Amerika uron Konjufcën, ka një kërkesë urgjente për aLBIN Kurtin dhe Isa Mustafën


Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit.
Amerika uron Konjufcën, ka një kërkesë urgjente për Kurtin dhe Mustafën

Përmes një njoftimi, nga ambasada kanë kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa që të punojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit”.


“Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Bashkimi Europian ditë më parë ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet konstituimi i Kuvendit. Kërkesë kjo që e kanë mbështetur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri