Dritan Korumi(1970-)


Dritan Korumi, lindi në Grevë të Peshkopisë, më 1 Janar 1970. Arsimin 8-vjecar do ta përfundonte në Grevë me rezultate të shkëlqyera. Për këtë asrye fiton të drejtë studimi në Shkollën e Mesme Mjekësore në Korcë. 

Aty do të dallohet për cilësi të vecanta në procesin mësimor dhe jetën sociale .Në Korcë do ta plotësonte pofilin kulturor.

 Do të vlerësohej nga mësuesit me programe dhe rekomandime të vecanta. Në përfundim të studimeve,kishte fituar Olipiadën e Fizikës si dhe Rekomandimin që të vazhdojë studimet e larta për mjekësi.

Në vitin 1988 do të fillonte studimet e larta në Tiranë,Universiteti Politeknik, Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme. 

Në Fakulteti i Mjekësisë ligjëronin personalitetet më të shquara të mjekësisë shqiptare . Ata do të krijonin tek gjenerata e tyre  profilin human të mjekut,cilësi keto qe do të manifestohesh dhe përsoseshin gjatë ushtrimit të detyrën. Shkurt mjeki ishte Misionar dhe njeri human  i Shëndetësisë shqiptare në veçanti.

Pasi diplomohet në vitin 1993 do të kthehet në vendlindje. 

Për 1 vit do të bënte stazh pranë Spitalit të Peshkopisë dhe në vitin 1994 do të emërohej mjek familje në Qendrën Shëndetësore Melan,duke qënë në ndërkohë dhe drejtues i saj.

 Me detyrim të lartë moral ndaj vendlindjes,do të krijonte modelin e mjekut të përkushtuar, njerëzor e të papërtuar.

Në vitin 2004 fillon studimet pasuniversitare në Moskë(Federate Ruse) ,pranë Akademisë Sechenova.

 Pas një viti i ndërpret studimet për arsye familjare,ishte familja ajo që i financonte studimet. 

Atje,veç studimit të gjuhës dhe praktikës mjekësore do të ndiqte jetën artistike dhe kulturore,duke u bë pjesë e rrethit artistik të Baritonit me famë,Renat Ibragimov,Artist i Popullit i Rusisë dhe Tartaristanit.

Pas kthimit në Shqipëri,do të fillojë  të punojë su mjek në Drejtorinë e burgjeve,duke qënë edhe shef shërbimi në disa institucione. 

 Nga ky institucion është vlerësuar për korrektesi  profesionale dhe displinë institucionale. 

Për këto arsye është ftuar në vizitë zyrtare nga Ministria Britanike e Drejtësisë, në vitin 2012-2013.

Në vitin 2014 emërohet mjek familje dhe më pas Drejtor në Qendrën Shëndetësore Zall-Bastar,Tiranë,ku dhe vazhdon të punojë.

Në vitin 2016 do të formojë Sindikatën e Pavarur të Shëndetësisë,si institucion pëerfaqësues kombëtar,duke u zgjedhur President i saj. 

Do të shënoheshin arritje të dukshme në strukturimin e këtij institucioni si dhe krijimi i raporteve ndërkombëtare,sidomos në Austri. 

Vlen të përmendet krijimi i lidhjeve të vecanta me Federatën e Pavarur të Shëndetësisë në Kosovë duke shënuar hapa konkret.

Me 1 tetor 2016  pranohet anëtar i Akademisë Shqipëtaro-Amerikane të Arteve dhe Shkencës në New York,Tiranë, Prishtinë  dhe Shkup. 

Në kuadër të kësaj akademie ka marë pjesë në disa aktivitete të akademisë ku vecohet vizita në New York e cila pati si event të rëndësishëm një bisedë në studion e VOA në New York mbi problemet e shëndetësisë në Shqipëri si dhe projektin e Akademisë Shqipëtaro-Amerikane të Arteve dhe Shkencës .

 Po ashtu ka patur disa prezantime në TV në Tiranë dhe  në Kosovë.

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri