Si ndodh infektimi i njeriut me leptospirat ?

Nën termin “leptospirozat”, përfshihen një numër i madh infeksionesh të përbashkëta për kafshët dhe për njerëzit, që kanë si shkaktarë organizmat e gjinisë së leptospirave, të cilat i transmetohen njeriut kryesisht nëpërmjet lëkurës së dëmtuar.

Rezultate imazhesh për leptospiroza

Si ndodh infektimi i njeriut me leptospirat ?

Në përgjithësi ato i transmetohen njeriut në rrugë indirekte nga brejtësit dhe kafshët e tjera, të cilat i ruajnë leptospirat në veshka. Burimi kryesor janë minjtë, por edhe gjedhët, qentë, etj. Leptospirat hyjnë përgjithësisht në organizmin e njeriut nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, por si portë hyrjeje mund të shërbejnë edhe sytë, gryka, hunda dhe mushkëritë. Infektimi ndodh shumë shpejt, sidomos kur ajo është e dëmtuar, pra ka plagë, gërvishtje, tëçara, etj. Sëmundja vërehet më shumë tek punonjësit që merren me korrjet, e sidomos ata që punojnë në orizore. Rrezikshmëri të lartë kanë edhe punëtorët që hapin kanale, punëtorët e minierave, veterinerët, personeli mjekësor (kryesisht ata që punojnë në laboratorë). Po ashtu infeksioni mund të ndodhë kur përdoret ujë ose produkte ushqimore të ndotura me urinën e brejtësve të infektuar. Leptospirat pasi kalojnë portën e hyrjes bien në rrymën e gjakut, ku pasi shumëzohen u drejtohen veshkave. Prej veshkave ato eliminohen me urinën duke ndotur mjedisin. Leptospirat shkaktojnë dëmtime në veshka që nga enjtja (edema) e tyre, e deri te pamjaftueshmëria e plotë e punës së tyre. Ato dëmtojnë edhe gjëndrrat limfatike duke shkaktuar zmadhimin e tyre dhe çrregullimin e funksionit. Dëmtime pëson edhe mëlçia. Mund të kemi shfaqjen e ikterit (zverdhjes) si rezultat i hepatitit që zhvillohet gjatë kësaj sëmundjeje. Shpretka mund të jetë normale ose e zmadhuar. Ndryshime pëson gjithashtu edhe kuadri i gjakut, kemi shfaqje të anemisë, rritjen e azotit dhe të kreatininës në gjak.

Rezultate imazhesh për leptospiroza

Cila është ecuria klinike dhe prognoza e sëmundjes?

Periudha nga moment i infektimit e deri në shfaqjen e shenjave klinike shkon afërsisht 10 ditë. Fillimi është i menjëhershëm me ethe të forta dhe temperaturë të lartë, me dhimbje koke, dhimbje prapa syve, të vjella, djersitje të shtuar. Mjaft e shprehur është edhe dhimbja e barkut që mund të ngjasojë me një urgjencë kirurgjikale. Qysh në fillim mund të shfaqet zverdhja, por edhe fenomenet hemorragjike në lëkurë dhe në mukoza. Java e dytë e sëmundjes është mjaft kritike. Thellohet ikteri (zverdhja) dhe fenomenet hemorragjike në lëkurë, në mushkëri, urinim me gjak, etj. Mund të ndodhin edhe meningite, encefalit (infeksione të trurit), polineurit (dëmtime të nervave të ndryshëm). Gjatë javës së tretë, shenjat e sëmundjes zbuten, fillon përmirësimi i funksionit të veshkës. Gjatë kësaj periudhe ose më vonë mund të rritet temperatura, por karakteristike është se nuk shoqërohet me rishfaqjen e shenjave klinike të mëparshme. Shërimi i plotë vjen pas 6 deri 12 javësh. Sëmundja kërkon trajtim sa më të shpejtë spitalor sepse edhe ndërlikimet e saj mund të përbëjë rrezik për jetën. Sigurisht që dëmtimin kryesor në këtë sëmundje e pëson veshka, e cila kërkon trajtim të shpejtë dhe të specializuar. Nëse merret në kohën e duhur ecuria e sëmundjes është e mirë. Sigurisht që ecuria klinike dhe ndërlikimet e saj varen në radhë të parë nga lloji i leptospirave infektuese. Për shembull një formë e rëndë dhe me shkallë të lartë vdekshmërie është leptospiroza ikterike (sindromi ËEIL). Ky sindrom i rëndë karakterizohet nga prekja e rëndë e mëlçisë, veshkave, me hemorragji të shprehura (gjakderdhje) dhe errësim të ndërgjegjes. Por, pas shërimit, dëmtimet e veshkave dhe të mëlçisë kthehen në normalitet.

Rezultate imazhesh për leptospiroza

Cilat janë masat parandaluese ?

Në radhë të parë rol me rëndësi të madhe ka edukimi i popullatës, veçanërisht ata që merren me kafshët, për rreziqet që paraqesin këto infeksione. Këshillohet që të mos notohet nëçdo pellg me ujë. Ata duhet të përdorin mjete mbrojtëse kur trajtojnë bagëtitë apo gjedhët si për shembull veshje, çizme, doreza, maska. Imunizimi i kafshëve mund të parandalojë sëmundjen e tyre, por jo nëçdo rast. Këshillohen kontrollet periodike nga veterinerët. Kafshët mund të jenë burim infeksioni për njeriun duke mbajtur në veshkat e tyre leptospirat që i eliminojnë me urinën, edhe pa qenë të sëmura. Për njerëzit që janë më shumë të ekspozuar, në shumë vende të botës realizohet imunizimi i tyre (Itali, Spanjë, Japoni etj). Rastet me leptospirozë detyrimisht duhet të denoncohen. Duhet të kontrollohen vatrat për rreziqet e mundshme të popullatës sidomos për mundësinë e kontaminimit të ujërave. Pellgjet me ujë duhen dezinfektuar dhe drenuar (t’u sigurohet rrjedhje e mundshme), sidomos kur janë pranë zonave të kullotave. Duhet të kontrollohen dhe të zhduken brejtësit, sa herë që shfaqen në banesat dhe në kampingjet e pushimeve.

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri