Ballë për ballë me vdekjen(3)

Nafi Çegrani lindi më 10 tetorë 1946 në Çegran Komuna e Gostivarit, RSFJ (sot IRJM). Studjoi gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup, kurse pas daljes nga burgu diplomoi gazetarinë në Tiranë . 

Është autor i disa përmbledhjeve me poezi si ,,Orfe i vrarë,, i botuar në Elbasan më 1995, ,,Qiell me barë,, ,,Kështjella e vetmisë,, SHB ,,Luma,, Tetovë, ,,Gjethe vjeshte,, Tiranë dhe librit publicistik Ballë për ballë me vdekjen 1. dhe Ballë për ballë me UDB-në , që patën jehonë dhe bëri bujë të madhe në Shqipëri dhe Kosovë. Nafi Çegranit gjersa merren me gazetari në Shkup, më 1981 UDBJA ia kurdisi një proçes gjyqësor me akuza të manipuluara dhe të rreme në Zenicë të Bosnës,e ky proces ishte një farsë, ishte konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke e dënuar fillimisht me vdekje-pushkatim, e më pas dënimin ia kthyen në 20 vite burg të rëndë, prej të cilëve afro 12 vite i kaloi në kazamate. Tani gjendet në liri dhe merret me shkrime e krijimtari letrare. Themelues i radios së parë lokale në gjuhën shqipe në Shkup ,,Kanali 4,, Ka vite që drejton TV regjionale "'Zëri i Çegranit"' në vendlindjen e tij në Çegran të Gostivarit.



Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, kurse Normalen për mësues ,,Zef Lush Marku,, e mbaroi në Shkup.

Ca vite ushtroi profesionin e mesuesit në fshatin Koritë të malësisë së Gostivarit./ 

Përçka edhe u frymëzua me motive migjeniane, duke shkruar artikuj, reportazhe të ndryshme për jetën ,doket dhe traditat e malesorëve të kësaj ane.

Disa artikuj i botoi edhe nga sfera e folklorit në shtypin e atëhershëm, në “Zërin e rinisë”, “Flaka”, “Bota e re”, “Rilindja”! Por, botoi edhe vjersha per fëmijë në revistat si “Gëzimi”, “Fatosi”, “Pionieri” të Prishtinës etj. 

Mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah gjuha dhe veshëmbathja, doket dhe zakonet i takojnë kohës së Gjon Buzukut... 

Kështu edhe ato ca shkrime që bëri si reportazhe e poezi, tregime dhe vargje për jetën, të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu, siç pohon edhe vete Nafi Çegrani, në fshatrat Koritë, Gurguricë dhe Sëdllarevë, ka gjetë shumë nxënës të cilët i kanë ngjarë Lulit të vocër. 

Jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit... 

Pa shkëputje nga puna , me tërë vullnetin që kishte, u diplomua në Akademinë Pedagogjike në Shkup, për degën gjuhë dhe letërsi shqipe. 

Ka studiuar edhe në katedrën albanologjike, njëherit edhe gazetarinë pranë Fakultetit për studime interdisciplinare në Shkup. 

Disa poezi autori i ka botuar edhe në revistën arbëreshe “Zjarri” të Palermos gjersa ka qëmdruar në Romë të Italisë. Kurse me pseudonimin FATMIR PETRELA ka botuar ato vite në revistën “Jehona” ...! ,,...

Erdhën edhe demonstratat e vitit 1981. Herët në orët e mëngjesit, një tog milicionerësh me uniformë dhe me automatikë të armatosur gjer në dhëmb dhe agjentë civil /pjestar te KOS-it ushtarak dhe UDB-se jugosllave/, kishin rrethuar në hekur tërë pallatin, dhe duke hyrë në banesë në mënyrë kriminale të tipit GESTAPO , me sjellje arogantësh, duke frikësuar fëmijët e vegjël të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo orendi, libra dhe çdo gjë tjetër, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk i kanë kthyer...

Duke ofenduar e sharë çdo gjë dhe NËNËN SHQIPTARE, të prangosur e depertojnë Nafi Çegranin në drejtim të panjohur, në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës në Bosne.../ 

,,Nuk e imagjinoja dot se cfarë mund të më pergatisnin atë kohë,sepse isha i pafajshëm. Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko aktvendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavleviq Mirko: kzh.139/83 të 13.prillit 1983/, ku kërkoi që Gjykata e Zenicës të bën rishqyrtimin e vendimit paraprak i cili ishte fund e krye i pabazë / nga akuza dhe gjëra të imagjinuara/, duke kërkuar që të lërohesha nga burgu. ... 

Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi të montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë nëntoka e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav!,,- do të thotë Nafi Çegrani. /… Sot, kjo çështje gjendet për shqyrtim dhe drejtësi, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Europës për të drejtat e Njeriut në Strasburg/! 

“Dinjiteti im përballë intrigave të kriminelëve ! Ajo nëntokë udbashiane që më dëbuan në qelitë skëterë të kazamateve të Zenicës në Bosne vitet 1981, lehtë më akuzonin për gjëra me të cilat nuk kisha lidhje as njohuri, ata me gjykonin dhe të njejtët më dënonin. Çfarë lojërash djalli e dreqi bënin, njeriu normal nuk mund ta merrte me mend.

 Dhe sa herë që kundërshtoja akuzat e rreme dhe dallaveret e tyre të atij teatri gjyqësor të pafytyrë. aq edhe më shumë më bënin fajtor! Unë dhe dinjiteti im përballë intrigave dhe manipulimeve të hetuesisë dhe gjykatësve kriminel që zbatonin planet e konspiracionit të nëntokës së UDB-së dhe KOS-it jugosllav, e të cilët me pa të drejtë dhe në mënyrë banditeske kërkonin kokën time... Pse ?

Me daljen në liri,Nafi Çegrani gjeti familjen totalisht të rrënuar dhe të shkateruar, me plotë trauma psikike dhe fizike! Çdo gjë duhej të nistr nga filimi, nga zero…Një jetë të re përplotë batica dhe zbatica.

 Hapi radion e parë lokale… ...Sot, të botuara ka disa libra me poezi dhe nga sfera publicistike. Shkruan për nderin dhe dinjitetin e shqiptarit të vuajtur, për raportet e kohës dhe historisë në Gadishullin e Ballkanit, ku shqiptari gjithëmonë ka qënë viktimë dhe kurban ballkanik. Në dorëshkrime ka dy romane: "Rrënjët" dhe "Lumi im" / të cilët ishin gati të djegura më 1979, kur në mënyrë misterioze banesës së tij në Shkup i vihet flaka/.

Pas daljes nga burgu merret me shkrime publicistike dhe është autor i disa veprave letrare: "ORFE I VRARË" /poezi/ Onufri 1995, Tiranë. "Kështjella e vetmisë" /poezi/ SHB "Luma" 1998, Tetovë. "Antikohë" /poezi/ Interdiskont,1998 Shkup. "Qiell me barrë" /poezi/ AZA-SEsoft 1999, Tetovë. "Ballë për ballë me vdekjen" /libër autobiografik/ ,,Magnat,, 1999 Shkup. "Ballë për ballë me vdekjen" /ribotim/ SHB ,,Koha,, 2000 Tiranë. / e që bëri bujë të madhe /. "Drajfusi ballkanik" /në gjuhën maqedonase/ Iris 2010, Strugë. "Gjethe vjeshte" /poezi të ribotuara/ GK DOLLANJA 2014, Tiranë.

"Cunami dhe deti" roman 2018 Iris, Struga ISBN 978 608-207-220-3.

"Udba sy djalli për shqiptarër, publicistikë 2018 Iris , Struga ISBN 978-608-207-220-7

Autori Nafi Çegrani, pas librit ,,Udba dhe shqiptarët,, është në përgatitje e sipër të romaneve me titull: “ Hijet e natës” dhe " Zambaku i bardhë" !


Duke shkruar për jetën, personalitetin dhe veprën e NafiÇegranit :

“... Nafi Çegrani, autor i librit “Ballë për ballë me vdekjen, 1” pas këthimit të tij nga Amerika, ku ishte arratisur më herët, më 1981 e arrestojnë në banesën e tij në Shkup oficera të KOS-it dhe Policisë udbashiane jugosllave, dhe në saje të akuzave të rreme,të kurdisura, të sajuara dhe inskenuara me motive politike për të ashtuquajtur ,,vrasje,, që, në fakt, nuk egziston, duke e dëbuar në qelitë e kazamatësmë famkeqe të Zenicës në Bosne / ishte proces policoro-gjyqësor i montuar fund e krye sipas një plani sekret dhe urdhër të atyre që e kërkonin kokën dhe likuidimin e tij ...!/
Pra, në librin që shkruan autori,për dinjitetin e tij përballë intrigave tinëzare dhe manipulimeve të nëntokës kriminale udbashiane , meriton kornizë kombëtare, siç e kam thënë edhe në një shkrim timin të mëhershëm , është një sagë e dhimbëshme ku Nafi Çegrani shtjellon të vërtetën,duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e pafajsisë së tij, kjo edhe e bën autorin të kalitur në ecjen e tij, dhe në jetën e vështirë të mbetet si një legjendë e gjallë ...!”- thotë me nje seriozitet ne fytyr recenzenti Dr. Asllan Selmani.





Shkruan  Nafi  Çegrani

… Spiuni i mallkuar ,,Doktor Zhivago,,  alias ,,Fadili,, ishte i pashëm, me trup mesatar dhe brun, i veshur gjithmonë me kostume elegante dhe kollare me ngjyra, flokët e krehura bukur anash dhe ngjyrë gri, demonstronte sikur të ishte me origjinë nga Korzika, me sy gjysëm  të kaltërt. Kishte një sjellje xhentëlmeni, por që ishte mjaft labil dhe me karakter të dobët. Ishte i pashkolluar, por mjaft inteligjent nga natyra dhe fliste disa gjuhë të huaja, sidomos frengjishten, gjermanishten, italishten, spanjolishten etj. Ishtre një simulant i shkathët dhe komunikativ i jashtzakonshëm. Kishte një prirje dhe kujtesë fotografike…Por, që  më së shumti dëshironte ta thërrisnin ,,Doktor,, !
Lindi më 1936 në fshatin Çajle të Gostivarit, nga babai Shefkiu dhe e ëma Fatimja, me emrin Vahedin Ramadani. Megjithatë, askush nuk e njihnin në vendlindjen e tij me këtë emër, gjithë e thërrisnin : Fadil. Që në moshë të re ai u arratis në Francë dhe u bë pjestarë i ,,Legies,, ku mësoi mjaft gjëra për grupet dhe organizatat eilegale e mafioze si ,,Brigada Roso,, ,,ETA,, ,, Koza Nostra,, si dhe u njoh personalisht me teroristin Ali Agxha të organizatës ,,Ujqit e përhimtë,, të Stambollit, madje me Karlostin e Spanjëstë etj të cilët vepronin në Francë, Itali në gjithë Gadishullin Apenin dhe anët e Lindjes dhe Rusisë.

( Spiuni i mallkuar i UDB-së me tri fytyra ,,Doktor Zhivago,,)

Fadili, fillimisht vë kontakte me Alinafi Hoxhën në Marsej, i cili njëherit ishte edhe kryetar  i Organizatës emigrante shqiptare  e quajtur ,,Lidhja e Vardarit,, Ai bashkëpunoi një kohë me këtë organizatë ku veproi me emrin ,,Reiz Hoxha,,! Por, nëse në Perëndim emri i tij fillon gradualisht të njihet dhe aktiviteti i tij i jashtëzakonshëm, Fadili u fut krejtësisht nga rrethana spiunazhi dhe nga  favore të tjera sipas instruksioneve të UDB-së që nga vitet pas ramjes së Rankoviqit dhe që atëherë askush nuk dyshonte në rolin e tij përcaktues  prej spiuni. Në te, bile , nuk dyshonte fare as Alinafi Hoxha, i cili duke menduar se kryen veprimtari atdhetare si shqiptar, e strehoi ,,Fadilin,, në një dhonë komode në vilën ku banonte me gruan e vetë françeze. Në vendet perëndimore libra, artikuj, ese, reportazhe etj u kushtoheshin krerëve dhe figurave të shquara të emigracionit shqiptarë në Perëndim, si Luan Gashit, Rexhep Krasniqit, Xhafer Devës, Kalosh Hamdi Reçanit, Ernest Koliqit, Hisen Terpezës,Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Qazim Prodanit, Tahir Kolgjinit, Ismet Berishës, hafuz Jusuf Azemit të Nerashtit në Aurora të Çikagos,  personazh i veçantë dhe enigmatik, që tremb dhe magjeps në të njëjtën kohë. Kurse në  Jugosllavinë komuniste ( madje as në Shqipërinë enveriste) askush nuk guxonte të përmendëte  emrat e tyre. Dhe, as të ,,Doktor Zhivagos,,! Pse?
Me rëndësi është të përmendet se ,,Doktor Zhivago,,  mund të mburret se ka kontribuar ndjeshëm në veprimtarinë e tij të spiunimit në interes të UDB-së jugosllave socialiste, por as Shkupi as Beogradi  nuk do të flasin kurrë për të. Pse? Sepse ai ishte i involvuar rrejshm me akuzat e trilluara që kurdisi UDB-a në Procesin famkeq të Zenicës më 1981, ku mua ( N. Ç.) më dënuan me vdekje-pushkatim, për vepër të pa bërë, dhe i cili proces ishte rezultat i trillimevge dhe dallavereve shoviniste e antishqiptare nga vetë UDB-a dhe krerët e saj.
 (Pseudonimin ,,Doktor Zhivago,, e mbante gjersa ishte në Francë dhe i infiltruar në rradhët e organizatave dhe grupeve emigrante shqiptare atje, madje edhe në Belgjikë, Austri e Gjermani.Kurse, pas ca vitesh, sërish me mision të fshehtë i ngarkuar nga UDB-a  ,,Fadili,, vendoset në Romë të Italisë, por tani me pseodonimin ,,Federiko Amati,, ! Mbante kontakte edhe me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe disa personalitete të tjera të këtyre rradhëve, sidomos me Sabaudin Haznedarin, që janë rrëfime më vete…)
Me  këto pseudonime Vahedin  Ramadani i Çajlës  kryente detyra delikate informative i angazhuar nga UDB-a dhe ishte i regjistruar, për punën dhe aktivitetet e të cilit si informator jasht kufirit, dinin vetëm pak njerëz nga rradhët e Shërbimit të sigurimit të  shtetit jugosllav  nga  Shkupi, Gostivari dhe Beogradi. Por, dija edhe unë, sepse mbaja sektorin e analitikës  të emigracionit dhe materialet e tija vinin në atë sektor, dhe kisha njohuri të mjaftueshme rreth aktivitetit informativ dhe të spiunimit të personit në fjalë. Arena e zgjëruar e operacioneve të tij do të jenë, sidomos angazhimet e tija rreth ndjekjes dhe përcjelljes së agjentit të KOS-it në Romë  majhorit  kroat ,,Toni,, i cili ndiqej me urdhër dhe direktivë të kryeshefit të SDB Federative nga Beogradi Zdravko Mustaqit,  ku ,,Federiko Amati,,  organizon me mjeshtëri të jashtëzakonshme një rrjet informative të frikshëm dhe krijon mbulimet e nevojshme duke u vlerësuar nga autoritetet konsullore jugosllave në Romë, gjegjësisht nga diplomati i zbulimit me emrin ,,Banko,, dhe grupa e tij të cilët janë jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e Ramadanit, alias ,,Fadilit,, , për të cilin parashikohet tashmë një mision i ri, kësaj radhe në  Gjermani, dhe angazhimin e tij direkt rreth ndjekjes së Ibrahim Kelmendit, Rizah Saliut etj të cilët njëherit, mbanin kontakte informative edhe me agjentë e diplomatë të Sigurimit nga Tirana, ku aktiviteti dhe angazhimet e tyre politike në rradhët e diasporës shqiptare dhe organizatës ,,Fronti i Kuq,,  që dukeshin se ishin ekstremiste, e që më së shumti  e preokuponte jo vetëm SDB e Prishtinës, por edhe Beogradin. Praktikisht, në sytë e  Stane Dollancit, Branko Mikuliqit, Franjo Herleviqit etj. vetëm  ,,Amati Federiko,,  do të ishte në gjendje të krijonte rrjetin informativ, qelula dhe rezidenca të reja edhe nga rradhët e Klubeve ku anekënd tuboheshin punëtorët nga Jugosllavija, sidomos shqiptarë e kroatë, për të cilin Beogradi  kishte  jashtëzakonisht nevojë dhe interes për punë agjenturore.
Në një periudhë riciklimi politik të shpejtë, deklarimet e ,,Doktor Zhivagos,, (,,Federiko Amatit,, ) nuk duhet të jenë dukur kushedi sesa të dyshimta. Veç kësaj,  ai ishte një orator brilant,  i shkëlqyer, ekspert i rrallë i çështjeve  të spiunimit. Me pak fjalë, askush nuk do të mrekullohet kur “Doktor  Zhivago” do të marrë teserën e Partisë Komuniste  të Francës dhe njëkohësisht ,,legjitimacionin,, e ,,Legies,, dhe do të arrijë të dërgohet edhe në Paris si i detashuar dhe person i rëndësishëm… dhe i cili kishte vë në rrjedha dhe komunikim të rregullt edhe persona nga rradhët e mërgatës shqiptare në Francë, Itali, Austri, Belgjikë, Gjermani etj.
Dokument:
(The National Committee for a Free Albania (NFCA) was created in 1949 by British and American Services as an effort to join together all the exiles and refugees from Albania and thereby providing a united front against the communist regime. It opened its international headquarters in New York City on July 15, 1950.
The BKI as a whole was not invited to join the committee, however several individual members were approached individually and offered membership. The principal member who was invited to join was Ndue Gjon Marku (Gjomarkaj). He was approached in 1949 by two British personalities. BKI’s realization to join forces with NFCA was not realized until 1953.
Following are numerous documents from the archives of the CIA detailing the mission and activities of the NFCA from it’s beginning.
OBOPUS BG FIEND VOL. 3 (OBLIVIOUS NATIONAL COMMITTEE FOR FREE ALBANIA)_0001-NFCA 1951 –“The major activity of the NFCA is to attempt to coordinate the resistance efforts of Albanians in exile who are fighting against Communism.”
OBOPUS BG FIEND VOL. 3 (OBLIVIOUS NATIONAL COMMITTEE FOR FREE ALBANIA)_0016-NCFA Formation-BKI Mention 1951 – “It was decided that a broader base was desirable and efforts were made to include an uncompromised number of the BKI on a personal, not party, basis and a representative of the BKI in the NFCA.”
OBOPUS BGFIEND VOL. 17 (BGFIEND OPERATIONS)_0068-Zog and NCFA-1951 – “(Nationalist) Ago Agaj maintains Zog insisted on the representatives of all four political parties, the BK, the BKI, the Legalitet and the Kossovars…..Zog’s reply was Frasheri, Marka Gjoni, Verlaci, Koliqi, Xhafer Dava, Koko Muka and Abaz Kupi.”
CIA-RDP82-00457R013600120003-9-NCFA 1952 – “The National Committee for a Free Albania (NFCA) is highly regarded by the entire population. The people have enthusiastically received leaflets signed by the NFCA which they have picked up and passed on whenever possible….”
OBOPUS BG FIEND VOL. 3 (OBLIVIOUS NATIONAL COMMITTEE FOR FREE ALBANIA)_0003-NFCA Report 1952-53 – “Apparently, the ZRCROWNS feel that Abaz Kupi and the BKI will play important roles in any invasion of Albania staged from Jugoslav soil. For this reason, the ZRCROWNS (again RWLUMPIT) are now demanding the entry of the BKI into NFCA and are attempting to establish a more friendly relationship with Abaz Kupi.”

Një infiltrim në analet e spiunazhit jugosllav…
,,Doktor Zhivago,,  do të arrijë deri aty sa të ndihmojë Organizatën ,,Lidhja e Vardarit,, dhe Alinafi Hoxhën në Marsej,  në punën e tij. Nga ana tjetër edhe diplomati shqiptar, atasheu  për kulturë dhe zbulim  duhet të dërgojë rregullisht nga Viena e Austrisë  raporte të detajuara lidhur me situatën poliko – ushtarake të  Shqipërisë, apostafat për ,,Frontoin e Kuq,, e për çka në kohë kishte në dijeni edhe SDB e Beogradit, (  “njohësit të hollë”  të çështjeve  të emigracionit shqiptar).
***
,,Këtë  që  t’a  them edhe njëherë ndoshta është e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mundem,sepse dora më dridhet. Më herët u kam shkruar edhe gjykatave dhe organeve të tjera të jurisprudences, por nuk i kanë marrë parasyshë.Përgjigje nuk kam. E di pse? Sepse edhe ata e dinë se janë akuza të kurdisura me mashtrime e dallavere e dajak. Janë dënuar njerëz të pafajshëm në process të montuar. Atëherë bënë kërdi dhe ushtruan dhunë e terror edhe policia hetuese edhe gjykata. Pasojat janë të rënda. Dhimbjet  nga rrahjet ishin të padurueshme, edhe brenga njashtu. Sepse nuk dinim përse kërkonin nga ne të bënim akuza të rreme dhe shpifje, ata kishin plan për çfarë i bënin gjitha ato akuza e trillime,mashtrime dhe detyrime të dhunshme, të thush gënjeshtrën kinse ishte e vërtetë dhe të akuzoje të tjerët të pafajshëm, sidomos të ju akuzonim juve,Nafi Çegrani. ,,Këtë duhet ta bëjsh me doemos, sepse ky është urdhëri, e ju e keni detyrë!”- më thonte shpesh inspektori hetues Ante Bernada nga SPB të Bugojnës. Nëse nuk e bëje këtë, atëherë duhej të akuzoja edhe veten nga malltretimet dhe dajaku. Isha vetëm në qelinë e burgut… Hyri gardijani ,,Kesha,, dhe më tha që të përgatitesha. Kishin ardhur të  më merrnin xhelatët, inspektorat e Bugojnës dhe lidhur në pranga do të më dërgonin atje, në kasaphane ku tmerri ishte vdekje dhe vdekja tmerr…Gjersa më çonin me një veturë lidhur, kaloja bri kodrash e malesh, gryka e shpatije  me drunj e shkurre. I luta inspektorët që të më lejonin të zbrisja nga vetura e tyre, dhe të afrohesha pranjë një dëllinje, aty ta griposja vendin dhe të futesha i gjallë në varr, vetëm mos e përjetoja terrorin që ma bënin në bodrumet e SPB të Bugojnës Ante Bernada, shefi i tyre Fikret Bradariq dhe të tjerë. Sa herë që më merrnin në pyetje dhe më ndëshkonin, ishin të dehur dhe me vete mbanin shishe me raki.
Po t’i them këto gjëra që t’i dish, Nafi. Mbaji mend sepse, shpirt mbajmë e nuk i dihet, mund që edhe të vdes!Mendjen e kisha të turbullt nga pagjumsia, nga  rrahjet dhe ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më vrisnin. Iknja me vrap. Ata më ndiqnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim bashkë. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina, male të thepisura dhe gryka të prera. Sikur iksha nga burgu i Zenicës , apo nga ndonjë burg tjetër me mure të larta si një  kala e çuditshme, e fortifikuar me tela me gjemba. Në një sterrë të kalasë, e cila më dukej se mund të ishte edhe  kishës, e unë kërkoja ndihmë nga priftërit, i lusja që të më mshifnin dikund sepse më ndiqnin ushtar gjerman, që donin të më mbysnin. Madje nga ato  ndjekje tmerri dhe frike, kërkonja ndonjë shtëpi  ose kasolle për t’u fshehur, por  nuk e gjeja dot.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri në gjuhën sllavokroatishte: ,, Stoj, Fadile! Stoj, pucam !“ (Qëndro, Fadil! Ndalo se të qëlluam!) ,,Uhvatili smo te!” (Të zumë)”. Më rrethuan sit ë ishin kordon  hienësh në pritë kur vërsulen pas gjahut, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin duar lidhur dhe një shami të zezë m’i kishin mbyllur  sytë. Unë qeshnja. Kisha qef të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre  Hajrullah Huseini. Por, edhe ky sikur  e kishin mbyt në burg!Sikur kufomën ia çonin dikah turrma e njerëzve të panjohur. Thash me vete:a thua, vallë vetë ka vdekur ose e kanë vrarë? Disa të burgosur e shikonin  me dhembje. “Si u bë kështu, o  Fadil, e paskan vrarë Hajrullahin? Ç’ke bërë ti, përse duan edhe ty të të vrasin?”
“Nuk di! Por, këta duan përmes meje ta pushkatojnë edhe Nafi Çegranin”.
“Shiko këtu,- më tha njëri prej tyre,- ti nuk ke përse ta fajsosh Çegranin, sepse  ai nuk ka në dijeni për këto akuza që ia kanë kurdisur”!
,,Po,-thashë, por ata e akuzojnë përse ka ikur në Amerikë dhe kinse e paska tradhtuar UDB-në dhe Jugosllavinë!”- u mundova t’i bindja, por më kot.
,,E nëse Nafiu  paska ikur në Amerikë, kjo nuk është puna yte. Çfarë ke tit ë përzihesh në këto punë.Ti mos e merr në qafë, mos u bën vegël dh eta dënojnë njeriun përmes teje, se ai nuk ka vrarë askend, more vesht”.
,,Po, po,-thashë,- e kuptoj. Por,këta që më ndjekun pas, duan ta pushkatojnë Nafiun, dhe duan që të më detyrojnë me shkopinj gome që unë ta nëshkruaj deklaratën e rrejshme të cilën e kanë formuluar vetë Ante Bernada dhe Fikret Bradariqi…Dhe, ata më kanë dhënë  ca shkresa të shkruara bukur me makinë dhe më thanë:,, Ja, kjo është një akt akuzë dhe me këta do ta dënojmë Nafi Çegranin. Kjo ka rëndësi dhe është punë e interest të shtetit, ti nuk ke përse të çajsh kokën!,, (duke më dhënë në dorë ca deklarata të tjera. Më quanin,madje njeri të tyre. Më thoshin se kisha bërë një punë të mire, e kjo për ta  akuzuar dhe dënuar Nafi Çegranin, qenka punë ër çfarë do të më shpërblenin me shumë para dhe do të siguronin një apartaman dhe locale diku në qendër të Shkupit.
,, Nafiu është agjent i CIA-s amerikane, dhe ka tradhtuar UDB-n  andaj edhe duhet pushkatuar. Detyra yte është e karakterit sekret dhe direktive që ti vetë me gojën tënde ta akuzosh Nafi Çegrani!”- më thonin vazhdimisht, dhe nëse nuk e bëja këtë, atëherë më kërcënonin duke më thënë se ,, e dija çfarë më priste,, nëse më çonin përsëri në  ,,therrtoren,, e Bugojnos.
Nuk dija çfarë të bëja dhe sit ë veproja. Por, besom, dajaku nuk durrohej. Ata nuk donin të thoja të vërtetën se Nafiu nuk ka faj, ai është edhe intelektual dhe nuk ka ndonjë lidhje për ndonjë ,,vrasje,,! Atëherë e kasha edhe më keq: më shkilnin me këmbë, më mshonin me shqelma dhe grrushta, me shkopinj gome gjer në alivanosje…
Më  erdhi keq për ty, Nafi. Por, besom, isha i detyruar të gënjej,ashtu siç kërkonin prej meje. E di se nuk je fajtor. Për  ato që kam deklaruar rrejshëm,më vret ndërgjegjadhe nukdi si do tëvdes…Ku do shkon shpirti im? Të lutem, falëm për të gjitha marrinat që kam drejtuar ndaj teje.Por,e di se ti nuk je ashtu siç të akuzuan gjykata dhe klika e Ante Bernadës, Bodul Nikicës, gjykatësit e Zenicës Tihomir Baboviqi, Sulejman Kapetaniviqi dhe prokurorët  e UDB-së  me shokë.Të kam marrë në qafë  dhe… le të vendosin të më vrasin edhe mua, unë haptas deklaroj se çdo gjë është e kurdisur ndaj teje, dhe ti nuk ke bërë asnjë krim,do të thoshte në rrëfimin e tij para vdekjes Vahedin Ramadani – Fadili nga fshati Çajlë e Gostivarit.
… Prapë u gëzova për pohimet e tija dhe thash me vete : ,,do e fali. Sepse, fundja, do të vdese, i kanë enjur nga dajaku. Nuk e ka për gjatë. Ndoshta me faljen time do e ketë më lehtë në botën tjetër. Do të shpëtoi nga gjynahet që ka bërë me vetëdije,me vetëdëshirë ose pa to. ,, …Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, sidomos gjatë hetuesisë dhe procesit të Zenicës,-do të thotë Vahedini. ,, Edhepse të dënuan, por,  sa mirë që je ky që je, faqebardhë dhe i pastër dhe nuk të ka dënuar Zoti,por disa njerëz ndjellakëqinj dhe me shpifje”.
Plotësisht e kuptoja Vahedin Ramadanin,ose edhe Hajrullah Huseinin nga fshati Llakavicë, sepse atë terror që përjetuan në burgun e Zenicës,ishte tmerr, sajonin shpifje me metoda kriminale që nuk u vinin afër as ata të Gestapos. Kur njeriu është shumë i  lënduar psikofizikisht dhe në aspektin moral dhe të dinjitetit të tij, është i mërzitur dhe e vret ndërgjegja, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. ,,Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit, kur nga SPB të Bugojnës as i gjallë e as i vdekur, pasi  më dërguan në spital që të ma shpëtonin jetën, duke më dhënë infuzione, më detyronin që të them se kinse, Nafi Çegrani na ka ,,urdhëruar,, që ta likuidonim vajzën e gjeneralit,Melihe Deliq. ,,Ky është urdhër nga ,,lartë,, dhe patjetër që duhet të mbaroi kështu, e ti Huseini bashkë me Vahedin Ramadanin do ta akuzoni Nafiun për  ,,vrasje,, e ju do e keni mëlehtë, sepse jeni nën mbrojtjen tone!?!,,’ vazhdonte me dallaveret e tija djallëzore, shoviniste dhe në baza nacionale inspektori famkeq Ante Bernada,icily edhe ishte kryesori në montimin e këtij rasti . Njëra ndër hallet e mia është  si pasojë e tyre  që unë as tani nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën  e gojës, ose të kemë një ndihmë që të më jep shtet për fëmijët, nuk kam. Do vdes në mjerim dhe vuajtje. Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit, as të bëhem vegël e dikujt, siç kërkonin nga unë Ante Bernada dhe Sllobodan Stankoviq që të bëja akuza të rreme ndaj vetes dhe të tjerëve, e sidomos ndaj teje, sepse ty të mbanin në sy,duke thënë se e kishe tradhtuar UDB dhe je arratis në Amerikë. Dhe se për këtë ata dyshonin se je agjent i CIA-s dhe kishin plan të të dënonin me pushkatim ! Edhe Ramadanin bashkë na dënuan dhe nuk na dhanë as gjë nga premtimet që na kishin thënë,,- më tha Hajrullah Huseini me lotë në sy dhe vazhdoi:
,,… I di  dhe i numëroj ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn, aq më shumëmë bren nërgjegja Brenda në shpirt sepse në hetuesi të kam akuzuar rrejshëm, Nafi, kam gënjyer siç më detyronin inspektorët. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet dhe ndërgjegja  që ma kanë rënduar me dajak gjatë hetuesisë së kurdisur në Zenicë të Bosnës, andaj kërkoj falje nga ty, se nuk dua të vdes me mëkate !-përfundon Hajrullahi.
Disa njerëz  i dinë përpjekjet e mija që kam shkruar  kundër   akuzave të montuara lidhë meProcesin e inskenuar të Zenicës nga 1981. Por, as gjykatat nuk dëshironin ta shikonin të vërtetën në sy dhe të ndanin drejtësi. Andaj u dënuan njerëz pa faj,  dhe me trathëti, sipas asaj që i kishin detyruar inspektorët e lartë përmendur, duke u shërbyer  qëllimeve të veta karieriste e kriminale që bën në emër të ligjit si persona të autorizuar,por  të prishur moralisht dhe pa shpirt njeriu. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndriqen  dot as gabimet e tyre, sepse pasojat janë të mëdhaja. Të kalosh vite e vite i pafajshëm në burg, është tmerr dhe e çuditshme. A thua është e mundëshme të ndodh një gjë e tillë, mund të pyese njeriu. Po, e mundëshme dhe unë torturrën e vdekjes e kam ndje në trupin dhe lëkurën time, kur më thonin :,,Videcesh, ce da se uverish kako Musa  zhdere jarca !,, (Do shikosh dhe bindesh se si Musa rrjep cjapin).
SPB në Bugojno me xhelatët aty ishte për ne që na dënonin si shqiptarë në baza nacionale, ishte kasaphane   me mure të përgjakur nga viktimat!,,-vazhdon rrëfimi  rrënqethës i Hajrullah Huseinit.
Unë njashtu mendoja me vete:
,,…Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij, të cilëve u le trashëgim  shkrimet, punën dhe ëndrrat e mija, të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.Të  tilla mendime venin e vinin gjersa qëndroja në qelinë skëterë nr 29 ose atë  nr 31. Gjatë gjithë jetës isha i përkushtuar punës, studimeve, drejtësisë dhe ndershmërisë sime sepse kasha dinjitetin dhe krenarinë time,me edukatën fisnike të popullit që i takoj.
Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin aq shumë dhe nuk do të vdisnin as nëna ime nga e keqja, as gruaja nga traumat psikike, sepse dinin se unë isha i akuzuar për rast të montuar dhe me motive politike, madje kaloja vite e viute i pafajshëm në burgun  famkeq të Zenicës dhe më pastaj në atë të ,,Idrizovës,, të ish  Jugosllavisë komunite…!
Dëgjoni o njerëz, o POPULL!
…Nëntoka kriminale e UDB-së dhe KOS-it jugosllav çdo gjë kishin përgatit  sipas planit të tyre të fshehtë. Me adhurim ishte prit  të vinte 1981 dhe demonstratat në Kosovë. Me kohë kishin nis edhe survejime, dhe përgatitje skenarësh nga më të ndryshmit dhe mistere… Dhe, pikërisht me 01 tetor , ishe një ditë që dukej  si të ishte një  verë e vonuar.Gjethet e pemëve kishin nis të merrnin ngjyrë të zverdhëlluar. Atij mëngjesi, herët, ende pa u gëdhirë, është bërë rrethini i pallatit ku unë banoja në Shkup.Njerëz me uniform dhe të armatosur me automatikë në derë, duken të mllefosur si ujqër, me to edhe disa civil të cilët nuk i njihja , e që flisnin gjuhën serbokroate. Në banesë ku fëmijët e mi ende ishin në gjum, bënë bastisje dhe rrotulluan e përplasën çdo gjë, libra dhe orendi, tesha dhe lojëra fëmijësh… Më pas më thanë se duhej të shkoja me to. Vesha një sako dhe, duke i thënë gruas mos mërzitej se kjo ishte ndonjë gabim dhe se shpejt do të sqarrohej çdo gjë dhe se unë do vija që fëmijët t’i përcjellja për në shkollë… U nisa kah dera, duke mos menduar se çfarë më kishin përgatitur, dhe as nuk u përshëndeta me gruan dhe fëmijët, dhe as nuk më ra në mëndje se familjen nuk do i shikoja me vite e vite të tëra…Ata më kishin përgatitur rrugëtimin e gjatë në labirrinthet e skëterave të burgjeve dhe netëve të thikave të gjata… Fillimisht nuk dija as cilat ishin akuzat që më arrestonin, e më vonë do të kuptoj disa lloje akuzash të çuditshme dhe apsurde për diçka që unë as që kisha në dijeni…
Fillimisht, as nuk dija se kush janë të arrestuar, sa janë dhe pse? Por, më vonë gjatë hetuesisë ku fjalën përfundimtare e kishte dhuna dhe dajaku, ARGUMENT BACILINUMI, kuptova se 5-6 muaj para arrestimit tim, kishin burgos edhe disa shqiptarë të tjerë  dhe një Boshnjak, si Zuhdi Asani, Nijazi Asani, Abdurrahan Sheshiq, Mensur Asani, madje edhe Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini dhe unë, Nafi Çegrani. Të gjithë të arrestuar sipas një plani dhe me skenar të stolisur me akuza  apsurde, për vepra të paqëna dhe të pa kryera. Çdo gjë e inskenuar dhe e plasuar sipas shijes dhe dëshirës së dikujt që gjërat është dashur të duken sit ë tilla, të besohej në atë që kanë insistuar të bindin opinionin për një,,krim,, dhe është dash gënjeshtra të duket si e vërtetë, ose e bardha të thuhet e zezë, e të zezës e bardhë e kështu me rradhë…Dhe,  pas një gjyqi të frikshëm, rigoroz e të paligjshëm, me  prokurorë  të pashpirt, ose më miurë të them që kishin shpirt kriminelësh, me gjyqtarë sharlatana dhe aventuerë apo edhe shovinista siç ishin Bodul Nikica,  Sulejman Kapetanoviq,Tihomir Baboviq, Ante Varunek etj. Ata kërkonin  dënimin tim me vdekje- pushkatim. Kurse për të tjerët burgje të rënda me vite e vite që do të kalonin atje ku nuk dukej rrezja e dritës dje diellit: Hajrulla Huseini nga Llakavica, 13 vite burg të rëndë, Vahedin Ramadani nga Çajla e Gostivarit 12 vite burg të rëndë, Abdurrahman Sheshiq nga Bugojno e Bosnës 12 vite burg të nërndë, Zuhdi Hasani 10 vite burg, Nijazi Hasani 8 vite burg dhe Mensur Asani 5 vite burg. Ndërkohë që mua dënimin me vdekje e zëvendësuar me 20 vite burg të rëndë… Dhe, kështu nisën   odisetë e  gjata  brenda kazamateve mes jetës dhe vdekjes  në burgun e Zenicës për të mbetur gjallë, me shpresa dhe stinë të vrara jete. Më vonë , me kërkesën time, më kanë transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, sepse edhe ashtu më kishin dënuar pa faj, dhe mendoja se shkuarja ime në këtë burg të Maqedonisë, do të lehtësonte , sadopakë, vuajtjet dhe maltretimet e familjes sime… Por, edhe këtu ishin rrugë të tjera dhe odise të gjata në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë, e fatumi im i ngjante atij të Drajfusit i cili priste të lindej NJERIU  si Emil Zola dhe të zbardhte rastin, drejtësia të delte në dritën e diellit, duke  shkruar  dhe sqaruar këto moment thellë ku janë shpikur akuza dhe trillime, të koordinuara në mënyrë perfide dhe process të inskenmuar fund e krye në baza nacionale dhe me motive politike. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush….Të gjitha i kam përjetuar, dhe është e qartë se gjërat që i inskenojnë sipas planit të tyre të fshehtë  Organet e Shërbimeve të Sigurimit të Jugosllavisë së atëhershme, vështirë se mund t’u përballet njeriu i drejtë  i cili në procese të tilla shërben si kurban. Unë me vite e vite kërkoj  të di të vërtetën,  kërkoj drejtësinë si shqiptar, sepse nuk kam lidhje me ,,rastin,, i cili është produkt i atyre që  kinse vepruan në emër të ligjit, por çdo gjë ishte e përcjellur me veprime antiligjore dhe terror si zyrtar keqbërës e me ndjenja shoviniste për interese të çuditshme  personale si karieristë, e fati im mbetet si ai i Drajfisit, duke pritur që të lindet njeriu i vërtetë si Emil Zola dhe drejtësinë  ta shikoje në sy!
P.s.
Shkrimi im, në fakt, përmes vijave të spiunimit dhe favoreve të spiunazhit jugosllav, në  veçanti,  përmes ,,Doktor Zhivagos,,  i cili edhe raportonte dhe jepte informacione sekrete UDB-së në Shkup dhe Beograd nga Franca dhe madje nga Roma e Italisë ku vepronte i njëjti me pseodonimin e koduar ,,Federiko Amati,, duke ua hequr maskat e misterit, sidomos me angazhimin e tij si i ,,akuzuar,, dhe ,,dëshmitar,, i rrejshën në Procesin e inskenuar të Zenicës më 1981nga vetë nëntoka kriminale, shoviniste e UDB-së të zhvilluar  në baza nacionale kundër bindjeve të mia si shqiptar, me inskenime të tilla më dënuan me vdekje-pushkatim !

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit