2020-01-10

Ali Sutaj (1937-1989)



Rezultate imazhesh për ali sutaj



Ali Sutaj,lindi në Llukë të Epërme të Deçanit(1937).Shkollën fillore e kreu në Deçan e Isniq,ndërsa shkollën normale e nisi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë.Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.Një kohë punoi mësues në disa shkolla të Deçanit.Që kur ishte nxënës në shkollën normale  botoi shkrime në revistë"Zëri i rinisë''dhe raportonte nga komuna e Deçanit për gazetën "Rilindja".

Më 1961 u punësua gazetar në gazetën "Rilindje".Përveç lajmeve,raporteve,intervistave,shkroi shumë komente,vështrime,skica,,ese dhe analiza nga fusha e politikës dhe letërsisë. ishte kryeredaktor i "Zërit të rinisë" dhe themelues me detyrë i gazetave"Fjala","Kosovarja","Shkëndija","Thumbi",
"BAT","Gep""Bota e re".

Vlerësohet si themeluesi i të gjitha revistave që kanë dalë në kuadër të "Rilindjes",madje jo rastësisht e quanin "baba" të tyre.Një kohë punoi në Komitetin Komunal të LK të Prishtinës,prej nga pas vitit 1981,u rikthye në "Rilindje" është autor i librit me ese "Mbresa"(1975) dhe i monografisë"Rilindja 1945-1985".

Vdiç më 1989 në Prishtinë, dhe u varros në Llukën e Epërme të Deçanit.

Ali Sutaj ishte dhe mbetet “Korife i Gazetarisë kosovare”do të shhkruante Ali Jasjiqi.  Ali Sutaj e niste një shkrim për iternacionalizmin. Po aty e rrethekonte me shkronja të imta ndonjë fjalë të Fishtës, Naimit apo Lazgushit dhe më poshtë shkruante për fenome të cilat e përcillnin popullin e Kosovës, cep më cep të saj, që nga pleqtë, fëmijtë nxënësit dhe intelektualët, me të cilët ishte çdo ditë dhe përkujdesej, së paku për ata gazetarë, të cilët kishin nevojë për të. Më duket, se asgjë nuk do të shkruaj, as nuk do t’ju them asgjë. Sepse fjalët s’më rrijnë në fjali as nuk përbëjnë ndonjë periudhë. Një shkrim i vogël i tij vlen më shumë se dhjetra faqe, që shkruaj a mërmëris unë.

“Mbresa” (Rilindja, 1975) dhe e diskutoi guximshëm në mbledhjen e Komitetit Krahinor të LK-së së Kosovës, më 1977 (kushtuar çështjeve të kulturës), ashtu siç thoshte edhe vetë – “banalisht, faqe dheut”.Shkroi Ali Sutaj “letra poetëve”, pledoaje, komente, por mbi të gjitha shkroi skica me lëng jete, ato që shënojnë datën, për njerëzit dhe gjakimet e tyre, sidomos me ato pyetjet subtile si atij plakut 80-vjeçar gjatë korrjeve, në një arë të Kosovës: “Si po ju merr havaja, mixhë?”, dhe pasi mori përgjigjen - “Po rigon pak, po Zoti e bën mirë!”, do t’ia dredhojë tjetrën: “Po motin, si e keni?”, për të marrë përgjigjen e dytë - “Hambarët i kemi plot, por po druajmë për fëmijët!”


Për çka do të shkruante sot? Do të fliste për Konicen, Fishten dhe Prenushin, por edhe për Cvajgun, Shekspirin dhe Tolstoin. Do të citonte pak edhe profesor Anton Çetten dhe mandej, do të fliste edhe për luftën e fundit dhe UÇK-në. Do të shkruante me përkushtim për gjithë ata njerëz që ende nuk i kanë gjetur eshtrat e familjarëve të tyre. Në veçanti do të shkruante për Fehmi Aganin, por edhe për Bardhyl Qaushin. Për njërzit e thjeshtë, plakun e urtë nga Shpenadija, Haxhi Tahirin, si për bariun Shaban Binakun që e rrahen policia serbe dhe vdiq pas pesë dite në Spitalin e Pejës, pse mbante fotografinë e Ibrahim Rugovës në xhep dhe thoshte, se shkijet vetë po shkojnë në Serbi. Ai nuk është gjallë e të shkruante për Hashimin dhe Ramushin, për Kadrinë dhe Arsim Bajramin etj...S’po them, se çka do të shkruante për armiqtë e shtetit të Kosovës.

Ali Sutaj ishte gazetar dhe njeri i madh dhe sot letrave shqipe ju mungon një pend e tillë, që të shkruaj për të gjitha këto fenomene, që po e përcjellin shoqërinë tonë, në këto ditë kaq të rënda dhe me persiatje dhe me shumë të panjohura. Ai kishte guxim të shkruante. Të lëmonte për edhe të qëllonte me kamxhik, njëkohësisht. Të thumbonte, por edhe të thurte lavde, jo për ta bërë qejfin, por që të vetëdijsonte mendjen e lexuesit dhe jo vetëm të tij, por edhe të politikës përgjithësiht. Po kur, vetëdijsohen politikanët? Jo po, ne s’jemi në Evropë. Unë do të shkruaja: “Ne jemi në Ballkan dhe këtu kemi mbetë, si në rërën e gjallë, që s’na lëshon këmbët, sadoqë ne kemi bërë përpjekje, për të dalë nga ky gjysmëferr”. Ah, jo! Kështu s’do të shkruante Ali Sutaj. Ai do të çilte derën dhe do ta gjente zgjidhjen me shkrimet e tij, në një kohe të re, që duket, se në fund të një stine të merzitshme, do të ketë dalje nga rrethi vicioz, i gjithë këtyre persiatjeve ballkanike. Ai shkruan:


“... Është 100 vjetori i lindjes së Fishtës...” e nis bisedën.

“E dijë” – thotë ai

“Duhet të shkruajmë diç me këtë rast “- shtoj unë.

Ai vranë vetullat e unë e marr këtë mospajtim. Më pyet pas një kohë të shkurtër:

“Vërtetë, mendon të shkruash mbi Fishtën?”

“Me gjithë mend e kam “ –i përgjigjem.

Ja përkujtoj: nuk është fjala, këtu të organizojmë ndonjë manifestim, nuk pledohet t’i ngritët lapidar, të rehabilitohet. Brezi i tanishëm e edhe ai i mëparshëm, e njohin bukur mirë veprën e Fishtës. Ca nga pjesët e “Lahutës së Malësisë “këndohen edhe në dasma, ndeja të ndryshme, sidomos në fshatrat në veri. Ky shkrimtar është shndërruar në njëfarë Legjende. Është bërë, përçuditërisht, “shkrimtar i shenjtë”. Nuk vlen,vallë, të heqim nga ai, nga vepra e tij mbulesën e enigmes”...?
... Shoku im disi u pajtua që të shkruhet diç mbi veprën fishtjane. Tha se është delikate, kjo teren që mund të shklesë lehtë njeriu. Ja pranova ndërhyrjen. Kur u ndamë po atë ditë, në banesë nisa meditimin, një lloj përkujtimi autorit të “Lahutës së Malësisë” në 100 vjetorin e lindjes.

Kaluan dy a tri vjet. Nisa shkrimet e mia të para. Vjersha. Ali Sutaj punonte te “Zëri i rinisë”. Pa një pa dy mezi i shtypa me makinë te profesor B. Januzaj dy a tri poezi. Baca Ali, i thashë. I kam shkruar këto poezi. Me pa me habi. Ah, ti je ai djali i Bajramit që po merresh me teatrin. Teatër në katund s’ka. Jam në Gjakovë, i thashë. Eh, bëri. Mirë mirë. M’i mori fletët e mua ende më dridheshin duart. Desha ti them se poezitë i kam shkruar dhe janë... Më ndërpreu. I shohim a janë për botim.Baca Ali poezitë mi botoi edhe të “Zëri i rinisë” e më vonë edhe te “Fjala” por edhe te “Jeta e re”.

Kam pyet për ty, më tha. Më ka fol diçka Vehap Shita, më tha. Biqir Musliu të respekton pa masë. A të ka pa, ai vazhdimisht në shfaqje, apo ku njiheni aq shumë? Musa, s’më ka thënë gjë jo. Edhe Ali Podrimja i ka veçuar dy a tri poezi dhe së shpejti do të botohen te “Fjala”. Po për Moisiun ku i ke gjete gjithë ato shënime. I kam përkthyer disa prej anglishtes të një Enciklopedi për aktorët dhe dramaturgët e botës. Krejt në rregull por nuk të besojnë njerëzit se e njeh anglishten aq mirë sa të përkthesh në shqip. Pastaj duhet ta gjesh çelësin për të shkruar për aktorin Moisiun. Duhet të lexosh shumë...nejse mos u dëshpëro! Këto ditë Ali Jasiqi më duket të boton diçka te “Jeta e Re”.

Po, baca Ali unë po merrem me prozën, i thashë. Poezi a ke shkruar më. Shkruaj por, rrallë. Proza më pëlqen. Po më dhimbsesh shumë ma bëri ai. Për çka, ndërhyra unë. Bëri me dorë në ajër. Pse baca Ali, ia bëra. Pse? Më dhimbsesh shumë. Ti nuk e di se kush kanë qenë Vëllezërit Frashëri, më tha. Po i thashë unë. Këtu kam kryer gjimnazin. Pikërisht te “Vëllezërit Frashëri”. Qysh nuk di kush janë ata, u nguta unë të flasë. Ooo...prapë e ngriti dorën. Nuk i njeh jo. Baca Ali. Samiu ka shkruar disa libra dhe ka bërë shumë për Stambollin. Abdyli është luftëtarë. Naimi. Fan Noli e ka thënë se ishte poet mbi poet. Poeti si Naimi s’ka të tjerë... Ti mendon se i njeh? Më ndërpreu. Eh, nuk e din se çka kanë punuar ata. Sa kanë hequr për t’i botuar ato libra. Prapë ngriti dorën. Porositi përsëri për të pi.Njeriu nën ndikim të alkoholit, thashë me vete. Ky donë të më tregoi mua, se kush ka qenë Naimi, Saimi apo Abdyli. Baca Ali, e ngrita zërin. Fol më të vogël . Ti a e di, se ata e kanë pasur, Dangëllinë të vetën. Kush është Dangëllia, ia bëra unë. Unë e di, se katundi i tyre quhet Frashër. Frashëri është një pëllëmbë tokë, ma bëri. Ata e kanë pasur krahinën e tërë Dangëllinë, të vetën dhe atë e kanë “bërë rrushe kumbulla” për të botuar, ato tre a katër libra. Nuk janë tre a katër libra, u nxeha unë. Ka më shumë. Nejse, nejse. Fol më të vogël, më tha përsëri. Prandaj të thash se më dhimbsesh, se baba haxhi nuk lejon ta shesësh një gardh të keq për poezitë as prozën tënde. Ti nuk e di, se kush kanë qenë dhe kush janë ata. Nën ndikim të alkoholit, mërmërita unë me vete. Ky don të më tregojë, kush janë Naimi, Saimi dhe Abdyli?

Kaluan vite. Tash rrinim si dy burra të pjekur. Unë ende isha i ri. I ri për shumë gjëra. Zakonisht çdo vikend vinte. Shoku im Dem Sutaj dilte në Pejë dhe e priste dhe vinte pastaj me te në Deçan. Për një kohë të gjatë përcjellje të mirë i kishte bërë edhe Xhafer Sutaj. Kur vinte në katund i pëlqente të rrinte me pleqtë e sidomos me Haxhi Tahirin....

Aliu e përdorte një thënje të moqme; Mocaniku-mocanikut, shoku -shokut nuk duhet t´i lavdërohet, sepse ata ja njohin njëri-tjetrit të mirat dhe të këqijat. Puna flet për virtytin dhe ndërgjegjen e njerëzve...

Desha të kujtoj edhe diçka.

Sot, mocanikët e tij, shokët, bashkëpuntorët e fjalës e të penës, që gjendën aty ku botohen librat apo revistat, me siguri janë kujtua, apo do të kujtohen që sot, nesër, t´ia mbledhin nëpër shtypin e asaj kohe të gjitha kujtimet, mbresat, skicat, meditimet dhe t´ia botojnë në një libër të veçantë.

Pse jo edhe si monografi.

Borxh ia kemi, e borgji duhet larë, sado vonë, por pa u koritur.

Borxh ndaj tij kanë edhe llukjanët, katundarët e tij...

"Borxh i ka edhe " Rilindja", ndonëse vepron në këto kushte kaq të rënda. Janë këto borxhe që duhet larë për jetën e tij dyzetvjeçare në gazetarinë dhe publicistikën tonë...

Se,..se vjen një ditë, fjala e tij e pafund nuk harrohet",thotë  bashkëvendasi i bacës Ali,  shkrimtari Arif Molliqi nga Lluka e Epërme emigrant në Hamburg...


Flori Bruqi






No comments:

Post a Comment

Zekë S. Sinanaj (1957 - )

                                                            Zekë S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në fshatin Isniq të Deçanit. Ka mbar...