Cikël poetik nga Bardhyl Sumaj,Maxhun Lokaj,Leonora Mushkolaj, Mervete Tolaj,Idriz Selmanaj,Bardhyl Sumaj

Bardhyl Sumaj


SHOKUT

Puhizë pranverore
Ledhato faqet e përlotura,
Bjeshkë të Nemuna,
Gurra të Bardha,
Qetësoni etjen time.
Diell Kosove
Me thaj lotët
Jakup, gjaku yt vezullon.
Një bangë,
Një karrigë,
Një trëndafil
I jep freski,
Klasës tënde
Sot
Kur bie ma kujton
Shungullimën,
E Drinit,
Ofshamën e zemrës së djegur,
Klithmën e gruas,
Pa fëmijë e mbetur.
Kur i bie dielli,
Më bën dritë,
Në hapin tim,
Rrugëve pa kthim.
Bie si ujvarë,
Për zemrën e vrarë.


Maxhun Lokaj


MË FALNI

(Kushtuar poetit Din Mehmeti)

Pse me baclokun rri?!
Kështu më flasin
Edhe vargjet e tij.
Po!
Për pesëdhjetë vite,
Në trupin e tij,
Mendja dhe shpirti,
Veç poezi.
Ato morën frskun
E Bjeshkëve të Nemura,
Me agun e ditës,
Zbritën në valën,
E liqenit të dremitur,
Me rreze të përpurta.



Leonora Mushkolaj

MALLI PËR TY

Nuk tretet,
Pse koha na ndau.
Zemrat prapë rrahin,
Për fjalën e dhënë.

Dashuri e parë,
Në mua rri,
Ti flakë e zjarr,
Vullkan i pashuar.



Mervete Tolaj

LUBI

Ëndrrat mi vrave,
Idealet, jo!
Rritën time urreve,
U bëra trimëreshë.
Më vrave rininë sot,
U bëra luaneshë.

Lotët e derdhur,
Zërat e ngrirë,
Në këngët mortore,
Mbi varret e reja,
Jeho liri, liri!


Idriz Selmanaj

LIRIA NË KOSOVË TROKET


Në Kosovë,
Mes lulëkuqeve,
Sot,
Endet vetëm Liria.
Në tokën e Dardanit,
Troket Pavarësia!


Bardhyl Sumaj


DIALOG ME JU

Pranvera po vjen
Me marsin e zjarrtë
Valla!
Ditë me diell
Qenka, o bacë Adem.
Lulet i ngjyrosëm,
Me gjakun tonë,
Në Drenicën e Tahir Mehës,
E Dukagjinin e Jusuf Gërvallës,
Gjithkah po gjëmon.
Nuk falet Drenica,
As Dukagjini,
Nuk falet Kosova,
Pa e skuq djemtë e Haradinit


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri