarët e kishin humbur atë dhe kishin rënë në një robëri të rëndë shekullore:

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë këmb` e duar
me zinxhir!

Shkruante Çajupi në poezinë "Shqiptar", duke lëshuar kushtrimin:

Çvish rrobat e robërisë,
Mëmëdhè,
Vish armët e trimërisë,
se ke ne!

Në këto vargje të përziera, katërrokëshi thyen rrjedhën e tetërrokëshit, duke i dhënë një ritëm të ri shprehjes poetike, kurse aliteracioni i jep një timbër të veçantë. E gatuar me frymën kryengritëse, poezia atdhetare e Çajupit ishte kështu një kushtrim lufte; në të shpirti luftarak dhe motivi atdhetar i poezisë së Rilindjes gjeti shprehjen e vet më të gjallë dhe më të hapur. Poezia atdhetare e Çajupit është kështu poezia e toneve të forta, një poezi e trazuar që vlon nga malli e dashuria për vendlindjen dhe nga zemërimi e thirrja për luftë.
Ajo shënoi kulmin e poezisë atdhetare të Rilindjes, prandaj dhe u bë himn atdhedashurie edhe vetëmohimi për çetat e lirisë, gjatë Rilindjes e më pas.
Një notë të re, të freskët solli poezia e Çajupit edhe në lirikën e dashurisë. Ai i këndon një dashurie tokësore, duke e zhveshur poezinë dashurore nga konvecionalizmi. Çajupi nuk përsiat për dashurinë, ai e pasqyron atë si një ndjenjë të jetuar, si një kujtim të gjallë a përjetim të sinqertë, të cilin e jep me thjeshtësinë dhe konkretësinë e lirikës popullore. Poeti i këndon dashurisë së parë, i këndon vashës që i prish gjumin; i këndon mikes së jetës, bukurisë së saj, u këndon gëzimeve dhe brengave që i sjell njeriut një dashuri e përjetuar thellë, si një ndjenjë e bukur që pasuron jetën e njeriut.

Bukuria jote, leshërat e tua
Po si pendë korbi të gjata mi thua,
Ballëtë si diell, faqetë si mollë
Qafa jot`e gjatë, mesi yt i hollë.
…Gjithë më kënaqin, të tëra t`i dua
Po zemra jote u bë gur për mua!…

Shkruan poeti në një nga lirikat e ciklit "Dashuria", që është nga më të bukurat e poezisë sonë dashurore. Midis këtyre lirikave vend të veçantë zë tufa e poezisë me titullin "Vaje". Është një elegji e rrallë frymëzuar nga kujtimi i bashkëshortes së vdekur, një kujtim i thekshëm dhe cfilitës për zemrën e plagosur të poetit që s`gjen shërim, një plagë që orë e çast e lëndon jetimi i mitur pa dashurinë dhe përkëdhelitë e nënës.

Ndë ç`kopshte me lule ke qëndruar vallë?
Stë vjen keq për mua? Stë vjen mall për djalë?

E gatuar me një ndjenjë të thellë njerëzore, e derdhur në modelet e folklorit, ajo u bë popullore dhe u këndua si këngë popullore.
Ashtu si në jetën e njeriut, gëzimi dhe hidhërimi janë pranë e pranë dhe në poezinë e Çajupit këmbehen shpesh, duke mbizotëruar në të notat optimiste , gazi që i sjell njeriut dashuria. Si një këngë plot dritë e ngazëllim tingëllon vjersha "Kopshti i dashurisë". Ky kopsht për poetin gjendet në atdhe, ku do ta sjellë miken që t`i gëzojnë gëzimet e dashurisë, bukurisë dhe mirësitë e vendlindjes, të jetës së thjeshtë fshatarake e baritore të mëmëdheut. Çajupi e zbriti lirikën e dashurisë nga qiejt romantikë në tokë, në jetën e përditshme të njeriut shqiptar,
Me këtë frymë tokësore e jetësore do të emanciponte Çajupi mbarë poezinë e tij, sidomos poezinë me motive shoqërore, të cilat i trajtoi ndër të parat në letërsinë tonë, si një shkrimtar që i hap udhë realizmit.
Çajupi në poezinë e tij ngre zërin kundër pabarazisë shoqërore, ai është mik i demokracisë dhe armik i despotizmit politik. Poeti merr në mbrojtje të drejtat e vegjëlisë, tek e cila gjen vlerat morale që krijon puna e ndershme. Vjersha "Misiri" e pasuron poezinë e kohës me ide të reja, kundër shtypjes e arbitraritetit të klasës së bejlerëve, të sundimtarëve që e ngrenë lumturinë e tyre mbi djersën dhe gjakun e njerëzve të punës. Ai vuri gishtin në disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare të kohës, shkroi me dhembje për pozitën e gruas në këtë shoqëri ("Fshati im") dhe pasqyroi me realizëm dramën e kurbetit ("Kurbeti") si një fatkeqësi me pasoja tragjike në jetën e shqiptarit dhe për fatet e kombit.
Në poemën "Baba Musa lakuriq" që mbeti e pabotuar, Çajupi thelloi kritikën edhe ndaj moralit të shoqërisë së kohës dhe i zgjeroi shumë diapazonin tematik të poezisë shqiptare. Veprën e përshkon rryma satirike ndaj dogmës dhe klerit. Duke parodizuar biblën, poeti shprehu skepticizmin e vet edhe ndaj thelbit moral të njeriut dhe ndaj normave të marrëdhënieve morale atje ku bën ligjin paraja dhe pasuria. Për poetin është e padrejtë ajo shoqëri ku blihet e shitet njeriu, ku blihet e shitet dashuria.

I pasur të palltë varri,
ti që bleve dashurinë,

do të shkruante Çajupi. Ai aktualizoi edhe shumë ide morale të fabulave të La Fontenit, përmes përkthimit të tyre mjeshtëror në gjuhën shqipe.

Komeditë

Realizmi dhe fryma kritike ndaj bukurive të jetës shoqërore dhe politike të kohës shprehen, sidomos në komedinë e Çajupit. "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" është një pjesë në vargje. Më shumë se një të tërë si komedi, Çajupi ka krijuar disa skena plot humor të këndshëm përmes të cilave vë në lojë mendësi të prapambetura dhe zakone anakronike të jetës së fshatit shqiptar. Janë probleme që Çajupi i pat rrahur dhe në krijime të tjera, por këtu ato tingëlluan në harmoni me një atmosferë humori popullor që përshkon tërë veprën dhe që përbën një nga veçoritë dhe meritat e saj.
Shigjetat e këtij humori godasin zakonin prapanik të martesave të të rinjve me moshë të papërshtatshme për njëri tjetrin, zakon që e kishin sjellë kushtet ekonomike të jetës në fshatrat malore. Tana do të martojë të birin katërmbëdhjetëvjeçar me një vajzë më të madhe se ai: ajo "nuk do nuse për sisë, po për punët e shtëpisë". Kjo bëhet shkak për një varg situatash e skenash komike dhe batutash plot humor që fshikullojnë mendësi të mykura patriarkale e zakone të prapambetura. Dritëshkurtësia e një nëne, që është bartëse dhe viktimë e patriarkalizmit, dembelizmi i burrave të malësisë dhe kapadaillëku i tyre, grindjet e kota dhe thashethemet e një mjedisi të prapambetur, figura groteske e një prifti qejfli, të gjitha vihen në lojë me një ton hokatar që përshkon dialogun e personazheve.
Personazhi më i realizuar është Tana, tipi i gruas fshatare, të cilën kushtet e jetës e detyrojnë të ngulë këmbë për një martesë që nuk i sjell lumturi të birit, duke u bërë qesharake në sy të fshatit e të njerëzve me çiftin që sajon dhe me dasmën e tyre. Po këto kushte e shtyjnë nga ana tjetër, të shpotisë të shoqin dembel dhe indiferent për problemet jetike të familjes. Këto cilësi, të bashkuara në një personazh të vetëm, e bëjnë Tanën e Çajupit një tip interesant, të vizatuar me pak viza por të dhënë në mënyrë të gjallë, plot humor e kolorit, në sfondin e një jete tipike fshatare, të katundeve malore të Shqipërisë së Jugut.
Me "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" Çajupi krijon komedinë realiste të zakoneve; ajo ka hyrë në fondin klasik të veprave komike, për shkak të humorit të këndshëm, të gjuhës plot kolorit popullor, të personazheve dhe të shkathtësisë së dialogut. Situatat komike e ngjarjet që paraqet autori ngjajnë si skena të marra nga jeta e përditshme, me aq realizëm thjeshtësi dhe e natyrshmëri janë dhënë ato në këtë vepër.
Vepra tjetër dramatike e Çajupit "Pas vdekjes" është një komedi politiko-shoqërore. Demaskimi i demagogjisë së xhonturqve dhe i bejlerëve që u bënë vegël e tyre, problem që Çajupi e pat trajtuar edhe te pamfleti "Klubi i Selanikut", është vënë në qendër të kësaj vepre. Edhe ngjarjet zhvillohen në zyrat e gazetës "Liria" të këtij klubi, por kuptohet se përmbajtja e komedisë është shumë më e gjerë dhe më e thellë. Ajo zbulohet përmes një situate komike, të gjetur me mjeshtëri prej shkrimtarit. Doktor Adhamudhi vjen në zyrat e "Lirisë" t`i tregojë Skëndo beut abetaren e tij shqipe. Atje doktori sheh rastësisht një nekrologji për deputetin Haxhi Aliu, që ende s`ka vdekur dhe i lind dëshira të dijë edhe ai se ç`do të shkruhet për të pas vdekjes. Këtë dëshirë e shfrytëzon me zgjuarsi shërbëtori i klubit Zeneli, i cili fut në vrullin e shakasë së tij dhe të tjerë, mësonjësen Lulushe dhe gazetarin Vurko, që i vjen rrotull asaj. Por dy janë personazhet më të goditura të veprës: dr. Adhamudhi dhe Zeneli.
Përmes doktor Adhamullit Çajupi ka demaskuar tipin e politikanit sharlatan që bën lojën e xhonturqve dhe hiqet si atdhetar. Por, përmes këtij personazhi, shkrimtari ka vënë në lojë edhe një mendësi të caktuar, mendësinë e atyre njerëzve mendjemëdhenj që, ndonëse e kanë kokën e zbrazët dhe shpirtin e varfër, kujtojnë se asnjë punë atdhetare ose punë tjetër, nuk vlen se s`kanë qenë ata të pranishëm në të. Ç`është fjala vjen; Kongresi i Manastirit për doktor Adhamudhin kur s`ishte ai atje? Asgjë, sipas tij. Ky kompleks nuk është bërë rastësisht objekt satire në komedinë e Çajupit, por sepse ishte një mendësi e përhapur që dëmtonte lëvizjen atdhetare e kulturore të shqiptarëve gjatë Rilindjes e më pas.
Zeneli është një tip molieresk, që përfaqëson njeriun e thjeshtë të popullit me zgjuarsinë e tij karakteristike dhe me shpirtin praktik. Ky shërbëtor hokatar, që vë në lojë njerëzit e tipit të Adhamudhit, sjell në vepër mençurinë dhe humorin popullor.
Çajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një ndjesi të re poetike, në këtë vepër i hapi udhën komedisë politike në letërsinë shqiptare. Vepra u botua pas vdekjes së shkrimtarit, dhe u bë një nga pjesët e repertorit të qëndrueshëm të teatrit shqiptar.
A. Z. Çajupi zë një vend të veçantë në historinë e letërsisë shqiptare. Pas Naimit, ai është një nga figurat më të rëndësishme të epokës së Rilindjes Kombëtare dhe një nga përfaqësuesit e epokës së re që po niste për letërsinë shqiptare. Realizmi fryma kritike, lidhja e ngushtë e frymëzimit të tij me folklorin janë disa nga tiparet që e përshkruajnë veprën e tij.
Çajupi si poet lirik i solli lirikës shqiptare një ndjesi të re poetike, një ndjenjë të freskët e të çiltër, të shprehur me një thjeshtësi që të magjeps. Kur shkruan për bariun që i bie fyellit mbas stuhisë, ose kur bie në mendime për shkurtësinë e jetës dhe pashmangshmërinë e vdekjes , shkruan Konica për lirikën e këtij poeti të pavdekshëm, vargjet e tij të bëjnë për vete me ëmbëlsinë dhe ritmin e tyre.
Si dramaturg Çajupi i dha përmbajtje e vend të ri komedisë në letërsinë shqiptare; fryma e kritikës sociale e politike dhe humori popullor e pasuruan ketë zhanër pak të lëvruar më parë. Dy veprat e tij "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr" dhe "Pas vdekjes" qëndrojnë në themelet e komediografisë shqiptare.
Si publicist, ndonëse botoi pak në shtypin e kohës, Çajupi është nga krijuesit e stilit satirik në publicistikën shqiptare.
Si përshtatës Çajupi hapi udhën e krijimit të vërtetë, në gjuhën shqipe të vlerave të letërsive të tjera, sidomos përmes fabulave të La Fontenit dhe disa lirikave nga poezia gjermane e sanskritishtja.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri