Martin Camaj ,ende i pa zbuluem




Martin Camaj

Martin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në një zonë malore, në Temal të Shllakut. Ky mjedis i egër malor do të lërë mbresa dhe do të ndikojë te shkrimtari dhe gjuhëtari i ardhshëm. Që në fëmijëri u dallua për një zgjuarsi të veçantë, gjë që u ra në sy prindërve të Camajt. Kështu atyre u lindi dëshira që Martini të mos ndiqte rrugën e disa bashkëmoshatarëve për t‘u bërë çoban në ato zona, por të arsimohej më tej. La Temalin e largët dhe erdhi në Shkodër për të ndjekur mësimet në kolegjin Saverian, një kolegj me emër në të cilin kishin studiuar patriotë, shkrimtarë, gjuhëtarë dhe mësues të afirmuar në profesionin e tyre. Pasi mbaroi studimet në këtë kolegj, filloi të ushtrojë detyrën e mësuesit në fshatin Prekal të zonës ku lindi, 25 km larg Shkodrës. Bindjet e tij nuk pajtoheshin me regjimin e kohës, prandaj në vitin 1948, në moshën 23-vjeçare arratiset për në Jugosllavi. Pas disa peripecish, ai filloi studimet e larta në Universitetin e Beogradit, në degën Gjuhë-Letërsi Sllave dhe latine, pranë profesorit të dëgjuar kroat, Henrik Bariç. Menjëherë prirjet e tij letrare i konkretizoi me botimin e dy vëllimeve poetike “Nji fyell ndër male” (Prishtinë, 1953) dhe “Kanga e vërrinit” (Prishtinë, 1954). Nuk i dimë rrethanat se si u krijuan, por Martin Camaj, 8 vjet pasi ishte arratisur dhe pasi kishte mbaruar Universitetin e Beogradit, në vitin 1956, posa i kishte mbushur 31 vjetët, shkoi për studime pasuniversitare në Romë, duke lënë përfundimisht Beogradin dhe duke u bashkuar me shokët e një ideali E. Koliqin, K. Gurakuqin, M. Krujën etj.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Në Universitetin e Romës u specializua për gjuhësi, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë formimin e tij filologjik. Ai zgjodhi si temë disertacioni veprën e parë të gjuhës shqipe “Mesharin” e Gjon Buzukut, një studim mjaft interesant dhe i rëndësishëm për kohën kur u shkrua. Fillimisht Martin Camaj do të jetë lektor në Universitetin e Romës pranë katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe që drejtohej nga shkrimtari E. Koliqi, por njëkohësisht që për disa vjet qe edhe kryeredaktor i revistës prestigjioze “Shêjzat”(Le Pleiadi) (1957-1978) që dilte në Romë. Por jeta e këtij intelektuali ishte në lëvizje. Pas një qëndrimi prej afro 10 vjetësh në Romë, do të lerë kryeqytetin italian dhe do të vendoset në Mynih të Gjermanisë, ku do të merret kryesisht me studime gjuhësore.


Rezultate imazhesh për martin camaj
Në Universitetin e atij qyteti do të mbrojë me sukses një temë nga fusha e formimit të fjalëve të shqipes, të titulluar “Fjalëformimi i shqipes. Mënyrat e formimit të emrave të vjetër.” Në Mynih jo vetëm do të mbajë leksione për studimet albanologjike, por pas disa vjetësh do të themelojë katedrën e gjuhës shqipe në atë universitet që do ta drejtojë gjatë 20 vjetëve, prej vitit 1971-1990, vit në të cilin doli në pension. Autori ynë do të jetë një personalitet i cili do të vlerësohet nga instancat shkencore të kohës dhe redaksitë e disa revistave që dilnin në Evropë.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Vdiq larg vendlindjes së tij, në Bavarinë e Epërme, në fshatin malor Lengries, më 12 mars 1992, në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme pranë së shoqes dr. Erika Camaj. Me gjithë ndryshimet e ndodhura në vendin tonë, me përmbysjen e regjimit monist, për arsye shëndetësore, ai nuk arriti të shohë vendlindjen e tij Temalin e largët malor, por edhe Shkodrën, me të cilën e lidhnin shumë kujtime, kryesisht, nga qëndrimi i tij në kolegjin Saverian.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Fokusi i tij tek dialektika.



Autori, duke jetuar larg atdheut-mëmë, në disa raste, duke mos u njohur edhe me të gjitha botimet dialektore, të kryera në Shqipëri, edhe nga vetë mundësitë që kishte, u mor me studimet dialektore arbëreshe të provincës së Avelinos, të Falkonares, të Bariles, të Vila Badesës etj. Camaj nuk kishte si qëllim më vete që të paraqiste vetëm veçoritë gjuhësore të këtyre të folmeve.



Në mënyrë të veçantë, duke ndjekur metodat bashkëkohore, donte të paraqiste edhe historinë e tyre, por edhe aftësinë që kanë pasur këto të folme për të ruajtur traditën, duke pasqyruar përmes gjuhës, zakoneve, riteve identitetin, ndonëse kishte disa shekuj që kishin lënë atdheun e të parëve. Dy dialektologë të afirmuar, J.Gjinari e Gj.Shkurtaj kanë vërejtur se Martin Camaj që nga fillimi i viteve ‘60 të shekullit të kaluar deri në fund të viteve ‘80 kreu një hetim sistematik rreth të folmeve të ndryshme arbëreshe dhe arriti të përshkruante tipin më përfaqësimtar të zonave të ndryshme dialektore, sidomos të atyre më anësore (periferike) dhe më të ekspozuara ndaj ndikimit asimilues të italishtes.


Rezultate imazhesh për martin camaj

Me interes janë tri monografitë e hartuara nga Martin Camaj me karakter dialektologjik, si: “E folmja shqipe e Grecit në krahinën e Avelinos”, Firenze, 1971, 120 f. italisht. Është një ndër monografitë e para të shkruara për një të folme arbëreshe. Gjashtë vjet më vonë botoi në gjermanisht monografinë e dytë me karakter dialektologjik të titulluar” “E folmja shqipe e Falkonares në krahinën e Kozencës”, në gjermanisht 1977, 148 f. dhe më 1991 botoi monografinë e tretë “E folmja arbëreshe e Shën Kostandinit në krahinën e Potenzës”, në italisht. Gjithashtu, Camaj ka shkruar edhe artikuj të tjerë me karakter dialektologjik. Gjithashtu, nga kjo fushë janë me interes shkrimet për probleme të bilinguizmit dhe të plurilinguizmit gjuhësor.





“Për poetin nga bjeshkët e Temalit bota ishte si arsenal shenjash, kurse letërsia për të ishte një mjet për t’u dhënë shenjave një tingull nëpërmjet fjalës”, – kështu shkroi në përshkrimin e librit për Martin Camajn Hans Joachim Lanksch, ish-studenti i albanologut shqiptar që pati fatin të mësojë shqipen nga Martini. Libri titullohej “Martin Camaj, ende i pazbuluem”.



Nga njëra anë Martin Camaj ishte i qetë, paksa timid, i padukë e modest, me plot dinjitet dhe krenari të natyrshme, shpesh ishte ndërdyzash, e kërkonte vetminë. Nga ana tjetër, i njëjti Martin Camaj, djalë bariu nga katundi mbishkodran Temal, e çau rrugën e vet me energji dhe vullnet të rrallë.

“Camaj fliste me zë të ulët dhe fjalët i maste mirë. Kur i bënin ndonjë pyetje, shpesh heshtte gjatë për t’u menduar mirë dhe pastaj befasonte me një përgjigje fare të papritur”, – vijon më tej kujtimet studenti i tij Hans Joachim Lanksch.



Rezultate imazhesh për martin camaj
Veprat e Martin Camajt.

Djella: tregim në prozë e në vjershë, Romë 1958, është përpjekja e tij e parë.
Rrathë: roman, Mynih 1978
Shkundullima: prozë, Mynih 1981
Karpa: Romë 1987
Loja mbasdrekës: dramë Mynih, 1981
Kandili argjandit: dramë, Kozencë 1983
Dranja: madngale, Mynih 1991
Një fyell ndër male: poezi, Prishtinë 1953
Kanga e vërrinit: poezi, Prishtinë 1954
Legjenda: poezi, Romë 1964
Lirika mes dy moteve: poezi, Mynih 1967
Njeriu më vete e me të tjerë: poezi, Mynih 1978
Poezi: 1953-1967: poezi, Mynih 1981

Të huaja

Poesie: Palermo, 1985
Selected poetry: Nju Jork, 1990
Palimpset: Nju Jork 1991, Gedichte, Mynih 1991.

DREKE MALSORE


Sot ashtë marrë një gjak.
Dy plumba lëshuen përdhe një burrë.
Sot ashtë marrë një gjak.

Nën tunin e spatës
Pëlset rrashta e kaut te prroni.
(Drekë të mëdha po bahen sot!)

Sot ashtë marrë një gjak.

Gjama e burrave tërbueshëm
Përzihet me erën e mishit ndër zjarme.
E gjethi i Vjeshtës bie i djegun mbi kapuçat e bardhë
Ndë tryeza, jashtë

Natë. Në vorrezat mbi kodër
Tokë e re, hanë e re.
Ujqit janë ulë prej malesh
E pijnë gjak në përrue.


Deshta nji vashe

Deshta nji vashe
ne shtepine e vogel rrethue ne shimshir,
ne shtepine e vogel me lule ne shkalle.
Fluturova si bleta ne rrezet e para ne ajr
mbi flatrat e ndjenjes.
Zemra m’u dridh e dora
si thimthat e bletes zoge
ne gjinin e lules, ne aroma,
kur pin nektar.

Desha nji vashe me gjakun e ndezun te Jugut,
me butsine e frymes teme ne muzg
kur gjoksi binte ne pagje.

Tash, i vetem zani i kullute i saj nper shtepi
me duket se me kumbon ne veshe
ndojhere,
nji melodi e dashun dikur – ne rini.


Flori Bruqi


Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit