IKSHPK , apelon te qytetarët e Kosovës për kujdes nga leptospirozat

Kosova



Instituti Kombëtar thotë se këtë muaj në laboratoret e institutit është izoluar shkaktari i sëmundjes dhe ekziston mundësia e shfaqjes së rasteve të reja.


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes në ambiente me pellgje uji afër kullotave, sepse mund të sëmuren nga leptospiroza, sëmundje bakteriale, e cila bartet te njeriu kryesisht nëpërmjet lëkurës së dëmtuar.

Rezultate imazhesh për leptospiroza

Instituti Kombëtar thotë se këtë muaj në laboratoret e institutit është izoluar shkaktari i sëmundjes  Leptospiroza dhe ekziston mundësia e shfaqjes së rasteve të reja.


Rezultate imazhesh për leptospiroza
“Burimi kryesor janë minjtë, por edhe gjedhët, qentë etj. Leptospirat hyjnë përgjithësisht në organizmin e njeriut nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, por si portë hyrjeje mund të shërbejnë edhe sytë, gryka, hunda dhe mushkëritë.


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Infektimi ndodh shumë shpejt, sidomos kur ajo është e dëmtuar, pra ka plagë, gërvishtje, të çara etj.


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Sëmundja vërehet më shumë te punonjësit që merren me korrje-shirje, por edhe te kampuesit në natyrë afër pellgjeve me ujë të ndotur nga urina e brejtësve dhe ushqimet që përdoren në piknik të palara.


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Rrezikshmëri të lartë kanë edhe punëtorët që hapin kanale, punëtorët e minierave, veterinerët, personeli mjekësor (kryesisht ata që punojnë në laboratorë)”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Qytetarë të nderuar!

Kujdes nga leptospirozat!


Rezultate imazhesh për dezinfekcija ,deratizacija i dezinsekcija


Kujdes ne ambiente me pellgje uji afër kullotave sepse mund të sëmureni nga leptospiroza, sëmundje bakteriale e cila bartet te njeriu kryesisht nëpërmjet lëkurës së dëmtuar.

Këtë muaj në laboratoret e Institutit Kombëtar është izoluar shkaktari i sēmundjes dhe ekziston mundësia e shfaqjes së rasteve të reja.

Rezultate imazhesh për leptospiroza
Burimi kryesor janë minjtë, por edhe gjedhët, qentë, etj. Leptospirat hyjnë përgjithësisht në organizmin e njeriut nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, por si portë hyrjeje mund të shërbejnë edhe sytë, gryka, hunda dhe mushkëritë.

Infektimi ndodh shumë shpejt, sidomos kur ajo është e dëmtuar, pra ka plagë, gërvishtje, tëçara, etj. Sëmundja vërehet më shumë tek punonjësit që merren me korrje-shirjet por edhe tek kampuesit në natyrë afër pellgjeve me ujë të ndotur nga urina e brejtësve dhe ushqimet që përdoren ne piknik të palara.


Imazh i ngjashëm

Rrezikshmëri të lartë kanë edhe punëtorët që hapin kanale, punëtorët e minierave, veterinerët, personeli mjekësor (kryesisht ata që punojnë në laboratorë).

Periudha nga moment i infektimit e deri në shfaqjen e shenjave klinike shkon afërsisht 10 ditë. Fillimi është i menjëhershëm me ethe të forta dhe temperaturë të lartë, me dhimbje koke, dhimbje prapa syve, të vjella, djersitje të shtuar.


Imazh i ngjashëm

Mjaft e shprehur është edhe dhimbja e barkut që mund të ngjasojë me një urgjencë kirurgjikale. Qysh në fillim mund të shfaqet zverdhja, por edhe fenomenet hemorragjike në lëkurë dhe në mukoza.

Imazh i ngjashëm

Java e dytë e sëmundjes është mjaft kritike. Thellohet ikteri (zverdhja) dhe fenomenet hemorragjike në lëkurë, në mushkëri, urinim me gjak, etj. Mund të ndodhin edhe meningite, encefalit (infeksione të trurit), polineurit (dëmtime të nervave të ndryshëm). Gjatë javës së tretë, shenjat e sëmundjes zbuten, fillon përmirësimi i funksionit të veshkës. 

Gjatë kësaj periudhe ose më vonë mund të rritet temperatura, por karakteristike është se nuk shoqërohet me rishfaqjen e shenjave klinike të mëparshme


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Shërimi i plotë vjen pas 6 deri 12 javësh. Sëmundja kërkon trajtim sa më të shpejtë spitalor sepse edhe ndërlikimet e saj mund të përbëjë rrezik për jetën. 

Sigurisht që dëmtimin kryesor në këtë sëmundje e pëson veshka, e cila kërkon trajtim të shpejtë dhe të specializuar. Nëse merret në kohën e duhur ecuria e sëmundjes është e mirë.


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Sigurisht që ecuria klinike dhe ndërlikimet e saj varen në radhë të parë nga lloji i leptospirave infektuese andaj diagnostikimi laboratorik në Institutin Kombëtar është i domosdoshëm. 

Për shembull një formë e rëndë dhe me shkallë të lartë vdekshmërie është leptospiroza ikterike (sindromi Weil).


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Por, pas shërimit, dëmtimet e veshkave dhe të mëlçisë kthehen në normalitet.


Masat parandaluese

Edukimi shëndetësor i popullatës, veçanërisht ata që merren me kafshët, për rreziqet që paraqesin këto infeksione.

Këshillohet që të mos notohet në pellgje me ujë që nuk rrjedh.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë kujdesit me bagëtitë apo gjedhet si për shembull veshje, çizme, doreza, maska. Imunizimi i kafshëve mund të parandalojë sëmundjen e tyre, por jo në çdo rast.


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Këshillohen kontrollet periodike nga veterinarët.

Kafshët mund të jenë burim infeksioni për njeriun duke mbajtur në veshkat e tyre leptospirat që i eliminojnë me urinën, edhe pa qenë të sëmura. Për njerëzit që janë më shumë të ekspozuar, në shumë vende të botës realizohet imunizimi i tyre (Itali, Spanjë, Japoni etj).


Rezultate imazhesh për leptospiroza

Rastet me leptospirozë detyrimisht duhet të raportohen në Institutin Kombëtar.

Duhet të kontrollohen vatrat për rreziqet e mundshme të popullatës sidomos për mundësinë e kontaminimit të ujërave. Pellgjet me ujë duhen dezinfektuar dhe drenuar (t’u sigurohet rrjedhje e mundshme), sidomos kur janë pranë zonave të kullotave.


Rezultate imazhesh për dezinfekcija ,deratizacija i dezinsekcija

Duhet të kontrollohen dhe të zhduken brejtësit, sa herë që shfaqen në banesat dhe në kampingjet e pushimeve.


Rezultate imazhesh për dezinfekcija ,deratizacija i dezinsekcija

E domosdoshme për parandalimin e sëmurjës Leptosbiroza duhet të bëhët DDD -ja hapsinore dhe e objeketeve të brendshme(e domosdoshme së pakut 2-4 herë gjatë vitit kalendarik).

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri