Heroi i Kosovës, zt.Ramush Haradinaj, ka bërë një shëtitje të gjatë në Alpet shqiptare.

Heroin Ramush Haradinaj ,se ndalen  plumbat e armikut ! Atë  nuk do  ta ndalin qakejt  që lehin kuolarëve .Populli i Dardanisë ka besim në Ramushin ,siç kanë besim edhe të rinjtë e Dardanisë,për Rambon e ditëve tona.





Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një shëtitje të gjatë në malet shqiptare. Në një postim në rrjetin social Facebook, alpinistja shqiptare, Arineta Mula, ka njoftuar se në një rrugëtim në Bjeshkët e Nemuna, i është bashkangjitur edhe Ramush Haradinaj.

Ajo ka njoftuar se ata kanë bërë ecje 80 kilometra në “Alpet Shqiptare”, të cilat njihen edhe për majat e thepisura e me temperatura të larta.


Fotografia e Muhamet Bojku

Mula ka shkruar se rrugëtimi i tyre ka filluar më 6 gusht ku janë nisur nga parku kombëtar i Valbonës dhe ka përfunduar më 9 gusht në majën e Trekufirit e cila bashkon Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ajo në fund e ka falënderuar kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn duke e cilësuar si njeri të thjeshtë që kontribuon për turizmin malorë. 



Postimi i Plotë


Fotografia e Muhamet Bojku

Një rrugëtim katër ditor nëpër Bjeshkët e Nemuna “Alpet Shqiptare” shtigje malore që kalojnë përmes territorit të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe vlerën e këtyre shtigjeve malore ja shtoj z.Ramush Haradinaj ku bashke me gjithë ekipin me sukses arritën që përgjatë këtyre ditëve të ecin gjithsej 80km duke u ngjitur poashtu në majat më të njohura me terren të vështirë e të thepisur e me temperatura të larta duke kaluar gjithsejt 5600m total të ngjitjeve.


Fotografia e Muhamet Bojku

6 gusht: Nijsa nga parku kombëtar Valbona përmes lugut të Valit ngjitem me sukses majën Jezercë 2694m e cila është maja më e lartë në Alpet Shqiptare ndërkaq e shtata në Ballkan.


Fotografia e Muhamet Bojku

Zbritem në një terren shumë të thepisur ashtu siç njihet edhe si i rrezikshëm deri në Vuthaj.


Fotografia e Florim Leci

7 gusht: Nga Vuthaj u ngjitëm deri te qafa Borit kufiri mes Shqipërise dhe Malit te Zi. Prej aty vazhduam dhe ngjitëm me sukses majen Kollata e Keqe 2534m që njihet si maja me e lartë në Mal te Zi. Zbritëm përsëri te qafa e Borit dhe vazhduam ecjen në Çerem.
Fotografia e Florim Leci

8 gusht: Nga Çeremi realizuam ecjen e bukur deri në Doberdol.

9 gusht: Nga Doberdol u ngjitem shpatit perballë dhe ngjitem me sukses majën e Trekufirit 2354m që është pika bashkuese mes tri shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.


Fotografia e Florim Leci

Prej këtu vazhduam dhe ngjitem gjithë kurrizoren përmes kreshtave natyrale qe ndajnë Kosovën dhe Shqipërine duke ngjitur Majen Bogiçaj 2405m, Ram Aruçit 2358m, Qafa Ali Çelës 2284m, maja e Bardhë (Bard) 2394m, Gusanin 2453m dhe ngjitja jonë e fundit ishte maja Gjeravicë 2656m e cila radhitet si e dyta në Alpet Shqiptare. Zbritem dhe përfunduam ecjen në Gropë të Erenikut.


Fotografia e Muhamet Bojku

Jam jashtezakonisht e lumtur të ndaj këtë rrugëtim me një ekip prej 18 persona të cilët dëshmuan që vështirësitë tejkalohen dhe ndihesh plot siguri sepse u kujdesun për njëri tjetrin në çdo hap të ecjes nëpër kurrizore, kreshta, zbritje në gurë sa te mëdhenj e të lëvizshëm.



Një falemnderim të veçant për mikpritjen e jashtezakonshem të butinave në Vuthaj bujtina Vucetaj, në Çerem Kujtim Goçi, në Doberdol Bashkimi Memia.

Jeni duke bë një punë të jashtëzakonshme sepse i keni hap dyer edhe gjithë botës.



Z.Ramush Haradinaj falemnderit që këto ditë përshkove këmbë këto kilometra e ngjite këto male me thjeshtësinë tënde e mbi të gjitha dhe nje kontribut për turizmin malor nëpër bujtina dhe lokalet të cilat janë të vendosura përgjatë shtigjeve malore.

ILUSTRIMET :REDAKSIA FLORIPRESS SI  DHE NGA  FACEBOKU I  ZT.MUHAMET BOJKU  DHE LAVDIM GASHIT  ETJ.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit