Nga Flori Bruqi : "Luftë" apo" Paqë" edhe pas 21 vjetëve të Luftës më Serbinë!

Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Aleanca Atlantike nuk do të ndërmerte qoftë dhe një hap, për të ndërhyrë Ushtarakisht në Kosovë, nëse Shqiptarët si popull etnik i atyre trojeve, nuk do të ishte ngritur në luftë për liri e pavarësi. 

Ishin përpjelkjet luftarake të UÇK-së dhe sakrificat e Shqiptarve të atij vendi, ata që sollën NATO-n në Kosovë, duke realizuar një bashkëveprim jo drejtë për drejtë, por të shoqëruar me një heshtje të arsyetuar nga diplomacia vepruese e padukëshme. 


Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Para dhe gjatë sulmeve ajrore e sidomos tani në pas luftë, si rrallë herë, elementë destruktiv që vazhdojnë të ushqehen financiarisht nga Beogradi, e trajtojnë atë luftë si një konflikt ndëretnik, të imponuar nga një varfëri e tejskajshme ekonomike. 


Imazh i ngjashëm

E tjerin këtë lëmsh, për të justifikuar më tej padronët e tyre, jo vetëm për krimet që ata kryen, gjatë atyre ditëve të përgjakëshme, por më tepër e bëjnë atë, për të tjetërsuar vlerat e pallogaritura të asaj lufte heroike, të popullit Shqiptar të Kosovës, për liri e pavarësi kombëtare.

Por e vërteta qëndron ndryshe, në anën e fituesit dhe ata janë UÇK dhe SHBA. Lufta e Shqiptarve të Kosovës, ishte dhe mbeti një luftë e gjatë politike, me synime të qarta e të sakta, për realizimin e misionit historik kombëtar, fillimisht të pjesshëm e më vonë atë përfundimtar, objektiv që u realizua nëpërmjet asaj lufte që u shkrua me gjakun e atij populli, për të mbetur historikisht si Epopeja e Lavdishme e UÇK-së. 

Aleanca Atlantike nëpërmjet veprimit të sajë strategjik, realizoi objektivin e vet gjeopolitik, ndërsa UÇK-ja nëpërmjet këtij ndryshimi cilësor të rielievit politikë në gadishull e kontinent, brënda strategjisë të më të fortit, arriti të të realizojë ëndrrën shekullore të popullit të vet, çlirimin njëherë e përgjithmonë dhe përfundimtar të tij, nga vargonjtë e hekutrt të skllavërisë koloniale serbe.




Rusët e serbët në panikë, SHBA-të dhe NATO po ndërtojnë fushëbetejë në Kosovë


Analisti ushtarak serb, Viktor Baranec shprehu shqetësimin e tij rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe beson se SHBA dhe NATO nga Kosova po të ndërtojnë një fushëbetejë të mundshme.

“Kjo Kosovë amerikane është një dhëmb i thyer në trupin e ish-Jugosllavisë, por fatkeqësisht, ajo përsëri mund të bëhet epiqendra e luftës dhe fituara kurrë nuk do të zgjidhet”, tha Baranec për Sputnik.


Ai shtoi se Amerika jo vetëm që thellon rrënjët në Evropë, por edhe rekruton shtete të reja, të cilat kanë dalë me shkeljet më të rënda të së drejtës ndërkombëtare, transmeton lajmi.net

Aleksandër Pivovarenko, bashkëpunëtor i Institutit për Studime Sllave të Akademisë Ruse të Shkencave, tha se shqiptarët në disa vende të rajonit po punojnë në formimin e strukturave të reja ushtarake ose një prani më të madhe të atyre ekzistuese.

Pivpvarenko tha për “Sputnik” se formimi i Ushtrisë së Kosovës mund të vihet në të njëjtin nivel me ngjarjet në Maqedoni, ku reforma të rëndësishme ligjore u zhvilluan në fillim të vitit, ose u miratua platforma e Tiranës, e cila ndër të tjera rrit praninë e shqiptarëve në forcat e armatosura të Maqedonisë, raporton lajmi.net.

Duke pasur parasysh se Kosova është në kufi me veriun e Maqedonisë ku jetojnë shumë shqiptarë, Pivovarenko thekson se krijimi i Ushtrisë së Kosovës mund të çojë në një ndryshim në situatën ekzistuese në Maqedoni.

“Ky është gjithashtu një hap jo-miqësor ndaj Serbisë e cila patjetër do ta përkeqësojë situatën”, tha ai.

Pivovarenko shton se Moska është e orientuar drejt hapave të Beogradit dhe prandaj Rusia nuk mund të reagojë më agresive ose në përgjithësi të jetë më vendimtar sesa lidershipi serb.

“Në parim, Moska mbështet Beogradin dhe tani është e gjitha për lidershipin serb dhe qasjen e saj ndaj (jo) njohjes së Kosovës”, tha ai, transmeton më tutje lajmi.net.

Pavel Kandelj, një bashkëpunëtor shkencor dhe ekspert për konfliktet etnike të Institutit Evropian në Akademinë Ruse të Shkencave, tha se nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, por edhe reagimi i Brukselit, duket se Perëndimi nuk është me të vërtetë i përgatitur për hapin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai vlerësoi se në aspektin ushtarak në këtë moment dhe në të ardhmen e afërt, formimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk do të thotë asgjë sepse krijimi i Ushtrisë së duhur kërkon kohë dhe burime të mëdha, të cilat nuk varen nga Kosova por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

“Nëse financuesit e duan, ushtria do të bëhet, sipas buxheteve të NATO-s, për vetëm dhjetë vjet. Por nëse nuk duan dhe sipas deklaratave dhe mesazheve të Stoltenberg që vijnë nga Brukseli, duket se nuk kanë qëllime serioze, atëherë themelimi i kësaj ushtrie është vetëm për hir të ngritjes së pluhurit dhe shtrëngimi të situatës në rajon”, tha Kandelj.

Ai ka thënë se duke formuar Ushtrinë e Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është vendosur në akull të trashë.


Rezultate imazhesh për bashkesia evropiane
Të gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovën, janë të ftuar të marrin pjesë në një takim joformal të ministrave të Jashtëm të BE në Helsinki në fund të gushtit për të diskutuar bashkëpunimin rajonal.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ftoi zyrtarisht kokat e diplomatëve të Kosovës dhe BeH të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili do të mbahet në Helsinki më 28 dhe 29 gusht 2019.


Rezultate imazhesh për bashkesia evropiane

“Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë ftuar në një takim joformal të ministrave të Jashtëm në Helsinki në fund të muajit për një diskutim të rëndësishëm se si të ecim përpara në bashkëpunimin rajonal,” tha një zëdhënës i BE-së për Tanjug.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e përshkroi lëvizjen e Mogherini si një “precedent”.

“Natyrisht, në fund të mandatit të saj, ajo dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, por kjo nuk është e drejtë për Serbinë,” tha Daçiq.


Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Përfaqësuesi i një prej shteteve të fuqishme anëtare në NATO në skenarin e tashëm nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti të “armatosur”.

Diplomati perëndimor ka theksuar se KFOR-i e ka detyrën ti mbajë forcat serbe sa më larg Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Novosti, ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet Serbisë.

Krerët e Serbisë janë të vetëdijshëm se çfarëdo plani për ndërhyrje të forcave të saj nuk do të zgjojë reagim vetëm të Prishtinës, por të gjithë shteteve më të fuqishme anëtare në NATO.

“Krerët e Serbisë janë të vetëdijshme. Prishtina, e vetëdijshme për inferioritetin e saj ushtarak, gati asnjëherë nuk hyn në aksione vetanake, por sipas marrëveshjes, me konsultime me forcat e huaja ndërkombëtare dhe krerët e tyre politik”, thuhet në çarkun e sigurisë




Perëndimi Serbisë: Po u nise në Kosovë, do të kesh luftë

Nëse Serbia për çfarëdo arsyeje merr vendimin që me forcat e veta të ndërhyjë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapët, jo me forcat policore të Kosovës por me njësitet e KFOR-it e të NATO-s, ka qenë kërcënimi i këto ditshëm nga NATO.


Rezultate imazhesh për nato ne kosove

Këtë kërcënim të drejtpërdrejtë e të rreptë lidhur me tensionet e fundit në Kosovë, e ka thënë në bisedë me zyrtarët serbë një përfaqësues i lartë i njërit nga vendet më me ndikim të NATO-s në Beograd, përcjell portali serb “novosti”

“Ky diplomat ka qenë shumë i interesuar të dijë se si i sheh Beogradi situatën e sigurisë në Kosovë”, citon kjo gazetë e Beogradit të ketë thënë një bashkëbisedues i saj të cilin ajo nuk e identifikon.

Në po atë takim është shfaqur pakënaqësi e hapët lidhur me ngritjen e shkallës së gatishmërisë së luftës të forcave të armatosura të Serbisë.

Përfaqësuesi i këtij shteti s’e zbuloi mundësinë e konfliktit por ai tha se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe t’i mbajë larg Kosovës.

Sipas kësaj gazete, ky nuk është kërcënimi i parë që nga Perëndimi i bëhet Serbisë.

Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves
“Çdo paralajmërim i Serbisë se do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë, përcillet me pakënaqësi të vendeve perëndimore dhe me vërejtjen për Beogradin se do të ketë punë me NATO-n sikur në vitin 1999”.

Gazeta thekson se Serbia në planin e sigurisë nuk ka probleme me Kosovën, madje edhe nëse asaj i bashkohen forcat ushtarake të Shqipërisë, porse Kosova është nën ombrellën e NATO-s.

Këto ditë në Beograd qëndron shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa nga 8 deri më 11 tetor në Serbi mbahen ushtrimet e NATO-s për reagime të shpejta në situata emergjente në të cilat marrin pjesë 40 vende me 1000 ushtarë.


Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves

Republika e Kosovës e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

Ditë më parë, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 337 rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e operacioneve të transformimit të FSK-së në Ushtri, që pritet të bëhet në 7 deri 10 vjetët e ardhshme.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Ushtria e ardhshme, nuk do të pajiset me armatim të rëndë, por vetëm me atë mbrojtës.

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha  se transformimi i FSK-së në Ushtri, po vazhdon sipas planit.
Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves

Ai tha se veprimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk varen nga veprimet e Serbisë, e cila kohëve të fundit ka shtuar sasinë e armatimit të blerë nga Rusia.

Ramadani tha se Kosova e ka planin e vetë me partnerët strategjikë dhe se po vazhdon transformimi në ngritjen e kapaciteteve operacionale.


Imazh i ngjashëm

“Ndërtimi i institucioneve të sigurisë se Kosovës, nuk është ndërtim reagues, por është ndërtim i konsolidimit të shtetit të Kosovës. Deri më tash, zhvillimi i proceseve, ndërtimi i mandatit ushtarak është në përputhje të potë me planin dhe si i tillë, kjo është një përparësi shumë e madhe për Kosovën”, tha Ramadani.

Armatosja e Serbisë, kryesisht në dy vjetët e fundit, me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia, duhet të jetë shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance, vlerëson Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.


Rezultate imazhesh për ushtria e kosoves

Avdiu tha  se Serbia po bën garë të armatimit në Ballkan, duke u armatosur nga Rusia.

“Kjo gara e armatimit që po vërehet në rajon, sidomos Serbia që po e bën. Kjo garë duhet të shikohet në disa dimensione. Nën një është që Serbia ose Rusia përmes Serbisë, dëshiron të tregojë njëfarë lloj supremacie në raport me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me NATO-n, e cila tash e ka një prezencë goxha të shtuar në Ballkan”, tha Avdiu.


Imazh i ngjashëm

Përmes kësaj armatosjeje, sipas Avdiut, Serbia po tenton ta mbajë nën presion Ballkanin gjithmonë.

“Duke e treguar në këtë mënyrë edhe një varësi shumë të madhe nga Rusia. Në anën tjetër, dihen qëllimet e Serbisë, që përmes Rusisë të tentojë ta destabilizojë rajonin e Ballkanit dhe ta mbajë gjithmonë nën presion. Sigurisht që kalimi i ligjeve për Ushtrinë në dhjetor të vitit të kaluar, është një shtysë e madhe për Serbinë, që edhe më tutje të mundohet ta tregojë forcën e vet, duke marrë armatim nga Rusia”, tha Avdiu.



Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili përgjatë viteve të 90-ta ka qenë i angazhuar ekskluzivisht në ngjarjet politike dhe konfliktet në Ballkan, ka thënë se NATO-ja duhet që të rrisë praninë e saj ushtarake në Republikën e Kosovës dhe në Bosnje për shkak të diskutimeve që po bëhen për lëvizje të kufijve.

“Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të rrisin praninë e forcave ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, për shkak të paqëndrueshmërisë që ky diskutim mund të shkaktojë”, ka shkruar në twitter Bildt, teksa ka komentuar idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shqetësimin e Biltd, e kanë pasur edhe shumë ish-diplomatë të BE-së, të cilët kanë thënë se ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , mund të shndërrohet në precedent edhe për shtetet tjera të rajonit duke përfshirë këtu Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila sfidohet vazhdimisht nga “Republika Srpska”.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri