Basri Sejdiu(1962-)


Basri Sejdiu ka lindur me 20 korrik 1962, në Mitrovicë, pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, në vitin 1982 regjistron studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.


Studimet i përfundon më 1988, në vitin 1989 fillon punën si mjek i përgjithshëm në Mitrovicë, deri në vitin 1997, kur edhe fillon specializimin në mjekësi interne.

Në vitin 2001 merr titullin specialist i mjekësisë interne, përderisa më 2010 mbron titullin e magjistraturës në shkencat mjekësore.

Ka ndjekur trajnime profesionale për kardiologji invazive në Tuzëll(Bosnjë dhe Hercegovinë) , ku edhe është profilizuar për kardiologji invazive.

Ishte udhëheqës i ekipit të parë të kardiologjisë invazive në Kosovë në vitin 2003, kur edhe ishte kryer koronarografia e parë.

Më 2010, ishte pjesë ekipit mjekësor që vendosi stentin e parë në QKUK.

Në dhjetor të vitit 2017, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, e cakton UD. Drejtor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Në muajin mars 2018, përmes konkursit publik zgjidhet në pozitën e Drejtorit SHSKUK.

Më parë, pra në periudhën kohore 2011 deri 2012, ishte UD. Shef i Repartit të Kardiologjisë Invazive, përderisa në vitin 2016 deri më 2017 ishte ud. drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Aktualisht vazhdon ta ketë pozitën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.

Image

Dr. Basri Sejdiut,  në qershorin e   vitit 2019  iu ka ndarë titulli “Ambasador i paqës”.

Sejdiu ka thënë se ndjehet i nderuar me titullin "Ambasador i Paqes", të cilin e ka pranuar nga Federata e Paqes Universale, në një ceremoni në Kuvendin e Republikës së  Kosovës.


“Ky është një vlerësim dhe motivim shtesë për punën e mëtutjeshme dhe angazhimin në shërbim të qytetarëve pa dallim.

Humanizmi është një vlerë e lartë, që secili prej nesh duhet ta kultivojë”, ka thënë Dr.Basri Sejdiu.

Ai ka shtuar se përkushtimi ndaj shëndetit të popullatës është gjëja më e shenjtë dhe vlerësime si kjo e bëjnë krenar.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri