Posts

Showing posts from January, 2020

ASHSH dhe ASHAK kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit

Image
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit të ndërsjellë për periudhën 2020-2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua në mjediset e ASHSH-së nga kreu i kësaj akademie, Akademik Prof.Dr.Skënder Gjinushi dhe homologu i tij nga Kosova, Akademik Mehmet Kraja.

Në fjalën e tij, Akademik Prof.Dr.Skendër  Gjinushi tha se ky nuk është protokolli i parë, por çdo dy vjet akademitë firmosin protokollin e viteve në vijim.

“Nënshkrimi i këtij protokolli flet për një bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Kosovës, për studimet e përbashkëta në fushën e albanologjisë, përsa i takon mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe më gjerë. Bashkëpunimi ynë sipas protokollit është në të gjitha fushat. Ne dëshirojmë që për gjithçka që ka të bëjë me studimet, kërkimet të koperojmë për të zhvilluar aktivitete dhe studime të përbashkëta në fusha të caktuara dhe të dyja akademitë të luajnë një rol ko…

REAGIM I SHSHA-SË NË ÇIKAGO: :PSE PRESIDENTI I SHQIPËRISË NUK E NDEROI ME MIRËNJOHJE ARBËRESHIN JOE DIOGUARDIN?

Image
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association of Intellectuals Businessmen and Activists
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e vizitës së fundit në SHBA, nderoi shumë personalitete të jetës e të veprimtarisë kombëtare të diasporës shqiptare, që ndër vite kanë vepruar për kauzën shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës. Nuk e kemi të qartë pse institucionet e dy shteteve Shqipëria dhe Kosova,po e harrojnë dhe po e anashkalojnë veprimtarinë politike dhe kombëtare të ish kongresistit, arbëreshin me gjak shqiptari dhe kryetarin e LQSHA-së, Joe Dioguardin? Kështu e nis reagimin SHSHA në Çikago për të hedhë dritë për tërë veprimtarinë e tij kombëtare tash e tridhjetë vjetë në shërbim të çështjes së pa zgjidhur shqiptare në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës ndaj regjimit vrastar të Serbisë si dhe demokratizimi i Shqipërisë, thuhet në këtë reagim nga Çikago.


Arbëreshi Joe DioGuardi nëpër vite ishte në krye të lëvizjeve të mëdha kombëtare të shqiptarëve …

TANKE E MIJËRA USHTARË AMERIKANË MES PËR MES EUROPËS

Image
Bëhet fjalë për zhvendosjen më të madhe të trupave amerikane në Europë që prej 25 vitesh. 20.000 ushtarë amerikanë, tanke e kamionë ushtarakë do të kalojnë mes për mes Europës deri në krahun lindor të NATO-s.

Kur të fillojë në fund të janarit manovra më e madhe amerikane bashkë me NATO-n, që prej 25 vitesh do të kalojnë nëpër Europë dhjetëra mijëra ushtarë, tanke, dhe pajisje të tjera drejt krahut lindor të NATO-s. Manovra njihet me emrin “Defender Europe 2020”, shkurt “Defender20”. 20.000 ushtarë amerikane do të mbërrijnë në Francë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani dhe pas kësaj ata do të përshkojnë Europën me tanke e kamionë ushtarakë. 4000 kilometra rrugë përmes 12 itinerareve të përcaktuara. Gjithsej do të lëvizin 37.000 ushtarë të NATO-s nga 19 vende dhe 20.000 pajisje ushtarake – një manovër që zgjat afër 5 muaj. Pas kësaj ushtarët amerikanë do të kthehen në vendlindje.

Nga mesi i shkurtit kjo manovër do të shihet edhe në rrugët gjermane. Bundeswehri dhe ushtria amerikane përpiqe…

Bedri Halimi :Cikël poetik

Image
Bedri Halimi
HASAN PRISHTINA
Për kullën e lashtë Hyre në djepin e yjeve Dhe the – do këndojmë a do vdesim Të vdesim a të lindim E kemi vet në dorë
Zog i artë mbete Në këngën time Me emrin tënd pyesin të mos mbesin Tërë jetën pa klithmë Të këndojmë me kohën brenda vetes
Pa ty – flasim kot e s’themi gjë Dolli ngre edhe pikëllimi Me ty lëmë gjurmë ndër zjarre Me ty jeta jonë - rreze dielli mbeti E Klithja e botës jehon në diagnozën e pyellit
Emri yt – thirrje për jetë Me Ujë e Zjarr i përzier Për plagët e tokës Që fshin djersët me llërë
Me ty – fytyrat e idhujve Bëjnë portretin e buzëqeshjes së Atdheut S’mund të brohorasim për jetën Ca njerëz qw na bëhen zotra
Me ty – kur lufta bëhet për Atdhe Drita pikon gjak E keqja e tokës së zjarrtë Rreshtohet te frengjjia
Me ty Prap nga fillimi Gjaku yt na ruan Që pa lutje të lind Liria


ME BUZËT E MBYLLURA  NDEZ KANDILIN
Moti jemi kuptuar Moti kërkuam te njeri tjetri Atë që na ka munguar
Me buzëqeshjen tënde kam mbetur Me krahet e fitores së luleve Me taka të larta trokëllin
Në vijën…

DËBIMI I SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË PËR NË TURQI (ANDALLAJIA – KËMBIMI)

Image
Shkruan Akademik .Isuf B.Bajrami
Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim. Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë,por me këmbim njerëzish. Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit, mjafton t’i shkëmbente, të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje,”homogjenitetin etnik”grek.

Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë Greqisë, në dëm të fqinjëve. Orekset shoviniste greke për ç’do ditë shtoheshin, drejt gllabërimit të tokave të huaja. Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në brendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë. Kjo aventurë e çoi në Azinë e Vogël, e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëruese. V.Kondi :”Greece and Albanien”,Selanik,1976,f.98. Diskreditimi politik …

Maxhun Bruqi ( 25 dhjetor 1928 - 2 prill 2016).

Image
Maxhun (Rexhep) Bruqi , lindi në fshatin Isniq të Deçanit , më 25 dhjetor  1928. Shkollën fillore e kreu në Strellc të Epërm të Deçanit , progjimnazin në Pejë ndërsa Normalën e Gjakovës e kreu më 1948.
Fakultetin e Shkencave të Natyrës - Degën e gjeografisë e kreu në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare për gjeografi i ndoqi në Universitetin e Zagrebit .

Karrierën në arsim  e filloi në vjeshtën e vitit 1949.Ishte mësues në fshatrat e komunës së Deçanit : Carrabreg të Epërm ,Deçan ,Junik, Strellc të Epërm etj. 

Më vonë pas kryerjës së fakultetit të gjeografisë  në vitët e '70-ta , kaloi si profesor i gjeografisë në gjimnazin   “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan.

Profesor Maxhun Bruqi, është ndër pishtarët e parë të arsimit shqip në Kosovë. Dy gjeneratat e para të Normalës së Gjakovës dolën me detyrë anembanë Kosovës, por edhe jashtë kufijve të saj. Ata e kishin për detyrë që ta përhapin kulturën, arsimin dhe dijen në gjuhën tonë të ëmbël shqipe, mu në atë koh…

Unë jam me mësimdhënësit

Image
Shkruan Hajdar  Beqë Rexhahmetaj 
Lirisht mund të them se dy persona në jetën time i kam vlersuar si babain tim Murat Beqën.Ata ishin Prof.Maxhun R.Bruqin, pra mësusin tim të par dhe Prof.Dr.Gazmend Zajmin, mësusein tim të fundit.
 Prof.Maxhun Bruqi 
Rastësisht takova në fshatim tim në Isniq ate të parin-Maxhun Bruqin.Më një respekt deri në përulje e përshendës duke e pyetur për shendetin dhe familjen.I shprehi keqardhje për shtëpinë qe iu kishte kallur në luftë pasiqe takimi kishte rastisë pas lufte menjëherit.Shtëpia e tij ishte më e mira për shumë kohë në fshatin tim në Isniq, e rrethuar e gjitha në drunj dhe lule qe i kultivonte vet.

Sa ia kishim “zili” kur na dergonte në shtepinë e tij që t`marrim ndoj gjësendi sepse e kishte afer shkolle “LIRIA” në Isniq ose ndodhte ndoj hera edhe të pinim uji aty.Bashkshortja e tij znj.Nurije Bruqi na pritke dhe përcillte sikur t`ishim të gjith të saj.


21 pjesëtarët e Policisë së Kosovës që vdiqën në krye të detyrës

Image
Jo të gjithë janë të gatshëm të marrin detyra dhe obligime të kanë të bëjnë me mbrojtjen e shtetit të vendit. Në mesin e këtyre e heronjve janë vajzat, gratë, nënat, djemtë e burrat e Kosovës. Shumë prej tyre janë pjesë e Policisë së shtetit të vendit të cilët kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i fundit i vrasjes së policit Sami Thaqi, çoi në 21 numrin e policëve që kanë vdekur në uniformën e Policisë së Kosovës.

Thaqi u vra mbrëmë gjatë një bastisje në Zhur të Prizenit, ku së bashku me të u plagosën lëndë edhe dy pjesëtarë të tjerë të policisë, pas një shpërthimi të një eksplozivi.

Vrasja e parë e një zyrtari të Policisë së Kosovës u shënuar 19 vite më parë.



Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës, i cili u vra më 11 shtator 2001.

Dy vite më pas, në Kosovë u vranë edhe tre pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës. Danush Hasani nga Brodi i Ferizajt u vra më 21 gusht 2003. Po në këtë vit u vranë edhe Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj nga Deçan…

Kosova është kandidat potencial: Kroacia do t’i kushtojë vëmendje gjatë presidencës në BE

Image
Ambasadorja kroate Daniela Barishic, ka thënë se gjatë Presidencës në BE do t’i kushtojnë vëmendje Kosovës pasi që e shohin si kandidat potencial.
Kështu deklaroi ajo në prezantimin e prioriteteve të Presidencës së Kroacisë në gjashtë muajt e ardhshëm në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Edhe këtu u kërkua që Kosovë të formojë sa më parë Qeverinë, në mënyrë që të punohet në reformat e nevojshme.

“Kosova është një kandidat potencial, kështu ne do të kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, unë iu siguroj se ekziston një vullnet i forte në Zagreb për të përparuar”, tha ajo.






Kujtojmë se liderët e Kosovës e kanë kritikaur BE’në se ka lënë anash proceset kryesore për vendin si liberalizimi i vizave

Meliza Haradinaj, këshilltarja e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti i VV’së derisa sulmonte institucionet e Kosovës në trenerka e pizhama, kjo u bë shtet.

Image
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk falet trajtimi i Kosovës si shtet në mbikqyrje.

“Kosova u bë e pavarur. Kosova u bë partnere e botës. Dhe po kjo Kosovë, ta dha mandatin kushtetues për formim të qeverisë. Sot, NUK TA FALIM ta trajtosh Kosovën si shtet në mbikqyrje. Vetëvendosjen trajtoje si të duash. Kosovën ruaje ashtu si e gjete, dhe forcoje sa më shumë po munde e dite. Mundësinë e ke të bëhesh kryeministër. Merre sepse ta dha populli. Mos ik, mos u fsheh prapa syzeve të diplomatëve”, ka shkruar ajo.