Dy europianëve të mëdhnjë që nuk i dihet varri


NGA: GJON KEKA


Europianët e mëdhenjë që u varrosën si të thjeshtë dhe që nuk i dihet varri janë Gjergj Kastrioti dhe W.A.Mozart.

Dy gjenitë e Europës që i dhanë asaj nga vetja e tyre njëri Idenë e Unitet Europian ,ndërsa tjetëri shpirtin europian të Artit Muzikor që i këndohet idesë së një Europë të Bashkuar dhe në paqe.


Europa nuk mund të mendohet pa këta dy gjeni, sot Imazhi i Artit muzikor Europian është Mozarti, ndërsa themelin e civilizimit e ruajti dhe mbrojti Gjergj Kastrioti që sot Europa qëndron në shtratin e vlerave të saj humane ,demokratike dhe në Union. Me këta dy gjenitë identifikohet Europa dhe civilizimi i saj.
Image
Mozart vdiq më 5 dhjetor 1791 në moshën 35 vjeçare, dhe u varros në një varr të thjeshtë.Sot e kësaj ditet nuk specifikohet se ku është vendvarrimi i tij. Ai në fakt vdiq nga ethet në moshë të re, dhe thuhet se ai u helmua ,sikur që dihet kjo ende dhe sot është e pabazuar, por thuhet se ai vetë pak para vdekjes i kishte thënë Konstances këto fjalë: „Sigurisht, ata më helmuan“

Ndërsa Gjergj Kastrioti vdiq më 17 Janar 1468 dhe u varros në një varrë të thjeshtë. Edhe vendvarrimi i tij nuk specifikohet se ku saktësisht, pasi dihet që ai është varros në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë por vendi i varrimit nuk dihet.Edhe Gjergj Kastrioti vdiq nga ethet në moshën 63 vjeçe,edhe për të thuhet se u helmua, por faktet mungojnë deri më sot, edhe pse ajo mund të jetë e vërtetë duke ditur se ai në atë kohë ishte bërë figura me të cilën identifikohej vetë Europa si kontinent , ndoshta e kanë helmuar edhe atë njësoj sikur që thuhet për helmimin e Mozartit të Madh.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri